Ilda Bejleri, ngacmimet nga futbollistet, buqetat me lule ne redaksi e deri te propozimet e cmendura

Ilda Bejleri aktualisht mbetet njëra ndër prezantueset e sportit që po tërheq më së shumti vëmendje.

Linjat e saj trupore dhe fytyra engjëllore e bëjnë që ajo të duket tejet seksi, shkruan lajmi.net

E duke marrë parasysh se përcjell ndeshje të ndryshme sportive asaj i bie të ketë punë me futbollistë të ndryshëm.

Mirëpo, në intervistën e dhënë për revistën ‘Who’ ka hezituar të flas shumë rreth jetës private por ka treguar se i shkojnë shpesh buqeta me lule në redaksi dhe se ka pranuar propozime të çmendura në Instagram.

E pyetur se përse vishet aq provokative kur shkon të përcjellë ndeshje Ilda përgjigjet kështu: Mendoj që nuk kanë qenë aq seksi sepse pothuajse gjithmonë kam patur një xhaketë të veshur. Po me sa duket unë edhe me xhaketë dukem seksi… Gjë e mirë, apo jo? (buzëqesh).

Ilda gjithashtu nuk pranoi të zbuloi nëse e ngacmojnë apo jo futbollistët mirëpo ky është një fakt i gjallë pasi vetë ajo me përgjigjen e dhënë la të kuptojmë se mund të ekzistojë një gjë e tillë dhe s’ka se si të mos jetë kur e dimë se ajo është një super femër.

E pyetur nëse ka ndodhur deri tani që ndonjëri është “marrosur” pas saj duke këmbëngulur për të pasur diçka më shumë Bejleri tha: Po ua le juve ta gjykoni, dhe imagjinoni…

Ajo gjithashtu ka folur edhe për propozimet e çmendura që i bëjnë njerëzit në Instagram dhe buqetat me lule që pranon shpesh në redaksi.

”Ështe diçka shumë e bukur të kesh tërë ata njerëz që të ndjekin dhe realisht ndihem shumë krenare dhe mirënjohëse për këtë fakt. I lexoj pothuajse të gjitha mesazhet në Instagram, në Facebook pak më pak. Propozime dhe fjali ka nga më të ndryshmet dhe ka shumë që mund t’i konsideroj propozime të çmendura. Por ato që më bëjnë çudi janë kur disa nga ndjekësit shkruajnë shumë gjatë në Instagram dhe pa pushim”, tha ajo.

Sa i përket statusit aktual ajo na la të kuptojmë se është ‘single’ pasi kur u pyet si ka mundësi një vajzë kaq e bukur të jetë e vetme tha duek qeshur se edhe asaj i duket e vështirë ta besoj.

vip.Shqipria.com

Mund të ju pëlqej ...

0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *