Warning: Use of undefined constant REQUEST_URI - assumed 'REQUEST_URI' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/4/8/1/radioprojekt.dk/httpd.www/wp-content/themes/remix/functions.php on line 73 E VRAU DHE I COPËTOI TRUPIN, SHPIKËSI DANEZ DËNOHET ME BURGIM TË PËRJETSHËM – Radio projekt 21

E VRAU DHE I COPËTOI TRUPIN, SHPIKËSI DANEZ DËNOHET ME BURGIM TË PËRJETSHËM

Është dënuar me burg të përjetshëm shpikësi danez Peter Madsen, për vrasjen e gazetares suedeze Kim Wall në nëndetëse, në një gjykatë në Kopenhagen..

Prokurorët në procesin e dënimit thanë se Madson e kishte planifikuar vrasjen e gazetares suedeze KimWall 30 vjeç, ose duke e mbytur ose duke i prerë fytin.

Trupi i gjymtuar i Wall u spikat nga disa çiklistë rastësor më 21 gusht të vitit të kaluar, 11 ditë pasi ajo e intervistoi atë në bordin e anijes së tij.

Ai u shpall fajtor për vrasje të paramenduar dhe sulme seksuale pasi kishte pranuar më parë se kishte copëtuar trupin e gazetares në nëndetëse dhe duke hedhur mbetjet e saj jashtë detit.

Pretendimi i tij se vdekja e Wall ishte e rastësishme u hodh poshtë nga gjykata.

Ëall po studionte një histori mbi shpikjen e Madsenit, e u pa për herë të fundit mbrëmjen e 10 gushtit, kur u largua së bashku me të në nëndetësen 40-tonëshe “UC3 Nautilus”.

Mund të ju pëlqej ...

0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *