Urime Muaji i Ramazanit nga Luigj Shkodrani

Nje urim special per te gjithe vellezrit e mij te besimit islam. Neser fillon muaji i shejte i Ramazanit dhe si fillim dua te uroj Koleget Timin , Havziun, Tanushen ,Hatixhen, por dhe te gjithe miqte e mij  dhe te gjithe antaret e familjes tone te madhe me emrin Projekt 21 , per te gjithe ata qe argjerojne argjerim te lehte dhe te paqte .
Nje urim shkon edhe per dy sponsoret tone aktual – Vellezerit Tashefci dhe Argjendari  Euro – Dizajn dhe ti uroj te gjitha te mirat dhe Zoti i bekofte per kontributin e tyre ne radion tone. Shpresoj qe edhe te tjere do ti bashkohen vullnetit tone te mire per te percjelle mrekulline e gjuhes shqipe ne te gjithe Mergaten shqiptare dhe per ti lidhur ata sa me mire edhe me vendelindjen , si ura e Oresundit , sic thonte i ndjeri Shaban Osmani .
Por nuk harroj edhe Behlul Behlulin me Sallonin Elita , qe ka qene dhe vazhdon te mbeshtet Radio Projektin 21.

Uroj qe ky muaj i shejte dhe shume i rendesishem per besimtaret e besimit islam ti lartesoje dhe ti kthelloje mendjet e miliona besimtarve ,gje qe e ka bere shekuj me ralle . Kjo eshte nje mrekulli qiellore dhe tokesore ,sa e bukur dhe po aq e dobishme per te gjithe besimtaret.

Motra dhe vllezër të besimit islam !
Muhammedi a.s. ka thene: “Kush e agjeron muajin e Ramazanit duke besuar fuqishem dhe duke e deshiruar shperblimin e Zotit dhe kenaqesine e Tij, do t’i falen mekatet e mehershme”.
Ramazani eshte festa qe realizon lidhjen ne mes te sakrifices  se vullnetshme hyjnore me efektet pozitive toksore te asaj sakrifice,duke i bere besimtaret jo vetem ata qe ti harrojne dasite e perditeshme ,por Ramazani u mundeson gjithcka qe lypset per nje jete normale,dinjitoze ,afron njerzit,rrit vetdijen mbi detyrat dhe te drejtat,sjell vemendjen ne vlerat njerzore. Ka ndjeshmeri ,meshire,dhembshuri,dashuri,largon te keqijat,veset,hilet,zenkat,sherret,por me se miri afron secilin njeri dhe te gjithe bashke me Zotin.

I ben me te ndjeshem dhe me te dashur . Ramazani jep rastin qe te shtohet vetekontrolli,te frenohet emocioni .
Ramazani e ben njeriun me te mire dhe me te bute,me te kujdesshem,me te vemendshem ndaj vetes dhe te gjithe te tjerve.

Urime dhe me fat ju qofte muaji i shenjte i Ramazanit te nderuar Kolege, Miq dhe antar te Radios tone !
Miresite dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju te gjithe  dhe familjet tuaja!
 Argjerim te lehte per per te gjithe ju vellezer te besimit islam qe do te argjeroni !
Me respekt Luigj Shkodrani

Mund të ju pëlqej ...

0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *