Warning: Use of undefined constant REQUEST_URI - assumed 'REQUEST_URI' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/4/8/1/radioprojekt.dk/httpd.www/wp-content/themes/remix/functions.php on line 73 URIME DHE ME FAT FESTEN E FITER BAJRAMIT NGA LUIGJ SHKODRANI ! – Radio projekt 21

URIME DHE ME FAT FESTEN E FITER BAJRAMIT NGA LUIGJ SHKODRANI !

Te nderuar Miq, shok , Koleg , degjues te radios tone dhe te gjithe shqiptare , vellezer te besimit islam , me lejoni qe te ju uroj nga zemra festen e Fiter Bajramit , du ju uruar ” ME FAT FITER BAJRAMI”  FITER BAJRAMI eshte festa e paqes e bashkimit e dashurise dhe adhurimit ndaj Zotit tone te Madherueshem ! Njerz te Zotit beni  paqe me vetveten, me njerzit tuaj, me ato qe jeni ne mosmarrveshje. Falni , sepse Zoti yne kerkon paqe ne mes njerzve vullnetmire, ti largohemi merive, hakmarjeve te daum njeri – tjetrin , se keshtu do te duam me shume edhe Zotin tone. Paqja , lumturia , gezimi dhe dfashuria sundofte ne familjet tuaja !

Sot ne bote, por dhe ne trojet tona , nga vime ne ka shume familje te varefera, shume jetime, ndaj mos u kurseni duke i bere edhe ata te lumtur e te gezuar , ndaj ndalu per nje moment , shiko majtas e djathtas teje, se ke njerez qe i drejtojne syte nga ti dhe nga Zoti yne i madherueshem, ndaj jepi , se dijeni mire se cdo gje kthehet ne kete bote. Po dhe dhe more , ndaj mos hezito ,por gezoje nje jetim ,gezoje nje familje te varfer !  Zoti do te jete me afer tejet , ndaj beje zemren tende te madhe dhe jep, fal shume miresi , se do te shikosh se sa e lumtur eshte zemra jote!

Motra dhe vellezer uroni njeri – tjetrin, te gjithe jemi bij e bija te Zotit tone.

Edhe nje here urime dhe paci vetem gezime ne vatrat tuaja familjare !

Me shume fat festen e Fiter Bajramit , pritshi e percillshi shume e shume Festa e gezime te tjera

Ju uron Luigj Shkodrani , nje mik , nje shok, nje koleg dhe nje dashamir i juaji !


Bajrami, ditë e paqes

Përcjellim muajin e Ramazanit me shpresë te Zoti i Lavdëruar se ia kemi mbërritur mirësive që përmenden në hadithin kudsi: “Agjërimi është për Mua dhe Unë do ta shpërblej vetë agjëruesin.”
Kjo festë, që me të drejtë është “Kurora e muajit të madhëruar të Ramazanit” përcakton arritjet e besimtarit musliman në shërbim të Zotit.
Kjo festë e gëzueshme islame i kalon kufijtë dhe bëhet shumëdimensionale në jetën njerëzore, sepse besimtarët i luten Zotit dhe kujtojnë të mirat dhe dhuntitë e Tij të shumta.
Bajrami është festë e fitoreve, sepse muslimani ndien sukses në sigurimin e të drejtave e të zhvillimit shpirtëror. Ai dëshmon se dëshirat i mban në një komandë të fortë duke bërë një jetë të disiplinuar. Të gjitha këto janë fitoret e tij të mëdha.
Grumbullimi i besimtarëve për t’u falur e festuar bashkarisht në këtë ditë feste, tregon se duke u lutur për falje e fuqi besimi, Zoti u siguron sinqeritet, mëshirë e falje. Fryma e kësaj mbledhje të lartësuar e të përkushtuar e mëson muslimanin që të falë të tjerët, që edhe ata të falin dhe ky virtyt i faljes së mëshiruesve do të ushtrohet nga Zoti dhe gjerësisht shkëmbehet edhe mes besimtarëve. Kur muslimani në festën e Bajramit vendos fuqinë e zemrës së tij, duke iu nënshtruar ligjit të Zotit dhe duke bërë një jetë të disiplinuar, ai lidh paqe me Zotin dhe vetë është në paqe me të gjithë njerëzinë.
Fitër Bajrami është festë e gëzimit që përsëritet kah mot.
Me rastin e kësaj dite, le t’i lutemi Zotit të Madhëruar, që të na drejtojë e të na forcojë besimin në Të, e të na ruajë nga të ligat!
Na udhëzo o Zot në rrugën e drejtë, e shtona dashuri e vëllazëri midis nesh, për të mirën e fesë e të kombit!

Mund të ju pëlqej ...

0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *