Warning: Use of undefined constant REQUEST_URI - assumed 'REQUEST_URI' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/4/8/1/radioprojekt.dk/httpd.www/wp-content/themes/remix/functions.php on line 73 MC KRESHA TREGON PSE NUK KA TË DASHUR – FTON PUBLIKISHT NJË KËNGËTARE PËR DUET – Radio projekt 21

MC KRESHA TREGON PSE NUK KA TË DASHUR – FTON PUBLIKISHT NJË KËNGËTARE PËR DUET

Mc Kresha ka rrëfyer copëza nga jeta e tij private, karriera dhe bashkëpunimet e reja muzikore.

Puna dhe muzika mbushin ditën e Mc Kreshës, çka kanë bërë që ai të mos ketë as të dashur.

“Ngaqë jam në punë, nga një koncert në një tjetër, s’ka kohë për pushime, nuk më do askush, prandaj jam single”, tha ai në një emision në TopChannel.

Një artist ka edhe këngëtarët e tij të preferuar dhe zemrën e Mc Kreshës në këtë aspekt ia ka rrëmbyer Aurela Gaçe, me të cilën mund të ketë një bashkëpunim në të ardhmen.

“Këngëtarja që preferoj unë është Aurela Gaçe. Kur më merr malli të dëgjoj muzikë të mirë dëgjoj Aurela Gaçen dhe këngën Valsi i Lumturisë. Meqë ajo më ka ftuar njëherë për një bashkëpunim, po e ftoj edhe unë publikisht”, tha Mc Kresha.

Pamja e re është ajo që të bie në sy sapo e shikon reperin e njohur, lamtumirë flokët e gjata.

“Vera e gjatë dhe dëshira që të laj flokët çdo ditë më bëri t’i shkurtoja. Duke menduar çfarë më priste thashë t’i shkurtoj sa është koha”, tregoi me humor këngëtari.

Insajderi

Mund të ju pëlqej ...

0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *