Warning: Use of undefined constant REQUEST_URI - assumed 'REQUEST_URI' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/4/8/1/radioprojekt.dk/httpd.www/wp-content/themes/remix/functions.php on line 73 Fëmijët dhunojnë prindërit, ja sa raste kanë ndodhur 24 orët e fundit – Radio projekt 21

Fëmijët dhunojnë prindërit, ja sa raste kanë ndodhur 24 orët e fundit

Dhuna në familje, vazhdon më të njëjtat përmasa shqetësues. Raste janë të shumta, dhe protagonistët po ashtu janë të ndryshëm.

Ndër rastet e dhunës në familje nuk mungojnë edhe ato me protagonistë fëmijët, që dhunojnë nënat dhe baballarët e tyre.

Sipas njoftimeve të Policisë, vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar 4 raste të tilla dhune në familje.

Komisariati i Policisë Nr. 1, Tiranë

Më datë 05. 10. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin H. K., 78 vjeç, banuese në Tiranë, pasi djali A. K.,50 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Nr. 3. Tiranë

Më datë 04. 10. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E. T., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi vajza shtetësja M. T, 27 vjeçe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 05. 10. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin V. L., 69, vjeç, banuese në Krujë, pasi djali E. L.,17 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Ligji nr 9669 datë 18. 12. 2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 05.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen N. K., 50 vjeçe, banuese në Shetel, pasi djali i saj, shtetasi I. K.,35 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

© SYRI.net

Mund të ju pëlqej ...

0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *