Ja kush është i dashuri i Elvanës, i shpallur në kërkim për krimin e trefishtë në Bllok

Ky që shihni në foton më poshtë është biznesmeni Ervin Mata, 31-vjeçari i shpallur në kërkim prej policisë për krimin e trefishtë mbrëmë në një lokal të ish-bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha , ndërsa u plagosën Ervis Martinaj Eljon Hato dhe Laert Hata.

Ervin Mata është gjithashtu i dashuri i këngëtares së njohur Elvana Gjata, për të cilën ka nisur edhe sherri në lokal.

Fotot janë publikuar në fillim nga Bold Neës.

Vetë këngëtarja ishte e pranishme në momentin kur ndodhi ngjarja, ndërsa sot u shoqërua në polici për të dhënë dëshminë e saj. Nga raportimet e deritanishme, një prej shoqëruesve të Ervis Martinajt ka ngacmuar këngëtaren, ndërsa në këtë moment ndërhyri truproja e saj, shtetasi Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando. Pikërisht ky shtetas qëlloi me armë ndaj Ervis Martinajt, Eljon Hatos, Laert Hatas dhe Fabiol Gaxhës. Ky i fundit mbeti i vdekur. Veç të dashurit të Elvana Gjatës, në kërkim është edhe komoandoja Merviol Bilo dhe shtetasi Fabjol Alushi. /Lapsi.al.

© SYRI.net

Mund të ju pëlqej ...

0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *