Warning: Use of undefined constant REQUEST_URI - assumed 'REQUEST_URI' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/4/8/1/radioprojekt.dk/httpd.www/wp-content/themes/remix/functions.php on line 73 Bullgari, vritet një gazetare investigative – Radio projekt 21

Bullgari, vritet një gazetare investigative

Policia në Bullgari ka nisur hetimet për vrasjen e reporteres investigative, Viktoria Marinova. Trupi i saj u gjet në një park në qytetin verior Ruse, pranë lumit Danub, gjatë së shtunës.

Ende nuk dihet me saktësi nëse vrasja e saj është e lidhur me punën e 30-vjeçare në kanalin televiziv lokal, TVN, por hetuesit po marrin në shqyrtim si jetën e saj personale, ashtu dhe atë profesionale.

Vrasja e saj ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar.

“Të tronditur nga vrasja tmerruese e gazetares investigative, Viktoria Marinova, në Bullgari”, shkroi në “Twitter” përfaqësuesi për lirinë e medias në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), Harlem Desir. “Bëjmë thirrje urgjente për një hetim të plotë dhe të thellë të vrasjes dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, shtoi më tej ai.

The @EFJEUROPE calls on authorities to identify and arrest those responsible for horrific murder of journalist Victoria Marinova in #Bulgaria pic.twitter.com/ukAgEk6tNv

— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) October 7, 2018

Marinova është gazetarja e tretë që vritet në vendet e Bashkimit Europian në harkun e një viti, e po ashtu rasti i katërt që prej fillimit të vitit 2017.

Reporterja suedeze, Kim Ëall mbeti e vrarë nga shpikësi danez, Peter Madsen, pasi kishte shkuar në bordin e nëndetëses së prodhuar prej tij për të bërë një intervistë në Kopenhagen në gusht të vitit të kaluar.

Në tetor 2017, gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia u vra nga një autobombë pranë shtëpisë së saj, ndërsa në shkurt të këtij viti, gazetari sllovak Jan Kuciak dhe e fejuara e tij Martina Kusnirova u qëlluan për vdekje.

Të dy këta të fundit, Caruana Galizia dhe Kuciak njiheshin për punën e tyre për ekspozimin e korrupsionit, ndërsa puna më e fundit e Marinovës ishte intervistimi i dy gazetarëve të tjerë bullgarë, Attila Biro dhe Dimitar Stoyanov, të cilët ishin arrestuar në shtator, teksa hetonin një rast mashtrimi, përfshi edhe shpërdorimin e fondeve të BE-së.

Prokurori rajonal i Ruses, Georgy Gergiev tha se Marinova kishte pësuar goditje në kokë dhe ishte asfiksuar nga sulmi fatal, duke shtuar se “telefoni i saj celular, çelësat e makinës dhe disa prej rrobave të saj ishin zhdukur”.

Bullgaria konsiderohet si vendi me treguesit më të këqinj në Bashkimin Europian sa i përket lirisë së shtypit, sipas raportit më të fundit të “Reporterëve pa kufij”. Organizata thotë se gazetarët investigativë në vend “shpesh kthehen në objekte presioni, nga paralajmërimet e thjeshta për frikësim, e deri te sulmet fizike ndaj vet atyre apo pronave të tyre”.

Top Channel

Mund të ju pëlqej ...

0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *