Warning: Use of undefined constant REQUEST_URI - assumed 'REQUEST_URI' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/4/8/1/radioprojekt.dk/httpd.www/wp-content/themes/remix/functions.php on line 73 Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi ndaj të afërmve të Xhisielës – Radio projekt 21

Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi ndaj të afërmve të Xhisielës

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e vonë të së dielës, rreth 30 minuta para mesnate, në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Sipas raportimit të policisë, një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur nga rruga drejt cepit të oborrit që lidh dy banesat e shtetasve Besim Muça dhe Ramazan Muça, por fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, sikurse as dëme materiale.

Paralajmërimi me tritol është bërë ndaj banesës së gjyshit të Xhisielës dhe vëllait të tij. Burime policore bëjne të ditur se, në shtëpinë e gjyshit nga e ëma, në Larushk, jeton edhe Xhisiela. Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e përbashkët të të dy vëllezërve.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar mbi rrethanat, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që ka shoqëruar 9 persona për t’i marrë në pyetje.

Top Channel

Mund të ju pëlqej ...

0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *