Home

Lajme

GARA PËR KREUN E LDK-SË, ADELINA ISMAILI POZICIONOHET PËR KANDIDATIN

No Comments Aktualitet Lajme

Gara për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës po bëhet gjithnjë e më e nxehtë.

Pasi që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha sot se Kosova ka nevojë që të këtë më shumë femra në udhëheqje, e ku u aludua që ai e dëshiron kryetare një femër në krye të një partie kosovare, kanë filluar edhe reagime të tjera.

Një ndër femrat që ka qenë gjithmonë përkrahëse e LDK-së, Adelina Ismaili në një postim të bërë në Facebook ka marrë anë publikisht për një kandidate.

“E vetmja! The Only One!”, ka shkruar Adelina në Facebook duke postuar një fotografi të Vjosa Osmanit.

Ndryshe, Adelina është njëra prej përkrahësve më të mëdha të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Adelina e kishte bërë këtë gjatë kohës së Ibrahim Rugovës, por e ka mbështetur LDK-në edhe pas vdekjes së liderit të tyre shpirtëror.

Insejderi

XENIT I SHQIPTOHET NDALESË E PËRJETSHME PËR HYRJE NË AMERIKË

No Comments Argëtim Thashetheme

Këngëtarit të njohur nga Kosova, Shkëlzen Jetishi-Xeni, SHBA i ka shqiptuar ndalesë të përjetshme për hyrje në territorin e saj.

Ambasada amerikane i ka shqiptuar ndalesë e përjetshme për hyrje në SHBA këngëtarit të njohur të muzikës popullore, Shkëlzen Jetishi – Xeni, transmeton gazeta e njohur shqiptare në Maqedoni, Koha. Sipas informatave jozyrtare dhënë gazetës Koha, shkaku i shqiptimit të kësaj ndalese ka qenë mos paraqitja e tatimeve për koncertet e shumta që ka mbajtur këngëtari në SHBA.

Më herët po të njëjtit i është ndaluar hyrje edhe në Angli, pikërisht për të njëjtën arsye.

Është praktikë e shpeshtë që shumë yjet e estradës sonë marrin vizë turistike në SHBA, dhe me të arritur atje ata fitojnë shuma të majme duke kënduar nëpër koncerte të shumta, dhe duke mos paraqitur tatimet nga paratë e fituara nëpër ato koncerte.

Para disa kohe, një ndalesë të këtillë ka patur edhe këngëtari Afrim Muçiçi, dhe siç duket tani Ambasada amerikane masa të këtilla ndalimi do të fillojë të praktikojë tek secili pjesëtarë të estradës që do të mundohet të marrë vizë turistike, e që ato viza i shfrytëzojnë për të mbajtur koncerte nëpër SHBA.

INSAJDERI

Historia e Dites se Veres nga Cermenika deri ne Elbasan

No Comments Argëtim Histori

Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në Tiranë.

Zanafillën, “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore. Por festa e verës, që kremtohet në qytetin e njohur ndryshe “qyteti në kërthizë të Shqipërisë”, nuk është vetëm për elbasanasit. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone, si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, “goditen” ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Të parët tregojnë se një natë para Ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit, herët në mëngjes, hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë. Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët, zakonisht, e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojëra popullore. Në Elbasan festohet edhe nata e verës, nata para ardhjes së saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, ëmbëlsira. Në këtë ditë, elbasanllinjtë urojnë njëri-tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.

Ballokumet

Për të kuptuar ndryshimin midis kremtimit “alla-elbasançe” të Ditës së Verës, me atë që bëhet gjetkë, nëpër Shqipëri apo ndër shqiptarë, mjafton t’u referohemi ballokumeve. Në Elbasan përgatitjet për ballokumet të bëhen me kohë. Dihet se ku do të merret mielli i misrit për to, ku do të merret gjalpi, ku do të merret sheqeri. Dihet si do të rrihen, si do të shtrihen, si do të piqen. Me ç’gradacion, me ç’ritëm kohor. Të gjithë e dinë, për shembull, se ballokumet bëhen me miell misri. Por pak e dinë se një kg miell ballokumesh del (pas një cikli sitjesh) nga 7-8 kg miell misri. Edhe sheqeri ndryshon (është i imët), edhe gjalpi… Pra recetat për ballakumet nuk funksionojnë kudo. Unë kam vrojtuar, madje prej shumë vitesh, përgatitjen e ballokumeve të Elbasanit. Dhe mund të pohoj me bindje se edhe sikur gjithçka materiale të jetë njësoj (duke përfshirë edhe profesionalizmin e atij që i përgatit), përsëri ballokumet e Elbasanit ndryshojnë. Ato kanë gjithnjë diçka më shumë. Sepse Elbasani fut një “element” plus në recetën e ballokumeve. Kjo është dashuria. Ballokumet e Elbasanit kanë brenda shumë, shumë dashuri. Sikurse vetë Dita e Verës në Elbasan është një ditë e vërtetë dashurie. Dashuri për njeriun, për natyrën, për jetën. Le të përpiqemi që t’i afrohemi Elbasanit në dashurinë që jep ai në Ditën e Verës. Sado vështirë që është.

Pse kur themi Dita e Verës mendja na shkon tek Elbasani

Sepse gjatë shekujve Dita e Verës erdhi duke u zbehur. Aq sa diku ajo u harrua krejtësisht e nuk kremtohej më. Ndërsa në Elbasan ajo nuk u zbeh kurrë. Nëse Dita e Verës erdhi deri në ditët tona merita i takon kryesisht Elbasanit. Tani ajo është zyrtarisht një festë kombëtare. Por ndryshe është të festosh e ndryshe është të bësh një pushim zyrtar. Madje ndryshe është të festosh, ndryshe të ndjesh me të vërtetë. Elbasani, pra ende shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, është vendi ku Dita e Verës ndjehet dhe përjetohet në kuptimin më të plotë të fjalës.

Në ç’masë Dita e Verës është një festë e mirëfilltë (mbarë)shqiptare?

Të paktën në atë masë që ajo (referuar prof. Kristo Frashërit), ka qenë pjesë përbërëse e identitetit tonë etnik. Edhe nëse në disa vise ajo filloi të venitej, përsëri duhet të rigjallërohet dhe të kthehet në një festë mbarëshqiptare, mbasi është më tradicionale se të kremtet fetare. Dita e Verës, ashtu sikurse edhe Viti i Ri, është festë e të gjithë shqiptarëve, pa dallim krahine, ideje, bindjesh, përkatësish, apo besimi fetar.

Dita e Verës sipas Kristo Frashërit

Dita e Verës ka qenë e lidhur me ditën e parë të marsit. Në antikitet marsi ishte muaj i parë i vitit. Kjo sipas kalendarit Julian. Siç dihet, në Evropën Perëndimore, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos kalendari Gregorian. Por në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë të kalendarit Julian. Duhet që viti kalendarik të fillojë me marsin që muaji i shtatë të jetë shtatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori. Të tillë kanë mbetur emrat e tyre edhe pse, nga 15 tetori i vitit 1582, kohë në të cilën hyri në fuqi reforma gregoriane, ata janë respektivisht, muajt e nëntë, i dhjetë, i njëmbëdhjetë dhe i dymbëdhjetë. Por, siç argumenton akademiku i mirënjohur, prof. Kristo Frashëri, kalendari i vjetër i shqiptarëve është edhe më i hershëm se kalendari Julian, i cili u shpall nga Jul Qezari, në vitin 46 para lindjes së Krishtit. Dhe gjithnjë dita e parë e marsit shënonte, sikurse edhe sot, fillimin e stinës së pranverës. Ishte koha kur stinët ishin më të dallueshme nga njëra-tjetra se në kohën e sotme (ngrohja globale nuk kishte filluar ende). Njerëzit mezi prisnin që të dilnin nga dimri, të shkrinte bora, të gjelbërohej natyra, të çelnin lulet, të blegërinin qengjat, të loznin fëmijët fushave e kodrave, të gëzonin të gjithë.

Faik Konica: Ç’është Dita e Verës?

Botuar më 1911

Miqve, shokëve të Lidhjes Shqipëtare “Verore”, u dërgoj kujtime miqësie, urime të zemrës, për Ditën e Verës që na afrohet. S’e festuam dot sivjet këtë ditë të bukur: po në mos e festuam me trup, do ta festojmë me zemër.

Ç’është Dita e Verës? Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.

Shqiperia.com

Historia që duhet ta lexojë çdo i/e martuar

No Comments Argëtim Histori

Kjo është një histori e vërtetë, një nga ato që kanë lënë shije të hidhur kur i dëgjon, dhe tragjike kur i përjeton.
Detajet e vogla të jetës tuaj janë ato që me të vërtetë kanë rëndësi në një marrëdhënie.

Pra, gjej kohën për të qenë mik i bashkëshortit/tes tuaj dhe bëni ato gjëra të vogla për njëri-tjetrin duke ndërtuar miqësi të ngushtë. Nëse ju nuk jeni në një marrëdhënie tashmë, kujtojeni këtë ngjarje disa herë, atëherë kur ta keni gjetur partnerin – shokun e juaj të jetës. Kurë nuk është tepër vonë.

“Kur u ktheva në shtëpi atë natë, gruaja ime veç e kishte shtruar darkën, dhe unë teksa e mbaja për dore, duke ngrënë i thash: kam diçka për të të thënë. Ajo uli kokën dhe hëngri në heshtje. Pashë lëndimin në sytë e saj.

Papritur pash se nuk mund të gjeja shprehje për të vazhduar bisedën, por, më duhet disi t’i tregoj se për çka isha duke menduar. Dua të shkurorëzohemi, i thash në qetësi. Ajo nuk dukej të jetë mërzitur nga fjalët e mia, në vend të kësaj, ajo më pyeti me zë të ulët, pse? Nuk iu përgjigja. Kjo e zemëroi shumë. Ajo hodhi për toke gjithçka kishte përpara dhe më tha: “nuk qenke aspak burrë!”

Atë natë, nuk biseduam me njëri-tjetrin. Ajo qante pa zë. Unë e di se ajo donte të kuptojë se çfarë i kishte ndodhur martesës sonë. Por, e kisha vështirë mund t’i jepja një përgjigje të pranueshme, sepse isha i dashuruar me Xhein. Unë në fakt edhe nuk e dua atë më. Vetëm ndjej keqardhje ndaj saj!

Me një ndjenjë të thellë faji, kam hartuar një marrëveshje shkurorëzimi, në të cilën deklaroj se ajo do ta mbajë shtëpinë, makinën tonë si dhe 30% të aksioneve të kompanisë sime. Ajo pasi që e lexoi, e grisi në copa. Gruaja e cila kishte kaluar njëzet vjet të jetës së saj me mua, tani ishte bërë, një e huaj. Më vjen keq për të, për kohën dhe energjinë e harxhuar, por tani më nuk kishte kthim prapa, dhe unë i thash se jam i dashuruar në Xhein. Së fundi ajo bërtiti me zë të lartë para meje, nuk mundej të prisje ndonjë reagim tjetër. Për mua britma e saj ishte në të vërtetë një lloj lirimi. Ideja e shkurorëzimit e cila m’u kishte fiksuar në kokë tash e sa jave, tani u bë realitet.

Të nesërmen, u ktheva në shtëpi shumë vonë, e gjeta atë duke shkruar diçka në tryezë. Unë nuk kisha uri ashtu që shkova drejtë që të shtrihem, të pushoj, sepse isha i lodhur pas një dite plot ngjarje me Xhein. Kur u zgjova më vonë, ajo ishte ende atje në tryezë duke shkruar. Mua, thjesht nuk më interesonte, kështu që u ktheva mbi krahun tjetër dhe ia dhashë gjumit përsëri.

Në mëngjes ajo paraqiti kushtet e saja të shkurorëzimit: ajo nuk donte asgjë nga unë, veçse të jetojmë edhe një muaj së bashku, as një ditë më shumë a më pak. Ajo kërkoi që në këtë muaj, ne të dy, të luftojnë për të jetuar një jetë normale, si të jetë e mundur. Arsyet e saj ishin të thjeshta: djali ynë kishte provimet përfundimtare dhe ajo nuk dëshironte që gjatë kësaj kohe ta shqetësojë atë, me asgjë.

Kjo ishte e pranueshme për mua. Por ajo kishte diçka edhe më shumë. Më pyeti nëse më kujtohet se si e mbaja atë në duar deri në dhomën e fjetjes, në mbrëmjen e parë të dasmës sonë. Pastaj kërkoi që, çdo mëngjes, gjatë muajit ta mbaja në duar dhe ta dërgoj nga dhoma jonë e gjumit deri në dhomën e ditës.

Mendoja se është duke kaluar një krizë psikike. Vetëm për t’i bërë ditët tona të fundit të durueshme, pranova kërkesën e saj të çuditshme.

Unë i tregova Xheinit rreth kushteve të shkurorëzimit të gruas sime…Ajo qeshi me zë të lartë dhe mendoi se kjo ishte absurde. Pa marrë parasysh se çfarë truke mundohet të bëjë, ajo duhet të përballet me shkurorëzim – tha ajo, me përbuzje.

Unë dhe gruaja ime nuk kemi pasur marrëdhënie intime qe një kohë bukur të gjatë, kështu që, kur unë mbarta atë nga dhoma e fjetjes ditën e parë, të dy ishim mjaft të ngathët. Djali ynë pas nesh i gëzuar bërtiste “babi po e mban mamin në krahë…babi po e mban mamin në krahë”. Fjalët e tij më sollën një ndjenjë të dhimbjes. Kështu, nga dhoma e gjumit deri në dhomën e ditës, pastaj nëpër korridor deri te dera kryesore, bëra mbi dhjetë metra me të në krahët e mi. Ajo, symbyllur dhe me zë të ulët më tha që të mos i tregoja djalit tonë asgjë lidhur me shkurorëzimin. Iu përgjigja në heshtje vetëm me lëvizje të kokës, u ndjeva i mërzitur. E dërgova atë poshtë, jashtë derës, kështu që ajo shkoi për të pritur autobusin, ndërsa unë shkova në zyrë me veturë.

Në ditën e dytë, tashmë e kishim shumë më të lehtë. Ajo u përkul mbi gjoksin tim. Unë ndjeva aromën e lëkurës së saj, ishte ajo aromë e njëjtë të cilën i ndjeva ditën kur u njoftuam. Kuptova se nuk e kisha shikuar me kujdes këtë grua për një kohë të gjatë. Kuptova gjithashtu se ajo nuk ishte më e re. Kishte rrudha të lehta në fytyrën e saj, kurse flokët kishin filluar t’i thinjen. Martesa jonë kishte lënë gjurmën e saj në të. Për një minutë e pyeta veten se çka i kisha bërë!

Në ditën e katërt, kur unë e ngrita dhe mbajta në kraharor, fillova të ndjeva se një ndjenjë ngrohtësie më kthehej. Kjo ishte gruaja që kishte dhënë njëzet vjet të jetës së saj për mua.

Në ditën e pestë dhe të gjashtë, kuptova se ndjenja jonë e ngrohtësisë, intimitetit është në rritje përsëri. Nuk i thash Xhein-it asgjë në lidhje me këtë. Tanimë e kisha edhe më lehtë ta mbaja në kraharor, ndoshta stërvitjet e përditshme më bënë më të fortë.

Një mëngjes, ajo ishte duke zgjedhur se çka të veshë gjatë ditës. U përpoq mjaft por nuk mund të gjejë asgjë të përshtatshme. Pastaj psherëtiu, të gjitha veshjet e saja sikur ishin rritur, ishin bërë më të mëdha. Papritmas kuptova se ajo aq shumë ishte dobësuar, që ishte arsyeja pse unë mund të mbaja atë aq lehtë.

Kjo më goditi shumë…ajo e kishte varrosur aq thellë dhimbjen dhe hidhërimin në zemrën e saj. Ngrita dorën dhe preka kokën e saj lehtë. Djali jonë erdhi në këtë moment dhe tha: “Babi, është koha që ta marr mamin!” Për të, duke parë babain që mbante nënën e tij, ishte bërë një pjesë thelbësore e jetës së tij . Gruaja ime e ftoi më afër djalin tonë, më pas e përqafoi fort. E ktheva kokën time në anën tjetër, sepse kisha frikë se mund të ndryshojë mendjen time në minutën e fundit. Pastaj e ngrita në krahët e mi, duke ecur dolëm nga dhoma e gjumit, nëpër dhomën e ditës deri në korridor. Dora e saj mbështetej në qafën time, shumë lehtë, në formë të natyrshme. Shtrëngova trupin e saj për mua, dhe ishte ashtu si ditën e dasmës sonë. Por pesha e saj shumë e lehtë më bëri të trishtuar.

Në ditën e fundit, kur mbaja atë në krahët e mi, nuk mundja asnjë hap ta bëjë më. Djali ynë kishte shkuar në shkollë. E mbaja atë fort dhe i thash, nuk e kishte vënë re se sa shumë jetës sonë i mungonte ngrohtësia, afërsia. Shkova në zyre…kërceva nga makina me shpejtësi pa e mbyllur derën. Droja se çfarëdo vonese do të ndryshojë mendjen time… Hipa një kat më lartë. Xhein hapi derën, dhe unë i thashë: “Më vjen keq, Xhein, unë nuk dua më të shkurorëzohem”. Ajo më shikoi me habi, dhe pastaj preku ballin tim. A mos ke ethe? – më tha. Ia largova dorën nga koka ime. “Më vjen keq, Xhein, nuk do të ndahem nga gruaja ime. Jeta ime ishte e mërzitshme ndoshta, për shkak se, ajo dhe unë nuk i çmuam detajet e jetës sonë, jo sepse ne nuk e duam njëri-tjetrin më. Tani kuptoj se, që nga dita e parë e martesës sonë e deri sa vdekja t’na ndajë, është dashur që çdo ditë të kujdesem për të.”

Xhein më dha një shuplakë të fortë dhe më pas duke përplasur derën u largua duke qarë. Zbrita shkallëve teposhtë, u ula në makinë dhe largohem. Në dyqanin me lule, aty në cep të rrugës, porosita një buqetë me lule për gruan time. Shitësja më pyeti se çfarë të shkruaj në kartë. Buzëqesha dhe shkrova: “Unë do të të mbajë në kraharor çdo mëngjes deri sa vdekja të na ndajë”.

Në mbrëmje arrita në shtëpi, lulet mbaja në duar, një buzëqeshje përshkonte fytyrën time, hyra me nguti në shtëpi, dhe gjeta gruan në shtrat – kishte vdekur. Gruaja ime kishte luftuar kancerin për muaj të tërë dhe unë kam qenë aq i zënë me Xhein sa që as që e kisha vërejtur. Ajo e dinte se do të vdiste së shpejti dhe donte të më shpëtojë nga çfarëdo reagimi negativ nga djali ynë, në rast se e tëra përfundonte me shkurorëzim. Të paktën, në sytë e djalit tonë – unë jam një burri i dashur…”

Dashuria kёrkon tё kalosh kohё sё bashku dhe tё jesh i pёrfshirё nё jetёn e njёri-tjetrit.

Nёse vërtet doni të ndaheni, atёherё, para se tё hyni nё kёtё rrugё, provoni tё qёndroni nё martesё, tё paktёn pёr njё muaj. Por duhet tё pёrpiqeni seriozisht, mbase shumë nga dështimet e jetës ndodhin, sepse njerëzit nuk e kuptojnë sa afër ishin me suksesin kur ata hoqën dorë.

Nëse ju nuk e shpërndani këtë ngjarje – asgjë nuk do të ndodhë me ju. Por nëse e shpërndani, ju vetëm mund të shpëtoni një martesë.

Artistatshqiptare.net

A shkaktojnë kancer buka e djegur dhe patatet e skuqura?

No Comments Argëtim Kuriozitet

Vazhdimisht është thënë se buka e djegur dhe patatet e skuqura shkaktojnë kancer dhe duhet të shmangen. Në serinë e katërt të emisionit të gatimit në BBC, u testuan disa prej këtyre ushqimeve.

U zbulua se disa përmbajnë nivele të larta akrilamide. Por për të pasur efekt negativ në trupin e njeriut, duhet që të konsumoni 160 feta të djegura në ditë. Një sfidë e pamundur. Akrilamida është përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si “ndoshta kancerogjene”.

Megjithëse nuk është gjetur provë përfundimtare nëse është kancerogjene, duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Nga analizat u zbulua se niveli i akrilamidës rritet në mënyrë dramatike sa më shumë që ushqimi gatuhet apo qëndron në zjarr, veçanërisht në ushqimet që përmbajnë niseshte, sikurse janë buka dhe patatet.

Shkencëtari Jonathan Griffin tha se niveli i akrilamidës nuk është shumë i lartë dhe nuk përbën rrezik në një bukë të thekur mesatarisht. Edhe për patatet e skuqura mesatarisht nuk ka problem, por niveli i akrilamidës rritet shumë shpejt sa më shumë që të skuqen.

Historia e Maradonës, babait me fëmijë nga Italia në Kubë!

No Comments Lajme Sport

Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes Diego Armando Maradona. Shumë shpejt mund të ketë një skuadër futbolli, të gjithë të vetën. Skuadër futbolli me fëmijët e tij kudo që ndodhen. Lajmi i fundit që ka të bëjë me këtë gjë është se: ish-futbollisti i famshëm nuk ka 5 fëmijë, por 8.

Një gjë të tillë e ka thënë avokati i tij Matias Morla, i cili ka rrëfyer në një television argjentinas se si “Pibe de Oro” ka edhe 3 fëmijë të tjerë nga dy gra të ndryshme në Kubë, gjatë qëndrimeve të tij të gjata në ishull, pas ndarjes nga Claudia Villafane, qëndrime të cilat shpesh ndaheshin me diktatorin Fidel Castro.

Morla ka thënë se një nga fëmijët deri tani të panjohur, është 18 vjeç dhe shpejt do njihet me babain e tij, trajneri actual i ‘Dorados de Sinaloa’.

“Gjithçka do sistemohet shumë shpejt. Maradona do të shkojë në Kubë për të bërë testet e ADS-së, por gjithçka duket në rregull. Diego dëgjohet rregullisht me të gjithë fëmijët prej kohësh tashmë dhe ka ndër mend të marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë që i takojnë.”

Deri më tani, fëmijë ‘zyrtarë’ të Maradonës janë 5: Dalma dhe Giannina, nga martesa me Claudia Villafane (Giannina e ka bërë gjysh me Benjamin, kur ishte e martuar me El Kun Aguero).

Diego Armando Junior lindur nga marrëdhënia me Cristiana Sinagra (edhe Diego junior ka një fëmijë, i quajtur Diego Matias).

Jana, e bija e Valeria Sabalain dhe e njohur nga i ati në 2007-ën dhe në fund Diego Fernando, i cili erdhi nga marrëdhënia me Ojeda.

Pikërisht Giannina, vajza e dytë, ka gjetur mënyrën për të komentuar në mënyrë sa ironike, edhe të zemëruar lajmin për tre vëllezër të tjerë.

Ajo postoi në profiling e saj në Instagram një karikaturë dhe këtë frazë, drejtuar të atit: “Na mungonin vetëm 3 për të bërë një skuadër me 11. Ti mund ta bësh.”

Një mënyrë ‘e sjellshme’ për t’i tërhequr vërejtje prindit, edhe pse në një intervistë, gjeti mënyrën për ta ‘rritur pak dozën’ duke thënë: “Nuk më habit më asgjë. Kam mësuar se nuk duhet të diskutoj më me askënd dhe të mos i besoj askujt.”

Gazeta Shqip

Lorik Cana: Kam qenë Don Zhuan! Tani më bërtet gruaja!

No Comments Intervista Lajme

Këtë të shtunë në emisionin ‘My Living’ në Vizion Plus, i ftuar për të rrëfyer mbi stilin e jetës ishte kapiteni legjendar i skuadrës Kombëtare të futbollit, Lorik Cana.

Ai rrëfeu mbi jetën e tij pasi ka lënë sportin, për dietën strikte ushqimore, për pasionin e madh mbi makinat dhe Formula Uno, pilotimin e po ashtu edhe për marrëdhëniet me bashkëshorten. I pyetur nga gazetari Arjon Muça për detaje edhe personale, Loriku nuk hezitoi të përgjigjet.

Intervista

Arjon: Lorik përshëndetje, shumë faleminderit për kohën tënde, besoj se nuk të kam penguar. Je duke u bërë gati se do të shkosh në Champions, prandaj po përfitojmë nga rasti për të nisur takimin tonë dhe për të gjitha gjërat që kemi përgatitur për ty ?

Lorik: Të gjitha ato që jam i gatshëm të përgjigjem.

Arjon: Ndërkohë Lorik një pyetje shumë interesante që duam të dimë, është se kush është Lorik-u jashtë fushës së gjelbërt ?

Lorik : Është i njëjti person, i njëjti karakter më një kontekst të ndryshëm.

Arjon : Sa elementë mendon që i kishe në fushë dhe do të doje ti kishe dhe jashtë fushës por qe i ke humbur?

Lorik: Patjetër që futbolli e ka pjesën e betejës dhe ndërhyrjes fizike apo mënyrës se si ti shfaq energjinë tënde gjatë aktiviteteve, duke e vënë në dritë këtë pjesën e potencën. Por, potenca është dicka e brendshme dhe forca me e madhe e njeriut është potenca që ai ka në mendjen dhe në zemrën e tij.

Arjon: Sa vite ke që njihesh me bashkëshorten?

Lorik: Shtatë e gjysëm po hyjmë në të tetin.

Arjon: A i pëlqen ajo këto elementë, i quan si virtyte apo defekte?

Lorik: Sportistët kanë shumë vlera që ose kanë trashëguar ose kanë krijuar, kanë disa vlera që në profesione të tjera ose të ndryshme është e vështirë t’i gjesh. Patjetër që dhe faktori i personazhit publik bën atë të vetën.

Arjon : Pse të njihte e dinte kush ishe?

Lorik : Jo kur jemi takuar aspak, pastaj duke qëndruar bashkë e njeh dhe personin dhe sportistin.

Arjon : Më pëlqeu shumë fjala aspak, çfarë bëri Lorik apo bëri bashkëshortja që të të bëj për vete?

Lorik : Unë jam njohur me bashkëshorten në një restorant dhe thjeshtë mundësia për ta takuar apo për të patur mundësinë të kaloj kohë më të e krijova vetë. Në mënyrë indirekte krijova mundësinë që ajo të kishte nr tim të telefonit. Isha 99% i sigurt që do të më merrte, sepse ne jemi njohur në restorant. Ajo ishte komplet në anën e kundërt por sa herë që e vështroja, kthente shikimin. Ndodhi pas dy ditësh që më shkruajti dhe pastaj u lidhëm dhe kështu vazhdoi.

Arjon: Që në fillim e dije që do të ishte bashkëshortja ?

Lorik: Ka qënë një impakt i jashtëzakonshëm

Arjon : Shkëndija ama ndodhi në restorant ?

Lorik: Pa fol fare.

Arjon: Tani do më thuash si reagoi kur e mori vesh një që ishe futbollist dhe dy që ishe shqiptar. Në fakt reagoi më shumë kur e kuptoi që isha futbollist. Por, gjithcka është bërë në mënyrë të thjeshtë pa siklete.

Arjon: Ne e dimë që futbollistët janë Don Zhuan, po ti ke qenë I tillë ?

Lorik: Pikërisht ashtu, më një D të madhe dhe me një Zh të madhe.

Arjon: Ke patur një jetë aktive dhe përtej fushës së gjelbërt?

Lorik: Sa të më jepej mundësia se çdo gjë vërtitej rreth futbollit, 90% e aktiviteteve, ushqimi, pushimi, udhëtimet, grumbullime, ndeshja. Kohën e lirë dhe pushimet ishte e domosdoshme të hapje mendjen të merrje energji të reja. Gjithë ai fokus gjatë gjithë vitit është shumë e domosdoshme të shijosh dhe jetën.

Arjon: Ndërkohë cilat janë pasionet e tua?

Lorik: Një nga pasionet që kam ndjekur është ai që kam për historinë. Edhe gjatë ushtrimit të profesionit, udhëtimet apo grumbullimet më kanë dhënë mundësinë të lexoj sidomos për historinë e popullit tonë. Pasioni tjetër është pjesa e makinave.

Arjon: Më trego pak për të.

Lorik: Është vërtetë stereotipi i djemve që kanë qejf makinat e bukura. Po përtej makinave të bukura mua me ka pëlqyer shume sporti automobilistik. Kam marrë disa here leksione dhe kam hipur dhe me pilot të Formula 1, si Jean Alesi

Arjon : Shpejtësia më e madhe që ke arritur në pistë ?

Lorik : Nuk i kam dhënë vetë por kam arritur deri në 350 km/h/

Arjon: Kur qenë i ri ke pasur dhe ti ato ëndrrat e tua automobilistike? Arrite t’i realizoje ?

Lorik: Po arrita

Arjon: Çfarë makine ishte ?

Lorik: Porche GTDRS. Unë jam një fans i madh, një porshist i vërtetë.

Arjon: Ndryshuan pasionet kur u njohe me Monikën, të mbështeste ajo ?

Lorik: Jo pasionet kryesore nuk kanë ndryshuar.

Arjon: Po bashkëshortja kishte ende dëshirë që të ishe i shpejtë në makinë ?

Lorik: Fillon njihesh me gruan, krijon familje, makina sportive behet me familjare, pak sportive ende, por familjare. Fillon dhe ndërron mëndje, vete je më i kujdesshëm, nusja të bërtet “ Ki kujdes, ruhu”. Patjetër që mënyra e jetës ndikon në mënyrë të jashtëzakonshme kur ke bashkëshorte dhe familje. Plus kam një bashkëshorte me një karakter shumë të fortë. E rëndësishme është që personi që kë pranë të plotëson dhe të bën të lumtur.

Arjon : Lorik sot në shtëpi si zhvillohet dita jote ? Një ditë tipike ? Si është mëngjesi ?

Lorik: në mëngjes ne zakonisht çohemi bashkë, djali është në dhomën e ti. Çohet në mëngjes nuk na lejon që të flemë, kur është shumë herët para orës shtatë merret gjysëm ore dado me të, dhe kur vjen ora tetë vjen e hap derën, bërtet, futet në krevat dhe na zgjon. Zgjimi më fantastik për çdo prind. Pastaj vjen pjesa e mëngjesit.

Arjon: Kush e gatuan mëngjesin?

Lorik Cana: Zakonisht me pjesën e mëngjesit merret nusja.

Arjon: Çfarë ha për mëngjes ?

Lorik: Fruta në mëngjes, bukë të thekur me pak marmelatë, lëng portokalli, çaj ose kafe. Ose kur kam aktivitet mundohem të haj drithëra me kos, që të kem energji, dhe fillon dita. Ne e ndajmë ushqimin në mënyrë që mëngjesi të ketë dhe fruta dhe karbohidrate, dreka perime ( të pranishme në çdo vakt) por dhe pak proteina dhe karbohidrate. Në darkë nuk haj karbohidrate se më ndihmojnë të mbaj stabile peshën.

Arjon: I lan enët ?

Lorik: Jo nuk i laj se jam i llastuar. Kam gruan dhe dadon që merren me këto punë.

Arjon: Po ama gatuan.

Lorik: Shumë pak.

Arjon: Çfarë do kishe gatuar ?

Lorik: Do kisha gatuar një peshk, një levrek në furrë. Nuk është e vështirë sepse duhet të dish kohën kur gatuan peshk. Do bëja një salsë të thjeshtë me vaj ullir, hudhër, limon të cilën do e shoqëroja dhe me erëza. Anash do bëja ca argjinare të thjeshta me pak oriz të bardhë. Do e shoqëroja kështu.

Arjon : Kohë e fundit je vendosur ne Shqipëri ?

Lorik : Dy vitet e para mbasi u shkëputa nga futbolli, me vajtje e ardhje. Që nga gushti jemi me stabël në Shqipëri. Në Kosovë shkoj shpesh. Kam dëshirë të kthej këtë kohën e Kosovës që më ka munguar për gjithë këto vite, kështu tani çdo dy javë jam atje.

Arjon: Ndërkohë Monica dhe djali si e kanë pritur faktin që po qëndrojnë kaq gjatë në Shqipëri ?

Lorik : Nusja e ka marrë më shumë dëshirë. Ajo ka ardhur disa herë. Por, fakti që kemi patur miq para se të vinim , që kemi gjetur dhe kemi bërë miq të rinj, marrëdhënie miqësore, shoqëri për Monikën dhe djalin ♪7shtë pozitiv. Kemi fatin që jemi në një vend të mrekullueshëm më një kohë dhe ushqim të mrekullueshëm. Të marrë më të mirën e kohës.

Arjon: Ka pasione djali ?

Lorik: Makinat, është i çmendur mbas makinave. I njeh markat, modelet, i ka qejf avionët. Vetëm na pyet kur do ikim diku që të marrë avionin. E do shumë topin, e përzien midis këmbëve dhe duarve. Unë do e shtyja që të merrej me sportin. Cili do që i pëlqen më shumë, por do të doja që sporti të zinte një rol të rëndësishëm në jetën e tij.

Arjon: Nëse do vendoste të bëhej futbollist ?

Lorik : Ne do e ndihmojmë në çdo drejtim.

Arjon : Sa gjuhë flet Lorik Cana ?

Lorik: Nga ato që flas mirë, anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Gjermanisht jam shumë mirë, në gjuhën serbo-kroate gjithashtu. Kam një bazë të vogël të turqishtes, sa mos jem i humbur, ndërsa gjuhën spanjolle e kuptoj shumë mirë por nuk e kam praktikuar në të folur. Frëngjishtja dhe italishtja më ndihmojnë shumë me spanjishten.

Arjon: Po fakti qe di kaq shumë gjuhë, që ke kaq shumë informacion dhe që ke udhëtuar botën, të ka ndihmuar me Monica-n ?

Lorik: Absolutisht po. Ajo ka udhëtuar shumë por ka jetuar në Romë, në të njejtin vend, në të njëjtin komunitet, pjesë e ngritur e elitës romake. Ka udhëtuar shumë. Por, është ndryshe kur dikush ka udhëtuar dhe jetuar në vendet e ndryshme. Shoh që më ndjek dhe nuk e ka asnjë problem të udhëtojë. Shkojmë në Shqipëri ose ikim jetojmë në Francë, nuk e ka asnjë problem.

Arjon: Besoj se marrëdhënie të mirë ke dhe më prindërit e Monica-s.

Lorik: Sigurisht.

Arjon : Ata si e pritën, si ndërvepruan me ty?

Lorik: Nëna e Monikës e kishte problem këtë pjesën e futbollistit, por që nga hera e parë që u takuam kjo gjë ndryshoi. Ata janë njerëz shumë të thjeshtë, të hapur, shumë të mirë. Kam një raport jashtëzakonisht shumë të mirë.

Arjon: Po kur hyri Monica në shtëpinë tënde ?

Lorik: Ajo hyri në një realitet tjetër sepse hyri në familje të madhe që ishte e mësuar të rrinte gjithmonë bashkë. Pavarësisht që unë jam shkëputur prej tyre për shkak të aktiviteti që bëja, por momentet që kisha mundësi , mundohesha që të ribashkohesha me familjen. Për atë kanë qenë disa momente familjare që përjetohen në Italinë e Jugut, e re për të. Por, ajo ka patur mundësi të më ndihmojë dhe mua në ndërtimin e familjes së re, në zgjatimin e familjes së origjinës . Por, patjetër duke mbajtur gjithmonë pranë familjen e origjinës këtë pjesë që është e rëndësishme për ne shqiptarët. Ajo po mundohet të rrijë në këtë korrent tonin.

Arjon: Ke qenë nja nga futbollistet që vishej më bukur, sot çfarë marrëdhënie ke më stilin ?

Lorik: Duhet të jem i sinqertë më ty, unë 90 të kohës vishem me tuta. Por, nusja ka ndikuar në mëyrë jashtëzakonisht shumë pozitive dhe cilësore në mënyrën si vishem, sidomos prej që jemi bashke. Dihet që nuk i krahasojmë dot italianët me shijet e një vendi tjetër.

Arjon: Është bërë një dokumentar për ty, me trego pak për projektin?

Lorik : Projekti mori jetë 6 muaj mbasi e kisha lënë futbollin. Nuk e kisha absolutish në plan të bëja diçka, qoftë një libër. Pastaj thashë pse jo, sepse për të bërë diçka në mënyrën e duhur duhet kapur momenti dhe momenti është sa është I nxehtë se dhe kujtimet dhe njerëzit shprehin emocionet kur janë të freskëta. Nuk arrin ti tregosh të gjitha por në fund kam qenë ë kënaqur që kam pranuar sepse është një punë që mbetet dhe e tregon dhe në të ardhme.

gazeta-shqip.com

Ç’ do të thotë të jesh grua në Shqiperi!!!

No Comments Lajme Opinion

Kam ndër duar një vendim të turpshëm gjykate!
Kazusi: Dy burra, nga ata “të fortët”, pasi shkundën xhepat në kazinonë e lagjes, i futën nga dy dopio, sepse burrërohesh kësisoj, dhe i kryqëzuan rrugën shtetases duke e bllokuar në trafik. Kërcënim me jetë, ofendime, ulërima, pa shkaqe të arsyeshme. Përndjekje dhe breshëri telefonatash me përmbajtje ultimatumi…
Në komisariat: OPGJ-ja, me paraqitjen e njerit prej të të paditurve, se tjetri u fsheh pasi i kishte dalë pija, ndryshoi qëndrim 180 gradë. “Paraja hedh ujin përpjetë” – ka thënë dikush. E harroi detyrën dhe kërkoi të bënte “pajtim gjaqesh” duke luajtur me viktimën që ende e kishte të freskët traumën. Asnjë suport psikologjik! Madje edhe gjeneralitetet i kërkoi në koridorin e komisariatit, në këmbë, me një letër jashtë formatit zyrtar të shkresave. Pasi dëgjoi të paditurin që shkrifërohej, se kishte investuar, dhe pasi nuk i bëri dot ballë rezistencës së viktimës për të ndjekur çështjen ligjërisht, me pështymë të tharë dhe me shumë dhimbje, e përcolli në prokurori.
Në prokurori: Muaj të tërë pritjeje dhe asnjë njoftim! As për t’u dëgjuar, as për të vënë provat në dispozicion dhe as për t’u njoftuar për vendimin e marrë në heshtje nga prokurori, që është detyrim ligjor t’i bëhet me dije viktimës, në çdo rast, për t’i dhënë të drejtën e ankimimit.
Pas paraqitjes së zonjës së keqtrajtuar në Prokurori, viktimës së çështjes, rreth një vit pas kallëzimit, u mësua se prokurori na paskërkësh vendosur: Mosfillimin e çështjes penale. Pa thirrur palën kallëzuese, se me palën e kallzuar, patjetër që është takuar për të marrë çfarë i “takonte” që të mbyllte muhabetin (këtë e tha dhe i padituri, që i kam pesë miq e shokë unë! Ky duhej të ishte një nga të pestët). Jeta e viktimës në ankand! Edhe për të vënë në dispozicion kopjen e vendimit, rezistencë nga sekretaria. Qark i mbyllur i një sistemi të kalbur.
Pas marrjes së kopjes së vendimit, u bë një ankimim, brenda afateve ligjore dhe dosja u rikthye dhe një herë për plotësim dhe rishqyrtim. Gjyqe pas gjyqesh dhe, pas kalvarit 2 vjeçar, u zgjidh me vendimin e turpshëm si më poshtë…
Gjykata, në emër të “Drejtësisë”
VENDOSI:
Deklarimin fajtor të të pandehurit X për kryerjen e veprës penale “Kanosja” dhe në bazë të nenit 84 të Kodit Penal e dënon me 60 000 lekë gjobë (emri I të pandehurve dhe gjyqtarit pak rëndësi kanë pasi të gjitha vendimet për këtë target janë copy/paste. Vendime që lehtësojnë të pandehurin, mashkull në këtë rast, por i paburrë, duke paragjykuar viktimën.
Në aplikim të nenit 406, të KPrP, ulet 1/3 e dënimit dhe I pandehuri dënohet përfundimisht me 40 000 lekë gjobë ….edhe një lehtësim I vogël: pagesa e gjobës mund të kryhet brenda tre muajve.
Pa dashur aspak të promovoj, i referohem Kanunit të Lek Dukagjinit që shprehet: grueja s’bjen n’gjak edhe me qëllue që të vrasi kënd……Nëse hakmarrësi ve dorë mbi gruan e burrit, duke dashur që të hakmerret ndaj burrit, të saj, për marrje haku apo marrje borxhi, hakmarrësi ka bërë gabimin fatal që kanuni nuk ja fal…….Burrëria kanunore, nuk lejon që në sy të gruas të vtitet apo të çnderohet bashkëshorti… gjithashtu përcakton qartë që burri nuk ka tagër mbi jetën e gruas, pra, sipas kanunit, gruaja është e shenjtë dhe nëse vret një grua, ke hyrë 2 herë në gjak (duke presupozuar një shtatzani të mundshme). Më erdhi ndër mend një thënie: “Të jesh grua, do të thotë të jesh dy herë njeri”. Për fat të keq nuk ndodh kështu!
Pyetjes: “Ç’do të thotë të jesh grua në Shqipëri”, do t’I përgjigjesha: Do të thotë: të shkosh tek burri e virgjër! Të mos e shqepësh zërin e gojës se ai ishte fati yt! Të durosh siç kanë duruar shumë e shumë të tjera! Të rrihesh kafshërisht derisa burri, i sëmuri psiqik që të ka rënë për pjesë, të lodhet edhe vetë me dajakun dhe ta kurorëzojë këtë rreth vicioz me një vrasje spektakolare! Do të thotë të mos gjesh mbrojtje askund sepse dhuna është bërë status! Të të vlejë lëkura shumë pak! Të të paragjykojë i plotfuqishmi i lagjes sepse pi raki me burrin tënd dhe ti patjetër je kurva që meriton dajak, prandaj hesht se je me fat, se shoqet e tua kanë shkuar me vakt në atë dynja!
Të jesh grua në Shqipëri, do të thotë të bëjnë Pazar me lëkurën tënde! Do të thotë që jeta jote të kushtojë 40 000 lekë, në rastin më të mirë. Kaq ta ka vënë çmimin gjyqtari! Gjyqësori më seksist se kanuni!!!
Të jesh grua në Shqipëri do të thotë të gjendesh fillikat, e ngërthyer nga Sindroma e Stokholmit që, e vetmja gjë që ke mbas shpirtit, është psherëtima se edhe lotët janë tharë…as support nga prindërit, për arsye të opinionit, dhe as nga organet e drejtësisë, për shkak të prostitucionit institucional që e fabrikon dhe promovon dhunën. Të jesh grua në Shqipëri do të thotë që edhe festa jote të jetë ditë zie.
Dikur më bënte përshtypje një thënie e tim eti që sot tingëllon më aktuale se kurrë: “Femna asht darka e dreqit, moj bijë”.

Monika Melyshi, mars 2019

Vajza e presidentit Trump qëndron në Beograd, arsyeja do t’iu befasojë

No Comments Aktualitet Lajme

Mediat serbe shkruajn se vajza e vogël e presidentit amerikan, Donald Trump, Tiffany është duke qëndruar në Beograd me të dashurin e saj, Michael Bulos, transmeton Gazeta Metro.

Thuhet se ajo do të qëndrojë në kryeqytetin serb për 11 ditë dhe atje ka shkuar për tu argëtuar.
Tiffany është vajza më e re e presidentit amerikan Donald Trump me martesën e tij të kaluar me Marla Maples.

Ajo është 25 vjeçare, studion Juridikun dhe gjithashtu është modele.

Sipas mediave serbe, Tiffany është duke shpenzuar mirë në kryeqytetin serb./gazetametro.net

Era në romancë me artistin e njohur ndërkombëtarisht

No Comments Argëtim Thashetheme

Duket se ‘ngacmimet’ mes Erës dhe Diplos në rrjetet sociale nuk janë vetëm ngacmime.

Era Istrefi është përfolur prej kohësh për një lidhje me DJ Diplo.Duket se këto thashetheme po bëhen gjithnjë e më të vërteta, edhe pas komenteve e ngacmimeve të shumta që artistët shpeshherë kanë ndarë me njëri-tjetrin në “Instagram”.
Siç thotë edhe populli “ku ka zë, nuk është pa gjë”, prandaj së fundmi disa burime kanë zbuluar se një romancë midis këngëtares kosovare dhe Dj të famshëm ka nisur.

Miqtë e afërt të çiftit kanë konfirmuar se mes këngëtares dhe producentit të njohur po ndodh një lidhje serioze, ndonëse ata kanë zgjedhur që të mos flasin në media.

Sipas tyre, Era dhe Diplo po jetojnë një histori pasiononte në SHBA, aty ku dhe këngëtarja prej kohësh është duke punuar për të fuqizuar emrin e saj në arenën ndërkombëtar.

Gazeta Metro