Radio Projekti 21 - 102.9 FM Stereo

Adelina Ismaili refuzon nominimin në “Balkanika” për artisten e vitit, shkak flamuri
Edhe këtë vit një nga televizionet më të mëdha në Ballkan me seli në Sofje të Bullgarisë, që transmeton muzikë nga të gjitha trojet e Ballkanit, përfshirë këtu shtetet si Romania, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Turqia dhe Shqipëria, do të organizohet eventi më i madh i ndarjeve të çmimeve për artistët, këngët, klipet, festivalet e performancat e artistëve nga mbarë trojet e lartpërmendura.

Në këtë edicion ishte menduar që ftesë t’i bëhet njërës prej këngëtareve më të popullarizuara të gjeneratës së re, pop-divës Adelina Ismaili, që të bëhet nominimi i saj në  kategorinë “Artist of the Year 2012”. Burime tona nga organizatorët në Tiranë dhe Sofje, tregojnë se këngëtarja ka refuzuar kategorikisht për shkak të mosplotësimit të kushteve që ka kërkuar ajo, e një nga ato kushte ka qenë vendosja e flamurit të Republikës së Kosovës përkrah flamujve të vendeve të tjera pjesëmarrëse.

Organizatorët siç duket, nuk kanë qenë në gjendje të plotësojnë këtë kusht, për shkak të reagimit të artistëve nga Serbia, dhe ishin zemëruar për mospjesëmarrjen e Adelinës në këtë event, si një nga yjet më të diskutuar dhe më të kërkuar në trojet ballkanike, por flitet se këngëtarja ka pasur edhe shkaqe të tjera për mospranimin e ofertës për eventin e madh në Sofje, pasi është duke punuar për një tjetër projekt në Europë dhe është shumë e zënë, saqë orë të tëra kalon në studio muzikore.

19 vjeçarja nga Brodeci e palëvishme kërkon ndihmë
Të dashur miqë edhe pse këshilli drejtues i Radio Projektit në janar mori vendim për të pushuar me aksionet ” Humanitare” deri në dhjetor 2012, të dielen me datë 19 shkurt kërkohej nga dëgjuesit tanë, me gjdo kushtë të ndihmohet vajza 19  vjeçare nga f. Brodec, e cila është e paralizuar në këmben e djadhte dhe i duhet trajtim jashtë vendit, ju njoftojmë se këshilli drejtues  i Radio Projektit mori vendim për të ndihumar k’të familje… Shpetim Xheladini - Timi

watch?v=vjxXjp58OMQ

Intervist ekslusive
Dr.Nusret Pllana, i lindur me 21.05.1959 në Arbnesh periferi të Prishtinës,shkollen fillore e kreu në vendlindje,ndërsa shkollën e mesmen dhe fakultetin ekonomik në Prishtin.Veprimtar i hershëm i veprimtarisë kombëtare e politike ilegale,ish i burgosur politik që ka vuajtur denimin prej pesë vitesh,ushtar aktiv i Ushtris clirimtare të Kosovës,e folës legjendarë të radios së parë për liri,pavarësi e çlirim “Radio Kosova e Lirë”

Dr.Nusret Pllana,do të jetë musafir i emisionit “Gjithçka për kombë” ditën e dielë me datë 26 shkurtë 2012 nga ora 20:00.Emisioni do të jetë i drejtë për drejtë, jeni të mirë se ardhun me pyetjet e juaja. Ju mirë presim.

Tlf: +4539161822

E:mail: projekt21@radioprojekt.dk

Facebook: Radio Projekti 21

Sms: +4530303311

Më shumë se një Radio e zakonshme
Nga viti 2001 çdo muaj ka nga një aktivitet në këtë drejtim, duke grumbulluar mjete për raste të veçanta dhe shumë nevojtare. Përmes këtij aksioni të organizuar nga ana e Radio Projektit, janë ndihmuar familjet e dëshmorit Qani Belaj nga Kaçaniku, Shaban Zenunit nga Merova, familja e  Komandant Telit, Tahir Sinanit  dhe shumë rasteve tjera. Dua të përmend se për një kohë shumë të shkurtër nga ana e mërgimtarëve janë grumbulluar 34 mijë euro për familjen e komandant Telit. Është shumë e veçantë të theksoj se mërgata ka krijuar një besim tek stafi ynë në këtë drejtim dhe gjithnjë ka përkrahur pa rezervë aksionet tona të drejtuara për vepra humane”, thotë ai.

Urim Hasipi

Tetovë, 19 shkurt-Mërgata shqiptare në Danimarkë është ndër më aktivët sa i përket organizimit të jetës në aspektin e informimit. Kësisoji më shumë se 10 vite në kryeqytetin danez Kopenhagen,  funksionon me sukses Radio Projekti, radio kjo jo vetëm që transmeton muzikë por është bërë vend ku organizohen edhe shumë aktivitete kulturore, humanitare, edukative etj. Drejtori i këtij Radio Stacioni në mërgim Havzi Sulejmani thotë se Radio Projekti, funksionon që nga viti 2001 me studio vetanake dhe që është  mbështetur nga organet komunale të atjeshme në baza financiare dhe mërgata shqiptare. Kjo Radio sipas tij, që nga fillimi me programin e vet ka dhënë kontribut në mbajtjen e lidhjeve mes mërgatës shqiptare me vendlindjen. Ai veçon momentet e luftës së vitit 2001, duke qenë një urëlidhëse me vendlindjen ndërsa duke qenë edhe një mbështetëse e fuqishme e fondit “Liria Kombëtare”  deri në përfundimin e luftës, duke përmendur edhe shumë intervista me banorë të fshatrave të rrezikuar dhe eprorëve të UÇK-së.  “Me përfundmin e luftave në trojet shqiptare të Ish-Jugosllavisë, Radio Projekti  përmes rubrikave të saja është përqëndruar në hallet dhe problemet që kanë vetë bashkëuatdhetarët ndërsa theks i veçantë i është kushtuar ardhmërisë së fëmijëve të lindur dhe të ritur në vend të huaj. Fati i fëmijëve të lindur atje është problem kyç dhe në këtë drejtim punojmë më shumë që mos kemi asimilim. Fëmijët e bashkëatdhetarëve tanë janë në moshë delikate dhe gjithnjë jeta ibën të shoqërohen me shumë moshatarë të kombeve të ndryshme  dhe në këtë mënyrë të harrojnë edhe prejardhjen e tyre. Prandaj në këtë drejtim kemi shumë kujdes ku përmes emisioneve për fëmijë dhe festivaleve të ndryshme, ne mbajmë gjallë jetën dhe organizmin e shqiptarëve në Danimarkë”, thotë Havzi Sulejmani. Ai rrëfen se janë dhjetëra vullnetarë të cilët punojnë në këtë radio, të cilët kanë pasion punën dhe janë shumë të vetëdijshëm për misionin që kanë, pra të mbajnë gjallë jetën kulturore të shqiptarëve në mërgim. “Përmes mikrofonit jemi bartës të një festivali tradicional që quhet “ Pranvera e fëmijëve” festival ky që grumbullon grupe të shoqatave shqiptare në tërë Evropën.  Në vitin 2010 u mbajt festivali i 15 me radhë ndërsa në 2011 nuk patëm mundësi të mbajmë për shkak të kushteve ekonomike.Megjithatë kjo nuk na ka penguar që të mbajmë shumë aktivitete për festat kombëtare që janë njëherësh edhe vendtakime për shumë mërgimtarë”, thotë Sulejmani. Edhe pse në këtë vend sipas Havziut, mund të ketë rreth 10 mijë shqiptarë të Maqedonisë, që është numër i vogël në krahasim me mërgimtarët në vendet tjera të Evropës, megjithatë aktivitetet janë të mëdha. Gjithnjë paralelisht me emisionet që mbahen në këtë radio,  një vend të rëndësishëm zë edhe aktiviteti i humanitetit.  “Përmes këtij Radio Stacioni, transmetohet edhe rubrika “Humaniteti në vepër” , rubrikë kjo që ka të bëjë me ndihmën e skamnorëve, varfënjakëve, të sëmurëve që nuk mund të shërohen në vendlindje,  pa përjashtuar këtu edhe familjet e invalidëve dhe dëshmorëve të luftës në Maqedoni, Kosovë dhe Preshevë. Nga viti 2001 çdo muaj ka nga një aktivitet në këtë drejtim, duke grumbulluar mjete për raste të veçanta dhe shumë nevojtare. Përmes këtij aksioni të organizuar nga ana e Radio Projektit, janë ndihmuar familjet e dëshmorit Qani Belaj nga Kaçaniku, Shaban Zenunit nga Merova, familja e  Komandant Telit, Tahir Sinanit  dhe shumë rasteve tjera. Dua të përmend se për një kohë shumë të shkurtër nga ana e mërgimtarëve janë grumbulluar 34 mijë euro për familjen e komandant Telit. Është shumë e veçantë të theksoj se mërgata ka krijuar një besim tek stafi ynë në këtë drejtim dhe gjithnjë ka përkrahur pa rezervë aksionet tona të drejtuara për vepra humane”, thotë ai. Sulejmani, shprehet se në këtë drejtim roli dhe qëllimi i këtij Radio Stacioni është më shumë se një radio e thjeshtë, por sipas tij, gjithnjë aspekti kombëtar, kulturor, edukativ ka vendin e vet që është një mision mjaft i shenjtë dhe kombëtar. “Në rubrikat tona gjithnjë e aktualizojmë problemin e edukimit, asimilimit, martesave me të huaj, devijimet shoqërore, me qëllim që të ruajmë unin tonë si shqiptarë. Në këtë drejtim kemi shumë përkrahje edhe nga ana e prindërve dhe kuadrit tonë që punojnë në institucionet e Danimarkës. Radio Projekti tani më është bërë një vend ku shqiptarët, informohen, organizohen dhe mbajnë lidhjet me atdheun e tyre. Prandaj në këtë drejtim kemi edhe përkrahjen e parezervë të vetë mërgimtarëve dhe normalisht aksionet tona gjithnjë dalin të suksesshme” shprehet drejtori i Radio Projektit. Ky Radio Stacion. transmeton program në valë tokësore nga e hëna deri të premten nga ora 18.00 deri ora 21.00, të shtunave prej orës 18.00 deri ora 04.00  të mëngjesit. Përvec Kopnehagës ka zgjeruar punën në studiot improvizuese në Shkup, në Angli, Zvicër, ndërsa së shpejti pritet të hapet edhe studio në Tetovë .

Pasaporta Mbretrore
Pasaporta e MRETNIS’ SHQIPTARE me kete mbishkrim:   1. T’a dijsh dhe të jesh i sigurtë se fatbardhsija dhe lumtunija e jote gjindet në Shqipni e cila të jep nder e të fal emnim Shqiptar.   2. Rueje mirë karakterin komtar dhe krynaltësin shqip…tare; bindju ligjvet dhe urdhnavet të vendit kudo që të jesh.   2. Çdo shqiptar asht vllau Yt; nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.   4. Mos e përbuz gjuhën e nanës s’ate tue folë në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja   5. Ndero flamurin e atdheut tand; kush nuk e nderon shejin e komsis, shnderon vehten e vet.   Dashuni për athde ndihet ma tepër në mërgim, prandaj këtë dashuni ruaje edhe kur të kthejsh në vendin t’and.

Ekslusive- Jurisheviq: Historia e trishtë e veteranëve të UÇK-së
“Unë jam i zemëruar me faktin se gjatë luftës, si komandantët ashtu edhe mjekët janë treguar frikacakë. Jam i zemëruar edhe më shumë, sepse edhe tani, në kohë paqeje, ata sillen në të njëjtën mënyrë’’

Kirurgu Australian Craig Jurisheviq

Prishtinë, 16 shkurt – Një kirurg i specializuar për zemrën dhe një burrë i guximshëm, që ka punuar në shumë zona të rrezikshme të luftës, përfshirë Izraelin, Kosovën, Timorin Lindor dhe Afganistanin, Jurisheviq mbetet emocionalisht i lidhur me vendin tonë. Australiani, rrëfimi i jashtëzakonshëm i të cilit nga lufta e Kosovës u botua në gjuhën shqipe pak javë më parë në librin me titull “Duart e përgjakura’’, përveç përjetimeve të rënda për të cilat shkruan në libër, ndjen se duhet të flasë edhe një të vërtetë në lidhje me Kosovën.

“Historinë e trishtë’’ të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që kur është botuar libri në Kosovë, ai ka pranuar shumë mesazhe nga veteranët e luftës, të cilët i rrëfejnë se jetojnë në kushte të rënda, kanë shumë pak të holla për të mbijetuar dhe se jeta e tyre është e tmerrshme në Kosovën e “re’’.

“Veteranët janë të zemëruar që pavarësisht nga miliarda dollarë që janë dhënë për Kosovën gjatë 13 viteve të fundit, ata ende jetojnë në varfëri të skajshme. Ata shohin politikanët, shumë prej të cilëve ishin komandantë të tyre në luftë dhe shumë prej të cilëve nuk u qëndruan pranë në vijën e frontit, që tani shijojnë jetë luksoze me miliona dollarë në zotërim të tyre, ndërsa ata, ushtarët që luftuan trimërisht, vuajnë në varfëri,’’ thotë Jurisheviq, i cili është anëtar i Komitetit Ndërkombëtar për të Drejtat Humanitare dhe anëtar i Kryqit të Kuq Australian.

Craig Jurisheviq në malet e Pashtrikut 1999

Një rast i posaçëm e trishton më së shumti. Një burrë, 47 vjeç në atë kohë, ishte në frontin e Pashtrikut bashkë me Jurisheviq, ku luftoi me trimëri. Ai u kthye në Kosovë, i lindi një fëmijë kur ishte 50 vjeç, dhe prej atëherë nuk mund të sigurojë një punë të qëndrueshme. “Ai shpenzon shumicën e parave duke u përpjekur që të sigurojë trajtim mjekësor për vajzën e tij 9 vjeçare, e cila vuan nga një formë e rëndë e epilepsisë. Për shkak të korrupsionit në sistemin mjekësor, ai nuk mund të vizitojë një neurolog, pasi për këtë nevojiten para, të cilat ai nuk i ka. Ai s’ka para të mjaftueshme për një apartament të mirë e të nxehtë dhe fëmijët e tij jetojnë në të ftohtë dhe vuajtje,’’ rrëfen Jurisheviq.

Duke qenë njeri shumë modest, kirurgu australian tregon shkurtazi se i ka dërguar atij para dhe e ka vënë në kontakt me një neurokirurg shqiptaro-amerikan. ‘’Ai është një njeri krenar dhe mund të mos i pëlqejë që të identifikohet, “ shton Jurisheviq. Megjithatë ai thotë se i vetëm nuk mund t’u ndihmojë veteranëve aq sa do të dëshironte dhe shton se me tërë ato miliarda që ipen për Kosovën, do të duhej që çdo burrë, grua dhe fëmijë të ketë standard të artë të kujdesit shëndetësor.

“Unë jam i zemëruar me faktin se gjatë luftës, si komandantët ashtu edhe mjekët janë treguar frikacakë. Jam i zemëruar edhe më shumë, sepse edhe tani, në kohë paqeje, ata sillen në të njëjtën mënyrë’’, thotë Jurisheviq, duke shtuar se në Australi dhe gjetkë, atyre që kanë luftuar për lirinë e vendit u ofrohet mbështetje e veçantë .

“Ne të gjithë luftuam për çlirim. Ne të gjithë luftuam për liri. Luftuam për t’i dhënë fund shtypjes! Po tani luftëtarët tuaj janë të shtypur nga varfëria, pa lirinë për të mbrojtur familjet e tyre nga shtypja që vie nga pabarazia dhe korrupsioni. Për mua ky është një fund shumë i trishtuar i një luftë të trishtë. Kjo gjë më thyen zemrën dhe më mbush me zemërim dhe neveri,” përfundon Jurisheviq.

Dritëro Agolli: Moti i keq, … Politikanët, tufa ujqish në dëborë
TIRANE - Dritëroi rri mendueshëm, i ulur në ballë të dhomës ndërsa sytë i ka ngulitur në ekranin e televizorit. Bardhësia e dëborës duket se ia vret sytë e qelqtë tejpërtej syzeve. I ndjek pamjet filmike disi i ‘tronditur’, ndërsa kamerat lëvizin fshat me fshat. Sheh dhe hesht, sheh dhe ul kokën pastaj sheh dhe psherëtin. Bora ka paralizuar vendin, ka izoluar banorët por situata e rëndë ka prekur thellë edhe vetë shkrimtarin. Shkrimtarin nuk e ka mërzitur vetëm dëbora, por edhe menaxhimi i situatës e debatet mbi të. Duket i revoltuar nga shkëmbimet ndërsjella të akuzave mes politikanëve në këto ditë fatkeqësie. Me të drejtë ai pyet: Kush mund ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga kjo situatë e rëndë? Këta njerëz që grinden? Pothuaj një javë më parë, kur dëbora ende s’e pat gjunjëzuar verilindjen e juglindjen e Shqipërisë, ne kishim folur më Dritëroin për një intervistë. Paraprakisht patëm rënë dakord që biseda t’i kushtohej një libri të ri mbi letërsinë e tij që mban titullin “Njerëzit e krisur të Dritëro Agollit” me autor Shaban Sinanin. Siç patëm folur në orët e paradites së djeshme u gjendëm në shtëpinë e tij për bisedën mbi poezitë e dramat. Pas përshëndetjeve të rastit, Agolli u mendua një copë herë ashtu pa folur me shikimin e mbërthyer nga televizori. Libri studimor mbi të është mbi tavolinën prej druri, ndanë tavullës së duhanit, ndërsa cigaret ndizen e fiken njëra pas tjetrës. Ne heshtim dhe presim bashkë me shkrimtarin dhe ashtu si ai, sytë ia ngjeshim fort ekranit. Një moment ai na sheh në sy dhe thotë duke cituar Dostojevskin: “Kur në Barcelonë bie tërmet, shkrimtari nuk mund të flasë për lulet”. U bë e qartë që intervista për letërsinë do të mbetet për një kohë më të vonë. E vendosëm që biseda jonë këtë herë do të jetë për pasojat e dëborës. Për këtë të fundit, Migjeni pat shkruar një skicë me titullin “Bukuria që vret” teksa punonte si mësues në Pukë, në të njëjtin qytet ku tani dëbora ka mbuluar gjithçka. Sot, Agolli analizon situatën dhe kritikon politikën dhe jo vetëm për mosmenaxhim të mirë. Duke mos përmendur emra ai kërkon bashkim e bashkëpunim për të ndihmuar njerëzit që janë në të ftohtë pa ushqim, pa drita e pa ujë.

Prej disa ditësh Shqipëria është nën dëborë. Krahas ndihmave për të izoluarit politika shqiptare po lëshon akuza të ndërsjella mbi situatën. Si e keni parë gjendjen në tërësi?

Unë si qytetar i këtij vendi, por edhe gjithë qytetarët e tjerë jemi tepër të trishtuar nga kjo gjendje e jashtëzakonshme. Është mbuluar me dëborë gjysma e Shqipërisë, ose ma merr mendja që vetëm një çereku i vendit është pa dëborë. Në këtë gjendje që jemi duhet të bashkohemi dhe ta përballojmë këtë fatkeqësi duke ndihmuar secili jo vetëm me gjëra materiale, por ndihma duhet të jetë e gjithanshme. Ajo duhet të jetë jo vetëm materiale, por edhe me një fjalë të ngrohtë, me një bashkim të madh të të gjithë njerëzve pa dallim partiak, pa dallime pikëpamjesh, pa dallime feje e pa asnjë lloj dallimi domethënë. Madje, do të thosha që edhe kryetarët e partive që janë në vendin tonë, edhe kryeministri, edhe presidenti, edhe priftërinjtë, edhe hoxhallarët, ata që falen e ata që nuk falen, duhet ta kenë mendjen tek kjo situatë e rëndë në të cilën ndodhet vendi. Duhet ta kenë mendjen aty që njerëzit të shpëtojnë nga kjo fatkeqësi sepse nuk është e lehtë që të rrish nën dëborë, pa ushqim, pa drita, pa ujë, pa ushqime për bagëtinë (sepse njerëzit jetojnë bashkë me lopët, dhentë, dhitë e bagëtitë, i kanë ndihmës se me to ushqehen). Duhet menduar jo vetëm për njerëzit por edhe për kafshët e për zogjtë.

Bashkim për të përballuar fatkeqësinë?

Nuk duhet të zihemi me njëri-tjetrin, të paktën në këtë kohë të rrezikshme. Nuk duhet të këmbejmë fjalë dhe ligjërime të pahijshme që ta thellojnë edhe më shumë këtë dëshpërim, që të ngjallin një pesimizëm. Kush do ta nxjerrë këtë Shqipërinë tonë nga kjo situatë? Këta njerëz që grinden? Nuk iu mjaftoi koha pa dëborë që u zunë e u therën, por edhe tani në këtë kohë, si tufa ujqërish zihen me njëri-tjetrin nëpër dëborë, për të kafshuar diçka apo për vota, për disa copa letrash? Duket si një garë, kush të dalë më i zoti për t’ia mbushur mendjen njerëzve që unë jam i zoti dhe mua më votoni.

Ju ka prekur situata shumë me sa duket…

Është një dramë absurde që si vete njeriu në mendje. Edhe një shkrimtari nuk i vete në mendje që të mendojë e të hedhë në letër një dramë të tillë, aq imagjinare është. Kjo që po ndodh tani, në këto tri a katër ditët e fundit me të vërtetë që as njeriut të letrave nuk i shkon në mendje. Edhe unë jam shqiptar, por ne shqiptarët kemi një dobësi të tillë që i fillojmë gjërat nga fundi. Duhet ta prishim këtë rregull, të nisim nga fillimi.

Si erdhëm deri këtu? Mund të ishte shmangur kjo fatkeqësi?

U pa me kohë që ky dimër do të ishte disi kështu, paramendohej! Njerëzit, megjithëse të varfër, duhet të kishin menduar për këtë ditë. Duhet të kishin menduar ata vetë, por edhe drejtuesit tanë ashtu siç duhet të kishin menduar përse jo edhe shoqatat joqeveritare. Ato duhet të kishin menduar të mblidhnin disa rezerva në disa pika të rëndësishme që quhen të pakalueshme që të përdoreshin për ditët kur bie dëborë. Rezervat të jenë atje ku ke mundësi ti shpërndash. Fjala vjen, duhet të ishin disa rezerva në fshatin Gjerbes pranë Tomorrit, kështu fshatrat përreth mund të shkonin edhe t’i merrnin. Para se të binte kjo dëborë e madhe, dëgjova njërin që fliste në televizor e thoshte se kishin stoqe për ditë të vështira, e ku janë sot? Një tjetër thoshte se kemi para të mjaftueshme. E keqja është se kur ka fatkeqësi të kësaj natyre, nuk ha dot para. A i merr dot eurot, dollarët apo një 50 mijëlekëshe e t’i hash? Paraja nuk vlen fare po nuk pate bukë, sepse paraja përdoret për të blerë bukë. Poku do ta blesh kur bllokohen rrugët? Le të na bëhet mësim kjo dhe në çdo vjeshtë të mendohet për të mbledhur rezerva në disa pika kyçe ku bie dëborë e madhe dhe ka izolim. Rezerva duhet të ketë në Tropojë, në Pukë, në Dibër, në Malësinë e Madhe, në Vermosh, Shalë e Shosh, Mokër e Opar. Të ketë rezerva andej dhe ligje të forta që të ruhen për dimrin.

A nuk mendoni se të izoluarit janë ndihmuar me gjithë vështirësitë e qarkullimit?

Pojanë ndihmuar falë heroizmit të pilotëve tanë që i shpien me helikopter sepse është vështirë e mund të ketë edhe të papritura. Por, më mirë duhet t’iu çosh një thes me miell edhe gjëra që mund të gatuhen për shumicën se sa dy a tri pako makarona. Një pako makarona ikën për një vakt, sepse ato janë familje të mëdha, çfarë do hanë më vonë? Duhet miell gruri dhe misri, duhen lakra e fasule që njerëzit të hanë. Duhen menduar dhe llojet e ushqimeve. Madje edhe vetë dyqanet e fshatrave duhet të furnizohen herët me shumë ushqime që t’i kenë për dimër. Duhet të mendojnë të gjithë më herët. Iu duhet thënë fshatarëve që të bëjnë shkallë të larta që të ngjiten e të pastrojnë çatitë nga dëbora në mënyrë që të mos shemben. Janë çmësuar nga kohët e vështira. Shteti, tregtarët e mëdhenj, shoqatat e individët që kanë mundësi le t’i ndihmojnë të varfërit me rezerva, sepse e di se disa prej tyre jetojnë me ndihmë ekonomike dhe nuk kanë mundësi të grumbullojnë sasi të mëdha ushqimesh sepse s’kanë para t’i blejnë me shumicë. Këtu s’ka as vend ku të dërgohen ndihmat për të varfrit qoftë edhe rroba, ndërsa në botë janë kishat. Le ta bëjnë kishat e xhamitë tona një organizim të tillë.

Në gjendjen ku jemi aktualisht, çfarë mund të bëjmë për të lehtësuar sadopak situatën e rëndë të banorëve të bllokuar në zona të thella?

Në këtë gjendje duhet një solidaritet i madh, që të grumbullohen shumë njerëz që të zhbllokojnë rrugët, të ndihmojnë njerëzit, të marrin familjet që iu janë prishur shtëpitë e s’kanë ku të jetojnë. Ne gjatë luftës së Kosovës kemi mbajtur në Shqipëri në shtëpitë tona rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës. Edhe në shtëpinë time gjatë luftës kam mbajtur 15 veta. Le t’i mbajmë edhe ata që s’kanë ku të jetojnë për shkak të dëborës. Qytetet që janë afër zonave të bllokuara nga dëbora le të hapin dyert për banorët e fshatrave derisa gjendja të përmirësohet. “Në rrezik e në nevojë, shoku-shokun ta ndihmojë…” Duhet ta kemi parasysh këtë shprehje të vjetër. Ne e kemi pasur traditë që ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Mua më kujtohet që kur isha i vogël në shtëpinë time në Devoll vinin njerëz që kërkonin miell, grurë apo bukë në mes të dimrit e nuk i përcillnim duarbosh. Me teneqera iu jepte im atë atyre që kërkonin miell. E kishim në traditë këtë.

E kemi humbur këtë traditë të hershme po thoni ju?

Ndihmën ndaj shokëve e gjejmë edhe në “Ciklin e kreshnikëve”, në rastin e ditëve të acarta. “Fort po shndrit njaj diell, e pak po nxeh! Ç’po e merr fryma rrapin e Jutbinës ! Borë e madhe paska ra: Randojnë ahet për me u thye” është vargu i lahutës. Edhe atëherë njerëzit ndihmoheshin e merreshin vesh, nuk ziheshin. Ata luftonin e ziheshin me balozët, ndërsa sot në shekullin e 21-të jemi bërë balozë për njeri-tjetrin. Jemi miq por balozë.

Tani duhet solidaritet dhe jo një solidaritet i thjeshtë sepse populli ka solidaritet e nuk i vë re këto. Por, janë drejtuesit ata që i ngacmojnë dhe i bëjnë njerëzit të përçarë mes tyre. Përça e sundo… Vetë këta analistët e opinionistët që flasin në ekranet televizive, e që i shohim përditë duhet që t’i prekin mirë problematikat. I prekin përciptazi jo që të japin një ide për zgjidhje. Pyetja që shtrohet është shumë e thjeshtë: Si ta presim dimrin? Duhet te këtë në këto fjalime dhembshuri, njeriut duhet t’i vijë për të qarë me këtë që ka ndodhur. Po duhet t’i vijë për të qarë nga shpirti, nuk flas për lot qepësh. Mos nxirrni lot qepësh, atë e bëjnë më mirë aktorët. Dhimbja duhet të dalë nga shpirti, jo nga zori. Le të mos bëhemi artistë nga lotët.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Nga: FATMIRA NIKOLLI

GËZUAR 17 SHKURTI – DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Stafi drejtues i Radio Projektit 21, të gjithë dëgjueve të vet u uron nga zemra Gëzuar 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës.

Urimit po i bashkangjesim një ndërrimor kronologjik.

P.S. Autorë të ndërrimorit të tretë: Skënder Tullumi dhe Adem Gashi

Portreti i Bajrush Mjakut
Portret: Bajrush Mjaku

I lindur më 12 janar të vitit 1952 në fshatin Gjurgjedell të Komunës së Kaçanikut, një fshat i thellë malor, Mjaku ka prezantuar teatrin shqip në katër kontinente. Ka luajtur në teatrot e Evropës, Azisë, Afrikës dhe Amerikës.

I ka mbushur plot 60-të vjet. Nipi katërvjeçar është ndër të parët që ia uron ditëlindjen. “Gjysh, gëzuar ditëlindjen! Sonte na prit se do të vijmë te ti”, i thotë ai në telefon. Aktori Bajrush Mjaku, sapo i mbushi të 60-at, edhe pse, siç thotë ai, nuk i numëron as vitet dhe as rolet e luajtura në skenë. “As që e dija se e kam ditëlindjen. Unë nuk i numëroj vitet”, thotë ai. I lindur më 12 janar të vitit 1952 (por i regjistruar një vit më vonë) në fshatin Gjurgjedell të Komunës së Kaçanikut, një fshat i thellë malor, Mjaku  ka prezantuar teatrin shqip në katër kontinente. Ka luajtur në teatrot e Evropës, Azisë, Afrikës dhe Amerikës. Që nga marsi i vitit 1973 është i punësuar si aktor në Teatrin Shqiptar të Shkupit, ndërkaq që nga viti 2001 është edhe producent i produksionit të pavarur   “Film dhe Teatër B.M.”, i cili më vonë merr emrin  “Teatri i një aktori”.

“I çmenduri i ditarit”  u rrit dhe zhvillua në skenë. Për 40 vjet rresht aktori Bajrush Mjaku, i quajtur gjenerali i skenës teatrore, ka realizuar mbi 120 role.

Hapat e parë

Rrugëtimin në teatër e nisi me rolin e Nilit në dramën “Mikroborgjezët” të Maksim Gorkit, për të vazhduar më tej me Besnikun, Lenin, Pikpnin, Karlon V, Mbretin lir, Poprishçin, Peer Gynt III, kapitenin dhe dhjetëra role të tjera. Ai nuk i ndan rolet. Për të, të gjitha janë të dashura si fëmijë. “Nuk e di ç’të them, çdo rol është i rëndësishëm në vetvete, unë i dua të gjitha ato, njëjtë si fëmijët e mi”, thotë Mjaku. Janë të shumta rolet dhe shfaqjet që e kanë bërë të njohur këtë aktor të skenës, por sigurisht që roli i Poprishkinit në monodramën e Gogolit “Ditari i një të çmenduri” dhe ai i babait në dramën “Babai” të Strindbergut, në mënyrë të veçantë e kanë dëshmuar vlerën e tij si aktor, ndërsa nëpërmjet këtyre roleve edhe ka mbledhur shumë shpërblime si brenda vendit, rajonit, ashtu edhe Evropës. “Është ky momenti kur unë nisa ta menaxhoj vetë veten, ndaj edhe duket ashtu”, thotë Mjaku. Dhe, nëse Mjaku mbetej brenda guaskës së Teatrit Shqiptar të Shkupit, vështirë se do të mund të prezantohej arti shqiptar në katër kontinente. “Falë patriotizmit të rrejshëm Teatri Shqip sikur është mbyllur në guaskën e vet, po mbyllet në vetvete dhe nuk po nxjerr xixa. E keqja më e madhe e teatrit të Shqipërisë është se ata mendojnë se teatrin e bëjnë regjisorët. Edhe Teatri i Kosovës dhe Teatri Shqiptar i Shkupit kanë të njëjtin mendim, se kulturën shqiptare e bën vetëm regjisori shqiptar. Unë jam kundër këtij mendimi”, thotë Mjaku, i cili ka bashkëpunuar dhe dhjetëra regjisorë të njohur të skenave të tjera teatrore.

Momentalisht është duke punuar “Apologjinë e Sokratit” dhe njëkohësisht po merret me reprizat e tre shfaqjeve të fundit që i ka punuar jashtë Maqedonisë. “Ajo që ia vlen të përmendet tash për tash është se jam i punësuar në Teatrin Shqiptar në Shkup dhe për momentin aty nuk kam asnjë shfaqe ne repertor, ndërsa kam tri shfaqe jashtë skenës së këtij teatri. “E kuqja” e Orhan Pamukut në realizim të produksionit “ARTE”(Aksioni i Ri i Teatrit Evropian) – Manastir-Podgoricë-Sarajevë-Lubjanë, “Leksikoni YU Mitologjia” i J. Zhmak, ku luaj rolin e Bekim Fehmiut dhe  “Hipermarketi Patriotik” – në produksion të “Multimedia” – Prishtinë, Kulturanova – Novi Sad, Bitef Teatar – Beograd”, thotë Mjaku, duke shtuar se me këto shfaqje akoma po marrin pjesë nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare, nga ku kthehen me çmime të rëndësishme.

Premierat e këtyre shfaqjeve akoma nuk janë shfaqur në Maqedoni dhe, siç thotë Mjaku, pritet të shfaqen gjatë këtij viti.

“Apologjia e Sokratit” me regji të Dritëro Kasapit është monodrama e dytë e aktorit Bajrush Mjaku pas “Ditarit të një të çmenduri”, ku ai arriti në majat më të larta të artit. “Premiera e ‘Apologjisë së Sokratit’, një bashkëpunim ky me interkultin e Stokholmit, do të jetë në muajin mars.

Çmimet për punët e palodhshme

Janë rreth 20 çmime që e kanë konfirmuar punën e palodhshme të aktorit të cilat vijnë nga të gjitha kontinentet. Çmimi më mbresëlënës është ai që erdhi nga Kievi i Ukrainë në vitin 2005, ku Mjaku shpallet Aktor më i mirë në Festivalin e Monodramës në Kiev – Ukrainë, për rolin e Poprishqinit. “Ky çmim më ka lënë më shumë mbresa”, thotë ai. Çmime të tjera me të cilat është shpërblyer aktori janë: Aktori më i mirë i festivalit, Aktor i vitit,  çmimi “13 Nëntori”,  “11 Tetori”,  “Kliment Ohridski”,  çmimi “International Ibsen Scholarship”, “IBSEN AWARD 2009” nga Shien – Norvegji etj, etj.

Aktori Bajrush Mjaku më shumë ka punuar me regjisorët Piro Mani, Dritëro Kasapi, Ivan Popovski, Sllobodan Unkovski, Vladimir Millçin, Dino Mustafiç, etj. Nga aktorët ka punuar me Refet Abazin, Sefedin Nuredinin, Enver Petrovcin, Ndriçim Xhepën, Teuta Ajdinin, Ema Andrean, Çun Lajçin etj. Veç skenës së teatrit, Mjaku ka luajtur edhe në disa filma artistikë dhe televizivë, si “Zoti i vraftë spiunët” në rolin e Memla Beut, “Kulla” në rolin e Kolonelit, “Librat e babait” në rolin e Babait, “Mirush” në rolin e Vullkanit”, “Gomarët e kufirit” në rolin e Kiços etj.

Bajrush Mjaku ka marrë pjesë në të gjithë festivalet teatrore në Maqedoni dhe në ish-Jugosllavi, si dhe në dhjetëra festivale botërore, si në Itali, Gjermani, Ukrainë, Egjipt, Stokholm, SHBA, Holandë, Egjipt, etj. Siç janë: MOT, “Vera e Shkupit”, “Vojdan Çernodrinski” – Prilep, “Vera e Ohrit”, FJAT – Podgoricë, MESS – Sarajevë, “Sterijno Pozorje” – Novi Sad, JU FEST – Budva, “Alpe Adria” – Nova Gorica, Festivali i Satirës – Zagreb, “Sant Arkanxhelo dei teatri” – Santarkanxhelo – Itali, “Brouhaha international” – Liverpul – Angli, “Mittelfest ‘97” – Cividale del friuli – Itali, “Viena Fest Wohen” – Vjenë, Austri “Bonner Bienale ‘2000” – Bon, Gjermani, “Festival dy Avignon” – Avinjon, Francë, “Bolonja 2000” – Bolonjë, Itali, “Stockholm 2000” – Stokholm, Suedi, “EAST GOES WEST 2001” – Londër, Angli, pastaj në Festivalin e monospektaklit “Vid Lunja” në Kiev, Ukrainë, “Stambolli – Hapësirë – Skenë” – Stamboll, Turqi, në “Ansamble Studio Theatre – në Nju-Jork, SHBA, “MONOKLE” – Shën Petersburg, Rusi, në Tetarin Nacional DOHA, në Festivalin e Teatrit Eksperimental në Kajro, Egjipt, në “Emiratet e Bashkuara Arabe, në Baharain etj.

Surpriza e radhës që pritet t’ua dhurojë aktori Mjaku artdashësve është drama, që ai do t’ia kushtojë 40 vjetorit të karrierës së tij në teatër. “Jam duke menduar për një shfaqje që do t’ia kushtoj 40-të vjetorit të punës sime në teatër. Po përpiqem të gjej shfaqjen dhe regjisorin me të cilin do ta punoj. Shfaqja do të realizohet dhe shfaqet në Teatrin Shqiptar të Shkupit, aty ku i nisa hapat e parë të skenës para 40 viteve”, thotë Mjaku. Ndërkohë së shpejti pritet të dalë nga shtypi libri i parë i tij me titull “Ditari i ditarit të një të çmenduri”, i cili flet vetëm për monodramën “Ditari i një të çmenduri”: si ka lindur ideja, si është realizuar shfaqja, kush ka kontribuuar, sa i vështirë ka qenë realizimi, çfarë është thënë pas premierës

Ngushllime familjes Reka
Në emër të gjithë stafit drejtues të radio projektit shprehim dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve të anëtarëve të familjeve Reka në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit, si pasojë e rënies së ortekut të borës, si dhe për fatin e personave që kanë mbetur të ngujuar në shtëpitë e tyre. Të dashur dëgjues ne sotë kemi ditë zije, dhe nuk do të transmetojm  muzikë gjatë 24 orëve.. Ngushellime familjes Reka, Zoti qoft me ju..