Radioprojekt 21
FAMILJA E KOMANDANT "TELI-t" KA NEVOJË PËR NDIHMË PDF Print Email
Administratori   
E Ejte, 01 Dhjetor 2011 16:59

Komandant Teli, Lefter Koxhaj kur e deshi puna, kur vihej në rrezik çështja kombëtare, ai nuk u hamned t’i dilte në ndihme Atdhuet e bashkëkombësëve të cilët rrezikoheshin deri në shfarosje.

  

Po vallë sot çpo bën atdheu për ta, gjegjësisht ç’po bëjmë ne bashkatdhetarët e tij?

  

Një shtëpi/banesë iu fal. Edhe ajo iu mor!

  

Fëmijët dhe bashkëshortja e tij tani kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën tonë, tani që nuk kanë as kulm mbi kokë!

  

Ta ndihmojmë pra!

 

.

  

 

Ja dhe letra e bashkëshortes së Komandat Telit - Lefter Koxhajt:

 

 

 

 

 

LETER E BASHKESHORTES SE KOMANDANT TELIT

 



Ju drejtohem Ju i nderuar Popull im, ju drejtohem Ju, Burra të Luftës bashkluftëtarët e burrit tim. Ju drejtohem të gjithë Juve bashkëkombasit e mi kudo ku ndodheni në trojet etnike dhe gjitha skajet e Globit, të gjithë atyre që e ndjejnë veten shqiptarë dhe atdhetarë. Ju drejtohem Ju, nënave shqiptare që dini ç`është dhimbja, ç`është gjaku i derdhur i bijve për kombin e larine, që edhe ju ta thoni fjalën tuaj. Ju lutem veproni, sepse sot unë, bashkëshortja e dëshmorit të Atdheut Komandant Teli dhe dy fëmijët tanë kemi nevojë më shumë se kurrë për ju.


Sot unë dhe dy fëmijët e mi të vegjël të mbetur jetimë, në gjendje të papunë e pa përkrahje, jemi tragjikisht në rrugë të madhe, diku në Tiranë pranë Bulevardit “Bajram Curri”. Pa çati mbi kokë dhe me lot në sy po na merret nëpër këmbë dinjiteti prej disa njerzve që dinë si ta vërtisin ligjin e të na na përdorin si mish për top.

 


Në vitin 2003 Komandantët dhe Shtabi i UÇK-së duke parë gjendjen tonë vendosën që të na ndihmonin në kujtim të bashkluftëtarit të tyre të rënë, i cili tregoi aq trimëri gjatë luftës, që u bë aq i dashur për shqiptarët e Maqedonisë sa edhe sot e kujtojnë me dashuri dhe i thurin këngë, vendosën pra, që shtëpinë bazë të luftës së UÇK-së në Tiranë të na e dhuronin.

E gëzuam këtë shtëpi 8-vjet, kur papritur një tufë burrash nga Kosova ia behën dhe pa pritur të sqarohen se cilët ishin, ai që i printe na tha: – “Zonjë kjo banesë është e imja!”

 

Ata nuk dinin as në emër të kujt është kjo banesë, as sa dhoma ishin e të tjera dhe si ikën këta, pas tre ditësh, në mes të acarit na vjen Florin Krasniqi (sot deputet i Vetvendosjes në Parlamentin e Kosovës) dhe na deklaron që banesa ishte në emër të tij. Unë iu përgjigja se banesa nuk ishte në emrin e tij dhe ai më paraqiti dy fatura nga shoqata bamirëse që i kishin dhënë të hollat. Unë iu shpjegova se në këtë shtëpi më kanë futur ish-komandantë të UÇK-së, mirëpo me djallëzitë e tyre këta shpirtzinj nuk kishin pushuar nga intrigat e tyre, kishin bërë gjyq në mungesën tonë dhe pa na njoftuar në kundërshtim me ligjet shqiptare të drejtësisë.

 

Papritur një ditë, me aktin e ekzekutimit për të dalë nga shtëpia, na vijnë 30 veta, të dërguarit e deputetit Florin Krasniqi, duke na kërcënuar që të dalim nga shtëpia edhe pse jemi në çështje gjyqësore të hapur.

Sot që po ju shkruaj këtë letër, mua me dy fëmijët e mi, policia e përmbarimit më kanë kërkuar të dal në rrugë të madhe sepse ne jemi pa mbrojtje.

Ne u dashkemi vetëm atëhere kur duhet derdhur gjak për këtë komb e për këtë popull. Përtej kësaj ne jemi të humbur, pa përkrahje, jetime, të pastrehë, të papunë e nën mëshirën e fatit. Po a e meritojmë ne këtë? A e meriton bashkëshorti dhe babai atje në varr këtë shpërblim mizor për sakrificën e tij sublime.

 

A e dini të dashur bashkatdhetarët e mi cila është letra që i ka dërguar Komandant Teli, fëmijëve të vet vetëm pak ditë para se të binte dëshmor i

 

Atdheut? I shkruante: “ Ta doni nënën, ta doni njëri-tjetrin, por mbi të gjitha ta doni Atdheun. Edhe sikur të mos kthehem një ditë, Atdheun do ta keni si prind!” Po tani që na nxorrën në rrugë, çfarë do t`i thonë fëmijët e mi babait të tyre tek varri.

Fjala ime e fundit plot dhimbje është kjo: 

 

Na ndihmoni! As familjet e dëshmorëve, as fëmijët e tyre dhe as dëshmorët, ata që pushojnë në panteonin e atdheut, nuk e meritojnë këtë barbarizëm!

 

Bashkëshortja e Komandant Telit

me dy fëmijët.

 

 

numri i xhirollogarisë në anën tjetër

 

 

LAST_UPDATED2
Lexo me tutje >>>
 
NGUSHËLLIME FAMILJES MBRETËRORE SHQIPTARE PDF Print Email
Administratori   
E Ejte, 01 Dhjetor 2011 01:44

30 November 2011

 

DEKLARATE PER MEDIA

 

Ndahet nga jeta N.M.T Leka I Zogu, Mbret i shqiptareve.

 

 DEKLARATË PËR MEDIA

 

Sot, më datë 30 nëntor 2011 në ora 8.45 të mëngjesit, në repartin e terapisë intensive të klinikës së neurokirurgjisë, ka pushuar zemra e Nalt Madhërisë Tij Mbretit Leka I.

 

Mbreti Leka I u shtrua në QSUT Nënë Tereza në Tiranë më dt. 15 nëntor 2011 për t’u mjekuar për vuajtje multisistemike ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe e mushkërive.

 

Pas një përmirësimi disaditorë, gjendja shëndetësore e Mbretit Leka I u përkeqësua ditët e fundit.  Të premten më 25 nëntor,  Mbreti Leka I pësoi një arrest kardiak dhe për pasojë u intubua deri në rikthimin e punës së zemres mirëpo funksioni i mushkërive ishte i pamjaftueshëm për të mbajtur funksionet jetësore.

 

Familja Mbretërore Shqiptare falenderon drejtorin e spitalit, Z. Saimir Ivziku, gjithë ekipin mjekësor nën drejtimin e Prof. Mentor Petrela dhe Dr. Kliti Pilika, Ministrin e shëndetësisë dhe qeverinë shqiptare për kujdesin dhe angazhimin e plotë që kanë treguar.

 

Familja Mbretërore Shqiptare ngushëllon popullin dhe kombin shqiptar për humbjen e Sovranit tonë legjitim.

 

Zyra e shtypit e Oborrit Mbreteror Shqiptar

 

shih faqen zyrtare në anën tjetër - kliko për më shumë

 

LAST_UPDATED2
Lexo me tutje >>>
 
STAFI DREJTUES I RADIO PROJEKTIT 21, NË KOPENHAGË TË DANIMARKËS PDF Print Email
Administratori   
E Diel, 27 Nëntor 2011 23:12
  Të gjithë dëgjuesve të saj dhe gjithë shqiptarëve gjithandej nëpër botë u uron festën kombëtare:  

 

 

Gëzuar

 

28 Nëntorin - Ditën e Pavarësisë  

 

 

 

Me këtë porosi: 

 

 

* Që viti 2012 të shpallet Viti i Pavarësisë ( nëse nuk shpallet nga qeveritë tona, ne fundja ta kemi në shpirtin tonë dhe të punojmë për ta bërë Shqiperinë ) 

 

 

* Që ne si popull duke ditur se rreth e qark kemi që nuk na duan të mirën, andaj të vetëdijësohemi e mos të kemi armiqësi ndërmjet veti, sepse asnjë armiqësi nga jashtë nuk mund të jetë më e dëmshme për ne se ajo ndërmjet veti. 

 

 

* Mos të bëhemi idhujtarë, mos të krijojmë idhuj - individë, sepse individi karshi çështjes madhore është fort i vogël. Kjo na ka kushtuar, po na kushton e do të na kushtojë edhe në të ardhmen po vazhduam kështu. 

 

 

* Mos të bëhemi militantë fanatikë partiakë dhe me kokëfortësi t’i shërbejmë edhe të keqes për hir të militantizmit.  

 

 

* Që të zhduken krahinorizmat me të vetmin qëllim që të jemi sa më të bashkuar, sepse vetëm kështu i shërbejmë asaj që na ka munguar qe 100 vjet.

LAST_UPDATED2
Lexo me tutje >>>
 
Epopeja e Jasharajve krijoi filozofie të re në mendësinë e shqiptarëve PDF Print Email
Administratori   
E Martë, 29 Nëntor 2011 14:57

Ditelindja e komandantit Adem Jashari-referencë për të kujtuar lavdinë e 28 Nëntorit –shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë

 

.

 

Nga, Izmi Zeka, Gjilan

.

 

Në historitë e Evropës as edhe të Bonapartës as edhe qoftë të Luigjve francezë as edhe në luftërat e rrepta nuk mund të gjesh një rënie të tillë që shënon ngritje të rrufeshme. Nuk mund të gjesh as edhe rënie dhe qëndrueshmëri deri në flijim të një familje të tërë. Komponent që e dallon epopenë Jasharjane e vijëzon duke e shtresuar figura qendrore e Adem Jasharit si protagonist kryesor e deri tek fëmijët të cilët përjetuan luftën për ta bërë jetën si duhet sot. Këtu shtrohet pyetja se në cilën ngjarje evropiane kemi një flijim të tillë. Në cilën epope të luftërave qindravjeçare kemi sakrificë me vetëdije deri në flijim si familja e Adem Jasharit.

 

marrë na "Telegrafi,com"

 

LAST_UPDATED2
Lexo me tutje >>>
 
NË SHQIPËRI, GJENERATA E RE PESIMISTE PËR NJË ARDHMËRI PA ANKTH PDF Print Email
Administratori   
E Shtunë, 19 Nëntor 2011 00:28

Ky nuk është vendi për të rinjtë 

 

 

 

* Shqipëria nuk është vend për të rinjtë. Sa për ta nisur me këmbën e mbarë këtë shkrim; ata që si unë po plaken me ritmin që nuk paska gjë që e ndaluaka, nuk do të kenë as pension për të pasur shansin të plaken pa ankth. Unë kam ankth.

 

Nga Andi  Kananaj

 

*Ky nuk është vend për të rinjtë. Dhe ata që do të gjejnë një punë, shpesh, do të jenë të paguar keq. Pa sigurime, rrjedhimisht të pasiguruar në kohën kur sigurimi t’u duhet me të vërtetë. Kur të jenë të sëmurë, apo akoma më keq kur koha të ketë kaluar dhe ta shohin veten të moshuar dhe pa gazin e viteve të para.

 

* I kërkohet shpesh dhe patetikisht, atyre që ikën me vrap për të fituar dije në perëndim që të kthehen për atdheun e tyre. Që do të përkthehej: lini punët ku vlerësoheni për profesionalizmin tuaj dhe kthehuni. Gjeni mik që t’ju çojë afër Berishës, Ilir Metës apo Mediut, pastaj lutuni shumë. Dhe kur të bindni që jeni militantë, ata do t’ju pranojnë në punë. Jo se jeni të aftë, por se u aftësuat në humbjen e personalitetin tuaj.

 

LAST_UPDATED2
Lexo me tutje >>>
 
<< Fillimi < K'thehu 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vazhdo > Fundit >>

Page 1 of 33

Top 10

Top 6 i Muzikës Popullore
 

Vizituar

gjithësejt : 397139

Online

tani janë 3 mysafirë 

Këndi i përshëndetjeve

Mesazhet e fundit: 2 Muji Sot
  • zogu_shtegta : Urime Festa e Flamurit dhe Pamvaresia e Shqiperisë se cunguar...dhasht zoti e ne festimin tjeter e festofshim Pamvaresisë se Shqiperis Natyrale...!
  • Adem Gashi, : Të dashur miq, ju uroj nga zemra Gëzuar festën e Kurban Bajramit!
  • Adem Gashi, : Pershendetje te dashru miq dhe dashamires te Radio Projektit 21, ju pershendes nga Drenasi i Drenices.
  • miradie : Pershendetje Stafit te radio projektit 21! Gjithe te mirat dhe shume suksese!
  • Adem Gashi, : Te dashur miq ju pershendes nga Ulqini duke ju deshiruar gjithe te mirat.
  • Adem Gashi, : +45-39161822
  • Adem Gashi, : Të dashur miq, me kalimin në studion e re, kemi ndërruar edhe numrin e telefonit, kështu që të lidheni direkt me studion tonë duhet t'i bini këtij numri:
  • Adem Gashi, : Të dashur miq, së shpejti do të postojmë librin e dr. Islam Dobra,"Atdhedashuria e jasharajve dhe sakrificat e tyre - Adem Jashari"
  • admin2 : Të dashur miq, ju bëj të ditur së së shpejti për ju do të sjell librin "Atdhedashuria e jasharajve dhe sakrificat e tyre - ADem Jashari", të autorit Islam Dobra.
  • admin2 : Të dashur miq, ju bëj të ditur së së shpejti për ju do të sjell librin "Atdhedashuria e jasharajve dhe sakrificat e tyre - ADem Jashari", të autorit Islam Dobra.
  • BENI2000 : pershendetje xhaxhi ju falemnderit per kete emsision te shkelqyeshem,te pakten ju nuk po i harroni deshmoret e kombit se saper politikanet e shtetit ata kurre nuk dote permenshin
  • Tina.dk : Urime te gjithve Festen e 28 nentorit...
  • shaban cakol : pershendetje z.Adem Gashi,pershendetje stafi i radios dhe ju miq shqiptar kudo qe ndodheni
  • shaban cakol : Pershendetje udheheqesve te radios,miqeve shqiptar kudo ndodhen,pershendetje z.Adem Gashi
  • ademgashi_dk : Përshëndes të gjithë ish nxënësit dhe kolegët e mi të fshatit Sankovc të Drenicës!
  • ademgashi_dk : Përshëndes të gjithë miqtë në FB, ndërkaq një përshëndetje të veçantë për miqtë matjanë.
  • METI : prsh
  • ademgashi_dk : Mirë se vini në valët e Radio Projektit 21. Me ne asnjëherë nuk jeni vetëm.
  • Tina.dk : pershendetjee Very Happy
  • Afet : Pas disa problemeve ne databazen e faqes tonë tash esht gjithcka ne regull Administratori faqes Afeti
  • Timi : Kontaktoni me ne edhe në facebook: Na gjeni me k'të emër: radioprojekti kopenhagë
  • ademgashi_dk : Përshëndetje për të gjithë dëgjuesit dhe vizitorët e Radio Projektit 21. Ju dëshirojmë pushim të këndshëm në atdhe!
  • ademgashi_dk : Përshëndetje kushë.
  • zogu_shtegta : Përshendetje për Kushën!
  • zogu_shtegta : Përshendetje për te gjithë degjuesit e kesaj radio te mrekullueshme.
  • dritonb : pershdnetej per xhaxhin
  • Bekim : Smile
  • Bekim : Pershendetje te gjithve ne radio projektin 21 me te mirin ne bot tung klm
  • dritonb : pershndetje per te gjith ndegjuesit e radio projektit
  • Timi : Në FOTO GALLERI kam nxjerë fotografit nga FESTIVALI i fëmijëve që u mbajtë të shtunen më 15 maj. TIMI
  • Tina.dk : Faliminderit Shum Timi Te pershendes ja kalofsh mire...
  • Timi : Nørrebrohallen Bragesgade 5 2200 København N
  • Timi : Pershendetje Tina ja Adresa ku mbahet festivali:
  • Tina.dk : eej a mundi me me tregu se ku osht adressa e festivalit neser spo shkrun kerkun hiiq??
  • Afet : përshëndetje për të gjith degjuesit e radio projektit
  • dritonb : pershndetje per dj nikin
  • afet_tetova : heyy pershendetje per te gjithe kaloni bukur
  • ademgashi_dk : Kliko te "Kulturë" dhe porosit një libër elektronik
  • dritonb : pershndetje per te gjith stafine radio projekt 21
  • elsa : pershendetje nga un elsa jeni muner 1 vetem vazhdoni
  • ximi.dk : pershendetje te gjithve qe degjojn valen 102.9
  • ademgashi_dk : Ju dëshiroj argëtim të këndshëm me emsionet tona. Ju dëshiroj fundjavë të mbarë.
  • ademgashi_dk : Përshëndes të gjithë "të pagjumët" e Forumit Shqiptar.
  • ademgashi_dk : Dua ta përshëndes, Suedën, dëgjuesen tonë më të re nga Franca.
  • kefsere : ju uroj ne vit te mbar dhe shum suksese
  • kefsere : kefsere
  • zogu_shtegta : Përshenetje prof. Adem Gashi! Porosin time e kreva. E juja nuk po duket. hahhahah
  • Tina.dk : urime Vitin e Ri suksesse...
  • zogu_shtegta : Ju pershendet zogu_shtegtar
  • zogu_shtegta : Përshendetje z. Adem Gashin ne DAnimark , por edhe ju stafin urime VITI i RI 2010.

Vetëm për të regjistruarit!!

Info


Ora

Skema Programore

SKEMA PROGRAMORE

Radio ”Projekti 21”

.

.

Skema programore

- emisionet "live"

.

.

I. Studioja qendrore - nr 1

.

.

.

 

.

1. Çdo të shtunë

nga ora 16:00

deri

në ora 4:00

të ditës vijuese.

.

.

Moderatorë:

Ajlin Kadriu

Shpëtim Xheladini

Avdyl Tanusha

.

.

2. Çdo të diel

nga ora 16:00

deri

në ora 4:00

të ditës vijuese.

.

Moderator:

Havzi Sylejmani - XHAXHI

.

.

.

Çdo të hënë dhe të premte...

nga ora 18 : 00

deri

në orën 21 : 00

 

Moderatore:

Ajlin Kadriu

 

 

.

.

.

 

III. Studioja nr . 3

 .

Çdo të martë, mërkurë dhe të ejte...

Nga ora 23 : 00

deri

në ora 04 : 00

Moderatorë:

Idaverd Burniku - Edi

Bashkim Reçi

Dëgjo radion me..

Starto me windows media Starto me winamp

Kopjo Kodin, Radio në faqen tuaj

Lajmet e fundit

Lidhjet e fshehta të Sonit

 

 

Kishte shumë që nuk dihej më gjë për të, që prej ndarjes së saj nga kompozitori Flori Mumajesi, lajm i cili u bë publik menjëherë dhe u shpërnda rrufeshëm tek të gjithë. Prej shumë kohësh, Soni Malaj ka vendosur t’i thotë ‘JO’ çdo gazetari që e telefonon për ndonjë intervistë, qoftë edhe për ta pyetur jo për jetën e saj private por për diçka tjetër, zhvillimet më të fundit të saj në anën profesionale. Por suplementi i “Gazetës Shqiptare”, ‘Bluetooth’, ka zbuluar disa të reja rreth këngëtares së njohur, falë disa burimeve që vijnë pranë Soni Malajt.

Prej disa muajsh Soni Malaj i duhet të fluturojë shumë shpesh drejt Francës e më konkretisht kryeqytetit, Parisit. Arsyeja?

Tashmë ka gjetur një dashuri të re, një djalë rreth moshës 34-35 vjeç me të cilin ndihet shumë mirë, të paktën kështu thonë ato pak persona që e dinë këtë, duke iu referuar vetë fjalëve të Sonit.

Historia me djalin nga Franca do të niste disa kohë më parë, këtu në Shqipëri, ndërsa djali vinte për bizneset e tij që e lidhnin me kryeqytetin shqiptar.

Historia parisiene

Sonit prej disa muajsh i duhet të udhëtojë drejt Francës për të takuar djalin e saj të zemrës i cili e pret një herë në muaj. Qëndron me të për disa ditë e më pas kthehet në Tiranë.

Është tejet e rezervuar për këtë histori dhe shumë të pakët janë personat që janë në dijeni të saj. Nëse do të mendonim që Soni shkon në Francë për koncerte, nga të gjithë është prezent fakti se Franca është ndër të paktat vende ku zhvillohen koncerte për shqiptarët.

Në fakt, udhëtimet e saj të shpeshta drejt Francës kanë një tjetër arsye. Djali (beqar) nga Parisi ka fituar vëmendjen e këngëtares ku kësaj të fundit i mundëson dhe fluturimet e shpeshta drejt tij.

Sipas burimeve të ‘Bluetooth’, për Sonin kjo lidhje ka shumë gjasa të kthehet në diçka serioze, ku pse jo, ajo po mendon edhe për fejesë me djalin të cilit nuk i bëhet i ditur emri.

Takimet me Florin

Por nuk ishte vetëm kaq ajo që kemi mësuar për Sonin dhe rrëfimi nuk përfundon këtu.

Burime shumë pranë Soni Malaj tregojnë se në të vërtetë ajo ende nuk është ndarë përfundimisht nga Flori, por takimet me të vijojnë. Sigurisht kjo jo si më parë por rreth një ose dy herë në javë.

 

Takimet janë në studion e tij pranë stadiumit ‘Qemal Stafa’ dhe arsyeja për të cilën takohen nuk është vetëm në lidhje me këngën që Flori Mumajesi po përgatit për Sonin për të konkurruar në festivalin e fundvitit në RTSH.

Ndoshta lidhja e fortë që përjetuan për disa muaj me radhë nuk mund t’i ndajë dot plotësisht nga njëri-tjetri, duke pasur ende nostalgji gjë që i çon në takime të herë pas hershme në studion e Florit.

Bisedat në telefon gjatë ditës janë ato që i lidhin më shumë Florin dhe Sonin, ndërsa mësohet se ledhat dhe përkëdheljet nuk kanë përfunduar mes tyre, por vijojnë të flasin e bisedojnë gati si më parë.

Kënga për festivalin e fundvitit

Pas bashkëpunimit që patën për këngën “Fluturimi 3470” në Festivalin e vitit të kaluar “Kënga Magjike”, këtë radhë Soni dhe Flori do të bëjnë një këngë të përbashkët për të konkurruar në Festivalin në RTSH.

“Kënga është një dëshmi e momenteve më të mira të lidhjes sonë”, është shprehur disa ditë më parë Soni.

Kënga është e punuar nga Flori, me tekst të Olti Currit dhe orkestrim të Enis Preshevës, ndërkohë që do të konkurrojnë në festival me shpresën se po të fitojnë do të marrin pjesë në Euovizionin e ardhshëm.

“Ishte këngë aq e bukur saqë menduam ta përfshinim në albumin e ri, por pastaj vendosëm të konkurrojmë në festival me shpresën se mund të pëlqehet dhe të vlerësohet”, mësohet të jetë shprehur Soni Malaj.