Radioprojekt 21
|
FAMILJA E KOMANDANT "TELI-t" KA NEVOJË PËR NDIHMË |
|
|
|
|
Administratori
|
|
E Ejte, 01 Dhjetor 2011 16:59 |
|
Komandant Teli, Lefter Koxhaj kur e deshi puna, kur vihej në rrezik çështja kombëtare, ai nuk u hamned t’i dilte në ndihme Atdhuet e bashkëkombësëve të cilët rrezikoheshin deri në shfarosje. Po vallë sot çpo bën atdheu për ta, gjegjësisht ç’po bëjmë ne bashkatdhetarët e tij? Një shtëpi/banesë iu fal. Edhe ajo iu mor! Fëmijët dhe bashkëshortja e tij tani kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën tonë, tani që nuk kanë as kulm mbi kokë! Ta ndihmojmë pra! . Ja dhe letra e bashkëshortes së Komandat Telit - Lefter Koxhajt: LETER E BASHKESHORTES SE KOMANDANT TELIT
Ju drejtohem Ju i nderuar Popull im, ju drejtohem Ju, Burra të Luftës bashkluftëtarët e burrit tim. Ju drejtohem të gjithë Juve bashkëkombasit e mi kudo ku ndodheni në trojet etnike dhe gjitha skajet e Globit, të gjithë atyre që e ndjejnë veten shqiptarë dhe atdhetarë. Ju drejtohem Ju, nënave shqiptare që dini ç`është dhimbja, ç`është gjaku i derdhur i bijve për kombin e larine, që edhe ju ta thoni fjalën tuaj. Ju lutem veproni, sepse sot unë, bashkëshortja e dëshmorit të Atdheut Komandant Teli dhe dy fëmijët tanë kemi nevojë më shumë se kurrë për ju. Sot unë dhe dy fëmijët e mi të vegjël të mbetur jetimë, në gjendje të papunë e pa përkrahje, jemi tragjikisht në rrugë të madhe, diku në Tiranë pranë Bulevardit “Bajram Curri”. Pa çati mbi kokë dhe me lot në sy po na merret nëpër këmbë dinjiteti prej disa njerzve që dinë si ta vërtisin ligjin e të na na përdorin si mish për top.
Në vitin 2003 Komandantët dhe Shtabi i UÇK-së duke parë gjendjen tonë vendosën që të na ndihmonin në kujtim të bashkluftëtarit të tyre të rënë, i cili tregoi aq trimëri gjatë luftës, që u bë aq i dashur për shqiptarët e Maqedonisë sa edhe sot e kujtojnë me dashuri dhe i thurin këngë, vendosën pra, që shtëpinë bazë të luftës së UÇK-së në Tiranë të na e dhuronin.
E gëzuam këtë shtëpi 8-vjet, kur papritur një tufë burrash nga Kosova ia behën dhe pa pritur të sqarohen se cilët ishin, ai që i printe na tha: – “Zonjë kjo banesë është e imja!” Ata nuk dinin as në emër të kujt është kjo banesë, as sa dhoma ishin e të tjera dhe si ikën këta, pas tre ditësh, në mes të acarit na vjen Florin Krasniqi (sot deputet i Vetvendosjes në Parlamentin e Kosovës) dhe na deklaron që banesa ishte në emër të tij. Unë iu përgjigja se banesa nuk ishte në emrin e tij dhe ai më paraqiti dy fatura nga shoqata bamirëse që i kishin dhënë të hollat. Unë iu shpjegova se në këtë shtëpi më kanë futur ish-komandantë të UÇK-së, mirëpo me djallëzitë e tyre këta shpirtzinj nuk kishin pushuar nga intrigat e tyre, kishin bërë gjyq në mungesën tonë dhe pa na njoftuar në kundërshtim me ligjet shqiptare të drejtësisë. Papritur një ditë, me aktin e ekzekutimit për të dalë nga shtëpia, na vijnë 30 veta, të dërguarit e deputetit Florin Krasniqi, duke na kërcënuar që të dalim nga shtëpia edhe pse jemi në çështje gjyqësore të hapur. Sot që po ju shkruaj këtë letër, mua me dy fëmijët e mi, policia e përmbarimit më kanë kërkuar të dal në rrugë të madhe sepse ne jemi pa mbrojtje. Ne u dashkemi vetëm atëhere kur duhet derdhur gjak për këtë komb e për këtë popull. Përtej kësaj ne jemi të humbur, pa përkrahje, jetime, të pastrehë, të papunë e nën mëshirën e fatit. Po a e meritojmë ne këtë? A e meriton bashkëshorti dhe babai atje në varr këtë shpërblim mizor për sakrificën e tij sublime. A e dini të dashur bashkatdhetarët e mi cila është letra që i ka dërguar Komandant Teli, fëmijëve të vet vetëm pak ditë para se të binte dëshmor i Atdheut? I shkruante: “ Ta doni nënën, ta doni njëri-tjetrin, por mbi të gjitha ta doni Atdheun. Edhe sikur të mos kthehem një ditë, Atdheun do ta keni si prind!” Po tani që na nxorrën në rrugë, çfarë do t`i thonë fëmijët e mi babait të tyre tek varri. Fjala ime e fundit plot dhimbje është kjo: Na ndihmoni! As familjet e dëshmorëve, as fëmijët e tyre dhe as dëshmorët, ata që pushojnë në panteonin e atdheut, nuk e meritojnë këtë barbarizëm! Bashkëshortja e Komandant Telit me dy fëmijët. numri i xhirollogarisë në anën tjetër
|
|
LAST_UPDATED2 |
|
Lexo me tutje >>>
|
|
|
NGUSHËLLIME FAMILJES MBRETËRORE SHQIPTARE |
|
|
|
|
Administratori
|
|
E Ejte, 01 Dhjetor 2011 01:44 |
|
30 November 2011
DEKLARATE PER MEDIA Ndahet nga jeta N.M.T Leka I Zogu, Mbret i shqiptareve. DEKLARATË PËR MEDIA Sot, më datë 30 nëntor 2011 në ora 8.45 të mëngjesit, në repartin e terapisë intensive të klinikës së neurokirurgjisë, ka pushuar zemra e Nalt Madhërisë Tij Mbretit Leka I. Mbreti Leka I u shtrua në QSUT Nënë Tereza në Tiranë më dt. 15 nëntor 2011 për t’u mjekuar për vuajtje multisistemike ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe e mushkërive. Pas një përmirësimi disaditorë, gjendja shëndetësore e Mbretit Leka I u përkeqësua ditët e fundit. Të premten më 25 nëntor, Mbreti Leka I pësoi një arrest kardiak dhe për pasojë u intubua deri në rikthimin e punës së zemres mirëpo funksioni i mushkërive ishte i pamjaftueshëm për të mbajtur funksionet jetësore. Familja Mbretërore Shqiptare falenderon drejtorin e spitalit, Z. Saimir Ivziku, gjithë ekipin mjekësor nën drejtimin e Prof. Mentor Petrela dhe Dr. Kliti Pilika, Ministrin e shëndetësisë dhe qeverinë shqiptare për kujdesin dhe angazhimin e plotë që kanë treguar. Familja Mbretërore Shqiptare ngushëllon popullin dhe kombin shqiptar për humbjen e Sovranit tonë legjitim. Zyra e shtypit e Oborrit Mbreteror Shqiptar shih faqen zyrtare në anën tjetër - kliko për më shumë
|
|
LAST_UPDATED2 |
|
Lexo me tutje >>>
|
|
STAFI DREJTUES I RADIO PROJEKTIT 21, NË KOPENHAGË TË DANIMARKËS |
|
|
|
|
Administratori
|
|
E Diel, 27 Nëntor 2011 23:12 |
Të gjithë dëgjuesve të saj dhe gjithë shqiptarëve gjithandej nëpër botë u uron festën kombëtare: Gëzuar 28 Nëntorin - Ditën e Pavarësisë Me këtë porosi: * Që viti 2012 të shpallet Viti i Pavarësisë ( nëse nuk shpallet nga qeveritë tona, ne fundja ta kemi në shpirtin tonë dhe të punojmë për ta bërë Shqiperinë ) * Që ne si popull duke ditur se rreth e qark kemi që nuk na duan të mirën, andaj të vetëdijësohemi e mos të kemi armiqësi ndërmjet veti, sepse asnjë armiqësi nga jashtë nuk mund të jetë më e dëmshme për ne se ajo ndërmjet veti. * Mos të bëhemi idhujtarë, mos të krijojmë idhuj - individë, sepse individi karshi çështjes madhore është fort i vogël. Kjo na ka kushtuar, po na kushton e do të na kushtojë edhe në të ardhmen po vazhduam kështu. * Mos të bëhemi militantë fanatikë partiakë dhe me kokëfortësi t’i shërbejmë edhe të keqes për hir të militantizmit. * Që të zhduken krahinorizmat me të vetmin qëllim që të jemi sa më të bashkuar, sepse vetëm kështu i shërbejmë asaj që na ka munguar qe 100 vjet.
|
|
LAST_UPDATED2 |
|
Lexo me tutje >>>
|
|
|
Epopeja e Jasharajve krijoi filozofie të re në mendësinë e shqiptarëve |
|
|
|
|
Administratori
|
|
E Martë, 29 Nëntor 2011 14:57 |
|
Ditelindja e komandantit Adem Jashari-referencë për të kujtuar lavdinë e 28 Nëntorit –shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë
. Nga, Izmi Zeka, Gjilan . Në historitë e Evropës as edhe të Bonapartës as edhe qoftë të Luigjve francezë as edhe në luftërat e rrepta nuk mund të gjesh një rënie të tillë që shënon ngritje të rrufeshme. Nuk mund të gjesh as edhe rënie dhe qëndrueshmëri deri në flijim të një familje të tërë. Komponent që e dallon epopenë Jasharjane e vijëzon duke e shtresuar figura qendrore e Adem Jasharit si protagonist kryesor e deri tek fëmijët të cilët përjetuan luftën për ta bërë jetën si duhet sot. Këtu shtrohet pyetja se në cilën ngjarje evropiane kemi një flijim të tillë. Në cilën epope të luftërave qindravjeçare kemi sakrificë me vetëdije deri në flijim si familja e Adem Jasharit. marrë na "Telegrafi,com"
|
|
LAST_UPDATED2 |
|
Lexo me tutje >>>
|
|
NË SHQIPËRI, GJENERATA E RE PESIMISTE PËR NJË ARDHMËRI PA ANKTH |
|
|
|
|
Administratori
|
|
E Shtunë, 19 Nëntor 2011 00:28 |
|
Ky nuk është vendi për të rinjtë
* Shqipëria nuk është vend për të rinjtë. Sa për ta nisur me këmbën e mbarë këtë shkrim; ata që si unë po plaken me ritmin që nuk paska gjë që e ndaluaka, nuk do të kenë as pension për të pasur shansin të plaken pa ankth. Unë kam ankth. Nga Andi Kananaj *Ky nuk është vend për të rinjtë. Dhe ata që do të gjejnë një punë, shpesh, do të jenë të paguar keq. Pa sigurime, rrjedhimisht të pasiguruar në kohën kur sigurimi t’u duhet me të vërtetë. Kur të jenë të sëmurë, apo akoma më keq kur koha të ketë kaluar dhe ta shohin veten të moshuar dhe pa gazin e viteve të para. * I kërkohet shpesh dhe patetikisht, atyre që ikën me vrap për të fituar dije në perëndim që të kthehen për atdheun e tyre. Që do të përkthehej: lini punët ku vlerësoheni për profesionalizmin tuaj dhe kthehuni. Gjeni mik që t’ju çojë afër Berishës, Ilir Metës apo Mediut, pastaj lutuni shumë. Dhe kur të bindni që jeni militantë, ata do t’ju pranojnë në punë. Jo se jeni të aftë, por se u aftësuat në humbjen e personalitetin tuaj.
|
|
LAST_UPDATED2 |
|
Lexo me tutje >>>
|
|
|
|
|
<< Fillimi < K'thehu 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vazhdo > Fundit >>
|
|
Page 1 of 33 |
|
Vizituar
gjithësejt : 397139
Online
tani janë 3 mysafirë
Këndi i përshëndetjeve
Skema Programore
Dëgjo radion me..

Kopjo Kodin, Radio në faqen tuaj
|