Home

Lajme

Mos harroni! Nesër ndërrohet ora, do të flini një orë më pak

No Comments Aktualitet Lajme

Ata që nesër e kanë ditë pune do të duhet të zgjohen më herët, pasi akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para.

Më 31 mars kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do shënojnë në orën 3.

Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.

Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit kur hyjmë edhe në sezonin dimëror.

Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Evropë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë çështje.

Halil Kastrati bën thirrje që t’i ndihmohet vogëlushes 12 vjeçare

No Comments Aktualitet Lajme

Humanisti i njohur, Halil Kastrati ka bërë thirrje që të ndihmohet një 12 vjeçare nga Shkupi e cila është e diagnostikuar me tumor.

“Është jetime, babai i ka vdekur, tani jeton me nënën e saj te daja sepse edhe strehim nuk kane. Tumori për një kohe shume te shkurtër i është përhapur ne shume pjese te trupit te saj”, ka shkruar Kastrati.

Njoftimi i plotë:

O Zoti im ?

Me kerkesen e familjes ne po e bejme publike foton e saj

Melisa 12 vjeçare nga Shkupi ka nevoj per ndihme financiare dhe lutjet tona

Eshte jetime, babai i ka vdekur, tani jeton me nenen e saj te daja sepse edhe strehim nuk kane

Tumori per nje kohe shume te shkurter i eshte perhapur ne shume pjese te trupit te saj

Melisa ka nevoje shume per ndihmen financiare sepse eshte duke marr terapi te nje pas njeshme ne Turqi, ku secila terapi e ka koston e vet qe nena e Melises e ka te pamundur ti perballoj, perveç ndihmes financiare ka nevoje edhe per lutjet e secilit prej nesh

Ne e vizituam, me ne ishte edhe Jeton Krivanjeva nga Shkupi ( Bamires dhe donator i shoqates sone ) dhe i dhuroj per Melisen shumen prej 7 mije eurove

Ne do te jemi ne percjellje te situates se saj dhe te gatshem per ta ndihmuar me mundesit tona Melisen qe na preku thelle ne shpirt te gjitheve

O Zot, sheroje Melisen dhe çdo te semure

korrespodenti.com

Shembja e Teatrit, Suela Bako: Kult besimi dhe dashurie, aty pata 5 premiera

No Comments Lajme Opinion

Fatmira Nikolli – Në këtë Tiranë kryeqytet duan të ekzekutojnë ngrehinën e vetme Kombëtare të Teatrit, me pretekstin e një teatri të ri modern?! Jo, është e patolerueshme”. Suela Bako vjen në “GSH” në një intervistë ku si pjesë e trupës që po luan “Maktbeth” në Teatrin Kombëtar, duket dhe sikur po i jep lamtumirën një teatri nga i cili dolën breza artistësh.

Si një njeri i lidhur me “të vjetrën”, me traditën me historinë, Bakos i dhemb shumë që fëmijërinë e saj nuk e gjen më askund. “Kam ndjerë shumë dhimbje për Stacionin e Trenit, që u zhduk një ditë të bukur pa e vrarë mendjen kurrkush, edhe pse shumë prej nesh kemi lidhje emocionale me të. Po ashtu Sheshi ‘Skënderbej’”, thotë aktorja. Në shfaqjen “Makbeth” ajo luan Malkolmin, princin që vjen në pushtet, me të cilin filozofia që Kledi Kzpexhiu ka dashur të nënvizojë dhe që sipas Suelës i flet kohës dhe vendit tonë shumë fort është: Froni i takon vrasësit më të mirë… Por kur ajo zhvishet nga roli dhe i duhet të heqë grimin e kostumin, kupton se t’i lësh lamtumirën godinës së teatrit “është ndjesi kaq e dhimbshme. Është si një fëmije t’i marrin lodrën e preferuar”.

– Si është të luash te “Makbeth”, një shfaqje për pushtetin, shtypjen?
Është si të jetosh i shtypur dhe prej saj të mësosh të shtypesh dhe ta kthesh shtypjen në mjeshtëri. Cila është arma jote? – Vrasja, asgjësimi. Cili është synimi? – Pushteti. Si e arrin këtë? – Duke shtypur edhe bashkëpunëtorin më të afërt. Tek vizioni i Kled Kapexhiut, kjo është tepër e nënvizuar; nisur dhe nga personazhi që luaj, Malkolm, princi që vjen në pushtet, filozofia që Kledi ka dashur të nënvizojë dhe që sipas meje i flet kohës dhe vendit tonë shumë fort është: Froni i takon vrasësit më të mirë… Këtë sprovë e kalon Malkolm i konceptuar nga Kledi, nën lëkurën e një aktoreje femër.

– Teksa ju jeni në skenë dhe shfaqja është premierë në TK, e ardhmja e godinës nuk dihet. A po i lini lamtumirën?
Pyetje e vështirë. Ajo për mua mbetet një kult besimi dhe dashurie. Kam pasur rastin të ngjitem në të, në 5 premiera dhe pastaj në shfaqje të veçanta shumë herë të tjera, është vërtetë e shenjtë, kjo jo për t’u bërë nostalgjik dhe as melankonik. Unë jam shumë e lidhur me “të vjetrën”, me traditën, me historinë; më dhemb shumë që fëmijërinë time nuk e improvizoj dot gati askund më.

Kam ndjerë shumë dhimbje për Stacionin e Trenit, që u zhduk një ditë të bukur pa e vrarë mendjen kurrkush, edhe pse shumë prej nesh kemi lidhje emocionale me të. Po ashtu sheshi “Skënderbej”, që merr forma nga më të ndryshmet sipas humorit në rastin më të mirë, apo interesave meskine në rastin më të keq. Gjithashtu për Pazarin e Vjetër që është bërë tepër i bukur, por që nuk nënkupton asgjë për atë që përfaqëson për kryeqytetin dhe historinë, e nuk po vazhdoj gjatë, se në fakt çdo gjë e rinovuar ha diskutim shumë, edhe pse ne si qytetarë të djegur për pastërti e rregull na zihen sytë dhe pëlqejmë edhe budallallëkun e parë që na zënë sytë, veç në emër të një nevoje minimale jetese mes “rregullit dhe pastërtisë”. Për t’u kthyer te pyetja juaj – …Po! Duket se po ndahem me të përgjithmonë! Uroj të jetë një ëndërr e keqe…

– Si është ta shohësh një skenë ku ke kujtime të shkërmoqet para syve, ose të të thonë se nuk do ketë më as nam e as nishan?
Më duket se jam shprehur disi pak më sipër. Është ndjesi kaq e dhimbshme. Është si një fëmije t’i marrin lodrën e preferuar.

– Keni qenë në shfaqje e role të ndryshme, në teatër e film – për Suelën sa e rëndësishme është kujtesa, tradita dhe liria për të thënë çfarë mendon e çfarë ndjen?
Me sa duket të kam paraprirë. Kujtesa në profesionin tonë është pikë kyçe. Kujtesa emocionale, kujtesa trupore, biologjike, historike… Ne jemi ca qenie që funksionojmë në profesionin tonë falë, pikë së pari KUJTESËS! Pastaj sigurisht kjo shoqërohet me formimin, përgatitjen, talentin, vullnetin etj., etj. Por është kujtesa, tulla, që na mban në këmbë ngrehinën, e cila po na shembet poshtë këmbëve.

Unë për arsye që varen prej meje apo jo, më është dashur të punoj larg teatrit dhe të rikthehem tek ai plotësisht përpara 5 vjetësh. Sigurisht që jam angazhuar sa herë kam mundur duke mbajtur gjallë atë pasion që më bëri sot të kthehem. Dhe ndihem kaq e humbur dhe e pafuqishme, që arsyet të cilat me bënë të tërhiqem rreth 20 vjet më parë janë njësoj të forta dhe shtypëse, madje më të egra tani. Për cilindo që mendon se kjo është patetike dhe thjesht një nostalgji, them që kjo është një vetëdije qytetare dhe profesionale ndaj profesionit dhe qytetit tim. Unë kam pasur rast të shoh teatro alternativë. Kam qenë në Greqi, Maqedoni, Broadway, Luksemburg, Francë dhe jam kaq e interesuar për këto salla alternative që shtetet e qytetet respektive kanë, por ato i kanë me shumicë dhe si t’i duash, një qytet me një popullsi prej 50 mijë banorësh ka më shumë teatro se sa ka Tirana sot dhe pikërisht në këtë Tiranë – kryeqytet duan të ekzekutojnë ngrehinën e vetme Kombëtare të Teatrit, me pretekstin e një teatri të ri modern?! Jo, është e patolerueshme.

Do të çmoja çdo lloj arkiteture moderne dhe shpikje arkitekturore që do të thotë diçka edhe për arkitekturën e qytetit tim, edhe për Teatrin, por kjo mund të jetë shumë mirë alternative, ose siç në botë kam parë – gërshetimin aq spektakolar të arkitekturës tradicionale me atë moderne, pa e prishur origjinalen, por vetëm duke i shtuar asaj funksionalitetin dhe lehtësirat.

Ndërkohë, që Tirana ka shumë nevojë për të tjera ndërtesa artistike, të cilat janë kaq shumë të domosdoshme dhe uroj shumë që kjo dëshirë e mirë për të na qenë pranë, të vazhdojë të shtrihet në hapësirën e pakët publike të mbetur të qytetit tim. Në lidhje me lirinë, ajo është njësoj e shenjtë si teatri. Në kohën e para ‘90-ës, diktatura diti ta mbajë lart Teatrin se e kishte mjet propagande, ndaj dhe kujdesej për artistët (lexo: për pushtetin) ndërkohë, sot mesa duket, ata nuk duhen as si propagandë. Liria vritet çdo ditë që ti lufton me ekzistencën dhe me tavolinën e fëmijëve të tu… dhe kjo gjendje nuk erdhi brenda ditës, as brenda natës. Ka kohë që punohet për këtë liri të munguar…

https://aktoretshqiptare.info

Rrëfehet Parashqevi Simaku: Jeta ime në Amerikë, brenga që lashë pas

No Comments Intervista Lajme

Parashqevi Simaku, këngëtarja e dashur e shqiptarëve iku nga Shqipëria në vitin 1992. Asnjë lajm prej saj, derisa u rikthye. Për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dhe dhënë një koncert në Shqipëri. Ishte viti 1997. Koha e gabuar për ta bërë këtë. Në Shqipëri luftohej.

Parashqevia dha këtë intervistë, në Hotel Rogner, për gazetaren Rudina Xhunga. Ishte 14 shkurt 1997.

Ndaj edhe pse në Shqipëri kishte luftë, të gjitha pyetjet janë për dashurinë.

Intervista nuk u botua për shkak se gazeta “Koha Jonë” u dogj më 2 mars 1997.

Ajo u botua e plotë, vetëm pas rihapjes, më 4 maj 1997.

Prej asaj kohe Parashqevei Simaku nuk ka folur më kurrë, askush nuk di çfarë ndodhi me të. Përveçse dimë me siguri që e duan akoma. Në Shqipëri, këtë divë të këngës, e duan të gjithë.

Nga Rudina Xhunga

Na thoni një datë që e veçoni nga të tjerat?

Dita e të dashuruarve. Në 14 shkurt ’96, Robert, im shoq më propozoi martesë. Atë mbrëmje shkurti, ai më ftoi në restorantin Xhons të Beverly Hills, ku më dhuroi unazën e familjes së tij. Më pas mësova se po në atë restorant ishte martuar dhe Merlin Monro.

Si u njohët?

Nuk pata ndonjë romancë dashurie, sepse e vetmja dashuri që më ka lindur, më zhvillohet dhe besoj s’do më vdesë kurrë, është muzika, por s’kam harruar kurrë se në jetën time familja zë një vend të rëndësishëm. Njohja jonë erdhi për shkak të punës së përbashkët. Ai ishte instrumentist, i binte kitarës dhe këndonte në grupin, ku e shoqëruar nga 6 muzikantë, unë këndoja. Ndërsa po i jepnim dorën e fundit punës për të përfunduar albumin tim, më pyeti një ditë nëse mund të dilnim bashkë.

Përgjigja juaj ishte menjëherë po?

Një shqiptare nuk thotë menjëherë po, qoftë dhe në Amerikë. Unë kujtoj t’i kem thënë: “Puno me mua, ose dashurohu me mua”, ndërsa ai m’u përgjigj se nuk do t’i pëlqente t’i ndante. Ai është shumë simpatik dhe unë duke i lënë refuzimet mënjanë, i shpjegova, që më parë duhet të respektonte traditën e vendit tim, pra t’i kërkonte dorën e vajzës, prindërve të mi, me anë të një letre. Kjo në fillim s’i pëlqeu shumë, por duke shkruar një letër të gjatë, të gjatë, nisi t’i dukej gati zbavitës fakti që iu shkruante dy njerëzve të panjohur, kundrejt të cilëve ndjente detyrim shpirtëror. Prindërit e mi i kthyen përgjigje pas dy javësh dhe pasi u prezantova në familjen e tij, për të dy nisi një jetë tjetër, një jetë e përbashkët që na duket sikur do të vazhdojë përjetësisht. Me kohë, kam kuptuar se ia vlen të ndash jetën tënde me një njeri të mrekullueshëm si Robert.

Robert është i mrekullueshëm, pse është i bukur, apo ka të tjera veti dhe karakteristika të padukshme për syrin e të panjohurit?

Është vështirë të flasësh për burrin tënd, por ajo që më duket kryesorja është ndjeshmëria e tij, ngrohtësia njerëzore me të cilën të rrethon, dashuria që të dhuron.

Ju e kishit thirrur ngaherë në ëndrrat tuaja një njeri si ai?

Unë kisha shkruar një listë dikur, me 10 veti që duhet t’i kishte bashkëshorti i ardhshëm. Roberti ka 13.

Pra në vitin ’92 kur u larguat nga Shqipëria ishit pothuajse e bindur, se, askush këtu nuk do mund të qe i denjë për listën tuaj 10 kërkesëshe?

Nga Shqipëria ika zemërthyer prej lidhjes me një njeri i cili dukej se ecte në një rrugë krejt të kundërt nga e imja. Kur kuptova se sado të përpiqesha, rrugët tona s’do e kishin kurrë një pikë të përbashkët, sakrifikova dhimbjen time, për t’u larguar drejt së panjohurës, por jo me ide krejt të paqarta, pse ajo që gjithmonë më ka udhëhequr, ka qenë ambicia për të ecur në rrugën e artit.

Tani që jeni mirë, ç’kujtoni nga koha kur ishit keq?

Unë jam munduar të ruaj nga ajo histori dashurie vetëm të mirat, të bukurat, të cilat i kam bërë pjesë të jetës sime. I jam mirënjohës atij njeriu për ç’më dha dhe kam hedhur në harresë gjithë vuajtjet dhe dhimbjet.

Ç’e bënte të pamundur lidhjen tuaj?

Mospasja e idealeve të përbashkëta.

Ideali juaj ishte muzika. Po i atij?

Politika. Unë i jam dedikuar e gjitha idealit tim dhe them se nuk do e braktis kurrë. Për të s’di gjë.

Personit që s’doni t’i përmendni emrin, është pra një aventurë e harruar?

Ndjenja për të ishte plotësisht dashuri.

Pra dhe kur zemra thyhet një herë, sipas jush ngjitet sërish. S’ka gjë të pariparueshme?

Ka gjëra më të rëndësishme në jetë se dashuria…

Si për shembull martesa?

Jo pikërisht ajo. Për mua më e rëndësishme ishte riedukimi i vetvetes. Nëse ke synim të ecësh para, duhet të mos e harrosh të shkuarën, por të mos guxosh kurrë të kthesh kokën pas. Në të kundërt rrëzohesh.

Ju keni kaluar gjithë vështirësitë e mundshme dhe tani jeni një zonjë elegante dhe e qetë, apo pavarësisht nga ndryshimi i mbiemrit keni ngelur Parashqevi Simaku?

Deri tanimë unë kam mësuar, eksperimetuar, gabuar dhe pësuar. Tani po nis jetën e vërtetë.

Tregoni një gabim tuajin sentimental, pse ai ndikon dukshëm tek puna, sidomos kur puna është arti.

Jam zemërbutë dhe duhet ta kenë shkelur me mua. Kaq.

Pa emra?

Sigurisht.

Pra sipas jush thashethemet e pazakonta kanë krijuar një imazh irreal për ju?

Thashethemet për artistët, janë nga më të paimagjinueshmet, por unë mundohem t’i marr për kompliment. Madje të tilla ngacmime për mua dikur ishin bërë pjesë e jetës, aq sa gjatë qëndrimit në Amerikë ndjeja se më mungonin.

Shkollën 8-vjeçare dhe të mesme në Kavajë. Mandej befas e famshme dhe më tej studente e dramës. Një gjah i mirë për thashethemet…

Unë jam vajzë e dy prindërve që si shumë të tjerë në Shqipëri nuk kanë pasur mundësi të përfitojnë nga puna e tyre. Kësisoj më është dashur të luftoj si për ëndrrat dhe për mundësitë ekonomike.

Jam munduar sidomos të ndihmoj mesa mundem familjen time. Babai dhe nëna ime janë dashuria dhe mbështetja shpirtërore më e madhe që kam pasur ngaherë. Atyre iu dedikoj jetën dhe ëndrrat e mia. Ata ishin artistë të lindur dhe kultivuan e lejuan tek unë ndjenjën artistike, me gjithë thashethemet dhe ngacmimet e zakonshme që më rrethonin, e që asnjë prind s’dëshiron t’i dëgjojë për bijën e vet.

Unë nuk kam bërë asnjëherë me ta artisten, por fëmijën e përulur, vajzën që lan, pastron shtëpinë, që s’del, kur ata nuk duan, që para se të futet në shtëpi nga shfaqja, fshin trukun që ata s’e durojnë dot, që ju kërkon kohë, pak kohë për martesë, duke ju premtuar se padyshim një ditë do t’i gëzojë si cilado vajzë, prindërit e vet, me martesën e aqpritur.

A ju ka kërkuar nëna juaj të martoheshit me ndonjë djalë të mirë në Kavajë?

Si jo. Madje më kishte zgjedhur një djalë simpatik, nga familje e mirë, që sipas saj ishte ideali.

Mendoni se do të vazhdonit të këndonit tani, po të ishit martuar me djalin nga Kavaja?

Mendoj se do të kishte nisur dhe ai të këndonte duet me mua.

Nëna juaj s’është penduar që ju la kohën të cilën kërkonit?

Prindërit e mi janë të kënaqur nga zgjedhja ime, madje një mbrëmje nëna më hapi dy valixhe ku ishin ruajtur ato që kishte blerë me rrogën e ruajtur në vite, për pajën time. U lumturova dhe i premtova se do t’i merrja të gjitha në Amerikë. Kur blinte ato, duke kursyer nga ushqimi i përditshëm, me siguri ajo ka ëndërruar për të bijën një burrë si ai që unë kam tani. Ndaj jam e lumtur që e bëra të lumtur.

Robert është shqiptaro-amerikan?

Prej 100 brezash amerikan.

Çfarë i treguat nënës suaj për Robert, kur e sollët në Shqipëri?

I thash se ne jemi të dy heronj, pse prej ditës që jemi njohur bashkë, nuk jemi ndarë asnjë moment dhe kjo jo vetëm që nuk na lodh, por na lidh më shumë. Bashkëpunojmë, bisedojmë, argëtohemi dhe nuk e kuptojmë s’i kemi bërë, kur nuk njiheshim.

Ju duket e pamundur ekzistenca e të tretit, fëmijës?

Fëmija është i mirëpritur, po erdhi, por për ne të dy do të qe mirë të mendonim ende për të ardhmen tonë profesionale, para se ai të na trokasë në jetën e përbashkët. Robert është laureuar në ekonomi, është një instrumentist i shkëlqyer, por e ka lënë në pritje karrierën e tij duke m’u përkushtuar mua, pse ka shumë besim tek talenti dhe dëshira ime për të ecur. Ne porsa kemi përfunduar një album “Fluturoj brenda tempullit tim” ku këngët janë shkruar dhe kompozuar 80% nga unë dhe 20% nga ai..

Ju në Shqipëri vetëm keni kënduar. Tani si keni mundur dhe të kompozoni?

Më parë unë nuk e kam provuar. Në Amerikë kam studiuar dhe punuar duke mundur së fundi të kompozoj, sidoqoftë jo krejtësisht vetëm. Krahë më ka dhënë sidomos kënga popullore shqiptare që e kam kënduar për aq shumë kohë në Shqipëri.

Dhe në Amerikë fillimisht?

Po, në Amerikë më ftoi një familje dibrane e cila më lidhi një kontratë pune nën restorantin e saj në Nju Jork. Vetëm se nuk këndova ato këngët e trishtuara popullore që linin shije të keqe, por shfrytëzova fillimisht repertorin tim të muzikës popullore dhe asaj të lehtë. Ndjenjat që përcillja tek shqiptarët në Amerikë, fitimi fillestar, nisi të më pëlqente, por pa harruar që sapo kisha hyrë dhe duhej të vazhdoja. U njoha me Antoni Athanas, i cili është heroi i ëndrrës sime.

Ai kishte arritur majat e suksesit dhe përderisa Amerika atij ia kishte dhënë këtë mundësi, pse të mos ma jepte mua. Ndaj i kërkova një mendim të sinqertë dhe ai së pari më këshilloi hapin e parë, të mësoja gjuhën. Mandej më prezantoi me Stan Dragotin, të cilit i thashë se nuk kërkoja prej tij të më bënte artiste, por si thotë fjala e vjetër amerikane: “Fati është të njihesh me njerëzit e duhur në kohën e duhur”. Për mua njeriu i duhur ishte ai, koha më ngelej ta përcaktoja. Për një vit jetova e vetme në Nju Jork, ku fillova një kurs intensiv gjuhe, të shoqëruar nga njohja e muzikës amerikane.

Si e siguronit financimin e kurseve?

Duke punuar padyshim shumë dhe duke dëshiruar shumë të arrij. Në Amerikë mjafton të duash dhe të dish të kërkosh atë që do, është i vetmi vend, ndoshta, ku cilido qofsh, s’ka ëndërr që s’të bëhet realitet.

Veç martesës suaj, jeta juaj sentimentale në Amerikë ka qenë e bardhë, e zbrazët?

Ka qenë e mbushur me eksperienca të ndryshme, por jo të rëndësishme. Dashuria e vetme që më mbante ka qenë afrimi tek ëndrra që sa më shume i afrohesh aq më shumë të largohet. Unë kam temperament, di të kërcej, të josh, të vishem, mësohem shpejt me të renë, por të gjitha di t’i tregoj me masë, e aty ku duhet. I përkas një vendi konservator si Shqipëria, një familjeje ku nëna rrinte në radhë për ushqimin tonë, ndaj s’ka si të mos e njoh ndjenjën e masës.

Si tentuat mandej Hollivudin?

Një profesor i imi, pasi nisa të këndoj anglisht në restorantet amerikane më këshilloi: “Simaku provo Hollivudin. Konkurrenca duhet parë në sy që të përballet dhe konkurrenca e artit është Hollivudi”. Takova sërish z. Dragoti që u habit nga anglishtja ime e përmirësuar dhe më ndihmoi duke më prezantuar me njerëz që dikur për mua ishin copëza të ëndrrës, e cila në saj të dashamirësisë së njerëzve që kisha rrotull dhe këmbënguljes sime, po bëhej realitet.

Ka aq shumë amerikanë që këndojnë. Pse një shqiptare duhet të fitojë lojën në tokën e tyre?

– Sepse ata janë të gjithë njësoj. Unë jam ndryshe, muzika ime, të kënduarit tim, folklori i vendit tim, shpirti im, ambicia ime është ndryshe, është shqiptare. Një origjinalitet ngaherë e kudo mirëpritet.

Ju jeni e mirëpritur në Amerikë?

Kam 4 vjet që jetoj atje. Pas kaq kohësh munda të arrij në pragun e ëndrrës amerikane për të qenë dikush. Tani për mua dera është e hapur. Puna është në do futem me këmbën e majtë, apo atë të djathtë.

Dhe ndërsa gjendeni në prag të ëndrrës befas ju e lini mënjanë për t’ju kthyer të shkuarës, Shqipërisë.

Shqipëria është vendi të cilit i përkas unë dhe gjithë ç’do mund të realizoj në jetë. Më është dukur këto kohë se isha gati profesionalisht të nisja koncertet në Europë dhe si pikënisje do të ishte vendi im. Situata përkohësisht nuk më duket e përshtatshme, pasi punët s’duken se po shkojnë mbarë, por mendoj se vështirësitë si në jetën e një njeriu dhe të një kombi janë pjesë e rimëkëmbjes. Unë nuk munda të jap këtu koncerte, por kjo s’do të thotë se s’do kthehem sërish.

Im shoq që është njëkohësisht dhe menaxheri im po lidhet me disa firma të huaja që do na mundësojnë shfaqjet në disa vende të Europës dhe unë mendoj se kënga popullore shqiptare e përpunuar, e moderuar, kënduar prej meje jo vetëm do të pëlqehet, por edhe do të duartrokitet në skenat e Europës që e kanë njohur dikur këtë këngë nga zëri i paharrueshëm i Vaçe Zelës dhe duhet të vazhdojnë ta njohin e ta dallojnë nga muzika e popujve të tjerë, pse vërtetë kënga jonë është ndryshe, është e bukur, është e mrekullueshme. Ajo është vetë fati dhe çelësi i suksesit për kë provon ta paraqesë në skenat e huaja dhe të pretendojë duartrokitje, lule dhe sukses.

Unë kam investuar shumë për të ardhmen time. Kam harxhuar gjithë ç’kam fituar për edukimin tim profesional e atë njerëzor. Tani kam gjithë mundësitë jo vetëm për ta paraqitur shkëlqyeshëm vetveten, por dhe vendin tim, folklorin tonë të jashtëzakonshëm.

Besoni tek ato që thoni apo siç e treguat në skenën e festivalit ju pëlqen ekzibicioni?

Në festival nuk bëra ekzibicion, por thjesht u kënaqa kur im shoq m’u afrua e më puthi ndërsa këndoja për herë të parë bashkë më të, në një skenë ku ngaherë kisha qenë e vetme. Besoj se nuk është i mençur ai që tregon përralla, por ai që bën përrallën e vetë realitet./dritare.net

‘Jam nana për ikona’, Unikatil ka një përgjigje për Fero-n

No Comments Argëtim Thashetheme

Pas publikimit të këngës ‘Nana për ikona’, Fero i dedikonte këtë shprehje Unikatilit. Ky i fundit i përgjigjet Fero-s me një postim, mos tregon kjo rikthimin e tij.
Featured image of article: ‘Jam nana për ikona’, Unikatil ka një përgjigje për Fero-n Reperi, Fero. 25 Mars, 2019 19:10
Në muzikën shqiptare zënkat apo diss-et mes këngëtarëve janë shumë të zakonshme. Një rast tjetër është edhe zënka mes Fero-s dhe Unikatil dy nga reperat e preferuar kosovarë.

Në një këngë të tij, Unikatil thotë: ‘Jam nana për ikona’, nuk duroi shumë dhe Fero në hitin e publikuar pak më parë i kthen një përgjigje duke thënë: ‘hey Nana, unë jam baba për ikona.’.

i ftuar dje në ‘Xing me Ermalin’, Fero e shpjegoi kështu dissin ndaj tij dhe tha që nuk kishte asgjë më shumë.

pak minuta më parë Unikatil komentoi në Facebook, duke shkruar : ‘E tash i ka bo do vjet, e dojn Idollin me sulmu!’

Olta Boka pranon fejesën me djalin e ish-deputetit të LSI-së: Ishte pedagogu im (Foto)

No Comments Aktualitet Lajme

Këngëtarja shqiptare tregoi se gjithçka mes saj dhe djalit të ish-deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj, Ivi ka nisur në shkollën ku ajo studionte dhe Ivi ishte pedagog.
Olta Boka pranon fejesën me djalin e ish-deputetit të LSI-së: Ishte pedagogu im (Foto) Olta Boka dhe i fejuari i saj Ivi Rrokaj
Olta Boka ka pranuar për herë të lidhjen dhe fejesën e saj me djalin e ish-deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj, Ivin. E ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtarja shqiptare tregoi për herë të parë unazën e fejesës dhe pranoi se ka thënë “po” pasi ka marrë propozimin nga i dashuri i saj.

Olta zbuloi gjithashtu se dashuria e tyre ka nisur në bankat e shkollës, pasi Ivi është avokat dhe pedagog në fakultetin e Drejtësisë, ku edhe ka studiuar këngëtarja. “Jemi njohur në univesitet, nëpërmjet miqve të përbashkët,”- rrëfeu ajo.

Boka theksoi gjithashtu se nuk e ka bërë publike fejesën e saj sepse nuk ka dashur që partneri i saj të quhet “i dashuri i Olta Bokës”.

Dyshja janë prej më shumë se dy vitesh në lidhje dhe pavarësisht se këngëtarja është munduar ta mbajë të fshehtë këtë gjë, ‘paparazzi’ e fotografoi në bregdet teksa shijonte pushimet me pedagogun e saj.

(f.m/dosja.al)

Islamofobia: Në këtë botën tonë të çoroditun…

No Comments Lajme Opinion

nga Sami Repishti.

Pa dyshim jetojmë në nji botë me të paprituna të përditëshme: shumica e tyne të padëshirueshme; mjaft prej tyne me karakter tragjik dhe përpjestime masive. Ka shumë spjegime, ka shumë përcaktime të kësaj situate të vështirë dhe të rrezikshme.

Ajo që shqetëson ma shumë ashtë përdorimi i papushim i fjalës: urrejtje – nji përbuzje e fortë e shoqënueme me vullnet të keq e dëshirë për shkatërrim! Kudo që ngjasin trazime që na shqetësojnë gjindet nji spjegim: urrejtja. Kudo që konfliktet gjakosin masat e pafajshme spjegohen me fjalën: urrejtje.

Përpjekjet tona me krijue nji atmosferë ku njeriu të afrohet me njeriun si vëllau me vëlla duket sikur janë fjalë pa kuptim në këte botë të çoroditun që refuzon të mirën, që përqafon të keqen dhe që shkatërron dalëngadalë, por me siguri, arritjet e qytetnimeve mijëvjeçare të të gjithë kontinenteve, tue damtue randë frymën e shpresës për nji të ardhme ma të mirë….

Ashtë tragjedia e botës sonë bashkëkohore!

Më 15 mars 2019, ditën e premte (xhuma), ditë e shenjtë për afër 1.4 miliard besimtarë myslimanë në botë, në qytetin Christchurch, Zelanda e Re, nji burrë i armatosun dhe me “camera” në kokë për fotografim, u drejtue kah Xhamia Al Nur dhe hapi zjarr me armë automatike kundër cilitdo që shikoi ose takoi, ose që rastësisht i doli para. Gjashtë minuta ma vonë, ai u drejtue kah Xhamia Linwood dhe zbrazi armët përsëri mbi besimtarët që luteshin dhe kërkojshin falje e mëshirë nga Zoti, akti ma domethanës i krijesës ndaj Krijuesit. Akti i terrorit masiv u transmetue “i lirë” për të gjithë botën me u pa në mediat e informimit.

Numri i viktimave të vramë arriti shifrën 50 (pesëdhetë) dhe ma shumë se 54 (pesëdhetë e katër) u plagosën gjatë lutjes fetare, e tani po shërohen në spitalet e vendit. Tragjedia e nji qyteti të vogël preku zemrat e botës mbarë!

I dyshuemi u arrestue. Ai quhet B.H.T, 28- vjeçar, ekstremist supremacist i bardhë me urrejtje për emigrantët. Videoja e prodhueme, dokumentar prej 17 minutash, ashtë rasti i parë ku nji vrasës tregon në filmaktin e tij – kriminal në esencë dhe grotesk në formë,- nji dokumentacion okular i aftësisë së njeriut me zbritë poshtë, poshtë, jashtë botës njerëzore. Inhumanity! Tue folë para Parlamentit, Kryeministri Zonja Ardern shqiptoi këte sentencë madhështore që unë respektoj sot:

“Ai është terrorist, është kriminel, është ekstremist. Por sa herë që do të flas, unë nuk do të përmend emrin e tij. Ju bëj thirrje që sa herë të flisni, të përmendni emrat e atyre që u shuan dhe jo emrin e atij që u mori jetën. Ai mund të ketë dëshiruar të bëhet i famshëm, por për ne, këtu në Zelandën e Re, nuk do t’ia ofrojmë këte.” (VOA)

Monumentale! Sentencë që vlen për kriminelët e çdo kohe dhe çdo vendi!

Vrasësi 28-vjeçar T, qytetar australian që udhëtoi nga Australia në Zelandën e Re, nacionalist ekstrem e i vetëshpallun, i bardhë, sot i akuzuem për vrasjet masive… dënon “myslimanët” dhe i quen të gjithë “emigrantët” “pushtues”, simbas nji manifestos prej afër 70 faqesh, ku elaboron “filozofinë” e tij, të nji mendje të smurë. Nji qendrim i këtillë ashtë i ngjashëm me ate të Presidentit Trump të SHBA-së që quen “emigrantët” e Amerikës latine “invadues” të SHBA-së, tue nxitë kështu urrejtjen kundër tyne. Në fakt, krimineli quen Presidentin Trump “…simbol i sotëm i racës së bardhë…” E pabesueshme!

Vrasësi i 50 myslimanëve dhe plagosësi i 54 të tjerëve në dy xhamitë e qytetit Christchurch, Zelanda e Re, ka udhëtue edhe në Ballkan (2016-2018) simbas “Zërit të Amerikës”. Në fund të vitit 2016, krimineli ka vizitue Serbinë, Malin e Zi, Bosnjen dhe Kroacinë, ku ka pa vendet e fushëbetejave historike, raporton agjencia Reuter, dhe ashtë kthye përsëri në 2018-n. Ai ka vizitue shumë herë edhe Turqinë dhe ka kalue atje kohë të gjatë, deklaroi nji zyrtar i naltë i qeverisë turke. Nuk ka shënime akoma nëse ka vizitue Shqipërinë dhe Kosovën.

Qyteti Christchurch, Zelandën e Re, ka nji bashkësi të vogël myslimane, afërsisht 1.000 persona, Në përgjithësi, vendësit e dënuen randë këte akt agresiv e kriminal. “Na dënojmë dhunën dhe urrejtjen e çdo lloji dhe bashkohemi me të gjithë të tjerët, në Zelandën e Re duke shprehur trishtim të thellë për ata që janë damtue nga nji ngjarje e tmerrshme”, deklaroi Komisioni për të Drejtat e Njeriut të Zelandës së Re. “Nuk ka vend për urrejtje në Zelandën e Re…!”

KM i Zelandës së Re, J. Ardern, tregoi naltësinë e saj shpirtënore kur deklaroi:

“Ata (myslimanët) kanë zgjedhë Zelandën e Re si shtëpi të tyne dhe kjo tokë ashtë shtëpia e tyne. Ata janë né!… Terroristët vranë njuzelandezët!”

Në nji shkrim të botuem në The New York Times (16.III.2019), shkrimtari Steve Braunias, nga qyteti Te Atatu (Z. e R.) përshkruen:

“…vrasjet në dy xhamitë janë diçka e re për ne, diçka që nuk përputhet me ne. Ky akt ka qenë i organizuem, i planifikuem, masakër në shkallë të gjanë kundër të pafajshmëve, masakër e kryeme nga nji vrasës o ma shumë se nji, me nji kokë të mbushun me material militantësh, zakonisht nji logjikë e supremacistëve të bardhë, me frikën dhe përbuzjen e emigrantëve…”

Kjo urrejtje për myslimanët u theksue sidomos mbas masakrës së 9 shtatorit 2011, me shkatërrimin e dy kullave të nalta në New York City, me afër 3.000 viktima. Unë ruej përjetë kujtimin e pamjeve televizive të viktimave që preferuen me vdekë tue kërcye nga dritaret e kateve të nalta në pamundësi largimi e me evitue djegien për së gjalli nga zjarri që dogji gjithçka dhe të gjithë nëpunësit e ndërtesave madhështore. E ndjeva veten të turpnuem nga akti i nji grupi 19 terroristësh që përdorën fenë time me djegë për së gjalli afër tre mijë persona…! Mbrenda zemrës sime, fillova të ndiej nji dallim nga “të tjerët”, dhe nji nxitje me u përmirësue edhe ma shumë që të ishe i denjë për nji qenie njerëzore me dinjitet dhe pjesëtar i nji shoqënie pa kompleksin e fajit… Me përdorë nji shprehje te shkrimtarit Omer Aziz “… e gjithë kjo gjendje nuk ishte me ruejtë nji lloj politike të respektit publik, por nii akt i vetëmohimit…”.

Masakra në Zelandën e Re fillon me ide, e përfundon me dhunë të randë, ashtë opinioni i përgjithshëm i shprehun në shtyp. Aty lexohet se krimineli që hyni ne xhami u përshëndet me fjalët: “Mirë se vjen, vëlla!” Por myslimanët janë shpeshherë të paraqitun si popull luftarak, i paqytetnuem; megjithëse, e kundërta ashtë e vertetë! Nji fe që na ka dhanë qytet nimin arab për shumë shekuj nuk mund të jetë faktor antiqytetnues! Myslimanët kërkojnë të pranohen në vende të qeta dhe të mira, me quejtë “të bardhët” që hyjnë në xhami “vëllau im” …dhe nuk meritojnë nji përgjigje me automatik.

Viktimët e dy xhamive në Christchurch u likuiduen jo vetëm nga nji person plot me urrejtje, por edhe nga idetë e superioritetit racial që ekzistojnë në vend. Kështu ngjau në Quebec, Canada, në vitin 2017, ku myslimanët u vranë me duzina gjatë lutjeve fetare. Kështu, në 2018- n u vranë hebrejtë në sinagogen e Pittsburgut sepse “kishin strehue ‘emigrantët’ e Amerikës Latine”. Kështu ishte në Norvegji disa vjet ma parë kur nji supremacist i bardhë vrau 77 djelm e vajza të reja në kampin veror (nji vajzë ishte shqiptare). Kështu ishte në Charleston, S.C. tre vjet ma parë kur nji supremacist i bardhë vrau 9 persona gjatë lutjes dhe priftin e tyne. Njeriu ka përshtypjen që nji patologji e urrejtjes ashtë përhapë në të gjithë botën dhe rrezikon jetët tona çdo ditë.

Me dhimbje duhet të pranojmë se “Islamofobia” (urrejtja për çdo gja myslimane) nuk ashtë ma nji fenomen i rastësishëm, por nji problem i ngulun thellë në shoqëninë perëndimore. Për disa dekada të gjata, bashkësia myslimane “umma” ka qenë e detyrueme me pranue fajin kolektiv dhe dënimin nga të tjerët për aktet e nji grupi fanatikësh të aftë për terror e dhunë. “Ne e dimë pse e kreu këte akt. Ai e bani për hakmarrje për vrasjet me kamione që myslimanët kanë ba (në Europë)” deklaroi nji racist njuzelandez….

Definicioni i “racizmit” nuk mund të kuptohet si duhet nëse jemi të paaftë me dallue se krimi ashte krim, qoftë i kryem nga ai që lutet në xhami ose në tempullin e tij. Sot, miliona qytetarë mendojnë se problemi ashtë “Islami” si fe dhe si kulturë. Kjo ka sjellë në përfundimin: nëse “Islami” ashtë problemi, atëherë duhet të kemi kujdes e të ruhemi nga 1.4 miliard myslimanë. Ndiqni ata, mos i lejoni me ardhë në vendin tuej, ashtu si këshillon Presidenti Trump… Idetë krijojnë situata të damshme, sepse merren seriozisht nga shumë qytetarë. Edhe në qoftë se vetëm nji kriminel aplikon këto ide, përfundimi ashtë nji masakër.

Ky ashte mësimi që marrim sot nga Zelanda e Re…!

“Nëse dikush sulmon nji hebre, shkruente Hannah Arendt, çdonjeni nga ne duhet të mbrohet si hebre”. Kur ju sulmoheni si mysliman, ju duhet të mbroheni si mysliman. Dhe sot të gjithë jemi myslimanë – të gjithë ne që jemi të dedikuem me mbajtë të gjallë dritën e qytetnimit tonë, tolerancën e paqën tonë, shpëtimin e shoqënisë sonë nga barbarizmi primitiv i këtyne mendjeve gjysmake dhe të helmueme”, përfundon Omar Aziz në komentin e tij. Ndërkaq, popullsia e qytetit Christchurch mbetet e tronditun për jetë. Kërkesë-falje, ndigjohet kudo. Familja e kriminelit shpreh keqardhjen e saj për këte sulm banditesk dhe shprehen se janë “të tronditun thellë”. Kryeministri Ardern u zotue se “do të bahen ndryshime në ligjët për blemjen e armëve”. Familjarët e kriminelit u drejtuen familjarëve të viktimave: “Jemi shumë të prekun për të gjithë të vdekunit dhe të plagosunit”, tha xhaxhai i kriminelit. “Nuk jemi në gjendje të mendojmë ndryshe e për çdo gja tjetër. Na duem vetëm me shkue në shtëpi e me u mshehë”. Gjyshja e kriminelit, 81-vjeçare, tha: “Na e kemi humbë fare. Na nuk dimë as çka të mendojmë…” Popullsia e krishtenë e qytetit hapi fondin e ndihmës dhe grumulloi mbrenda nji dite shumën prej 638.000 dollarësh për familjet e viktimave.

Para nji tragjedie të këtillë asnjeni nga ne gjen sot forcën e duhun me mendue qartë.

Mbeten vetëm forca e lutjes dhe ndjenja e faljes së fajit…, dy qendrime që na naltësojnë!

Ridgefield, Connecticut, SHBA

http://gazetaimpakt.com/islamofobia-ne-kete-boten-tone-te-coroditun/

PRANVERA ’81, MIDIS RETROSPEKTIVËS DHE PROSPEKTIVËS

No Comments Argëtim Histori

Në 38 vjetorin e demonstratave të vitit 1981!

“E kaluara nuk përsërit vetveten, por e rimon” – Mark Tuen/
Historia është mësuese e jetës, “magistrae vitae”. Është konsumuar shumë, por pak, fare pak është përvetësuar kjo urti e latinëve të vjetër.
Mësuesja mund të jetë e mirë dhe do të duhej të ishte e mirë, por jo gjithmonë është e tillë. Mësuese e mirë e jetës mund të jetë vetëm historia e vërtetë, historia e shkruar drejt.
Thonë historinë e shkruajnë fitimtarët, por e shkruajnë edhe ata të tjerët, jofitimtarët që e ëndërrojnë vetë.
Fitimtarët zakonisht e fryjnë dhe e glorifikojnë të kaluarën dhe duke e fryrë dhe glorifikuar e dëmtojnë jo vetëm tablonë e së kaluarës, por edhe pamjen e së sotmes dhe vizionin e së ardhmes.

Humbësit, nga ana e tyre, me qasje të kundërt, e shtrembërojnë dhe e nxijnë qëllimisht të vërtetën, por duke e shtrembëruar qëllimisht të vërtetën, padashur pasqyrojnë anën tjetër të medaljes së tyre dhe në këtë mënyrë lehtësojnë kompletimin dhe saktësimin e së vërtetës kontradiktore. E dëmtojnë edhe më shumë të vërtetën historike historianët e oborrit dhe ustallarët e porositur të ingjinieringut historik ose, siç do t’i quante i urti: “profetët e kthyer së prapthi”. E dëmtojnë sidomos duke e përshtatur projeksioneve të tyre subjektive apo të politikave ditore e gjysmake të mecenëve të tyre.
Idoloatria false dhe kalkulative si dhe idolakrasia brutale, si derivate të ingjinieringut të instrumentalizuar politikohistorik dhe fenomene të pashmangshme të qasjeve të njëanshme, sido që të motivohen e sido që të arsyetohen, në të vërtetë, më shumë se perceptimin dhe pasqyrimin e saktë të së kaluarës historike dëmtojnë vetë proceset vijuese dhe perspektivën e tyre historike.
Njëanshmëri në qasje ndaj të së kaluarës ndodhin edhe gjetiu, por konteksti ynë “sui generis”, nxjerr natyrshëm në skenë edhe një qasje mbase unike e “sui generis”. Zgjidhjet gjysmake krijojnë terren të përshtatshëm për gjysmakët dhe mendjet gjysmake me qasjet e tyre kalkulativisht gjysmake dhe përplot gjysmë të vërteta për t’ia përshtatur edhe interpretimin e së kaluarës disenjimeve të tyre gjysmake e miope për një të ardhme gjysmake e uloke…
Në një vend me gjysmëfitore, historike gjithsesi por, po ashtu, gjithsesi gjysmake, mendjet gjysmake, duke qenë pengje e “skllevër të kënaqur” të së shkuarës, duke qenë sërish skllevër të kënaqur të së sotmes gjysmake dhe nën kompleksin e rolit të tyre të palavdishëm, në pamundësi qoftë për të zënë hapin me proceset dhe qoftë për t’ i ndalur ato, janë të prirë që të barrikadohen në pozicione historike gjysmake, të cilat edhe mund të duken dhe madje edhe të prezantohen dhe të shiten si pozicione kompromise, fleksibile, kooperative, moderne dhe të moderuara. Në këtë synim, ata jo rrallë, jo rastësisht dhe jo për herë të parë gjejnë edhe mentorë, ndihmëtarë dorëlëshuar dhe referenca me “relevancë” impresive edhe ndërkombëtare…
Jo rastësisht, edhe në 33 vjetorin e saj, Lëvizja e vitit ’81, e pagëzuar spontanisht dhe në mënyrë kuptimplote: “Pranvera 81”, vjen e mbështjellë me një tis mjegullnaje ende të pa zhdaravitur, si recidiv i furtunës së ethshme të propagandës së pandërprerë dhe luftës së egër e të sofistikuar speciale antishqiptare.
Akti 81 i dramës shumëkatëshe shqiptare, mund të shihet e të vlerësohet drejt e objektivisht, vetëm duke e vendosur ne kontekstin kohor dhe historik, në vazhdimësinë e Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare, në korelacion të drejtë me fazat paraprijëse dhe me ato pasuese, duke parë shkaqet e vërteta, gjendjen e përgjithshme politike, ekonomike, shoqërore e shpirtërore, kundërtitë e kohës dhe forcat lëvizëse, tendencat historike dhe drejtimin e përgjithshëm të zhvillimit, aspiratat dhe synimet e vërteta të Lëvizjes, të shprehura në platformën politike, në programin, në kërkesat dhe sloganet e saj, duke vlerësuar drejtë efektet imediate dhe afatgjate të kësaj lëvizjeje, duke nxjerre me kujdes përfundimet dhe mësimet e duhura në funksion të përballjes me sfidat aktuale dhe perspektive të Lëvizjes së vijueshme kombëtare shqiptare.
E parë në këtë mënyrë, 11 marsi 1981 dhe gjithë Pranvera ’81, shënojnë një kthesë padyshim të rëndësishme historike. Një lëvizje që lëvizi Kosovën dhe gjithë kombin. Një lëvizje që lëvizi proceset në Kosovë dhe më gjerësisht, në viset e robëruara shqiptare. “Viti 1981, shkruante Veprimtari vizionar Ukshin Hoti, është nyja, zbërthimi i së cilës e mundëson lëvizjen e drejtë të gjërave dhe të proceseve.


Në përvojën tonë historia është shfaqur pikërisht ashtu siç e ka definuar i urti, si një dramë e përjetshme të cilën e luajnë përherë aktorë të rinj.
Gufimi pranveror i Lëvizjes ’81 mund të shpjegohet dhe të kuptohet vetëm tok me nëntorin pranveror të vitit ’68 dhe dhjetëvjeçarët e frymëzimit të mëparshëm që i paraprinë Pranverës Shqiptare ’81.
Pranvera ’81 ishte shprehje shpërthyese e pakënaqësisë rinore dhe gjithëpopullore me gjendjen e përgjithshme të rëndë, të pabarabartë dhe në aspekte të caktuara edhe në keqësim të mëtejshëm të rinisë dhe shqiptarëve si tërësi, në Kosovë dhe në viset e tjera të robëruara shqiptare në ish-Jugosllavi, ishte vazhdimësi e përpjekjeve të mëparshme çlirimtare kombëtare e demokratike, njëkohësisht pararendëse e epopeve të ardhshme që kulmuan me ushtritë tona çlirimtare dhe luftën fitimtare që, pos të tjerash, ia siguroi Kosovës edhe mbështetjen e fuqishme të botës demokratike, liridashëse e paqedashëse dhe Aleancës Veriatlantike si dhe fitoren e historike.
Fundi i viteve gjashtëdhjetë dhe fillimi i viteve shtatëdhjetë sollën një kthesë të rëndësishme dhe të shumëpritur. Rënia e Rankoviqit, amendamentet kushtetuese, universiteti, flamuri kombëtar… etj. përjetoheshin si fillim i lirisë, madje diku-diku edhe si liria vetë.
Ngazëllimi euforik: “e fituam!”, dëgjohej madje edhe midis atdhetarëve të dëshmuar, por të hutuar, të dehur e të ngazëllyer së tepërmi nga ato pak të arritura e ndryshime pozitive dhe, po ashtu, të lodhur nga tagri i lartë i angazhimit sfilitës disident e liberator.
Të tjerët, zakonisht brezat rinorë që po gufonin, mendonin ndryshe: “Po, është një ndryshim, një e arritur, por nuk e kemi fituar ende, do kohë, punë e përpjekje të reja liria e vërtetë”. Shovinizmi dhe shërbëtorët e tij nuk jepeshin lehtë. Ndërronin petkun, diskursin, ngjyrat, por jo edhe qëllimin.
Ndërkaq Adem Demaçi, Mehmet Gega, me atdhetarë të shumtë nga të gjitha viset, ata që i kishin shtruar e kishin luftuar për këto të drejta e liri, vazhdonin ta vuanin burgun shovinist…
Shpërtheu natyrshëm nëntori pranveror i gjashtëdhjetetetës: Në rrugë e sheshe me demonstratë, por edhe nëpër auditorë, media e debate intelektuale e akademike, kërkohej liri e barazi. Barazia atëherë e kishte emrin Vetëvendosje, Republikë, Kushtetutë…
Kërkesës për lirimin e atdhetarëve të burgosur iu dha përgjigjja me burgosje e dënime të reja. Pasoi edhe ndonjë ndryshim pozitiv, por edhe shumë premtime boshe e demagogji amortizuese. Doli edhe një farë propozimi me gjysmëzëri për Republikë. Aty-këtu edhe ndonjë porosi nga lart: “Kërkoni Republikë! Priten ndryshime kushtetuese…”.
U desh të pritej gjashtë vjet derisa u miratua Kushtetuta e Re e RSFJ-së. Kosova lëvizi pak. Njëfarë autonomie, Kushtetutë… Të drejta të reja…. Por, jo republikë, jo barazi. Po, njëfarë elementi konstituiv i Federatës, por sërish në përbërje të Serbisë… Nga lart tani vinin porosi: “Mirë është. Harrojeni republikën. Harrojini të tjerat…. Është autonomia. Është substanca. Janë kompetencat… Faktikisht jemi Republikë. Shpejt do të jemi edhe formalisht… Vetëm ta kultivojmë dhe forcojmë vëllazërim-bashkimin, patriotizmin socialist jugosllav…”.
Atdhetaria shqiptare përballë “patriotizmit socialist jugosllav”
Nga goja e udhëheqësve të atëhershëm politikë, kosovarë, bashkë me demagogjinë zu të shitej me bollëk edhe eufori boshe kuazitriumfaliste e veshur me petk të patriotizmit jugosllav dhe të filotitizmiit antishqiptar. Kishte edhe angazhim institucionalist në funksion të konsolidimit dhe avancimit të përgjithshëm shoqëror e kombëtar konstruktiv, që meriton vlerësim e respekt, por kishte edhe skllevër të tillë të kënaqur që filojugosllavizmin e tyre të përbetuar dhe të përjetshëm, “edhe pas Titos – Tito, Jugosllavia – Jugosllavia nga Trigllavi në Vardar”, e manifestonin edhe duke pagëzuar fëmijët e tyre me emra sllavë e jugosllavë dhe jo vetëm kaq, por si jugosllavë mëtonin ta kryqëzonin edhe gjithë popullin e Kosovës, madje nëpërmjet Kosovës së instrumentalizuar autonome jugosllave ta jugosllavizonin edhe Shqipërinë dhe gjithë hapësirën shqiptare.
Në një anë, sërish entuziazëm e eufori me demagogji e naivitet bashkë; në anën tjetër, sërish kryesisht midis të rinjve zhgënjim e zemërim i ri… Kurse Adem Demaçi me dhjetëra shokë, ende pa u liruar mirë, burgoset e dënohet përsëri pa asnjë fakt, në një nga proceset e shumta të kurdisura politike. Vite më vonë dënohen të tjerët për të njëjtat vepra, por proceset dhe dënimet e mëparshme nuk rishikohen…
Po shtresohej një oligarki e re, e instrumentalizuar politike, e dehur nga postet, favoret e privilegjet. Një kastë politike, burokratike e pseudointelektuale që po bëhej copë për karrierë e lojalitet ndaj sundimtarëve, për pasuri e luks, në kohën kur kriza ngufatëse ekonomike, politike e sociale mbi Kosovën dhe popullin e saj, po rëndonte shumëfish.
Varfëria shtohej. Kishte një fare zhvillimi, por me shume se zhvillim ishte eksploatim i pamëshirshëm e i tipit kolonialist të pasurive të shumta të Kosovës dhe fuqisë së saj të lirë punëtore. Pabarazia me të tjerët jo vetëm që nuk zvogëlohej, siç qe premtuar, por sa vinte e rritej e thellohej edhe më shumë, që potencohej kohë pas kohe nga mediet e Tiranës dhe ato botërore, dhe madje herë-herë edhe nga zyrtare paravajtës të Kosovës.
Në vend se të zhvillohej 52% me shpejt, siç qe premtuar Kosova po ngecte po në atë shkallë. Mesatarja e zhvillimit dhe e së ardhmes kombëtare të Kosovës ishte nën 1/4 e mesatares jugosllave dhe rreth 1/8 e asaj sllovene. Në raport me mesatares jugosllave, për frymë Bruto Prodhimi Shoqëror Kosovës (SPP) ka rënë nga 43 për qind në vitin 1953, në 32 për qind në vitin 1971, dhe 27 për qind në vitin 1988, ndërsa shifrat korresponduese për Slloveni (republika më i pasur i Jugosllavisë) u rrit nga 175 për qind në vitin 1953, ne 203 për qind në vitin 1988. “Niveli i jetës së popullatës i mbetur shumë i ulet qysh në vitet 60, dhe ishte ngritur gjate viteve 70, dukej i dënuar për t’u ulur ose për të stagnuar”, shkruan Robert Shvarc.
Ndërkaq, në qendrat strategjike serbomëdha, në faqet e të ashtuquajturit Libër i Kaltër, po përvijohej strategjia e zezë antishqiptare e rrëmbimit edhe të asaj gjysmë autonomie që i ishte njohur Kosovës dhe riinkarnimit te strategjive të Rankoviqit, Çubriloviqit e Garshaninit. Fjala e fundit e Titos, para ushtarakëve të Jugoslllavisë në Karagjorgjevë, që është cilësuar si testament i tij, në thelbin e saj, në shënjestër kishte shqiptarët, Shqipërinë dhe siç thoshte ai përkrahjen e tyre nga qarqet perëndimore. Fjala e Titos, ishte platforma e përtërirë e strategjisë revanshiste antishqiptare të Beogradit shovinist. Këtë nuk e shihnin vetëm ata që i mbyllnin sytë me qëllim. Dukej qarte: në periudhën postitoiste që po pritej, zgjidhja gjysmake, as-as, nuk mund të mbahej. Kush nuk vete para, vete pas thotë, fjala.
Zëri i ngrohtë i Shqipërisë Nënë
Shqipëria nuk përzihej në punët e brendshme të të tjerëve, por bënte punën e saj… Dhe e bënte mirë. Mbështetje e pakursyer dhe e gjithanshme përpjekjeve avancuese institucionale të Kosovës autonomiste pa hequr dore nga synimi për zgjidhje të drejtë, të plotë e të qëndrueshme të çështjes së pazgjidhur shqiptare. …”Sado që të bëjmë për Kosovën, pak është… ndihma që i japim Kosovës nuk është diçka e rastit, por një vijë politike me rëndësi të madhe kombëtare…”. deklarohej nga niveli më i lartë politik i Tiranes zyrtare.
“Çështja nacionale nuk zgjidhjet me slogane si ai vëllazërim-bashkim. E vërteta për çështjen nacionale në Jugosllavi, do ta tmerrojë Titon, në varr, pas vdekjes”.
Në qoftë se vendoset hegjemonia serbomadhe, pavarësisht nga kamuflazhet demagogjike, Jugosllavia do të kthehet më keq se ç’është sot, në një vend me diktaturë të hapët fashiste e cila do t’i shtypë egërsisht popujt e ndryshëm që e përbëjnë, do t’i zhdukë edhe format më të zbehta aktuale të “demokracisë” e të vetëvendosjes dhe do të vendoset terrori i zi… klani serbomadh do të luftojë për ta ruajtur formën federative për t’i mbajtur nën zgjedhë popujt e tjerë…”.
“Ç’do të ngjasë pas Titos? Çdo gjë do të shkatërrohet se e shkatërruar ishte. Çdo gjë do të falimentojë se e falimentuar ishte. Çdo gjë do të demaskohet se blof ishte, kala e ndërtuar mbi rërë ishte…
“Ç’do të bëhet Kosova? Tendenca dhe lufta e klanit serb është dhe do të jetë ta gllabërojë në Serbi. Ta skllavërojë. Varet shumë çdo të bëjnë kosovarët. Do të luftojnë… apo do ta shpallin Republikën e pavarur të Kosovës…? Pra, populli i Kosovës vendos dhe reziston deri në fund…”.
“Udhëheqësit shqiptarë të Kosovës, duhet ta kuptojnë mirë një gjë, që forcën e kanë në popull dhe jo në famën personale… të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien në provokacionet e serbëve, por t’i mbrojnë të drejtat a tyre dhe t’i mbrojnë tok me masat, të mos lejojnë armiqtë t’i akuzojnë masat për shovinizëm dhe këta vetë të mos hiqen si prudentë dhe të zgjuar, kur tërhiqen nga frika dhe lënë popullin në baltë… “. “Shqiptarët e Kosovës po luftojnë dhe duhet të luftojnë të bashkuar dhe në unitet, ndryshe i merr lumi… Ku është bashkimi është shpëtimi”…, deklarohej dhe porositej nga niveli më i lartë i Shqipërisë shtetërore.
Derisa Beogradi po përgatiste revanin e tij revanshist drejt Kosovës autonome, kurse kreu politik i Kosovës vazhdonte gjumin dimëror i dehur nga rakia e vetëkënaqësia, nga privilegjet, favoret, luksi, pasuria përrallore dhe dëliri i përjetësisë së “parajsës” së tyre jugotitiste, sërish ishte rinia, ishte vegjëlia dhe punetoria ajo që lëvizi dhe e lëvizi Kosovën.
Lëvizja Çlirimtare e Kosovës, edhe përkundër goditjeve të rënda e të njëpasnjëshme, edhe pavarësisht rënieve të njëpasnjëshme, po ringjallej dhe po gufonte sërish. Grupe e organizata të ndryshme, të organizuara, gjysmë të organizuara ose edhe spontane e të vetorganizuara, me emra të ndryshëm e me forma të ndryshme organizimi, por me synim kryesisht të njëjtë e të përafërt, po e ngrinin përsëri flamurin e luftës për liri e barazi. Lëvizja kishte hyrë në fazën e bashkimit dhe pagëzimi më i mirë i këtij bashkimi ishte ne barrikada…
Mërgata shqiptare po çlirohej nga klubet jugosllave dhe po bëhej transmision i rëndësishëm dhe shumëdimensional me botën perëndimore. Klubet e mërgimtarëve, të modeluara si klube jugosllave, po pavarësoheshin dhe po ktheheshin në klube atdhetare, të stilit të klubeve e kolonive të Rilindjes Kombëtare. Mërgata shqiptare u kthye ne inkubator te Lëvizjes çlirimtare dhe faktor të rëndësishëm të mbijetesës së popullit të saj të rrezikuar, evropianizimit të mënyrës së tij të jetës dhe ndërkombëtarizimit të kauzës së tij.
Si rezultat, po shfaqeshin, aty këtu, në mediet botërore, shkrime e analiza për çështjen e pazgjidhur shqiptare. Kosova madje, përmendej si njëri nga detonatorët e mundshëm të luftës së ardhshme të madhe, mbase edhe botërore… Insistohej paradoksalisht në ruajtjen e kreaturës artificiale të Versajës dhe integritetit te saj të imponuar territorial, por theksoheshin si perspektive edhe vlerat evropiane e civilizuese si liria, demokracia, barazia… Liridashësit shqiptare injoronin të paren dhe përvetësonin këto të tjerat. Dhe koha u dha të drejtë.


Opinioni demokratik, liridashës e paqedashës në Evropë e gjithandej nëpër botë, mbase për herë të parë zu të reagojë dhe të mbajë qëndrim të drejtë ndaj çështjes së pazgjidhur shqiptare, reagim të cilin diplomacia aktive dhe mediet e fuqishme të Shqipërisë nënë, si dhe shtypi ilegal i Lëvizjes Atdhetare në Kosovë, në viset e tjera të robëruara si dhe në mërgatë, i grumbullonin, i përkthenin dhe ia ofronin opinionit tonë të etur dhe opinionit të keqinformuar botëror. Mërgata shqiptare u shndërrua jo vetëm në rezervuar të pashtershëm të përpjekjeve çlirimtare, por edhe në katalizator bashkimi veprues si dhe në urë bashkëpunimi me botën demokratike, liridashëse e paqedashëse.
Po përvijohej kështu baza e rreshtimit të ri historik të një aleance të pashpallur të popullit të robëruar shqiptar dhe Lëvizjes së tij çlirimtare me Shqipërinë Nënë dhe me botën demokratike, liridashëse e paqedashëse, posaçërisht me botën euroatlantike, përballë shovinizmit serbomadh, aleatëve të tij neopansllavistë dhe shërbëtorëve të tyre gjithnjë e më të pakët shqipfolës.
Pranvera ‘81 jo vetëm që e afirmoi dhe e ndërkombëtarizoi çështjen e pazgjidhur të Kosovës, por edhe e shkundi, e pajtoi, e bashkoi, e përgatiti dhe e kaliti shpirtërisht dhe politikisht Kosovën për sfidat e ardhshme që po vinin… Abdullah Tahiri, një nga nismëtarët e revoltës studentore të 11 marsit, ishte nga të parët që nisi edhe pushkën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Janë me qindra e me mijëra luftëtarët dhe drejtuesit e UÇK-së, që pagëzimin e parë luftarak atdhetarë e kishin në flakën e pranverës ‘81.
Përvjetori i 34-t i pranverës do të thotë ndryshe 34 vjet mbajtje e ruajtje me mund e gjak e sakrifica të shumta të flakës së pashuar të lirisë. 34 vjet frymëzim, por edhe fryte e të arritura të dukshme e të prekshme që gëzojmë sot gjithandej. 34 vjet reflektim për rrugën e kaluar dhe shtigjet e së ardhmes së gjakuar dhe çuditërisht 34 vjet përballje me një luftë të egër speciale për të shtrembëruar e deformuar të vërtetën e mirënjohur historike për këtë faqe të lavdishme të së kaluarës sonë.
34 vjet më vonë, falë sakrificave dhe privacioneve të shumta e të dhembshme dhe falë mbështetjes së botës liridashëse, paqedashëse dhe demokracidashëse, Kosova dhe kauza e saj është 34 shkallë më lartë dhe po aq më afër cakut të synuar.. . Ka tashmë shtatë përvjetorë me radhë që Kosova i pret si Republikë, në pjesën e saj dërrmuese e lirë, e pavarur, sovrane, në rrugë të zgjerimit dhe kompletimit të njohjes ndërkombëtare, në rrugë të krijimit të parakushteve për një integrim edhe më të shpejtë të Kosovës në familjen euroatlantike. Aktualisht zgjidhja për Kosovën e ka emrin shtet i pavarur dhe sovran, si të tjerët përreth. Dhe sërish është zgjidhje kompromisi. Dhe sërish me sfida serioze… Dihet cila do të ishte zgjidhja më e mirë për një popull të ndarë e të copëtuar pa asnjë të drejtë.
Lëvizja e vitit 1981 ishte e përbashkët siç ishte i përbashkët edhe programi i saj. Ka lëvizur përpara, por jo sa e si duhet edhe Shkupi, Tetova, Struga e Kumanova, ka lëvizur edhe çështja e shqiptarëve në Mal të Zi, ka lëvizur diç edhe çështja e Preshevës, Bujanocit e Medvegjes, por mbetet ende plagë e hapur që do shërim. Gjithandej gjakim për liri e barazi. . . Zgjidhjet gjysmake nuk janë zgjidhje maksimaliste, por kompromis i dhembshëm.
Gjakimi për integrim ndërshqiptar dhe për integrim euroatlantik, janë aspirata të natyrshme dhe të pashmangshme. Integrimi i vërtetë evropian nuk mund të përjashtojë dhe as zëvendësojë nevojën e integrimit tjetër të natyrshëm dhe të pashmangshëm kombëtar. Përkundrazi.
Në kontekstin e globalizimit dhe proceseve integruese në Evropë, barazia mund të marrë edhe emra tjerë më globalë, më avancuese dhe më integrues. Si të tjerët përreth. Si Evropa moderne.
34 pranvera më vonë, arritjet janë të mëdha dhe janë evidente. Por të mëdha dhe evidente janë edhe problemet dhe sfidat.
Sërish, nënçmim i kundërshtarit, rreziqeve e sfidave dhe njëkohësisht ekzagjerim i ndryshimeve evidente, por të pamjaftueshme pozitive, sërish, në një anë dehje, eufori e vetëkënaqësi, përzier me prirjen e babëzitur për të zhvatur, grabitur e kollofitur ende në embrion shtetësinë e brishtë të Kosovës së re, në anën tjetër sërish zhgënjim, mllef e zemërim të njerëzve që kanë sakrifikuar e humbur shumë, që kanë pritur shumë më shumë edhe për Kosovën dhe çështjen e saj, por edhe për vetë dhe familjet e tyre. Parulla “Kosova – Republikë!”, në kuptimin e statusit politik, tani, në Kosovë, tingëllon e vjetruar dhe e tejkaluar, por jo gjithkund edhe perceptohet kështu. Shfaqen, madje edhe shenja paralajmëruese të ringjalljes së nostalgjisë për kreaturat e dështuara historike me Yu- zona e Yu- zezona. Të tjerët i nënçmojnë këto shenja edhe përkundër stërmbushjes së tregut Kosovar me mall e kapital nga fqinji verior që përditë përsërit deklaratat se nuk e njeh dhe nuk do ta njohë kurrë as realitetin e ri gjysmak të krijuar në Kosovën e pretenduar.
Për më tepër kërkesa për Republikë, kishte brenda saj edhe aspiratën për funksionim demokratik, republikan, që nënkupton edhe qeverisjen e mirë e demokratike.
Sloganet: ”Kushte për punëtorët”, ”Kushte për studentët!”, ”Çmimeve stop!”, ”Trepça është e jona!”, ”Kosova është e jona!”, “Kosova shqiptarëve!”, “Liri për Preshevën!”, ” Jemi shqiptarë dhe jo jugosllavë!”, “Jetën e japim, flamurin jo!” etj. etj, tingëllojnë aktuale, madje gjithnjë e më aktuale, edhe sot, jo vetëm në viset tjera, por edhe në vetë Kosovën e pavarur. . .
Republika e Kosovës është i vetmi shtet në Evropë e më gjerë pa ushtri dhe nën trysni që të bëhet i vetmi me gjykatë speciale për akuza të sajuara nga qendra të luftës speciale kundër realitetit të ri të krijuar dhe luftës së saj çlirimtare e shpëtimtare, në bashkëpunim me aleancën verioatlantike dhe me botën demokratike, liridashëse e paqedashëse. “Evropianët e rinj”, siç e quan veten rinia e Kosovës, janë të vetmit pa liberalizim vizash, pa mundësi shfrytëzimi të përkujdesjes për të drejtat e njeriut nga Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në mekanizma e instanca të tjera evropiane, pa të drejtë pjesëmarrje në gara sportive, kulturore e artistike.. . Kosova që vazhdon të jetë peng i fatit të pazbardhur të mijëra bijve e bijave të zënë rob dhe të degdisur pa gjurme, 15 vjet më vonë ka aktualisht, dhjeta mija bij e bija të shkapërderdhur, rrugëve të Kurbetit, anekënd Evropës, rrugëve të kurbetit dhe qindra mija të tjerë, të zhgënjyer e të hutuar që nuk e dinë çfarë do të jetë e ardhmja e tyre e paqarte dhe e pasigurt…
Gjithnjë e më shpesh shtrohen pyetje të mbushura me mllef e shqetësim:” Ku jemi dhe nga po shkojmë? Ç’po ndodh me identitetin tonë shqiptar, me moralin, traditën, me gjuhën, kulturën, njësinë shpirtërore dhe shenjat tona të shenjta? Kujt i duhet dhe kush e ujit dhe e nanurit farën e keqe të ingjinieringut shkërmoqës etnik e kombëtar të ideuar nga Cvijiçi, Grashanini, Mugosha, Rankoviçi dhe pulenët e tyre shqipfolës? Kujt i duhet deshqiptarizimi i shqiptarëve, dezintegrimi dhe dekompozimi i tyre mbi të gjitha bazat e mundshme dhe në të njëjtën kohë çimentimi i statuoskuosë së imponuar me zgjidhje gjysmake e më pak se gjysmake si pozicion i ri dhe stacion i përjetshëm i skllevërve të dikurshëm të kënaqur dhe adepteve të strategjive të dështuara historike dhe nostalgjikëve të kreaturave antihistorike të së kaluarës me prirje prapakthyese; Ç’po ndodh me në dhe me kauzën kombëtare? Kujt i duhet bosnizimi i Kosovës? Ç’po ndodh me pjesën veriore të Kosovës? Ç’po ndodh me Medvegjën, Luginën e Preshevës dhe me viset tjera të copëzuara shqiptare dhe pse trajtohen ndryshe nga komunat në veri të Kosovës? Ç’po ndodh me pasuritë e Kosovës dhe me kauzën e minatorëve dhe punëtorisë sonë heroike? Ç’po ndodh me djersën e tyre? Ç’po ndodh me idealet dhe moralin që e ka karakterizuar popullin tonë dhe veçanërisht Lëvizjen e tij çlirimtare. Ç’po ndodh me imazhin dhe kapitalin e pallogaritshëm politik e atdhetar të Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare dhe rrjedhimisht ç’po ndodh me imazhin e Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi? Ç’po ndodh me brezat e rinj dhe sa e si po punohet për perspektivën e tyre?…
Ka edhe sa e sa pyetje hipotetike që brenda tyre kanë edhe lutjen klithmë të Ukshin Hotit: “O mos e ndotni botën e ëndrrave të vitit 1981 me dallaveret e kohës!”
Janë të shumta pyetjet që koha i shtron si emergjente. Nga përgjigja e tyre e drejtë, e pjekur dhe e guximshme varet në mase të madhe edhe perspektiva e ardhshme. Varet, madje edhe bilanci i pranverës ‘81 dhe i gjithë lëvizjes sonë çlirimtare.
Pranvera e vitit ‘81, ashtu si edhe epopetë çlirimtare para e pas saj kishin edhe një slogan: “Bashkim! bashkim! Kush s’bashkohet është tradhtar”… Edhe sot, si 34 vjet më parë, Kosovës dhe çështjes shqiptare gjithandej i duhet sërish mbi të gjitha e para së gjithash bashkimi shpirtëror e veprues i energjive dhe përpjekjeve, qofshin ato edhe të ndryshme sa i përket artikulimit, rrugëve ose mjeteve të realizimit. Vetëm në këtë mënyrë mund të qëndrojmë ballëhapur para dëshmorëve të atdheut. Vetëm në këtë mënyrë mund të bëjmë që përvjetorët e ardhshëm të Pranverës ‘81 të mos na gjejnë me zgjidhje gjysmake, me zhgënjime politike e me sfilitje sociale.
Historia u përsëritet atyre që nuk mësojnë nga ajo dhe i ndëshkon rëndë sidomos ata që nuk arrijnë të shkunden e të këndellen madje as pas përsëritjes së dhimbshme të historisë.

HYDAJET HYSENI

Burimi- albaniapress.com

Gjyshja 105-vjeçare i mban mend mirë ditëlindjet dhe emrat e 51 nipërve

No Comments Argëtim Kuriozitet

Lucinda Edge e njohur si Lucie nga Devon i Anglisë, ka më shumë se një shekull jetë, por nuk i harron asnjëherë ditëlindjet e nipërve.

Me gjithë peshën e viteve, gjyshja 105-vjeçare i mban mend mirë ditëlindjet dhe nuk i ngatërron emrat e 18 nipërve, 27 stërnipërve dhe gjashtë fëmijëve të tyre, transmeton Telegrafi.

Pak para se t’ju afrohet dita e caktuar, Lucie e shkruan kartolinën dhe e dërgon me postë në mënyrë që t’ju arrijë me kohë.

Është një grua e urtë dhe e dashur, me memorie të shkëlqyer. Me kalimin e viteve i është dobësuar shikimi, por jo edhe mbajtja mend”, ka thënë vajza e saj, Mavis.

“Prej se vdiq babai, nëna jeton me mua, por në dhjetë vitet e fundit kërkoi që ta dërgojmë në shtëpinë e të moshuarve. Na befason gjithmonë me kartolinat dhe telefonatat për data të veçanta”.

Gruaja e lindur më 2 janar të vitit 1912, ka përjetuar dy luftëra botërore, si dhe ka pasur vështirësi të mëdha derisa i ka rritur katër fëmijë.

Mirëpo, të gjithë familjarët kudo që janë, mblidhen në shtëpinë e vajzës së saj për t’ia festuar ditëlindjen.

TRAGJIKE në Zvicër, e moshuara vret me thikë 7-vjecarin nga Kosova! Nëna: Më mori lulen më të bukur

No Comments Aktualitet Lajme

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Basel të Zvicrës, ku një grua e moshuar 75-vjeçare ka vrarë me thikë një vogëlush 7-vjeçar nga Lipjani i Kosovës, afër shkollës së tij. Rastri tragjik ka ngjallur revoltë shoqërore ku pati marshime protestuese për aktin e rëndë të të moshuarës, në vendin ku u vra fëmija. Nëna mes lotësh: Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e vrau djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tonë. Haradinaj: Dhimbje e madhe, lutjet e mia janë me familjen e Mërgimit

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Në një rrugë të vogël në një qytet të qetë, ndodhi një krim i tmerrshëm të enjten.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Basel të Zvicrës, ku një grua e moshuar 75-vjeçare ka vrarë me thikë një vogëlush 7-vjeçar nga Lipjani i Kosovës, afër shkollës së tij. Rastri tragjik ka ngjallur revoltë shoqërore ku pati marshime protestuese për aktin e rëndë të të moshuarës, në vendin ku u vra fëmija.

Vendi ku u vra vogelushi
Djali humbi jetën dje rreth orës 13:00 në një rrugë të Baselit, ku gruaja, që tashmë është vetëdorëzuar në polici, e theri me thikë të voglin.

7-vjeçari Mërgim. L nga komuna e Lipjanit po kthehej nga shkolla kur u ther në mes të rrugës nga e moshuara e cila e pranoi krimin para organeve të rendit. Djali jetonte prej vitesh në Basel me familjen e tij, ndërsa mbeten ende të mistershme shkaqet e këtij krimi makabër.

Nëna e Mërgimit: Ajo grua më shkatërroi jetën, më mori lulen më të bukur

Nëna e vogëlushit, është e shkatërruar. Ajo ende nuk e beson atë që ka ndodhur. Thotë se nuk i di motivet e vrasjes së djalit të tij që për herë të parë po kthehej i vetëm nga shkolla për në shtëpi. Nuk e njeh vrasësen e birit të saj, por di të e sigurt se tashmë jeta e saj është shkatërruar.

“Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë nuk është më. Ajo mori lulen më të bukur nga unë. Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e vrau djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tonë”, thotë Fatma, nëna e Mërgimit teksa nuk i ndal dot lotët. Kujton edhe momentin e fundit me djalin teksa i shkoi në krevat herët në mëngjes: “Ishte aq i lumtur”, thotë ajo.


Haradinaj: Dhimbje e madhe, lutjet e mia janë me familjen e Mërgimit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e 7-vjeçarit, i cili u vra dje në Basel të Zvicrës.

“Ndajë dhembjen e madhe dhe ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Mërgimit, 7-vjeçarit të vrarë dje në Basel të Zvicrës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

Dëshmitarët: Ishte i mbytur në gjak. Edhe fëmijët tanw të frikësuar

Nxënësi i shkollës fillore u gjet në rrugë nga një mësues që kaloi me biçikletë. Dëshmitarë të tjerë okularë thanë se fëmija e kishte fytin e prerë dhe pranë tij kishte shumë gjak. I vogli ndërroi jetë në Spitalin e Fëmijëve përkundër ndërhyrjes së mjekëve që kryen operacion emergjent. Prokurorët nuk kanë konfirmuar nëse ka pasur një lidhje midis viktimës dhe gruas së moshuar e cila pas krimit u pa të largohej me vrap, ndërsa tashmë, e vetëdorëzuar pranë autoriteteve, ajo po merret në pyetje

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës teksa i vogli kishte dalë nga shkolla dhe po ecte i vetëm në trotuar për të shkuar në shtëpi. Personat që panë aktin makabër ishin të shumtë. Kanë mbetur të shokuar, saqë mediat e huaja përshkruajnë njerëz që vënë duart mbi kokë dhe tmerrohen.

Një nënë thotë se edhe fëmijët e saj ndihen të frikësuar se mos e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ta. Ndërsa të tjerë prindër ditën e sotme i kanë shoqëruar fëmijët e tyre për në shkollë, edhe pse zakonisht ata shkonin vetëm.

“Mund të na kishte ndodhur secilit prej nesh”, tha një tjetër.

Tre djem të shkollës ku 7-vjeçari kishte vijuar mësimin, kanë thënë se e morën lajmin nga prindërit e tyre.

“Kur na njoftuam, ne ishim duke luajtur basketboll, nuk mund ta besonim se çka ka ndodhur”, kanë thënë ata.

Para këtij akti, disa banorë rrëfyen se kishin dëgjuar britma të një fëmije, por nuk e kishin menduar se është në rrezik.

“Shpesh këtu fëmijët dëgjohen duke luajtur dhe dëgjojmë zërat e tyre të lartë, pasi këtu është shkolla. Nuk e kemi menduar se është fjala për ndonjë rrezik”, thotë një banore.

Mediat zvicerane kanë publikuar edhe fotografinë e djaloshit 7 vjçar, i cili do të varroset në Kosovë.

Shqiptarja.com