Home

Lajme

Kryeministër i opozitës? Majko i përgjigjet Bazes: Mos kij merakun e Ramës!

No Comments Aktualitet Lajme

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar sot për një shkrim të gazetarit Mero Baze që e ka përzgjedhur si kryeministër të opozitës për të drejtuar mazhorancën.

Duke i kthyer përgjigje Bazes, Majko shuan kuriozitetin e shumë kureshtarëve, nëse vërtet do të pranonte ai të ishte sërish kryeminister, por kësaj here edhe me bekimin e Lulzim Bashës.

Hollë dhe qartë, Majko shprehet se atij nuk i shkon roli i delfinit dhe se titullin që i kanë vënë “kryeministër i socialistëve” nuk do ta shkëmbejë në pazarin e maskave të politikës.

“Roli i “delfinit” është një kostum i cili nuk më është përshtatur në politikë”,- thotë ai.

Ish-kryeministri fshikullon keq Mero Bazen. Lexoni reagimin e Pandeli Majkos.

STATUSI I PLOTË I PANDELI MAJKOS:

Një editorial i gazetarit Mero Baze më ka shpallur të “përzgjedhurin” e opozitës për të drejtuar mazhorancën. Padyshim që artikulli nuk është në “ajër” pasi pena e Bazes nuk ngjyen në bojën e imagjinatës. Me një siguri, të cilën e zotëron kur ka informacion ai në shkrimin e tij nënvizon se “Lulëzim Basha do zgjedhje…me një kryeministër që e pranon ai, në këtë rast Pandeli Majkon…” (!)

Jetojmë në kohë të vështira dhe ankthi për politikën! Në dijeninë time, nuk më ka marrë malli të bëj gjëra të cilat i kam përbuzur që ditën që i kam hyrë politikës. Zoti Baze e di këtë edhe kur ai (pa ironi) ishte një bashkëpunëtor luajal i Sali Berishës.

Roli i “delfinit” është një kostum i cili nuk më është përshtatur në politikë. Kam bërë “dezhurn” (siç shkruan Baze) që 30 vjeç në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, jo për “fajin” tim. Kam shërbyer dhe kur kam lënë zyrën, vendi ka qenë më mirë sesa ditën kur e kam marrë detyrën.

Titullin “kryeministër i socialistëve” e konsideroj një nder, të cilin nuk kam ndërmend ta shkëmbej në pazarin e maskave të politikës. Ditët e vështira i konsideroj provë për besimin dhe jo bukshkalësinë.

Pena e Meros është e rrallë në gjetjën e dobësive të politikës. Sot, ajo, më bëri të qartë frikën e saj. Kësaj të fundit nuk kam çfarë i bëj. Padyshim, frika e frikacakut të vret ndonjëherë më shumë se trimëria e trimit.

Në korridoret e politikës shqiptare i njoh rregullat. Një prej tyre është se “Lajmësi nuk ka faj”! Ai është dezhurni i kohës! Sigurisht!

Koha Jone

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

Tags: , , ,