Home

Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se shpenzimet nga ana e Qeverisë për 11 vjetorin e pavarësisë janë rreth 175 mijë euro, transmeton Gazeta Metro.

No Comments Argëtim Thashetheme

Haradinaj ka thënë se për 11 vjetorin e pavarësisë janë shpenzuar rreth 175 mijë euro, edhe pse janë ndarë më shumë para.
Qeveria pati ndarë 500 mijë euro për shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë, por ajo ka hargjuar vetëm 175 mijë euro sipas Haradinajt, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka treguar se ka kërkuar një auditim të brendshëm për këto shpenzime dhe se në kryeministri nuk punojnë vetëm njerëz të AAK’së dhe PDK’së, aty sipas tij ka edhe njerëz të LDK’së dhe partive tjera.

“Me sa kam dijeni unë kostoja e shpenzimeve për 11 vjetorin e pavarësisë është rreth 175 mijë euro, para janë nda ma shumë, por të gjitha tjerat rikthehen në buxhet, unë kam kërku një auditim të brendshëm dhe auditorin e përgjithshëm pasi që është diskutu në publik për me pa të vërtetën se çfarë është bërë, unë ju sigurojë së shumica e personelit që punojnë në zyrën e kryeministrit nuk janë vetëm të AAK’së e të PDK’së, por ka edhe të LDK’së dhe tjera partive, janë rreth 300-400 njerëz që punojnë aty”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.

Më poshtë keni shpenzimet nga ana e Qeverisë Haradinaj për 11 vjetorin e pavarësisë:

Në shtatë qytete të Kosovës u dërgua deklarata e pavarësisë në përvjetorin e 11-të të shtetësisë, por arkës së shtetit kjo i ka kushtuar 27 mijë euro.

Mbi 18 mijë euro u dhanë vetëm për shtypjen e saj, 5 e 250 të tjera për dukjen e kamionëve me ikonat ceremoniale, e shoferët e tyre morën nga 100 euro, ndërsa qiraja për 7 kamionët në total arriti në 2,800 euro, transmeton Gazeta Metro.
Në dokumentet e shpenzimeve, 1 mijë stilolapsa me ikonën e pavarësisë, buxhetit të shtetit i kushtuan 3 mijë euro, nga 3 euro secili.

Ndërsa 4 euro e 90 centë u pagua emblema metalike që liderët shtetërorë e kishin vendosur në xhaketat e tyre, e në total për to u dhanë 4 mijë e 900 euro.

Kompania “Dizarium”, 5 mijë euro ia mori shtetit vetëm për shpenzimet që i ka konsideruar si të paparashikuara, të cilësuara si kërkesa të minutave të fundit nga ta.

Po kaq para u dhanë edhe për konceptin kreativ, sloganin dhe zhvillimin e materialit, transmeton Gazeta Metro.
Tre fotografë profesionalë që kanë përcjellë aktivitetet e pavarësisë, morën nga 1 mijë euro secili.

Qeveria, në kuadër të shpenzimeve, krijoi një domen për 5 vjet që i kushtoi 500 euro, derisa aplikacioni në rrjetet sociale kushtoi 1 mijë euro, e 500 euro të tjera u dhanë për sponsorizim.

Ceremonia në hotel Venus, shtetit i ka kushtuar rreth 31 mijë euro. Këtu hyjnë zbukurimi brenda dhe jashtë hotelit, zërimi, ndriçimi, përkthimi etj.

137 mijë euro ka kushtuar ceremonia kryesore, ku ka parakaluar për herë të parë ushtria, transmeton Gazeta Metro.
Vetëm bina ku u vendosën liderët shtetërorë, i ka kushtuar shtetit 15 mijë euro. 1,780 euro të tjera u paguan për flamurin e madh që u ngrit mëngjesin e Ditës së Pavarësisë.

5 parashuta u dizajnuan veçanërisht për ditën e pavarësisë, çmimi i të cilave ishte mbi 1 mijë euro për copë, apo në total 5, 770 euro, por për paragllajdistët u paguan edhe 6,750 euro.

Në katër sheshet kryesore, nga Grandi deri te Kuvendi, zbukurimi i 75 shtyllave thuhet se kushtoi rreth 14 mijë euro.

Brendimi i grilave dhe barrikadave që ka ndarë qytetarët me ceremoninë shtetërore, ka kushtuar 13 mijë e 300 euro.
12 mijë e 150 euro, “Dizarium” thotë se u kushtuan për zbukurimin e 15 kiosqeve të drurit “Verë n’dimër”.

Ndërkohë, koncerti në shesh kushtoi rreth 33 mijë euro, 18 prej të cilave shkuan për artistët.

Hiç më pak se 25 mijë euro kanë kushtuar 11 minutat me fishekzjarrë në mbrëmjen e 17 shkurtit./gazetametro.net

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

Tags: , , ,