Home

Lajme

Rudina – “Don Zhuan”, kenga e risjelle pas 15 viteve nga dy kengetare shkodrane! (19 shkurt 2019)

No Comments Intervista Lajme

Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ai është një nga këngëtarët më me zë në vendin tonë dhe me një karrierë 50-vjeçare, që i ka dhënë shumë skenës shqiptare. Ndërsa ajo është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore. Me një karrierë të nisur që prej vitit 1996 në fushën e muzikës, ajo sot numëron disa albume në tregun shqiptar.

Bashkim Alibali dhe Lule Merkulaj së fundmi kanë risjellë sëbashku një këngë të titulluar “Don Zhuan”. Të ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, këngëtarët rrëfyen më tepër detaje rreth bashkëpunimit të tyre.

“Ne kemi shumë kohë që njihemi, por është hera e parë që bashkëpunojmë. “Don Zhuan” titullohet kënga, por unë nuk jam don zhuan, kompozitori është don zhuan ose tekstshkruesi. Kënga flet për një djalë që ka këto thashethemet si don zhuan nga pas dhe frikën e vajzës për ta takuar. Kënga është xhiruar në pedonalen e Shkodrës, unë aty jam rritur dhe kam kujtime shumë të bukura”, tha Alibali.

“Kjo është një këngë e risjellë. Kompozitori i grupit, Ziko Beqaj e këndoi këngën vite më parë dhe në atë kohë u bë hit. Para dy vitesh kam qenë në “Maratonën e Këngës” me Bashkimin në Ksamil dhe gjatë bisedës në prapaskenë menduam për rikthimin e këngës “Don Zhuan”. Kam qenë e angazhuar që në fillim me “Maratonën” bashkë me grupin “Merimanga”. I kam shumë përzemër baladat dhe i këndoj me më shumë dashuri. Këngët popullore i kërkon tregu”, tha Merkulaj.

https://www.youtube.com

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

Tags: , ,