Home

Lajme

Për puthjen mes Elvanës dhe Ermalit, reagon bashkëshortja e tij

No Comments Argëtim Thashetheme

Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi janë dy personazhet e komedisë romantike ‘2 Gisht Mjaltë’, transmeton Gazeta Metro.

Në këtë komedi duhet të ketë skena puthjeje e për këtë detaj u pyet edhe bashkëshortja e Ermalit në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan-it’.
Ajo nuk tregojë a do të ketë ose jo skena të tilla, por tha se se çka ndodhë në ekran nuk është siç duket.

“Jo çfarë ndodh në ekran është ashtu siç duket”, tha ajo

Në pytjen se a ndihet rahat kur dy shokët e mirë Ermali dhe Elvana të puthen, ajo tha se e kupton profesionin e tij por nuk ndihet mirë.

“Tani, nuk është se e shikoj përditë burrin të puthet me gra të tjera, por e kuptoj profesionin e tij.”

Ngjarja e “2 Gisht Mjaltë” ndërtohet rreth një historie shqiptare dashurie që ka brenda romancën, ndarjen, trishtimin, rilidhjen, dasmën, aventurën, çmendurinë etj.

Premiera do të jetë më 28 mars, në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni./gazetametro.net

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se shpenzimet nga ana e Qeverisë për 11 vjetorin e pavarësisë janë rreth 175 mijë euro, transmeton Gazeta Metro.

No Comments Argëtim Thashetheme

Haradinaj ka thënë se për 11 vjetorin e pavarësisë janë shpenzuar rreth 175 mijë euro, edhe pse janë ndarë më shumë para.
Qeveria pati ndarë 500 mijë euro për shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë, por ajo ka hargjuar vetëm 175 mijë euro sipas Haradinajt, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka treguar se ka kërkuar një auditim të brendshëm për këto shpenzime dhe se në kryeministri nuk punojnë vetëm njerëz të AAK’së dhe PDK’së, aty sipas tij ka edhe njerëz të LDK’së dhe partive tjera.

“Me sa kam dijeni unë kostoja e shpenzimeve për 11 vjetorin e pavarësisë është rreth 175 mijë euro, para janë nda ma shumë, por të gjitha tjerat rikthehen në buxhet, unë kam kërku një auditim të brendshëm dhe auditorin e përgjithshëm pasi që është diskutu në publik për me pa të vërtetën se çfarë është bërë, unë ju sigurojë së shumica e personelit që punojnë në zyrën e kryeministrit nuk janë vetëm të AAK’së e të PDK’së, por ka edhe të LDK’së dhe tjera partive, janë rreth 300-400 njerëz që punojnë aty”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.

Më poshtë keni shpenzimet nga ana e Qeverisë Haradinaj për 11 vjetorin e pavarësisë:

Në shtatë qytete të Kosovës u dërgua deklarata e pavarësisë në përvjetorin e 11-të të shtetësisë, por arkës së shtetit kjo i ka kushtuar 27 mijë euro.

Mbi 18 mijë euro u dhanë vetëm për shtypjen e saj, 5 e 250 të tjera për dukjen e kamionëve me ikonat ceremoniale, e shoferët e tyre morën nga 100 euro, ndërsa qiraja për 7 kamionët në total arriti në 2,800 euro, transmeton Gazeta Metro.
Në dokumentet e shpenzimeve, 1 mijë stilolapsa me ikonën e pavarësisë, buxhetit të shtetit i kushtuan 3 mijë euro, nga 3 euro secili.

Ndërsa 4 euro e 90 centë u pagua emblema metalike që liderët shtetërorë e kishin vendosur në xhaketat e tyre, e në total për to u dhanë 4 mijë e 900 euro.

Kompania “Dizarium”, 5 mijë euro ia mori shtetit vetëm për shpenzimet që i ka konsideruar si të paparashikuara, të cilësuara si kërkesa të minutave të fundit nga ta.

Po kaq para u dhanë edhe për konceptin kreativ, sloganin dhe zhvillimin e materialit, transmeton Gazeta Metro.
Tre fotografë profesionalë që kanë përcjellë aktivitetet e pavarësisë, morën nga 1 mijë euro secili.

Qeveria, në kuadër të shpenzimeve, krijoi një domen për 5 vjet që i kushtoi 500 euro, derisa aplikacioni në rrjetet sociale kushtoi 1 mijë euro, e 500 euro të tjera u dhanë për sponsorizim.

Ceremonia në hotel Venus, shtetit i ka kushtuar rreth 31 mijë euro. Këtu hyjnë zbukurimi brenda dhe jashtë hotelit, zërimi, ndriçimi, përkthimi etj.

137 mijë euro ka kushtuar ceremonia kryesore, ku ka parakaluar për herë të parë ushtria, transmeton Gazeta Metro.
Vetëm bina ku u vendosën liderët shtetërorë, i ka kushtuar shtetit 15 mijë euro. 1,780 euro të tjera u paguan për flamurin e madh që u ngrit mëngjesin e Ditës së Pavarësisë.

5 parashuta u dizajnuan veçanërisht për ditën e pavarësisë, çmimi i të cilave ishte mbi 1 mijë euro për copë, apo në total 5, 770 euro, por për paragllajdistët u paguan edhe 6,750 euro.

Në katër sheshet kryesore, nga Grandi deri te Kuvendi, zbukurimi i 75 shtyllave thuhet se kushtoi rreth 14 mijë euro.

Brendimi i grilave dhe barrikadave që ka ndarë qytetarët me ceremoninë shtetërore, ka kushtuar 13 mijë e 300 euro.
12 mijë e 150 euro, “Dizarium” thotë se u kushtuan për zbukurimin e 15 kiosqeve të drurit “Verë n’dimër”.

Ndërkohë, koncerti në shesh kushtoi rreth 33 mijë euro, 18 prej të cilave shkuan për artistët.

Hiç më pak se 25 mijë euro kanë kushtuar 11 minutat me fishekzjarrë në mbrëmjen e 17 shkurtit./gazetametro.net

Intervistë për Deutsche Presse Agentur

No Comments Intervista Lajme

Ushtria e planifikuar ndër vite
Prishtinë, 14 dhjetor 2018: DPA – Parlamenti i Kosovës të premten ka miratuar Ligje që parashohin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një Ushtri të rregullt. Ky hap do të nxiste reagime të ashpra në shtetin fqinjë të Serbisë , pjesë e së cilit dikur ishte edhe Kosova.
Së fundmi Kryeministri Ramush Haradinaj kishte vendosur Taksën doganore prej 100% në mallra të Serbisë. Në kuadër të Intervistës për dpa në Prishtinë Shefi i Qeverisë kosovare kishte sqaruar arsyet për ndryshimin e sjelljeve ndaj Beogradit.
Pyetje: Përse është e rëndësishme për ju, që në këtë moment të vëni gurthemelin e Ushtrisë së Kosovës?
Ushtria e Kosovës tashmë ka ekzistuar- në formën e FSK-së. Ajo çka ne po bëjmë tani është dhënia e mandatit FSK-së për mbrojtje të Kosovës si Ushtri.
Pyetje: Ministri i Punëve të Jashtme i NATO-s para pak kohe ju ka bërë me dije që nuk është ky momenti i duhur për transformimin e Trupave mbrojtëse ndaj katastrofave FSK në një Ushtri.
Ne nuk e kemi zgjedhur kohën. Procesi i transformimin të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka filluar para dhjetë vitesh, madje me udhëzimet aktive dhe mbështetje të Partnerëve tanë në NATO, ndër ta edhe Gjermanisë. Tashmë ky proces ka arritur në një pikë, ku ky është nja hap logjik dhe i imponuar.
Pyetje: Si do të vazhdon ndërtimi i Ushtrisë?
Procesi i ndërtimit është planifikuar të zgjasë dhjetë vite. Pas kësaj Ushtria do të arrij forcën prej 5000 ushtarë- aktualisht janë vetëm 3000. Dhe do të kemi vetëm armatim të lehtë.
Pyetje: A nuk mendoni se ky paraqet një kërcënim sado të vogël për Popullatën serbe në Kosovë?
Jo, aspak. Serbet i janë bashkuar FSK-së. Vetëm Beogradi është i pakënaqur me këtë.
Pyetje: Sa Serbë janë?
Përafërsisht tetë përqind. Para disa ditësh, kur po shpërndaja Certifikata në Ferizaj (Kosovë jugore) për Rekrutët, ne publik ishin të ulura familje serbe që po duartrokisnin kur përmendeshin emrat e djemve dhe vajzave të tyre. Mirëpo ka edhe raste kur Serbët e kanë braktisur FSK-në , sepse familjet e tyre janë kërcënuar dhe frikësuar haptazi nga Institucionet në Serbi.
Pyetje: Partnerët tuaj perëndimor kanë tundur kokën edhe kur keni vendosur Taksën prej 100 % në mallrat që do të importohen nga Serbia. Pse ka qenë e nevojshme kjo?
Serbia pothuajse gjithmonë e ka bërë të pamundur importimin e mallrave tona. Janë kërkuar Vërtetime të prejardhjes që natyrisht se nuk i kanë njohur, për shkak se Kosovën ata nuk e njohin si shtet. Kamionët me Tabela të Regjistrimit të Kosovës nuk janë lejuar të futen në atë shtet. Kanë vendosur rregulla të Mjekut Veterina. Po thuajse asgjë nuk funksiononte më , kur ne dëshironim të eksportonim.
Pyetje: Taksa prej 100% është një lloj bllokade tregtare….
Serbia po udhëheq një kampanjë jashtëzakonisht agresive dhe destruktive për shtetin tim. Aty ku ka mundësi punon kundër faktit që Kosova të anëtarësohet në Organizata ndërkombëtare- në Federata të Sportit, në Organizatën kulturore UNO UNESCO, tash së fundmi edhe në Organizatën policore INTERPOL. Ne duhej më në fund të mbroheshim kundër kësaj, prandaj erdhi deri te taksa.
Pyetje: Dialogu i zhvilluar me sukses prej vitit 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian me Serbinë për arritjen e një Marrëveshjeje për normalizimin e Marrëdhënieve në mes të dy vendeve ka arritur sërish në një pikë vdekjeje. A nuk kanë ndikuar edhe aksionet e juaja të fundit në këtë?
Është e vërtetë që dialogu ka dalur nga rruga. Por jo për shkak të masave defanzive. Por për shkak se së fundmi është diskutuar për territore dhe kufijve .
Pyetje: A e keni fjalën për Idenë e shkëmbimit të territoreve për vende të banuara me pakica- Serbët në Kosovën veriore dhe Shqiptarët në Serbinë jugore Lugina e Preshevës – bashkimin me Atdheun përkatës . Çka ka të keqe këtu?
Vetëm një Retorikë e tillë është shumë e rrezikshme për tërë rajonin. Askush në Ballkan nuk është plotësisht i kënaqur me kufijtë ekzistues. Mirëpo me t`u hapur një herë Çështja e kufijve, zor se do të arrihet prapë mbyllja e kësaj teme. Dhe siç na kanë treguar luftërat e viteve 1990 do të rrezikoheshin tragjedi të paparashikueshme.

Kryeministër i opozitës? Majko i përgjigjet Bazes: Mos kij merakun e Ramës!

No Comments Aktualitet Lajme

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar sot për një shkrim të gazetarit Mero Baze që e ka përzgjedhur si kryeministër të opozitës për të drejtuar mazhorancën.

Duke i kthyer përgjigje Bazes, Majko shuan kuriozitetin e shumë kureshtarëve, nëse vërtet do të pranonte ai të ishte sërish kryeminister, por kësaj here edhe me bekimin e Lulzim Bashës.

Hollë dhe qartë, Majko shprehet se atij nuk i shkon roli i delfinit dhe se titullin që i kanë vënë “kryeministër i socialistëve” nuk do ta shkëmbejë në pazarin e maskave të politikës.

“Roli i “delfinit” është një kostum i cili nuk më është përshtatur në politikë”,- thotë ai.

Ish-kryeministri fshikullon keq Mero Bazen. Lexoni reagimin e Pandeli Majkos.

STATUSI I PLOTË I PANDELI MAJKOS:

Një editorial i gazetarit Mero Baze më ka shpallur të “përzgjedhurin” e opozitës për të drejtuar mazhorancën. Padyshim që artikulli nuk është në “ajër” pasi pena e Bazes nuk ngjyen në bojën e imagjinatës. Me një siguri, të cilën e zotëron kur ka informacion ai në shkrimin e tij nënvizon se “Lulëzim Basha do zgjedhje…me një kryeministër që e pranon ai, në këtë rast Pandeli Majkon…” (!)

Jetojmë në kohë të vështira dhe ankthi për politikën! Në dijeninë time, nuk më ka marrë malli të bëj gjëra të cilat i kam përbuzur që ditën që i kam hyrë politikës. Zoti Baze e di këtë edhe kur ai (pa ironi) ishte një bashkëpunëtor luajal i Sali Berishës.

Roli i “delfinit” është një kostum i cili nuk më është përshtatur në politikë. Kam bërë “dezhurn” (siç shkruan Baze) që 30 vjeç në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, jo për “fajin” tim. Kam shërbyer dhe kur kam lënë zyrën, vendi ka qenë më mirë sesa ditën kur e kam marrë detyrën.

Titullin “kryeministër i socialistëve” e konsideroj një nder, të cilin nuk kam ndërmend ta shkëmbej në pazarin e maskave të politikës. Ditët e vështira i konsideroj provë për besimin dhe jo bukshkalësinë.

Pena e Meros është e rrallë në gjetjën e dobësive të politikës. Sot, ajo, më bëri të qartë frikën e saj. Kësaj të fundit nuk kam çfarë i bëj. Padyshim, frika e frikacakut të vret ndonjëherë më shumë se trimëria e trimit.

Në korridoret e politikës shqiptare i njoh rregullat. Një prej tyre është se “Lajmësi nuk ka faj”! Ai është dezhurni i kohës! Sigurisht!

Koha Jone

Gardianët e Izraelit shikojnë larg

No Comments Lajme Opinion

Shërbimet sekrete e shtetit hebraik kanë një vizion afatmesëm dhe afatgjatë, shpesh në konflikt me nevojat taktike të politikës. Pesha e industrisë së luftës. Lidhja me Shtetet e Bashkuara nuk është përgjithmonë

Deep State izraelian ka lindur më përpara shpalljes zyrtare të shtetit hebraik, me kalimin e mesnatës së 14 majit 1948. Bile shteti i sotëm i Izraelit është një krijesë e Deep State. Kanë qenë strukturat gjysmështetërore të Yishuv, komunitetit hebraik të emigruar në Palestinën e atëhershme nën mandatin britanik, ato që kanë prganizuar luftën për pavarësi nga Britania e Madhe dhe menaxhuar fazën e parë të luftës arabo – izraeliane të vitit 1948. Kanë qenë edhe po këto ente ato që janë transformuar me shpejtësi në insittucionet zyrtare e shtetit të sapolindur të Izraelit në kulm të emergjencës luftarake, nën drejtimin e liderit laburist dhe të Kryeministrit David Ben-Gurion. Midis komponentëve të Yishuv që do t’u japin jetë artikulimeve të ndryshme të Deep State izraelian janë Haganà, milicia e vetëmbrojtjes, nga e cila do të lindin forcat mbrojtëse izraeliane, domethënë forcat e armatosura, të njohura më mirë si Tsahal; nga Shai (Sherut modiin, Zyra e Informacioneve), shërbimi i inteligjencës përpara pavarësisë, do të formohen Shin Bet (Sherut ha-bitakon ha-klali, Shërbimi i Sigurisë së Përgjithshme) dhe Aman (Agaf ha-modiin), inteligjenca ushtarake. Mossadi i sotëm ka lindur në fakt mbi bazën e Zyrës Arabe e Departamentit Politik të Agjencisë Hebraike dhe të Mossad le-Aliyah Bet, Institutit për Emigracionin Klandestin, që kishte detyrën të sillte në Palestinë hebrenjtë e mbijetuar holokaustit, duke i shpëtuar survejimit të Marinës dhe të Ushtrisë së Madhërisë së Tij. Institucionet e Yishuv, ashtu si ato të shtetit për 30 vitet e para të jetës së Izraelit, janë dominuar nga Partia Laburiste, e cila kishte kontrollin e plotë të asaj që mund ta quajmë komponentja civile e Deep State. Bëhet fjalë për kooperativat ekonomike, për lëvizjen e kibutzëve, të sindikatës së fuqishme qendrore (Histadrut) që do të karakterizojnë ekonominë e markës socialiste në dekadat e para të Izraelit, por që e kanë humbur rëndësinë e tyre me kthesën neoliberiste të realizuar pas fitores së Partisë Likud në vitin 1977.

Në fillimvitet ’50, Mossadi ka integruar megjithatë në radhët e tij disa komponentë të së djathtës sioniste, në mënyrë të veçantë anëtarët e Lehi (e quajtur nga anglezët Banda Stern nga emri i themeluesit të saj), përgjegjëse veç të tjerash për vrasjen e ndërmjetësuesit të Kombeve të Bashkuara, Folke Bernadotte, Kontit Wisborg. Midis ish anëtarëve të Lehi ishte Kryeministri i ardhshëm Yitzhak Shamir, që integroi Mifratz, njësinë e parë operative të Mossadit, e ngarkuar që të kryente vrasje, rëmbime dhe sabotime jashtë vendit. Në këtë mënyrë, Deep State ka kontribuar që të shërohet fraktura midis krahut laburist dhe atyre minoritare të lëvizjes sioniste. Krizë e shënuar nga momente dramatike, të simbolizuar nga mbytja e “Altalena”, anijes të ngarkuar me njerëz dhe armë e marrë me qira nga Irgun, lëvizja e kryesuar nga Menachem Begin, që u sulmua nga Ben-Gurion pasi krerët e organizatës nuk i nënshtroheshin autoritetit të tij.

Deep State izraelian përbëhet nga Forcat e Armatosura (IDF), nga komuniteti i inteligjencës, nga Autoriteti për Energjinë Atomike, nga kompleksi ushtarako – industrial dhe nga komponente të tjera të rezervuara, si për shëmbull shumë sekreti institut në Nes Tziona ku kryhen kërkime lidhur me luftën kimike dhe biologjike. Edhe pse në mënyrë informale, në të bëjnë pjesë dhjetëra ndërmjetësuesit që promovojnë shitjet jashtë vendit e produkteve të sofistikuara të industrisë luftarake izraeliane. Forcat e Armatosura përbëhen nga një bërthamë oficerësh dhe nënoficerësh profesionistë që inkuadrojnë rekrutë dhe rezervistë. Shërbimi ushtarak është i detyruar për meshkujt dhe femrat jo të martuar. Me mbarimin e shërbimit ushtarak, meshkujt integrohen në rezervë dhe mund të thirren në shërbim për stërvitje periodike apo në rast emergjence.

Kjo bën që midis kuadrove të ndërmjetëm të ketë persona që jetojnë si civilë, por që shpesh thirren të operojnë në gjirin e njësive ushtarake të rëndësishme, si repartet e Aviacionit apo të inteligjencës ushtarake. Në këtë mënyrë, Deep State izraelian ka një lidhje direkte me shoqërinë civile izraeliane, në ndryshim nga çka ndodh në vende të tjera ku burokracia e lartë dhe drejtuesit ushtarakë e të inteligjencës jetojnë të ndarë nga pjesa tjetër e shoqërisë. Drejtuesit ushtarakë izraelianë, ashti si ata të inteligjencës, shpesh pasqyrojnë tensionet që përshkojnë shoqërinë civile. Komandat e larta ushtarake dhe ato të inteligjencës e kanë shprehur gjithmonë opinionin e tyre përpara drejtuesve politike, porn ë përgjithësi janë treguar respektues të parimit se është politika ajo që komandon ushtrinë. Por ka të paktën dy raste në 20 vitet e para të ekzistencës së Izraelit ku Deep State ka ushtruar të gjithë peshën e tij duke shkaktuar një kthesë vendimtare në politikë.

Në vitin 1955 skandali Lavon minoi shpresat e “pëllumbit” Moshe Sharett për të arritur një marrëveshje me Egjiptin, duke hapur rrugën për rikthimin e Ben-Gurion si Kryeministër dhe në vitin 1967 drejtuesit ushtarakë dhe të inteligjencës e shtynë një Levi Eshkol ngurrues që t’i sulmonte i pari ushtritë arabe në rrugën e mobilizimit, sipas planeve të përgatitura me kujdes prej kohësh. Më vonë, sipas interpretimeve dashamirëse ndaj Begin, Ariel Sharon kishte vendosur në autonomi të plotë, duke e gënjyer vetë Kryeministrin e tij, që ta shtynte Tsahal deri në portat e Bejrutit gjatë Operacionit “Paqe në Galilela” më 1982. Por kohët e fundit janë shfaqur fraktura midis drejtimit politik dhe eksponentëve të rëndësishëm të Deep State lidhur me strategjinë që duhet adoptuar ndaj Iranit dhe palestinezëve.

Meir Dagan, një prej krerëve legjendarë të Mossadit, e kishte vendimin e Kryeministrit Netanyahu, i mbështetur nga Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Ehud Barak, për të sulmuar impiantet e programit bërthamor iranian si «ideja më idiote që kam dëgjuar ndonjëherë». «Kundërshtimi i Dagan, ashtu si presionet e forta të ngjashme të ushtruara nga drejtuesit ushtarakë dhe të shërbimeve të tjera të inteligjencës, e shtrënguan që ta shtyjë në mënyrë të përsëritur sulmin ndaj Iranit», shkruan Ronen Bergman në librin e tij kushtuar vrasjeve të përcaktuara izraeliane, që zbulon sesi Dagan u shty që t’ia referojë Drejtorit të atëhershëm të CIA-s Leon Panetta planet e sulmit izraelian. Administrata Obama ushtroi në atë kohë presione të forta për t’i bllokuar ambicioet luftarake të Bibi Netanyahu.

Dagan nuk ishte aspak pacifist, përkundrazi. Si ish ushtarak dhe njeri i inteligjencës kishte hartuar një kuadër të kthjellët të pasojave të një sulmi ndaj impianteve bërthamore iraniane, që paraqiste në vetëvete rreziqe të konsiderueshme në ekzekutimin e tij dhe se do t’i ngadalësonte, por nuk do t’i bllokonte përfundimisht projektet atomike e Republikës Islamike. Bile, sipas Dagan, sulmi izraelian do t’i ofronte drejtruesve iranianë pretekstin për t’u pajisur me bombën atomike. Kurse Izraeli është gjendur i izoluar përballë aleatit amerikan dhe opinionit publik ndërkombëtar, pa llogaritur që Irani do të mund të përgjigjej duke përdorur më shumë se 100000 predha dhe raketa që supozohej se ishin në posedim të Hizballahut në Liban. Opinioni i një prej drejtorëve më jetëgjatë në drejtimin e Mossadit pranohej edhe nga eksponentë të tjerë të rëndësishëm të Deep State izraelian të sigurisë, përfshi Yuval Diskin, Drejtor i Shin Bet, dhe Gabi Ashkenazi, Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Sipas asaj që dalë deri më tani, në periudhën midis viteve 2009 e 2011, i mbështetur nga Ministri i Mbrojtjes i tij Barak, Netanyahu kishte filluar përgatitjet për të sulmuar impiantet bërthamore iraniane, pavarësisht kundërshtimit të prerë të drejtuesve ushtarakë dhe të inteligjencës. Në fund, planet e sulmit u ndaluan përfundimisht nga Presidenti i atëhershëm Shimon Peres. Vetoja e vendosur nga Peres, një prej baballarëve të programit bërthamor zraelian dhe në atë kohë eksponenti i vetëm i gjallë i bërthamës fillestare të Deep State aktual, thjeshtëzon tensionet që përshkonin establishmentin izraelian të sigurisë. Edhe Netanyahu dhe Barak (oficeri më i dekoruar në historinë e Izraelit) vijnë nga aristokracia e mbrojtjes, duke qenë se kanë milituar të dy në të famshmin Sayeret Matkal, një prej tri reparteve elitë të forcave speciale të Tsahal, drejtpërsëdrejti i lidhur me Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes dhe protagonist misionesh të paharrueshme, si Operacioni “Pranvera e Rinisë” (sulmi kundër lidershipit të OÇP-së në Bejrut në vitin 1973, ku Barak mori pjesë i veshur si grua) dhe në vitin 1976 çlirimi i pengjeve të fluturimit Air France Tel Aviv – Paris, i drejtuar për në Entebbe të Ugandës, në të cilin humbi jetën Yonathan Netanyahu, vëllai i Bibi Netanyahu.

Por si Bibi, ashtu edhe Ehud, e kishin marrë prej kohësh rrugën e politikës dhe konsiderata të karakterit electoral përveç ambicieve personale hynë në kalkulimet e veprimit të tyre. Peres, që nuk ka qenë kurrë ushtarak dhe ishte tashmë në përfundim të karrierës së tij politike, bëri të tijat objeksionet e aparateve ushtarake e të sigurisë dhe ndaloi ambiciet luftarake të Kryeministrit dhe të Ministrit të Mbrojtjes. Në fund të jetës së tij Dagan, që prej vitesh kishte besuar fuqimisht se mënyra më e mirë për zgjidhjen e konfrontimit arabo – izraeliane ishte ai i «heqjes së arabit nga koka e tij», ka kuptuar se vrasjet e shënjestruara të lidershipit kundërshtarë janë instrumenta taktikë, jo strategjike, që i japin establishmentit izraelian iluzionin se mund ta ruajë përgjithmonë statuskuonë.

Dagan kishte frikë se mos Izraeli përfundonte njëlloj si regjimi jugafrikan i aparteidit dhe se mos shteti hebraik i gjunjëzohej përçarjeve të tij të brendshme. Ndryshimi në drejtimin e Mossadit në janarin e 2011, nëpërmjet zëvendësimit të Dagan me Tamir Pardo, nuk e ka zbutur kundërshtimin e Deep State ndaj një sulmi eventual kundër Iranit. Bile Pardo ka lënë të kuptohet se nuk është krejtësisht kundër marrëveshjes lidhur me bërthamoren iraniane të arritur më 2015 dhe i hedhur poshtë këtë vit nga Donald Trump. Në daljen e tij të parë publike pas dorëheqjes nga Mossadi (janar 2016), Pardo e ka ashpërsuar fjalën, duke pohuar se kërcënimi i vërtetë ekzistencial për Izraelin nuk është Irani, por përçarjet në gjirin e vetë shoqërisë izraeliane. Duke folur në një ceremony në nderim të ushtarëve druzë të rënë në very të Izraelit, ish Drejtori i Mossadit ka pohuar se «përçarjet e brendshme mund të çojnë në luftë civile». Ka nënvizuar edhe se pa zgjidhjen e çështjes palestineze nuk do të ketë kurrë një normalizim të vërtetë të raporteve me shtetet arabe.

Konsideratat e Dagan dhe të Pardo nuk janë aspak të izoluara. Në dokumentarin “The Gatekeepers” (Gardianët e Izraelit) të Dror Moreh, i dalë në vitin 2012, 6 ish drejtorë të Shin Bet pranojnë se pushtimi i Territoreve Palestineze minon shpirtin e Izraelit. Duke u ankuar për rastin e humbur të procesit të nisur në Oslo, Ami Ayalon pranon: «Nuk luhej pastër nga palestinezët dhe as nga izraelianët. Ne donim sigurinë dhe kemi pasur më shumë terrorizëm. Ata donin një shtet dhe kanë fituar më shumë kolonë. Kur kemi filluar takimet e Oslo, në periudhën 1993 – 1994, 100000 kolonë jetonin në Cisjordani dhe në Gaza, pa llogaritur periferinë e re të Jeruzalemit. Në fund të procesit, 6 – 7 vite më pas, në verën e 2000, kur marrëveshja u prish, ishin më shumë se 220000 kolonë. (…) Ishte e qartë se po shkonim drejt një Intifade të re. Një fazë tjetër dhune nga ana e një grupi, e një shoqërie, e një kombi, që ndjente se nuk kishte asgjë për të humbur».

Ish drejtorët e Shin Bet ua atribuojnë politikanëve mungesën e perspektivës dhe të kurajës në kërkimin e paqes me palestinezët. «Shikohet ky boshllëk, kjo mungesë iniciative, vullneti për t’i bërë gjërat të ndjekin rrjedhën e tyre, pa ndërhyrë dhe pa e kuptuar se është shkuar shumë përtej», ankohet Yaakov Peri. «Nuk bëhet paqe duke përdorur mjete ushtarake. Paqja arrihet duke ndërtuar një sistem besimi reciprok. Dhe duke i njohur mirë palestinezët, mendoj se nuk do të kishte probleme ta ndërtonim bashkë me ta», thotë Avi Dichter. Yuval Diskin deklarohet plotësisht dakord («secila prej këtyre fjalëve është e gdhendur në gur») lidhur me parashikimin që bëri Profesor Yeshayahu Leibowitz në vitin 1968, sipas të cilit pushtimi izraelian i territoreve të sapopushtuara do të çojë në lindjen e një «shteti të Shin Bet» dhe se korrupsioni burues nga gjendja e pushtuesve do ta dobësojë vetë Izraelin. «Jemi bërë mizorë ndaj vetes tonë, por sidomos ndaj popullsisë së Territoreve të Pushtuara, me pretekstin e luftës kundër terrorizmit», i bën jehonë Avraham Shalom. «Çfarë është fitorja?», pyesin gjithnjë e më shumë eksponentët e aparatit mbrojtës të Izraelit, midis të cilëve bën rrugë vetëdija e fitimit të çdo beteje, por e humbjes së luftës, domethënë se nuk arrihet të krijohet një situatë më e mirë dhe më e qëndrueshme për Izraelin.

Por këta zëra kritikë të «sigurokratëve» të ndryshëm që akuzojnë politikën se do t’i bashkangjitet një kompromisi me palestinezët nuk e fshijnë përgjegjësinë e vetë Deep State izraelian që ka kontribuar në krijimin e këtij ngërçi. Bile studiues si Patrick Tyler u atribuojnë shërbimeve sekrete një rol vendimtar në bllokim e çdo mundësie për marrëveshje paqeje. Deep State duket se ka si strategji të vetme të vërtetë atë të ruajtjes dhe, po qe e mundur, të rritjes së avantazhit ushtarak izraelian ndaj kundërshtarëve të mundshëm. Pavarësisht zërave mospërputhës në rritje të eksponentëve autoritarë të tij, nuk është në gjendje që të shprehë një vizion që t’i mundësojë shtetit hebraik të jetojë në paqe me palestinezët. Sado e rafinuar, taktika nuk mund ta zëvendësojë strategjinë. Kësaj i shtohen interesat e lidhura me kompleksin ushtarako – industrial, që për të favorizuar eksportet e armëve bën gjithçka për t’i etiketuar produktet e veta si «combat proven by IDF» («testata luftarake të provuara nga forcat e Forcat e Armatosura të Izraelit»). Sigurisht që nuk është një rrugë për paqen.

Nga ana tjetër, qëllimi themelor i Deep State izraelian është siguria e Izraelit (ha-Bitachon), besimi laik në kuptimin e vërtetë të fjalës i shtetit hebraik, të cilit i nënshtrohet gjithçka. Vetë diplomacia, teorikisht në varësinë e Ministrisë së Jashtme, shpesh është manipuluar nga manovrat e organizmave të university të mbrojtjes e të sigurisë. Për shembull, raportet me shtetet që nuk e njohin Izraelin menaxhohen nga Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë i Mossadit, i njohur si Tevel («Univers»). Ky organizëm nuk kufizohet që të koordinojë raportet midis shërbimit izraelian dhe atyre të huaja, por shpesh thirret që të luajë një rol me rreze më të gjerë, duke çelur kanale komunikimi me shtete arabe dhe islamike (për shembull, Indonezia) që zyrtarisht nuk duan të kenë të bëjnë aspak me Izraelin.

Shpesh regjimet e këtyre vendeve janë viktima të mitit që vetë ata ushqejnë ndaj Izraelit dhe lobit hebraik (ose, më mirë, izraelian) amerikan, sipas të cilave politika e jashtme e Uashingtonit vendoset në Jeruzalem. Duke ju afruar, megjithëse në mënyrë sekrete, shtetit hebraik, drejtuesit e disa prej këtyre vendeve besojnë të fitojnë ose t’i rrisin favoret e Shteteve të Bashkuara ndaj tyre. natyrisht, përgjegjësit izraelianë nuk bëjnë asgjë për ta ndryshuar opinionin e tyre. Diplomacia sekrete e menaxhuar nga Mossadi përdor edhe shitjen e armëve e të produkteve të teknologjisë së lartë made in Israel për t’i thelluar marrëdhëniet me shtetet që nuk e njohin Izraelin ose për t’u hapur të reja. Raportet tregëtare midis Izraelit dhe disa shtete të Gjirit janë tashmë një sekret i ditur, aq e vërtetë sa që në vitin 2014 e përditshmja izraeliane “Haaretz” ka zbuluar ekzistencën e një fluturimi driekt, megjithëse të rezervuar për bak biznesmenë të zgjedhur, midis Tel Aviv dhe një «vendi të Gjirit» jo të specifikuar mirë.
Midis referentëve informalë të Deep State izraelian janë qindra ndërmjetës, gjuetarë aferash, trafikantë në kuptimin e vërtetë të fjalës që punojnë për vete ose për llogari të industrive të ndryshme izraeliane, disa nga më të rëndësishmet janë akoma me pronësi shtetërore. Kështu, diplomacia sekrete shpesh ngatërrohet me aktivitetet tregëtare e subjekteve opake, edhe pse të mirënjohur pasi në pjesën më të madhe vijnë nga mjedise ushtarake apo inteligjence, duke gjeneruar rrezikun që interesat e palëve të mbizotërojnë ndaj atyre të shtetit. Për shembull, disa shoqata izraeliane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë protestuar për shitjen e armëve si ndaj shteteve të dështuara të zënë nëluftë civile, ashtu edhe regjimeve repressive si ai birman apo deri skuadrave paraushtarake ukrainase të markës neonaziste, duke nënvizuar se këto shitje, për të ardhura ekonomike deridiku modeste, dëmtojnë imazhin e shtetit hebraik. Në raste të veçanta, aparatet e sigurisë dhe industria luftarake izraeliane shohin në marrëdhëniet me disa shtete mënyrën për të rritur forcën e shtetit hebraik.

Është rasti i marrëdhënies strategjike të nisur në gjysmën e dytë e viteve ’70 me regjimin jugafrikan të aparteidit, që i ka mundësuar kompleksit ushtarako – industrial izraelian jo vetëm të gjejë një treg shfryrës për produktet e tij, por sidomos resurset për të financuar, të paktën pjesërisht, programet raketore dhe bërthamore tejet strategjike. Në këtë rast, Deep State izraelian ka hyrë në marrëdhënie të ngushtë me homologun e tij jugafrikan, duke menaxhuar operacione me rreze të gjerë në fushën e inteligjencës, të trafiqeve të naftës, të armëve dhe të teknologjive në përdorim të industrive luftarake respektive, dhe duke kryer kërkime në fushën raketore dhe bërthamore.

Marrëdhënia me Afrikën e Jugut, me role të përmbysura, të kujton atë midis shtetit të atëhershëm të sapolindur të Izraelit dhe Francës së Republikës të IV-ët, ku një Shimon Peres i ri farkëtoi aftësitë e tij në fushën e diplomacisë sekrete. Një marrëdhënie nën shenjën e bërthamores, që është ndjekur për disa kohë edhe pas lindjes së Republikës të V-të. Pavarësisht vetos së Charles de Gaulle, industritë franceze u qëndruan kontratave të nënshkruara dhe i dhanë Izraelit një impiant për nxjerrjen e plutoniumit nga karburanti bërthamor i «djegur» në centralin e Dimona, përveç raketave Jericho I, raketat e para balistike e arsenalit bërthamor izraelian. Kjo ngjarje thjeshtëzon atë sesi një Deep State mund t’u shmanget urdhërave të një lidershipi politik, megjithëse i fortë dhe prestigjioz si ai i Gjeneralit de Gaulle.

Një rast i veçantë është tentativa e ndërmarrë në vitin 1992 nga Ministria e Jashtme për të krijuar një kanal me regjimin koeranoverior, më pas e ndaluar nga Mossadi. Diplomatët izraelianë kuptuan se misioni i tyre ishte bllokuar kur panë të hipë në të njëjtin fluturim nga Pheniani në Tokio Ephraim Halevi, Zëvendësdrejtori i atëhershëm Mossad. Ky i fundit po vepronte pas presionit amerikan apo në fakt donte të ruante ekskluzivitetin e një marrëdhënieje me regjimin koreanoverior të hapur nëpërmjet kanalesh paralele? Edhe marrëdhënia komplekse me Turqinë menaxhohet nga Deep State izraelian, që lidhet me atë turke, edhe pse Erdogan duket tashmë se e ka çmontuar Deep State fillestar kemalist, i ndërtuar fillimisht me ndihmën amerikane dhe të lëvizjes së Fethullah Gülen, dhe duket se ky i fundit ka ndërtuar Deep State e tij. Së fundi, guri i themelit mbetet marrëdhënia shumë e ngushtë me Deep State amerikan, në artikulimet e ndryshme të tij, ushtarake, të inteligjencës dhe industriale, e çimentuar nga dhënia e të drejtave për blerjen e armëve amerikane. Në debatin që i ka paraprirë marrëveshjes së fundit të nënshkruar me administratën Obama në shtatorin e 2016 janë ngritur zëra kritikë, si ai i gjeneralit në rezervë Gershon Hacohen, sipas të cilit Izraeli duhet ta reduktojë varësinë e vet nga Uashingtoni dhe jo ta rrisë. Shenjë se në Deep State izraelian po fillon të shfaqet vetëdija se politika amerikane në Lindje të Mesme mund të ndryshojë. Do të jetë i aftë atëhere Izraeli të rinovohet duke ndjekur indikacionet e ekspertëve të tij gjeopolitikë më të ndriçuar?

(nga Limes)

Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al

Veton Surroi: Rama provokator estetik. Gaboi për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi

No Comments Lajme Opinion

Publicisti Veton Surroi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “A show” në News24 ku nuk i është shmangur dot një etiketimi për kryeministrin Edi Rama, referuar atyre që kishte thënë disa vite më parë për të. Surroi tha se Rama është një provokator estetik. Për ta cilësuar burë shteti, Surroi ka rezerva.

“Unë mendoj saktësisht ashtu. Shqipëria ka pasur një evoluim estetik, një urbanizim të theksuar, një lloj hapje ndaj frymëve të botës. Një nga personat përgjegjës për këtë është dhe kryeministri Rama. Më ka rezultuar një provokim estetik dhe kjo ka vënë në lëvizje një gjeneratë të re që është rritur me provokimin estetik dhe kjo është shumë mirë”, tha ai.

Lidhur me parimet si burrë shtetit, Surroi tha se Rama ka gabuar pasi nuk është shprehur për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi.

“Kryeministri i Shqipërisë një burrë shteti? Pyetje me vend, e cila vështirë se do të marrë përgjigje. Provokatori estetik është më i fortë në sjelljen e tij se sa vendosja e parimeve të burrështetësisë. Këtu janë dy problemet që dua t’i shoh. Kryeministri i tanishëm ka bërë një gabim duke u rreshtuar me një ide krejtësisht të gabuar e cila nuk ka as origjinë dhe as interes ndër shqiptar, ky është këmbimi i territoreve”, u shpreh Surroi.

Ai foli dhe për pritshmërinë që përcjell dhe tha se ajo nënkupton ndryshim.

“Detyra jonë është të krijojmë pritshmëri sepse nënkuptojnë ndryshim. Detyra jonë të krijojmë kapacitetin mendor të ndryshimit. Është mundësia që të tërheqim, shoqërinë, individin nga gremina që gjithnjë e kemi shumë afër”, deklaroi Surroi.

Koha jone

“Ndikimi rus”, Manjani: Me rrezik vetëm kompanitë off-shore në tregun tonë

No Comments Lajme Opinion

Përpjekjet e Rusisë për të influencuar në Shqipëri janë në rritje, u shpreh të hënën në Komisionin e Sigurisë, kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) të Shqipërisë, Helidon Bendo.

Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili thotë me ironi se rreziku është aq siç ka qenë në kohën e Enverit, rreziku Anglo-Amerikan.

”Askujt nuk i bie mendja për Rusinë! As për medemek ndikimin e saj. Nga ana tjetër ata që marrin vendime, të cilët mund ta hanë “ndikimin rus”, bëjnë të gjithë si Amerikanë! Amerikanizmi është deri në nivele qesharake në këtë vend. Shihini edhe deputetët zëvendësues”,-shkruan Manjani në facebook.

Sipas Ylli Manjanit rreziku i vetëm janë kompanitë off-shore në tregun tonë. ”Veç në i paçin thënë në vesh amerikanët që të bëhen me rusët. Të vetmet pika të dobëta, që mund të bëjnë disi të besueshme ndikimin rus janë: miqësia me Serbët dhe prezenca e kompanive off-shore në tregun tonë. Për këto të fundit mban përgjegjësi eksluzive Ai, që ka kohë që kërcënon perëndimin me skenarë ndikimi Rus”.

Postimi Ylli Manjanit:

Ndikimi rus..
—————
Ky muhabeti i “ndikimit rus” që qenka rritur, më ngjan me veprën e Enverit: Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinê. Kur Enveri shkroi këtë libër, baballarët e shumë prej këtyre që qeverisin sot ishin me Rusinë. Por një gjë e kanë mësuar këta të sotmit: duhet domosdoshmërisht një armik i jashtëm. Sapo ky armik të gjendet, i bien popullit të vet si n’top t’karadakut!

Zoti mos e dhëntë, por mekanizmi që po përdoret është njësoj! Ndërkohë, në jetën reale, asnjeri e rruan e as e qeth për ndikimin rus. Shumica jetojnë me plaçka të paketuara për në Europë ose presin green card për në amerikë. Të tjerët që jetojnë këtu presin të kapin ndonjë punë nga shteti ose ndonjë privat që ia mbetur. Shesin fara, qofte e perime për të mbijetuar, megjithëse taksat tepër të larta.

Askujt nuk i bie mendja për Rusinë! As për medemek ndikimin e saj. Nga ana tjetër ata që marrin vendime, të cilët mund ta hanë “ndikimin rus”, bëjnë të gjithë si Amerikanë! Amerikanizmi është deri në nivele qesharake në këtë vend. Shihini edhe deputetët zëvendësues…

Veç në i paçin thënë në vesh amerikanët që të bëhen me rusët. Të vetmet pika të dobëta, që mund të bëjnë disi të besueshme ndikimin rus janë: miqësia me Serbët dhe prezenca e kompanive off-shore në tregun tonë. Për këto të fundit mban përgjegjësi eksluzive Ai, që ka kohë që kërcënon perëndimin me skenarë ndikimi Rus.

Koha Jone

Jeleku antiplumb, sa hije të paska …

No Comments Aktualitet Lajme

Nga Agim Xhafka

Dje shumë media dhe portale shfaqën një foto të udhëheqësit tonë të madh që fliste nga Roskoveci me aq veneracion sa pejzazhin atje e thirri Toskanë.

Ka disa kohë që i është shtuar euforia. Fierin e quan Amerikë e prit kur Karbunarën të na e nxjerrë Karaibe. Nuk i dridhet fare qerpiçka. Kjo foto e kapur nga prapa tregonte se Ramë trimi na mbaka një jelek antiplumb që dukej ashiqare më i trashë se sa një kapot që i vendoset banesës si termoizolim. Dhe mirë ka bërë garda. Se atdheu ka plot armiq që nuk na duan të mirën dhe synimin aty e kanë,te udhëheqësi.

Qoftë larg dhe po lëviz vendit. Ndërkohë,dje e pamë të gjithë dramën e atyre familjeve te “Petro Nini” që u rrethuan nga dhjetra e dhjetra policë se duhej prishur patjetër shtëpia. Aq gatishmëri kurrë nuk ishte ndeshur në shtetin tonë plot me halle. Madje edhe qarkullimi u bllokua dhe lagjet pértej liqenit shkonin në shtëpi duke i rënë nga Sanatoriumi ose Pallati me Shigjeta. Nuk e di procedurën e atij konflikti.

As nuk mund të jap të drejtë palës që e mbron apo asaj që e prish. Por kur po mendoja Ramën me jelek plumbi mbérthyer dhe i mbrojtur nga çdo kërcënim që do i sjellë armiku dhe moj,m’u shpif e m’u neverit policia,ministri Lleshi e gjithë qeveria e hajdutëve. Po si nuk pashë aty afër një psikolog,një mësues,një edukator. Si nuk menduat pér ta kur fëmijët i hiqte polici zvarrë dhe kur nëna shtatzanë mbrohej nga goca e saj e vogël.

A nuk ishte ai inskenim tamam si filmat me pushtues dhe me gjermanë e nazistë. Që nuk duan t’ja dinë pér të mitur e pér fëmijë,por i shtyjnë sa andej këndej e pér traumat që u shkaktojnë nuk i plas kujt. O njerëz mizorë veshur me blunë e policit! Gratë e fëmijët trajtohen ndryshe dhe në qoftë se janë të dhunshëm.

Vetë jeni prindër vereni veten në rolin e atyre të mjerëve. Kur mendoni për jelekun e kryeministrit,mos harroni për lulet dhe psikologun që duhet të keni me vete. Se në atë dramë të djeshme,mes bulevardit,të pafajshëm ishin veç fëmijët. Këtë e di dhe bufi,por ende nuk e kanë mësuar policët e Llesh Helmit. Dje sikur u xhirua një film lufte. Një film real. Nazistët rrahën gra dhe fëmijë.

Do vijë një ditë fitorja e mjerë ata që u morën me kalamajtë. Se ligji rri zgjuar. Ministri fle…? ?

© SYRI.net

Peshku që u shit më shtrenjtë në botë, 1.7 milionë euro

No Comments Argëtim Kuriozitet

‘S Legjenda’ është peshku krap Koi i cili ka lara të bardha dhe të kuqe në lëkurën e tij. Ky peshk i kultivuar në Japoni është bërë peshku që është shitur më shtrenjtë duke qenë se dikush e ka blerë deri në 1.7 milionë euro.

‘S Legjenda’ është 101 cm i gjatë dhe është një lloj i bukur i varietetit të njohur Kohaku.

Krapi u ble nga një koleksionist japonez pas një ankandi të mbajtur nga ferma Saki Fish në qytetin japonez të Hiroshimas.

Ky lloj fitoi çmimin e parë në shfaqjen prestigjioze “All Japan Koi Shoë” vitin e kaluar dhe shumë prej tyre janë të bindur se do të fitojë titullin e tij të dytë këtë vit, gjë që ka rritur interesin e koleksionistëve.

Nuk dihet shumë për blerësin, përveç faktit se ajo quhet Yingying dhe vjen nga Tajvani. “Ky është një çmim rekord i paguar vetëm për një krap Koi”, u tha gazetarëve eksperti Tim Ëaddington.

Një peshk 101 cm është shumë i madh, dhe është gjithashtu varieteti më i rrallë. Njerëzit janë entuziastë për shitjen pasi është një çmim i pabesueshëm për një peshk të vetëm.

Çmimi më i lartë përpara se të thyej ky rekord ishte rreth 550,000 euro. Shumë prej pjesëmarrësve në ankand e kanë cilësuar një çmenduri të vërtetë blerjen kaq shtrenjtë të një peshku të vetëm sado i rrallë të jetë në llojin e tij kjo specie.

Ndërsa ata të cilët janë entuziazmuar nga kjo përvojë e veçantë presin që çmimi i peshkut të tërheqë vëmendjen e mëtejshme për ngjarjen prestigjioze, e cila sipas tyre do të tërheqë vëmendjen anembanë globit si të mediave edhe të personave kuriozë.

Ky çmim me të cilin u shit peshku ‘S Legend’ është rekord botëror për një peshk të gjallë: për një peshk të ngordhur, vlera më e lartë shkon për një ton të kuq, 222 kile të shitur në ankand, gjithashtu në Japoni, për 1.22 milion euro.

© SYRI.net

Merita Halili tregon sekretet që Vaçe Zela i mësoi për tu bërë këngëtare

No Comments Intervista Lajme

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Merita Halili e cila prej 23 vitesh jeton në Amerikë me familjen, mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Rudina”.

Këngëtarja si rrallë herë foli dhe për jetën e saj private

Ajo tregoi vështërsitë që ka kaluar në vendin ku ajo sot jeton për të mos thënë se i ka përjetuar shumë keq.

Gjithashtu këngëtarja e njohur foli dhe në lidhje me legjendën e muzikës shqiptare Vaçe Zela e cila sot nuk jeton më.

Merita tregoi se si Vaçja i mësoi asaj se si të këndonte dhe si të sillej në skenë.

‘Ajo i mëshonte shumë mënyrës se si duhej të sillej në skenë. Mua më thoshte gjithmonë: Nuk e ke brenda interpretimin.Që kur të hysh në skenë duhet të hysh me qëllimin se si ti kënaqish njërëzit në sallë. Do jenë 1 mijë apo 2 mijë njërëz në sallë që presim ti kënaqim’.

Gjithashtu bilbili i muzikës popullore shtoi:

’Vaçe thoshte mos dil çdo ditë në televizor. Dil këndo çdo ditë para publikut por ja para të njejtit. Sot e shikojmë të njëjtin personazh mëngjës, drekë dhe darkë. Vaçja ishte kundër kësaj gjëje. Jo se nuk i donte intervistat’ rrëfeu Merita Halili.

© SYRI.net