Home

Lajme

Pas 110 vitesh, rikthehet në Shqipëri shkaba e zezë

No Comments Argëtim Histori

Shkaba e zezë (Aegypius monachus) u rishfaq më në fund në Shqipëri, pas afro 110 vitesh ku dy individë të këtij lloji të pajisur me gjurmues satelitor kanë vizituar vendin tonë.

Fillimisht, me 29 mars në Shqipëri kalon “Chrysoula”, një individ i ri markuar në nëntor 2017 në kuadër të projektit “Ruajta e shkabës së zezë dhe shkabës në zonën ndërkufitare të Maleve të Rodopit”. “Chrysoula” hyri në Bilisht, kaloi mbi Ostrovicë dhe Memaliaj, iu afrua qytetit të Vlorës dhe zbriti në jug nëpër lumin e Vlorës deri sa kaloi në Greqi.

Pak ditë më vonë, më 23 prill 2019, shfaqet në Shqipëri “Riga”, një tjetër shkabë e zezë, lëshuar në vitin 2018 , në kuadër të projektit “Rikthim i Shkabave”. Riga erdhi nga Konica, në Greqi, kaloi në Përmet nëpër luginën e Vjosës, përshkoi pjesën lindore të Shqipërisë për të kaluar në Kukës e më pas në Prizren (Kosovë), qëndroi në Uvac, Serbi dhe u kthye serish në Kotel, Bullgari.

Tashmë përpjekjet për mbrojtjen e shkabave janë rritur ndjeshëm në të gjithë Ballkanin përfshirë dhe Shqipërinë. Shkaba dikur të menduara të zhdukura sot po shfaqen sërish. Por gjendja e tyre është ende e vështirë.

ATSH

Kur i “rrjepti dhe i shqepti” hiqen për “vatanli!“

No Comments Lajme Opinion

NGA Fadil LUSHI

Kryetitulli i këtij artikulli gjithsesi që del nga thesari i së folmes sonë krahinore. Që ky shkrim, të mos dalë si “lesh arapi” a edhe të mos marrë bojë “jeshile”, fillimisht do të bëjmë përpjekje që t’i “çajmë drutë tona e mandej t’i qajmë hallet e të tjerëve”.
Detyrimisht do t’i shmangemi ngatërrimit të kompetencave si dhe pështjellimit të mendimeve, që kështu të mos krijojmë huti te lexuesi. Është paksa e vështirë ta zbërthesh kuptimin e këtyre dy fjalëve emërtuese që ndërtojnë këtë shprehje dialektore, megjithatë përbërësit e saj shënojnë dy nofka tallëse që i hasim në komunikimin tonë të përditshëm.
“Të rrjeptit dhe të shqeptit”, përkundrejt mangësive të njohurive të plota dhe të përpikta për problemet e caktuara që dalin në lëmenj të ndryshëm, bëjnë “hyxhym” për të futur hundët aty ku nuk e kanë vendin, me qëllim që të duken të dijshëm.
Sipas nofkave që mbajnë, ata të krijojnë përshtypjen se janë të “këndshëm” dhe herë-herë të ngjallin dhe “ndjenjën e simpatisë”, thjeshtë sikur të “bëjnë për vete!”.

Sot është bërë praktikë që në përditshmërinë tonë, “i rrjepti dhe i shqepti” bëjnë politi-kanin, bëjnë bilancin e ekonomisë popullore, bëjnë kryeopozitarin e shqetësuar, bëjnë spekulatorin, ata madje “bëjnë vampirin e natës dhe engjëllorin e mirësisë”, bëjnë akademikun duke përjashtuar atë të mirëfilltin, bëjnë “hajmalinë e Burdushit” dhe mandej ta varin në qafë me qëllim që të mos biesh mësysh, bëjnë mantelin e bardhë të mjekut, sikur po bëjnë mjekrën e qoses, ndonëse e dinë fare

mirë se ajo mjekër asnjëherë nuk rregullohet, sikur për “hatër të aga babës” bëjnë pazarin politik, një pazar që na e solli shpirtin në majë të hundës, bëjnë punën e tyxharit i cili mallin e vatanit ia jep armikut veresie, bëjnë pabesinë sikur bëjnë regjisorin e estradës, operës si dhe aktorin e teatrit veror, ndonëse nuk dinë se ç’është opera, teatri a aktori, bëjnë bedelin, bëjnë “asqerin” e…, bëjnë ligjin, bëjnë punën e sekserit, bëjnë daulltarin e muajit të ramazanit, ndonëse nuk kanë hiç haber nga agjërimi.
Këta “të rrjeptit dhe të shqeptit” bëjnë këpucëtarin dhe marangozin, zhgënjehen nga autori i editorialit të gazetës pse nuk ka shkruar për këngën tallava të nipit të tyre, sikur imitojnë ministrin që nuk ta kthen “selamin”, sikur bëjnë bojaxhiun pavarësisht se vuajnë nga daltonizmi, duan të bëjnë ciceronin e muzeut, ndonëse një të tillë asnjëherë nuk e kanë frekuentuar, duan të bëjnë kryeparin e partisë politike, të bëjnë qeveritarin si dhe zëdhënësin e tij, sikur bëjnë shefin e protokollit të organizatës-bazë të partisë politike, sikur bëjnë deputetin e Kuvendit Popullor, duan të bëjnë filozofin, ndonëse në jetën e tyre asnjëherë nuk kanë dëgjuar për urtësinë antike, shtiren sikur bëjnë lëmoshëtarin e Stambollit – vidh këtej e jep andej, duan të bëjnë gojëtarinë, të bëjnë Shqipërinë natyrale (Ehe, ti vëllaçko! Sa e madhe më duket kjo Shqipëri londineze!).

“I rrjepti dhe i shqepti” bëjnë çorape prej pambuku…, bëjnë protesta në “Çadrën e lirisë” për të kërkuar demokracinë e athinasve të moçëm, bëjnë pordhën në mexhlisin e burrave mendjendritur a mendjefemër, bëjnë “gjimnastikën e mëngjesit të diktatorit”, ndonëse gjumin e “prishin” pasdreke, bëjnë dajrexhiun, po njëkohësisht bëjnë edhe kritikën letrare, pavarësisht se nuk dinë se ç’është proza, poezia, romani a edhe eseja. Sipas qejfit të tyre, kur t’u teket dhe si t’u teket ata bëjnë mësuesin e historisë kombëtare, shtiren sikur bëjnë klerin e lartë mysliman, bektashian, katolik e ortodoks, ani se nuk kanë haber se ç’është religjioni, ç’është xhamia, teqeja, katedralja dhe kisha, ata mëtojnë të bëjnë pashain, pavarësisht se asnjëherë nuk e kanë pasur “gradën e nizamit”, të bëjnë lajmdhënësin e rremë, të bëjnë guvernatorin, të bëjnë këshilltarin ushtarak, ani se asnjëherë nuk kanë qenë tetar, të bëjnë qesëndisjen me të gjithë fukarenjtë, të bëjnë intelektualin pavarësisht se nuk e kanë as të mesmen, të bëjnë komplote dhe manovra me fishekzjarrë shumëngjyrësh, të bëjnë hafijen e pushtuesit.
Do të mbjellin arat e fqinjëve me manaferra, sa herë që t’u teket dhe si t’u teket, do të nxjerrin avaze të vjetra dhe ca doke të mërzitshme dhe të padëshirueshme. Miku im i nderuar! Nëse nuk të “bezdisa”, pa më thuaj, këta të “rrjeptit dhe të shqeptit” çka nuk bënë dhe a thua çka tjetër nuk do të bëjnë. Ç’është e vërteta, kur këtyre të “rrjeptëve dhe të shqeptëve” do t’u shteren qejfet dhe kërkesat për t’u bërë diçka, do të këmbëngulin të bëhen “atdhetarë a vatanli“ njësoj si miku im me taban kombëtar, i cili disa ditë më parë u duk këtejpari në mëhallën time.

Njerëzit me moshë të shkuar nuk e kanë kollaj kur takohen me shokët e burgut… dhe sa herë që shihen, ata vihen në siklet. Ndaj një nga këta në vend të përshëndetjes, më tha: “Eh, miku! Ç’më ka marrë malli për një lot foshnje prej gjiri, për një lot nëne dhe për një lot prej vatani…, ç’taksirat kam unë?!
Ç’kam bërë unë, ç’faj kam unë!” Më la gojëmbyllur dhe iku toptan me plagët e shpirtit të tij. Kjo thënie e tij seç ishte një mllef i akumuluar, seç ishte një dashuri e munguar ndaj vatanit, ndaj foshnjës a ndaj nënës, seç ishte një ndjenjë e hidhërimit, unë me takatin e mendjes sime nuk e “kapa”…, një gjë më mbeti peng…, mos vallë këtë thënie të tij ma “faturoi” mua dhe ca të tjerëve të tillë si ai.
Ky miku im, nuk të lejon ti thuash ‘i dashur’, sepse ky nocion human, i ngrohtë, emancipues dhe po aq paqësor, për të është i panjohur. Ky miku ynë, ka një të kaluar sa të lavdëruar, po aq edhe të ngatërruar…, ka kohë që të “rrjeptve dhe të shqeptve” dhe disa bashkëqytetarëve të tjerë nuk u ha palla hiç as për vatan e as për din e iman…, sepse lavdin dhe të shkuarën e mikut tonë, ashtu padrejtësisht e kanë vënë në grykë të harresës së tyre kolektive!
Këta të “rrjeptit dhe të shqeptit” që hiqen për “zurnaxhinj, sehirxhinj, sherxhinj dhe lodraxhinj” nuk mund t’i bësh me faj, sepse në vaktin e mikut tonë fisnik ata ndodheshin në koqet e prindërve të tyre dhe, rrjedhimisht, nuk mund të dukeshin këtejpari.

P.S.

Miku! Kaq dita, kaq thashë!

I varfër, por shumë i lumtur/ Alketa i bën premtimin e madh “tarameles” Xheison: Do bëhet…

No Comments Argëtim Histori

“Taramelja” Xheison Bafti është vogëlushi më i ëmbël dhe i komentuar i rrjetit që prej ditës së parë kur u shfaq në ekran.

Para pak kohësh Alketa tregoi se kishte vendosur t’ia ndryshonte jetën Xheisonit dhe moderatorja e ka mbajtur premtimin.

Alketa ka shkuar sot në fshatin Mushqeta ku jeton Xheison dhe është takuar me familjarët e tij. Pasi ka parë gjendjen e shtëpisë së vogëlushit, Alketa ka vendosur të marrë një nismë për t’i sistemuar shtëpinë.

“Ka qene nje dite shume speciale kjo sot ne nje fshat ku s’me kishte rene kurre rruga; por fati te percakton shpesh rruge qe si ke imagjinuar. Mushqeta eshte nje fshat i famshem tani sepse Xheision e ka bere qe ne ta njohim dhe ta duam! Natyra ishte vertete e mrekullueshme dhe aty kam kuptuar se pse fshati ben kaq shume vend ne jeten e ketij djali!

Por mora dhe nje mesim te madh jete; fytyren e dashur te Xhejsonit qe vetem fal dashuri, qesh, perqafon prinderit, kujdeset per shoket, modeli i njeriut te mire qe i duhet shoqerise edhe pse jeton ne nje shtepi ku dheu ka rreshkitur, çimento eshte e çare, ku tavani mund te bjere dhe shiu futet brenda litar litar dimer vere…

Megjithate familja e Xhejsonit nuk u ankua, me percollen me lule dhe veze fshati edhe pak qepe te njoma te mbjella nga gjyshja. Ika qe aty dhe dua tju kerkoj nje ndihme! Nuk e di si funksionon por deri te henen ne spektakel do ta kem zbuluar rrugen zyrtare. Kerkoj ndihmen tuaj qe ne nje llogari bankare transparente per publikun, te japim nje kontribut sado te vogel per ti sistemuar nje shtepi ketij djali qe jam e bindur do ja dale te beje dicka te mire ne kete jete”.

Nuk eshte nje preference personale eshte rasti qe vertete mes maleve te Krrabes nje mrekulli mund te ndodhe. Nje shtepi dhe nje mundesi edhe me e mire shkollimi ( ndoshta ne Tirane), duhet per Xheisonin. Ne plot vende te botes kur ka femije me IQ te larte e te spikatur, ka politika sociale qe investojne qe keto mendje te vecanta te rriten dhe te zhvillohen!

Sme kerkuan asgje, s’me eshte ankuar askush, por me dinjitetin e njerezve punetore dhe te thjeshte me priten dhe percollen me nje buzeqeshje! E di qe ka plot Histori te tjera qe meritojne vemendje, ndoshta edhe me te dhimbshme; po te kisha nje shkop magjik do perpiqesha per te gjjthe me shume dashuri! Si fillim pak magji ne jeten e ketij djali, per gjithe miresine qe na ka falur! Donacionin e pare e dhuroj me shume deshire vete! Pres te me bashkoheni. Detajet keto dite. Na ndiqni te henen… Faleminderit!”, shkruan Alketa.

gazeta-shqip.com

Sukseset nuk kanë fund për këngëtaret shqiptare, “Billboard” ju dedikon një artikull

No Comments Lajme Opinion

“Billboard” i ka dedikuar një artikull të tërë suksesit të katër këngëtareve shqiptare me famë botërore. Bëhet fjalë për Dua Lipën, Rita Orën, Bebe Rexhën dhe Ava Max.

Shkrimi në “Billboard” nis me një shkrim të Bebe Rexhës më 8 dhjetor:

“Bebe publikoi një foto të saj dhe Dua Lipa me përshkrimin: Dy vajza shqiptare të nominuara për dy “Grammy”. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe të gjitha vajzat anembanë botës, çdo gjë është e mundur, kështu që ndiqni ëndrrat tuaja.”

Ndërsa theksoi dhe një tjetër postim të Bebes në Twitter: “Më 8 janar Bebe Rexha nxori emrat e dy shqiptareve të tjera të talentuara kur shkroi se donte një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max.”

Billboard shkruan se artistet shqiptare treguar rritje në tabelën e Billboard Hot 100 në vitin e kaluar.

Bebe theu rekord për shumicën e javëve në krye listës së Hot Country Songs me këngën “Meant To Be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Nga ana tjetër Dua Lipa kryesoi Top 40 për katër javë me këngën “New Rules”, Rita kishte dy këngë në Dance Club Songs top 10 dhe Max hyri në Top 20 të Hot 100 me debutimin e saj të parë, “Sweet but Psycho”.

“Të katër artistet kanë prindër shqiptarë,”- shkruan Billboard. “Ndonëse kanë lindur në shtete të tjera, Ora në Kosovë, Rexha në Brooklyn, Lipa në Londër, dhe Max në Milwaukee.”

Gjithashtu në artikull u citua edhe një deklaratë e Ava Max: “Mamaja ime gjithmonë më thoshte ne jemi kështu si jemi, sepse jemi shqiptarë. Ne jemi pak të çmendur por kurrë nuk heqim dorë. Është në gjakun tonë.”

“Billboard” përmendi edhe një tjetër artiste shqiptare që po përfshihet në tregun muzikor ndërkombëtar. Bëhet fjalë për kompozitoren dhe këngëtaren Njomza, e cila është bashkë-autore e hiteve të madha të Arian Grandes “Thank U, Next” dhe “7 Rings”.

Shekulli .com.al

Mos i mbani kurrë këto gjëra në shtëpi! Ju sjellin ters

No Comments Argëtim Kuriozitet

Për të gjithë ju që jeni supersticioz, duhet të dini se disa objekte të zakonshme që mbajmë në shtëpi mund t’ju sjellin ters.

Më poshtë keni të renditura disa objekte që duhet t’i largoni menjëherë nga shtëpia juaj!

1-Një kalendar i vjetër. Mbajtja e një kalendari të vjetër në shfaqje në shtëpinë tuaj thuhet të shtyjë fatin tuaj në të njëjtën mënyrë si orët e prishura. Thuhet se mund të sjellë fatkeqësi, të kufizojë prosperitetin dhe madje të shkurtojë jetën tuaj.

2-Lulet e thara. Nëse doni një shtëpi të gjallë të mbushur me energji pozitive, mos lejoni që të thahen bimët. Duke pasur gjëra të vdekura në shtëpinë tuaj thuhet se sjellin energji të vdekur…

3-Nëse bimët e vdekura besohet të sjellin energji negative në vendbanimin tuaj, po për kafshët e ngordhura? A doni me të vërtetë kokën e drerëve për të përshëndetur mysafirët tuaj? Dhe a mund të jeni me të vërtetë të sigurt që sytë e ftohtë nuk po ndjekin ju?

4- Një çadër e hapur. Në kohët e lashta, sjellja e ndonjë sendi për t’ju mbrojtur nga moti në shtëpinë tuaj ishte disrespektiv ndaj shpirtrave kujdestarë që kujdeseshin për banesën tuaj. Frika për të shkaktuar zemërimin e shpirtrave ka qenë e mjaftueshme për t’i mbajtur njerëzit të paralajmëruar kundër hapjes së një çadre brenda në shtëpi që nga ajo kohë.

5- Kaktusi. Thuhet se kaktusi ose bimë të tjera të ngjashme, si agave, mund të sjellin tension në shtëpinë tuaj dhe marrëdhëniet me të dashurit tuaj.

6- Orat e ndalura ose të thyera. Një orë e prishur mund të jetë një shenjë e keqe. Mjetet e matjes së kohës duhet të jenë gjithmonë në gjendje pune, pasi rrezikon të bllokohesh në një rutinë dhe të mos shkosh përpara në jetën tënde.

7-Muret e gjelbra. Kjo supersticion në të vërtetë ka një bazë solide pasi në një kohë, ngjyrat e gjelbra në të vërtetë ishin vdekjeprurëse. Gjatë gjithë shekullit të 18-të, ngjyrat e gjelbra sintetike u bënë me një përbërje arseniku. Muret e pikturuara me ngjyrë të gjelbër ose të letrës mund të lëshonin gazra toksike kur ishin të lagura, dhe disa punonjës të fabrikës në atë kohë u sëmurën dhe vdiqën nga ekspozimi ndaj ngjyrave.

8- Karriget lëkundëse. Sipas një legjende skoceze këto lloj karrigesh zakonisht janë vendqëndrime për shpirtrat.

Shekulli. com.al

45-vjeçare, por Albërije Hadërgjonaj këtë herë mahnit me format e trupit në fustanin e ngushtë të lëkurës

No Comments Argëtim Thashetheme

Albërije Hadërgjonaj si Kim Kardashian!

Ne jemi mësuar të shohim ‘bombën’ 45-vjeçare të shfaqet çdo herë e më e kuruar në dukje.

Por Albërije Hadërgjonaj këtë herë ka befasuar të gjithë.

Ajo ka publikuar një video në të cilën shihet në një fusta të zi prej lateksi, material ky që është shumë i preferuar edhe nga Kim Kardashian, shkruan Gazeta Express.

E Albërija nuk ka zhgënjyer dhe nuk ka gabuar aspak në këtë përgjedhje, meqë materiali i tregon për mrekulli format fantastike të trupit.

Ajo po përkujdeset shumë për format e saj të trupit e gjithashtu edhe fytyrën, e para pak kohësh ka thënë se të gjitha gratë duhet të kujdesen sa munden për veten e tyre./Gazeta Express/

Infermierja në spitalin e Mitrovicës vishet me uniformën e xhandarmërisë serbe

No Comments Argëtim Thashetheme

Një qytetare e Mitrovicës së veriut ka publikuar një fotografi ku shihet e veshur me uniformë të xhandarmërisë serbe.

Në fotografi bëhet e ditur se e njëjta punon në Qendrën Klinike në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Ende nuk është arritur të konfirmohet saktë se në çfarë pozite punon kjo vajzë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, por që një gjest i tillë është mjaft i pahijshëm, ku mundohej të shprehte mburrje me uniformën të cilën e mbante të veshur.

gazetaexpress.com

Kosovaret e kthyera u martuan nga 2-3 herë në Siri, por çfarë po thonë ato para gjykatës?

No Comments Lajme Opinion

Gentiana Hasani

Duke iu bindur fjalës së burrit, E.Sekiraqa thotë se kur ishte vetëm 19 vjeçe u nis për t’iu bashkuar kampeve të ISIS’it në Siri. Por, pas 5 viteve qëndrim, në moshën 23 vjeçare, ajo u kthye në Kosovë bashkë me dy fëmijët e saj. Burri i kishte vdekur në frontin e luftës. Në Siri kjo 23 vjeçare i kishte pasur edhe dy martesa të tjera. Të tre bashkëshortët e saj kishin qenë shqiptarë. Nga tri martesa kjo 23 vjeçare ka dy fëmijë me të cilët tashmë është kthyer në Kosovë. Express ju sjell rrëfimin me deklaratat e tri të riatdhesuarave nga Siria për në Kosovë. Tregohet se si një 27-vjeçare tjetër e riatdhesuar burri e kishte gënjyer se po shkonin në Gjermani dhe e kishte çuar në Siri

Gentiana HASANI

Ishte 19 vjeçe kur e kishte marrë rrugën për në Siri, aty ku në vitin 2015 po zhvillohej një luftë e ashpër. Por, as lufta që bëhej atje nuk e ndali tashmë 23-vjeçaren E. Sekiraqa dhe burrin e saj nga Prishtina që të niseshin për të dhënë pak “kontribut” në Lindjen e Mesme.

Tmerri për të filloi në momentin kur ajo hyri në kampet e luftës. Aty 23-vjeçarja Sekiraqa e pa se Siria nuk kishte qenë siç ajo e kishte paramenduar. Andaj që nga java e parë kur ajo u fut në kampet e luftës, thotë se i kishte kërkuar bashkëshortit të saj që të ktheheshin në Kosovë. Por, kjo gjë kishte qenë e pamundur.

“Burri me thoshte po shkojmë në emrin e Allahut. Edhe nuk do të kthehemi”’, kështu ka deklaruar para avokates së saj, e rikthyera nga Siria për në Kosovë.

23-vjeçarja martohet dy herë në kampet e luftës në Siri

Por, pas disa muajve qëndrim në kampet e luftës së Sirisë, E.Sekiraqës i vritet burri.

Ajo detyrohet që të martohet me një person të dytë, i cili kishte nënshtetësinë shqiptare. Por edhe ai vritet në frontin e luftës. Burrin e tretë 23-vjeçarja e gjeti para pak kohe. Por, edhe ai u burgos para disa muajve. Këto dy martesa në Siri, E.Sekiraqa ka deklaruar se i ka bërë vetëm që t’i shmanget qëndrimit në kampet e ISIS-it, aty ku qëndronin vetëm gratë dhe ku kushtet kishin qenë të mjerueshme.

Këto detaje i dha sot për Gazetën Express, avokatja e të riatdhesuarës, Fatlume Korqa.

“Klientja ime qe nga vitit 2015 ka qëndruar në Siri. Ajo thotë se burri ia ka kërkuar që të shkojnë në Siri për një jetë më të mirë. Siç ajo ka deklaru atje kanë shku për praktikimin më të lehtë të fesë. Edhe po të donte të kthehej ajo ka thënë se nuk ka mundur”, shpjegon ajo.

Tutje, avokatja jep detaje edhe për tre martesat e klientes së saj.

“Bashkëshorti i saj i parë është vrarë në front. Pastaj ajo është detyruar me u martua prapë, sepse nëse nuk do të martohej është dashur që ajo të jetonte në një kamp me shumë gra, aty ku kushtet kanë qenë shumë të këqija. Andaj ajo u strehua te Kurdët dhe nga aty u martua me burrin e dytë që është shqiptar. Me të e ka pasur një fëmijë. Edhe ai ka vdekur. Andaj burri i tretë, burri i tanishëm edhe ky është shqiptar dhe për momentin gjendet në burg”.

Sipas avokates, klientja e saj është penduar për rrugën që e ka marrë drejtë Sirisë. Ajo kërkon që në Kosovë të jetojë e lirë dhe t’i rrisë të dy fëmijët e saj. Njërin 1 e tjetrin 3 vjeçar.

“Kjo është penduar që ka qëlluar në vendin dhe kohën e luftës. Por, ajo thotë se nuk është penduar që e ka dëgjuar fjalën e burrit të vet.

“Kam ardhur në Kosovë që ndihna e lirë dhe për t’u ndier e lirë”, ka deklaruar e riatdhesuara, E.Sekiraqa para trupit gjykues, transmeton avokatja e saj.

27-vjeçarja e riatdhesuar: Burri nuk më tregoi ku po shkojmë, u detyrova të martohem atje

Por një histori tjetër kishte pasur 27-vjeçarja nga Prishtina. Ajo nuk e kishte ditur që po nisej për në Siri bashkë me bashkëshortin e saj tashmë të ndjerë.

Në deklaratat që kjo e riatdhesuar nga Siria i dha sot, ka deklaruar se bashkëshorti i kishte thënë se po shkojnë në Gjermani. Në kohën e nisjes për në kampet e luftës, kjo 27-vjeçare kishte qenë shtatzënë. Pas një kohe qëndrimi atje, asaj i vritet burri. Ndërkohë që detyrohet të martohet me burrin e dytë, i cili ishte shqiptar. Nga dy martesa kjo 27-vjeçare ka dy fëmijë.

Këto detaje i dha sot për Express, avokatja e saj Saranda Beqiri.

“Ajo ka deklaruar se atje ka shkuar pa dëshirën dhe vullnetin e saj. Faktikisht nuk e ka ditë se për ku është nisur. Ka mendu se po shkon në Gjermani për jetë më të mirë. Këtu të gjitha që i kanë pas i kanë shitur. Por në fazën e fundit ajo e ka parë që vetën në kamion e ka ditur që po shkon në Siri. Ajo ka qenë shtatzënë në kohën kur ka shku me burrin e saj”, tregon avokatja Beqiri.

Avokatja thotë se klientja e saj është penduar për shkuarjen e saj në kampet e luftës.

“Ajo kur ka shkua atje ka kërkuar menjëherë me u kthye, por kjo gjë ka qenë e pamundur. Bashkëshorti i saj ka vdekur atje. Andaj ajo është martuar me një person tjetër që është shqiptar. Kjo tash i ka dy fëmijë me dy burra të ndryshëm.”, deklarohet për klienten e saj avokatja.

Klientja ime kërkoi që të kthehej në Kosovë

E versionin për klienten e saj e dha edhe Fortesa Mehmeti, avokate e njërës nga gratë që u kthye nga Siria të shtunën. Sipas avokates, kjo grua është kthyer me vetë dëshirë, madje kishte provuar të kthehet edhe më herët.

“Klientja ime ka qenë prej vitit 2014 atje, mendoj se ka qenë e mashtruar nga ana e bashkëshortit dhe ka shku atje. Rrethanat e luftës, presioni i vazhdueshëm, nuk ka mundur të kthehet më. Ajo ka tentuar edhe më herët të kthehet por ka qenë i pamundur kthimi”, tha ajo.

E këto tri gra nuk janë të vetmet që u kthyen në Kosovë. Bashkë me to kanë qenë edhe dhjetëra të tjera.

Për shumicën prej tyre, Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar një muaj paraburgim. Por, avokatet e këtyre grave janë duke kërkuar që masa e arrestit shtëpiak t’u zëvendësohet me paraqitje në stacionin policor.

32 gra janë kthyer nga Siria të shtunën pas një aksioni masiv të rikthimit të kosovarëve nga atje.

Gjykata lë në arrest shtëpiak 19 gratë e kthyera nga Siria

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për vendosjen e masës së arrestit shtëpiak për 19 gratë e kthyera nga Siria.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur lidhur me dy kërkesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurave R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L për shkak të veprës penale Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 par.3 të ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ligji Nr.05/1-002 dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par. 2 i KPK-së.

Të pandehurave R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për secilën veç e veç, duke filluar nga data 24.04.2019 deri me datë 24.05.2019.

Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak kundër këtyre të pandehurave bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./GazetaExpress/

Kur i “rrjepti dhe i shqepti” hiqen për “vatanli!“

No Comments Lajme Opinion

NGA  Fadil LUSHI

Kryetitulli i këtij artikulli gjithsesi që del nga thesari i së folmes sonë krahinore. Që ky shkrim, të mos dalë si “lesh arapi” a edhe të mos marrë bojë “jeshile”, fillimisht do të bëjmë përpjekje që t’i “çajmë drutë tona e mandej t’i qajmë hallet e të tjerëve”. Detyrimisht do t’i shmangemi ngatërrimit të kompetencave si dhe pështjellimit të mendimeve, që kështu të mos krijojmë huti te lexuesi.

Është paksa e vështirë ta zbërthesh kuptimin e këtyre dy fjalëve emërtuese që ndërtojnë këtë shprehje  dialektore, megjithatë përbërësit e saj shënojnë dy nofka tallëse që i hasim në komunikimin tonë të përditshëm.

“Të rrjeptit dhe të shqeptit”, përkundrejt mangësive të njohurive të plota dhe të përpikta për problemet e caktuara që dalin në lëmenj të ndryshëm, bëjnë “hyxhym” për të futur hundët aty ku nuk e kanë vendin, me qëllim që të duken të dijshëm.

Sipas nofkave që mbajnë, ata të krijojnë përshtypjen se janë të “këndshëm” dhe herë-herë të ngjallin dhe “ndjenjën e simpatisë”, thjeshtë sikur të “bëjnë për vete!”.

Sot është bërë praktikë që në përditshmërinë tonë, “i rrjepti dhe i shqepti” bëjnë politi-kanin, bëjnë bilancin e ekonomisë popullore, bëjnë kryeopozitarin e shqetësuar, bëjnë spekulatorin, ata madje “bëjnë vampirin e natës dhe engjëllorin e mirësisë”, bëjnë akademikun duke përjashtuar atë të mirëfilltin, bëjnë “hajmalinë e Burdushit” dhe mandej ta varin në qafë me qëllim që të mos biesh mësysh, bëjnë mantelin e bardhë të mjekut, sikur po bëjnë mjekrën e qoses, ndonëse e dinë fare mirë se ajo mjekër asnjëherë nuk rregullohet, sikur për “hatër të aga babës” bëjnë pazarin politik, një pazar që na e solli shpirtin në majë të hundës, bëjnë punën e tyxharit i cili mallin e vatanit ia jep armikut veresie, bëjnë pabesinë sikur bëjnë regjisorin e estradës, operës si dhe aktorin e teatrit veror, ndonëse nuk dinë se ç’është opera, teatri a aktori, bëjnë bedelin, bëjnë “asqerin” e…, bëjnë ligjin, bëjnë punën e sekserit, bëjnë daulltarin e muajit të ramazanit, ndonëse nuk kanë hiç haber nga agjërimi.

Këta “të rrjeptit dhe të shqeptit” bëjnë këpucëtarin dhe marangozin, zhgënjehen nga autori i editorialit të gazetës pse nuk ka shkruar për këngën tallava të nipit të tyre, sikur imitojnë ministrin që nuk ta kthen “selamin”, sikur bëjnë bojaxhiun pavarësisht se vuajnë nga daltonizmi, duan të bëjnë ciceronin e muzeut, ndonëse një të tillë asnjëherë nuk e kanë frekuentuar, duan të bëjnë kryeparin e partisë politike,

të bëjnë qeveritarin si dhe zëdhënësin e tij, sikur bëjnë shefin e protokollit të organizatës-bazë të partisë politike, sikur bëjnë deputetin e Kuvendit Popullor, duan të bëjnë filozofin, ndonëse në jetën e tyre asnjëherë nuk kanë dëgjuar për urtësinë antike, shtiren sikur bëjnë lëmoshëtarin e Stambollit – vidh këtej e jep andej, duan të bëjnë gojëtarinë, të bëjnë Shqipërinë natyrale (Ehe, ti vëllaçko! Sa e madhe më duket kjo Shqipëri londineze!).

“I rrjepti dhe i shqepti” bëjnë çorape prej pambuku…, bëjnë protesta në “Çadrën e lirisë” për të kërkuar demokracinë e athinasve të moçëm, bëjnë pordhën në mexhlisin e burrave mendjendritur a mendjefemër, bëjnë “gjimnastikën e mëngjesit të diktatorit”, ndonëse gjumin e “prishin” pasdreke, bëjnë dajrexhiun, po njëkohësisht bëjnë edhe kritikën letrare, pavarësisht se nuk dinë se ç’është proza, poezia, romani a edhe eseja.

Sipas qejfit të tyre, kur t’u teket dhe si t’u teket ata bëjnë mësuesin e historisë kombëtare, shtiren sikur bëjnë klerin e lartë mysliman,

bektashian, katolik e ortodoks, ani se nuk kanë haber se ç’është religjioni, ç’është xhamia, teqeja, katedralja dhe kisha, ata mëtojnë të bëjnë pashain, pavarësisht se asnjëherë nuk e kanë pasur “gradën e nizamit”, të bëjnë lajmdhënësin e rremë, të bëjnë guvernatorin, të bëjnë këshilltarin ushtarak, ani se asnjëherë nuk kanë qenë tetar, të bëjnë qesëndisjen me të gjithë fukarenjtë, të bëjnë intelektualin pavarësisht se nuk e kanë as të mesmen, të bëjnë komplote dhe manovra me fishekzjarrë shumëngjyrësh, të bëjnë hafijen e pushtuesit.

 Do të mbjellin arat e fqinjëve me manaferra, sa herë që t’u teket dhe si t’u teket, do të nxjerrin avaze të vjetra dhe ca doke të mërzitshme dhe të padëshirueshme.

 Miku im i nderuar! Nëse nuk të “bezdisa”, pa më thuaj, këta të “rrjeptit dhe të shqeptit” çka nuk bënë dhe a thua çka tjetër nuk do të bëjnë.

 Ç’është e vërteta, kur këtyre të “rrjeptëve dhe të shqeptëve” do t’u shteren qejfet dhe kërkesat për t’u bërë diçka,  do të këmbëngulin të bëhen “atdhetarë a vatanli“ njësoj si miku im me taban kombëtar, i cili disa ditë më parë u duk këtejpari në mëhallën time.

Njerëzit me moshë të shkuar nuk e kanë kollaj kur takohen me shokët e burgut… dhe sa herë që shihen, ata vihen në siklet. Ndaj një nga këta në vend të përshëndetjes, më tha: “Eh, miku!

Ç’më ka marrë malli për një lot foshnje prej gjiri, për një lot nëne dhe për një lot prej vatani…, ç’taksirat kam unë?!

Ç’kam bërë unë, ç’faj kam unë!” Më la gojëmbyllur dhe iku toptan me plagët e shpirtit të tij. Kjo thënie e tij seç ishte një mllef i akumuluar, seç ishte një dashuri e munguar ndaj vatanit, ndaj foshnjës a ndaj nënës, seç ishte një ndjenjë e hidhërimit, unë me takatin e mendjes sime nuk e “kapa”…, një gjë më mbeti peng…, mos vallë këtë thënie të tij ma

“faturoi” mua dhe ca të tjerëve të tillë si ai. Ky miku im, nuk të lejon ti thuash ‘i dashur’, sepse ky nocion human, i ngrohtë, emancipues dhe po aq paqësor, për të është i panjohur.

Ky miku ynë, ka një të kaluar sa të lavdëruar, po aq edhe të ngatërruar…, ka kohë që të “rrjeptve dhe të shqeptve” dhe disa bashkëqytetarëve të tjerë nuk u ha palla hiç as për vatan e as për din e iman…, sepse lavdin dhe të shkuarën e mikut tonë, ashtu padrejtësisht e kanë vënë në grykë të harresës së tyre kolektive!

Këta të “rrjeptit dhe të shqeptit” që hiqen për “zurnaxhinj, sehirxhinj, sherxhinj dhe lodraxhinj” nuk mund t’i bësh me faj, sepse në vaktin e mikut tonë fisnik ata ndodheshin në koqet e prindërve të tyre dhe, rrjedhimisht, nuk mund të dukeshin këtejpari.

P.S.

Miku! Kaq dita, kaq thashë!

Nuk do ta besoni sa kanë diferencë në moshë Daut Haradinaj dhe gruaja e tij

No Comments Argëtim Histori

Dauti dhe Lola kanë diferencë në moshë 9 vjet
Daut Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Lola Muçaj-Haradinaj janë ndër çiftet, për të cilët shkruhet shumë në mediat rozë. Si deputeti, ashtu edhe gruaja e tij, Lola janë mjaft të dashur për publikun, andaj edhe kanë ndjekës të shumtë në rrjete sociale, në të cilat publikojnë imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Deputeti në rrjete sociale, kryesisht në facebook më shumë publikon imazhe nga takimet e ndryshme që lidhen me politikën.

Ndërsa, moderatorja publikon për fansat e saj, si në instagram ashtu edhe në facebook kryesisht foto nga jeta private.

Fotografitë me bashkëshortin dhe fëmijët janë të shpeshta në postimet e Lolës, e cila është nënë e dy fëmijëve që k a me deputetin Haradinaj. Dashurinë e tyre me martesë, Lola dhe Dauti e kanë kurorëzuar qe rreth 13 vjet.

Dauti është lindur më 06 prill të vitit 1978 dhe tani ka 40 vjet, ndërsa bashkëshortja e tij është e lindur më 12 qershor të vitit 1987 dhe ka 31 vjet. Pra, bazuar në vitin e lindjes, Dauti dhe Lola kanë diferencë në moshë 9 vjet.

Nga martesa 12 vjeçare, çifti Haradinaj ka djalin, Davidin dhe vajzën, Trojën. Dauti është vëllau i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt, ndërsa Lola është motra e gruas së kryeministrit, Anita Muçaj-Haradinajt.

Burimi /Bota Sot