Home

Lajme

“Kisha frikë…”, Mariza Ikonomi zbulon se ku po jeton prej 4-muajsh

No Comments Aktualitet Lajme

Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi, ka vendosur që pasionin e saj për muzikë ta ushtrojë në krçiera apo skenat e plazheve më te bukura në botë.

Ajo performon për turistët që udhëtojnë në vende të ndryshme të botës. Një ditë më parë, Mariza ishte në një lidhje me “Skype” në emisionin “Rudina”.

Gjatë kësaj bisede, këngëtarja tregoi se momentalisht jeton në Karaibe. “U bënë 4 muaj e gjysmë këtu dhe kanë kaluar shumë shpejt. Është një eksperiencë shumë e bukur dhe më vjen keq që për tre javë më duhet të kthehem në Europën e Veriut. Këtë eksperiencë unë e shikoj si dhuratë nga universi, jo vetëm punoj, por edhe e shijoj pak”, tha Ikonomi.

Fillimisht tregon Mariza e ka patur me frikë që të bënte një ndryshim të tillë, por tani është e lumtur se ka marrë vendimin e duhur. mariza “Në fillim kisha frikë për këtë kontratë, sepse nuk është aq e lehtë t’i lësh të gjitha për njëfarë kohe, por është diçka që më ka frymëzuar”, u shpreh këngëtarja. MARIZA Por Mariza u shpreh se nuk ka vendosur që të heqë dorë përfundimisht nga tregu muzikor shqiptar. Ikonomi tregoi se shumë shpejt do të mbajë një koncert në vendin tonë.

Panorama

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

Tags: , ,