Home

Lajme

KËNGËTARI SHQIPTAR BËHET PËR SPITAL

No Comments Argëtim Thashetheme

Reperi kosovar, Arian Asllani, që në Amerikë njihet me emrin Action Bronson, për pak se nuk u verbua nga dritat e skenës, gjatë një koncerti të tij –ku për këtë ai u dërgua në spital.

Reperi nga New York po përformonte në një skenë në Ottaëa të Kanadasë të hënën kur papritur një reflektor përplaset për fytyrë të tij duke e lënë atë për disa minuta të verbuar.

Bronson menjëherë vendos duart e tij në sy dhe kthehet pas derisa Meyhem Lauren vazhdon të repovat. Ai menjëherë largohet nga skena derisa duket se e humbet orientimin.

Action Bronson kthehet me një tjetër këngë por i thotë turmës së ai po sheh vetëm yje para dhe se duhet të kontrollohet. Një shikues i këtij koncerti i ka thënë TMZ-së se reperi është larguar dhe nuk është kthyer më…ndërkaq më vonë është bërë një lajmërim që ai është dashur të largohet shkaku i shëndetit të tij.

Bronson postoi edhe një status në Instagram duke shpjeguar këtë rast sepse ai “ishte pothuajse i verbuar dhe kishte humbur orientimin”, por tani është më mirë.

“Këtyre gjërave unë nuk do ju afrohem më kurrë sepse janë tepër të këqija. Kujdes”, ka shtuar ai pasi që drita e kishte sulmuar atë në fytyrë.

Koncerti i tij i radhës është në festivalin kombëtarë të Kanabisit që mbahet në Stadiumin e RFK…e ku shpresohet që operatorët e dritave të kenë kujdes për sytë e Arianit.

Burimi / Insajderi.com

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

Tags: , ,