Home

Lajme

Sukseset nuk kanë fund për këngëtaret shqiptare, “Billboard” ju dedikon një artikull

No Comments Lajme Opinion

“Billboard” i ka dedikuar një artikull të tërë suksesit të katër këngëtareve shqiptare me famë botërore. Bëhet fjalë për Dua Lipën, Rita Orën, Bebe Rexhën dhe Ava Max.

Shkrimi në “Billboard” nis me një shkrim të Bebe Rexhës më 8 dhjetor:

“Bebe publikoi një foto të saj dhe Dua Lipa me përshkrimin: Dy vajza shqiptare të nominuara për dy “Grammy”. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe të gjitha vajzat anembanë botës, çdo gjë është e mundur, kështu që ndiqni ëndrrat tuaja.”

Ndërsa theksoi dhe një tjetër postim të Bebes në Twitter: “Më 8 janar Bebe Rexha nxori emrat e dy shqiptareve të tjera të talentuara kur shkroi se donte një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max.”

Billboard shkruan se artistet shqiptare treguar rritje në tabelën e Billboard Hot 100 në vitin e kaluar.

Bebe theu rekord për shumicën e javëve në krye listës së Hot Country Songs me këngën “Meant To Be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Nga ana tjetër Dua Lipa kryesoi Top 40 për katër javë me këngën “New Rules”, Rita kishte dy këngë në Dance Club Songs top 10 dhe Max hyri në Top 20 të Hot 100 me debutimin e saj të parë, “Sweet but Psycho”.

“Të katër artistet kanë prindër shqiptarë,”- shkruan Billboard. “Ndonëse kanë lindur në shtete të tjera, Ora në Kosovë, Rexha në Brooklyn, Lipa në Londër, dhe Max në Milwaukee.”

Gjithashtu në artikull u citua edhe një deklaratë e Ava Max: “Mamaja ime gjithmonë më thoshte ne jemi kështu si jemi, sepse jemi shqiptarë. Ne jemi pak të çmendur por kurrë nuk heqim dorë. Është në gjakun tonë.”

“Billboard” përmendi edhe një tjetër artiste shqiptare që po përfshihet në tregun muzikor ndërkombëtar. Bëhet fjalë për kompozitoren dhe këngëtaren Njomza, e cila është bashkë-autore e hiteve të madha të Arian Grandes “Thank U, Next” dhe “7 Rings”.

Shekulli .com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *