Home

Lajme

“Turp të kesh, gjithë bota i njeh shqiptarët”, eksperti amerikan i përgjigjet kryeministres serbe

No Comments Lajme Opinion

Kundër deklarates se kryeministres serbe, Brnabiq ka reaguar edhe profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir.

Ben-Meir, në një postim në Facebook, e ka quajtur raciste deklaratën e kryeminstres serbe, përcjell Bota sot.Ai ka thënë se është zhgënjyese të shohësh se si politikanët e rinj të Beogradit po veprojnë me të njëjtin diskurs politik si regjimi i Millosheviqit.

Eksperti amerikan ka thënë se për këtë duhet të reagojë edhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

“Koment racist nga kryeministrja serbe Brnabic, e cila i referohet kosovarëve si “njerëz Të ardhur nga xhungla/mali”. Zhgënjim të shohësh politikanët e rinj në Beograd me të njëjtën diskurs politik si regjimi i Milosheviqit. Federica Mogherini duhet të reagojë”, ka thënë profesori amerikan.

Alon Ben-Meir ka publikuar fotografitë e shqiptarëve me të njohur në botë, mes te cileve Nënë Tereza, Majlinda Kelmendi, Dua Lipa, Rita Ora, Granit Xhaka, duke shkruar: “Vetëm për t’ia kujtuar kryeministres serbe Brnabiq, e cila tha se shqiptarët e Kosovës “janë njerëz të zbritur nga malet …” Se bota tashmë e di se kush janë shqiptarë. Turp të kesh!”, ka shkruar ai.

kosovarja-ks.com

39 aksidente për një ditë në Kosovë

No Comments Aktualitet Lajme

Aksidentet në trafik nuk është se po shënojnë rënie, ato vazhdojnë të regjistrohen në numër të lartë dhe shqetësues.

Kështu, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë ndodhur 39 aksidente trafiku.

Prej tyre, 13 me të lënduar, kurse 26 pa lëndime në njerëz, transmeton Indeksonline.

Tutje, policia e trafikut për një ditë ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1190 tiketa për kundërvajtësit në trafik.

Po ashtu, në 24 orë policia ka arrestuar 19 persona, 11 i ka dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.

kosovarja-ks.com

Majlinda Zeka i kryen punët e Bajramit

No Comments Argëtim Thashetheme

Majlinda Zeka u bë e njohur që kur u lidh me reperin Majk, me të cilin ka edhe një djalë, shkruan “Kosovarja”.

Majlinda dhe Majk për kohë të tëra kanë qëndruar në krye të lajmeve rozë për marrëdhënien e tyre.

Ish çifti kanë një djalë, që tani është gjëja e vetme që i lidh dyshen Majk dhe Majlida.

Kjo e fundit zakonisht shihet në foto të Instagramit, e tani po e shohim duke u përgatitur për festën e Bajramit. /Kosovarja/

Ndahet nga jeta aktori i madh i humorit, Muhamet Lika

No Comments Aktualitet Lajme

Profil- 41 vite në skenë/ Kush ishte Muhamet Lika?

Një ngjarje e rëndë ka tronditur artin shqiptar ditën e sotme.

Është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare Muhamet Lika një prej parodistëve të Vlorës, Muhamet Lika.

Por kush ishte Muhamet Lika?

Muhamet Lika lindi më 26 Qershor të vitit 1955 në qytetin e Vlorës. Daljen e parë në skenë e pati në vitin 1978 në shfaqet amatore në Vlorë, ku u bashkua së bashku me 3 parodistët e tjerë. Duke mos iu ndarë skenës për 41 vite me radhë dhe duke dhuruar humor për shqiptarët. Parodistët e Vlorës fituan zemrat e të gjithë shqiptarëve me humorin e tyre brilant të ndërthurur edhe me këngën duke i mbijetuar brezave për vite të tëra.

Pak kohë më parë për shkak të moshës u tërhoq nga grupi Mane Lumani, duke e lënë Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Likën i cili ndërroi jetë ditën e sotme dukë e lënë me vetëm dy anëtarë grupin e parodistëve të Vlorës aq shumë të dashur për shqiptarët.

CNA.al i shpreh ngushëllimet familjes së aktorit në këto ditë të vështira për to dhe për artin shqiptar./CNA.al

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=dxyYsF3vbJ4

Lamtumirë/ Ergys Alushi: Muhamet Liko kishte me vete ilaçin më të mirë në botë, humorin
Nga Gazeta Telegraf

Ergys Alushi rrëfen takimet e fundit me Muhamet Likon, vetëm 4 ditë para vdekjes

Ai dinte të të qetësonte. Kishte me vete ilaçin më të mirë në botë, humorin

Nga Ergys Alushi

Kur i tregova për shfaqjen e Estradës të të Rinjve dhe idenë time që ai të ngjitej në skenë bashkë me kolegët e tij për t’i përshëndetur aktorët e rinj të humorit, u tregua menjëherë i gatshëm.
“Jam për në Itali për një kontroll rutinë të zemrës– më tha – por, për ty e shtyj shkuarjen për një ditë, se të kam të mirë dhe dua që të kesh sukses. Atë sukses që pate dhe me librin e Vasil Rucit”. Vetëm disa ditë më parë, bashkë me Afrimin dhe Agronin, ai ishte ndër të ftuarit specialë në promovimin e librit. Bashkë të tre kënduan dhe një parodi të vjetër, që ia kishin kënduar Vasilit në vitin 1984. Foli dhe aty me batutat e tij. “O Ergys e paç hallall, ia bëre librin Vasilit sa ishte gjallë”. Ndërsa mua më kishin përfshirë emocionet e mbarëvajtjes së ceremonisë së promovimit, Meti m’u afrua me një pjatë me meze në dorë dhe më tha “Hajde te vëllai, se unë ta di hallin që ke në këto momente, merre një gotë dhe shuaji pak emocionet dhe stresin”. E ashtu, larg vëmendjes e zhurmës së të ftuarve, i kthyem nga dy gota. Ai dinte të të qetësonte. Kishte me vete ilaçin më të mirë në botë, humorin.
Të gjitha këto i kujtuam ditën që i tregova për shfaqjen dhe përgatitjet.
Meti erdhi dhe në provat gjenerale një ditë para shfaqjes. Kishte qenë dhe një ditë më parë në prova. I pëlqeu. Më uroi. Bëri dhe vërejtje. Me kujdes dhe buzën në gaz, për të mos “fyer” asnjë nga ne.
Në shfaqje erdhi bashkë me zonjën e tij dhe vajzën, Alkidën, që nuk i është ndarë skenës e babait që fare e vogël.
Kur u ngjit në skenë, kush e kishte menduar se ajo do të ishte ngjitja e fundit. I takoi aktorët e rinj dhe qëndroi në krah të “pasardhësit”, të riut Blero Çipi. Kur i erdhi radha për të folur sipas skenarit, foli ashtu si fliste vetëm ai, thjesht e me buzën në gaz. Salla qeshte me të. E adhuronte. Uroi dhe dha këshilla. E fundit fare ishte këshilla që grupi i aktorëve të rinj të mos përçahej, ashtu si ndodh rëndom me grupet në art.
Ajo natë ishte e paharruar për të gjithë ne. Edhe për Metin. “Do të vijë një ditë që do ta lë stafetën për t’u larguar gradualisht nga skena– më tha teksa po i thoshim njëri tjetrit natën e mirë – por, kur kjo fillon me një shfaqje të përgatitur nga ty, ndihem shumë herë më mirë, sepse te ty kam besim dhe të njoh mirë”. Këto fjalë më mbetën në mendje për ditët pas asaj nate, pa e menduar kurrë se pas lajmit për vdekjen tënde, do të ktheheshin në fjalët e tua amanet.

Pas shfaqjes dhe kthimit nga Italia, e kishim caktuar që do të uleshim për hollësirat e fundit të detajeve nga jeta e tij, që do të publikohen në librin që prej një dy vjetësh kam nisur për jetën e 4 parodistëve të Vlorës. Libri është nga fundi ndaj dhe me Metin e parodistët e tjerë ishim duke folur dhe për ceremoninë e promovimit, të cilën e kam menduar për ta bërë në teatër, në skenën e tyre të dashur. Bashkë me librin, ata të katër të realizonin dhe një koncert modest recital me numrat e tyre më të mirë ndër vite.
Por, Meti nuk do të jetë me ne fizikisht. Iku nga kjo jetë në mënyrën më të pamerituar. Zemra ia punoi pabesisht edhe pse vitet e fundit nuk i kishte të mira marrëdhëniet me të. E la pikërisht zemra. Ajo zemra e madhe që atë e karakterizonte. Zemra e mirë. Zemra plot humor e dhemburi. Zemra që rrahu deri në fund për artin e qytetit dhe gëzimin e qytetarëve të Vlorës.

Artin që e deshe qysh i vogël, tek u ngjite për herë të parë në skenë fare fëmijë me një çifteli, për të kënduar këngën tënde të parë. Në fëmijërinë ku ndodhte shpesh që kur babai yt i binte violinës kërkonte dhe ndihmën e Metit të vogël, të cilit ia fiksonte gishtat e njërës dorë mbi tela dhe dorën tjetër i kërkonte të mbante ritmin. Krijohej një duet me violinë e çifteli, mbrëmje që Metit i pëlqenin shumë dhe i nxisnin ëndrrat me skena të mëdha e me shumë spektatorë përpara. Dhe ëndrra do t’i realizohej shumë shpejt.
Në vitin 1969 shkoi të punonte në Uzinën e Poliçanit si marangoz. Në zdrukthuari kishte shefin e repartit, Kristo Dralo, i cili shkruante material humoristike për Metin kur bëhej festivali i estradave të repartit të uzinës. Atje punoi dy vjet dhe në vitin 1971 kthehet në Vlorë me punën në përpunim druri, aty Meti shquhej jo vetëm si punëtor i dalluar por edhe si parodist në festivalet e estradave të qendrave të punës. Më vonë Meti filloi si amator në estradën profesioniste dhe në vitin 1978 këtë imitim e interpretoi në njërën nga premierat e estradës profesioniste me titull “Me syrin tonë” me regji të Luftar Veshit, libreti Flamur Laro dhe Gafur Shameti. Parodia e parë në estradën profesioniste ishte “I gjori Demo, Zavalli Demo” me interpretim të Afrim Agalliut, ku Meti imitonte me gojë një kaba me violinë nën drejtimin e orkestrës dhe shoqëronte Afrimin. Pas kësaj ai do të bashkohej në katërshen e famshme që bëri histori në artin e Vlorës dhe atë Shqiptar, duke mbetur në histori me emrin “4 parodistët e Vlorës”



Presidenti Meta: Iku një artist i madh!

Ditën e sotme u nda papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare aktori i njohur, pjesë e parodistëve të Vlorës, Muhamet Liko.

Ngjarja e rëndë që shokoi mbarë vendin ka sjellë edhe reagimin e presidentit të Republikës Ilir Meta.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shpreh dhimbjen për këtë humbje të madhe.

Postimi i presidentit Meta:

“Me hidhërim mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej parodistëve më të dashur të Vlorës, Muhamet Liko.

Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.

Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes dhe fëmijëve, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Tij.

I paharruar do të mbetesh parodisti ynë i dashur!

Agim Çiraku

Botues i “Telegraf” dhe ZV/Kryetar i Shoqatës “Labëria”

Ndarja para kohe nga jeta e parodistit të shquar të Vlorës, Muhamet Liko, përbën një humbje të madhe për artin dhe kulturën kombëtare. Si mik i Muhametit por edhe si vlonjat i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. I paharruar qoftë kujtimi i mikut tonë të dashur!

Bujar Leskaj

Kryetar i KLSH

-Ish-Deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Vlorën

Lajmi për ndarjen nga jeta i ikonës së kulturës vlonjate ishte tepër pikëllues. Miqësia e hershme por edhe projektet që kishim planifikuar për ditët në vijim më kanë lënë pa fjalë dhe më krijuan trishtim të madh. Ngushëllime familjes! Lamtumirë miku imë i shenjtë.

Nga Gazeta Telegraf

“Kur isha ushtar në Gardë”! Gena qan flokët e qethura në 1992-in

No Comments Intervista Lajme

Nëse ka një element që e identifikon këngëtarin Gena në paraqitjen skenike të tij, ato janë flokët. Pyetja që lind është: A i ka prerë ndonjëherë flokët ai?

Teksa ishte në “E Diell”, këngëtari ndër të tjera kujtoi me humor atë moment. “Kam një histori të dhimbshme kur m’i prenë flokët. Unë kujdesem shumë për to dhe mendoj se i gjithë sekreti im është te flokët”, nis rrëfimin e tij Gena.

“Në vitin 92 kam qenë ushtar në Gardë, në zonën e ish-bllokut në Durrës. Teksa isha në shërbim më zuri gjumi”, tregon ai.

Por, çfarë ndodhi më tej?

“Dënimi më i madh që mund të më jepnin në atë kohë ishte mbajtja prej dy muajsh në Policinë Ushtarake dhe aty m’i qethën flokët tullë”, shpjegon këngëtari.

Edhe në situata të sikletshme, Gena sërish gjen vend për batuta.

“Më e forta ishte se nuk e shikoja dot veten, sepse s’kishte pasqyrë dhe isha shumë kureshtar të shikoja veten pa flokë, do të dukesha llapush apo jo!? Dhe e di ç’bëra? Mbusha me ujë lavamanin e betonit dhe aty pashë veten tullac”, ka treguar duke qeshur Gena.

gazeta-shqip.com/

Nuk fshihen më/Butrint Imeri konfirmon lidhjen me moderatoren e njohur

No Comments Argëtim Thashetheme

Lidhja e tyre ka qenë lajm në mediat rozë, por ata asnjëherë nuk e pranuan publikisht.

Këngëtari i ri por shumë i suksesshëm, Butrin Imeri ka ngjallur përsëri dyshimet për një lidhje me moderatoren nga Shqipëria, Kiara Tito,

Ishte këngëtari ai që në llogarinë e tij ka publikuar në fotografi përkrah prezantueses, të dy ishin të kombinuar në veshje derisa shkëlqenin pranë njëri-tjetrit

www.gazeta-shqip.com

Eurodeputetja e parë shqiptare, Arba Kokalari zgjidhet në Suedi

No Comments Aktualitet Lajme

Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë, është shqiptarja e parë që siguron një vend në Parlamentin Europian. Politikania e re është pjesë e partisë së moderuar, e cila fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë kështu 4 eurodeputetë, mes të cilëve edhe Kokalarin.

E lindur në Tiranë, 27 nëntorin e vitit 1986, ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të partisë në të cilën aderon, e ku ka qenë mjaft aktive. Ndër të parët që e përshëndetën një zhvillim të tillë ishte presidenti Ilir Meta.

“Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi, por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar”, ka qenë urimi i kreut të shtetit.

Sikurse edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari me prejardhje shqiptare ka siguruar vendin e saj në Bruksel. Historike, sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime”, ka shkruar ai në Facebook.

Pati mjaft kandidatë shqiptarë në zgjedhjet europiane këtë vit. Ata përfaqësuan Belgjikën, Greqinë, Italinë dhe Suedinë, e ishte pikërisht kjo e fundit që nxori edhe fituesen e vetme.

Arba Kokalari është e afërme e shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari, që u diplomua në “La Sapienza” të Romës në vitin 1941, por u dënua më vonë në Shqipëri prej regjimit komunist e vdiq e internuar në Rrëshen në 1983-shin.

Vet eurodeputetja e re përcolli falenderime për mbështetësit e saj përmes një mesazhi në Facebook. “Moderatorët marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Europian. Falemnderit për të gjithë ata që kanë luftuar për moderatorët dhe mua”, ka shkruar ajo.

Top Channel

Shqipja bëhet gjuha e dytë zyrtare në Maqedoni

No Comments Aktualitet Lajme

Presidenti i ri i Maqedonisë Veriore nënshkroi Ligjin për Gjuhët, i cili paraqiti gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare në vend.

Presidenti Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekretet e 21 ligjeve të cilat nuk u firmosën nga ish-presidenti Gjorge Ivanov. Nga kabineti presidencial njoftojnë se mes të tjerash janë nënshkruar edhe dekretet e Ligjit për Agjencinë Operative Teknike, Ligji për Regjistrin Qendror për të shpërngulurit, për Mbështetjen financiare për investimet, Ligji për komunikime elektronike, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor dhe Ligje të tjera të cilat për shkak se mbanin e emri e ri të shtetit u refuzuan nga ish presidenti.

Në kumtesën e dërguar nga presidenca thuhet se “presidenti Pendarovski vlerëson që këto ligje dhe zbatimi i tyre janë në interes vital për qytetarët e vendit”.

tetova1.com

Stupcat godasin politikanët që po ndihmojnë para kamerave

No Comments Argëtim Thashetheme

Humoristët e njohur kosovar kanë goditur fenomenin ku politikanë të ndryshëm shkojnë për të ndihmuar skamnorët të rrethuar me kamera, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në skeçin e ri ata potretizojnë një politikan duke ndihmuar një familje të varfër. Mirëpo, politikani në skeç , më primare e ka dukjen e tij, teshat e shtrënjta, orën 70 mijë euro, këpucat… sesa qëllimin për ta ndihmuar familjen.

Varfanjaku, rol i luajtur nga aktori Mensur Safqiu i reagon politikanit duke i thënë se qenke më i varfur se unë.

Çjanë këto kamera. Na keni zhveshur cullak. Na keni bërë si kukulla, na keni thyer keq… Nëse don me ndihmu, dora dorën nuk duhet ta sheh”, shpreh skamnori, duke i refuzuar ndihmat. (INA)

Çfarë mbeti kujtim nga miqësia e Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit

No Comments Argëtim Thashetheme

Pak e vështirë ti themi këto fjalë që në fillim për bilbilat e Mushtishtit , Motrat Mustafa e Shyhrete Behlulin, shkruan “Kosovarja”.

Përleshja e tyre për vjedhjen e idesë së këngës nga Shyhretja bëri bujë të madhe, pasi që nga ajo ditë janë këngëtaret që i kanë dhënë fund kolegjialitetit dhe miqësisë së tyre.

Të dy palët u prononcuan në media duke dhënë opininionet e tyre edhe pse publiku fajtore në këtë mes e ka parë Shyhreten duke pas parasysh edhe raportin e saj me Shkurte Fejzën.

Kaloi kohë dhe problemi i tyre u zbeh, por se a do të pajtohen ndonjëherë këtë nuk e dimë.

Edhe pse në mes të tërë asaj miqësie e pas asaj përleshje të vogël ka diçka që u mbeti kujtim të dy palëve e që i siguruam nga arkiva e tyre.

Janë pra fotografitë në kohën kur ishin mikesha shumë të mira.

Nuk kanë thënë kot se janë kujtimet ato që jetojnë përgjithmonë./Kosovarja/.