Majk dhe Geti janë dy nga reperët më të pëlqyer të momentit.
Të gjitha bashkëpunimet e tyre janë kthyer në hite si: ‘S’jena mo’, ‘Ajo’, ‘Paris Milano’ etj.
Mirëpo kurioziteti i publikut qendron te shuma që ata marrin në koncerte.
I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Xing me Ermalin’, Majk u pyet se kush paguhet më shumë prej tyre.
Ai u shpreh se nuk e ka idenë sa paguhet Geti prandaj nuk mund të bëjë një krahasim se cili merr më shumë para.
newsbomb.al