Home

Lajme

Klajda Gjosha: Europa t’i rikthehet historisë, ditë shpresë për brezat e ardhshëm

No Comments Lajme Opinion

Në ditën e Europës, ish- ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka zgjedhur të pëçoi një mesazh të rëndësishëm lidhur me ekzistencën e këtij unioni si dhe rëndësinë që ajo ka për Shqipërinë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gjosha shkruan se Bashkimi Europian nuk duhet të lejojë kurrsesi marrjen s të mirëqenë ekzistencën e saj, e ndërsa e cilësoi këtë ditë si e shpresës për brezat e rinj.

“9 Maji është dita e Europës së Bashkuar, dita e njerëzve të mëdhenj që iniciuan me vizionin e tyre projektin më të fuqishëm europian të paqes, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Europa duhet t’i rikthehet historisë për ta përcjellë atë brez pas brezi dhe për të mos lejuar në asnjë moment marrjen si të mirëqënë të ekzistencës dhe bashkëjetesës së saj! Shqipëria është pjesë e vlerave europiane, dhe jo thjesht gjeografikisht e pozicionuar në Europë. Cdo përpjekje për ta largur atë nga fati i saj europian është një akt i pafalshëm që do të gjykohet nga historia dhe e ardhmja. Dita e Europës është dita e ndërthurjes së sakrificës tonë për t’u përballuar me sfidat, është dita e shpresës se edhe brezat që do të vijnë do të ruajnë fort identitetin Europian të Shqipërisë”, shkruan Gjosha.

B.K.

Burimi/shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *