Home

Lajme

8 gabimet që nuk duhet të bëni kur ndërroni punë

No Comments Argëtim Kuriozitet

Kujdes nga Gjykimet e nxituara: kushdo që fillon një punë të re, gjithmonë përpiqet të mos bëjë gabime. Më mirë, të paktën në javën e parë, mos e teproni dhe mos bëni gabime që mund të dëmtojnë imazhin tuaj. Kjo del nga versioni francez i ‘Business Insider’, i cili thekson se si punonjësi i ri “nuk duhet së pari të bëhet superhero, por të jetë i hapur dhe të shikojë gjithçka që mundet”.

E para është e thjeshtë dhe intuitive: shmangni gjykimet e nxituara, pasi do të duhet kohë për të kuptuar se çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në lidhje me punën tuaj të re.

Për Amanda Agustin, një specialiste e menaxhimit të karrierës, duhen 90 ditë që të kuptojmë me të vërtetë dinamikën e një kompanie: “Të gjykosh punën në bazë të asaj që ndodh në javët e para është e padobishme – paralajmëron ajo – dhe zakonisht, përfundoni duke ndryshuar mendje.

Të palodhur…

Konsulentja Lynn Taylor shpjegon se shpesh punonjësi i ri fillimisht dëshiron të dëshmojë se e meriton punën e re dhe bie në grackën e dëshirës për t’i bërë përshtypje shefit dhe kolegëve të tjerë: “Arrin para të tjerëve në zyrë, – shpjegon Taylor – dhe e braktis tavolinën i fundit pasi të gjithë të tjerët kanë ikur”. Por, sipas ekspertes, stakhanovismi në debutim nuk funksionon: “Puna shumë gjatë do t’ju ezaurojë shpejt dhe do të krijojë një reputacion të keq. Për shembull, nëse filloni të arrini më vonë pasi jeni hiper-të pranishëm në fillim të javës së parë, kolegët do të mendojnë se tashmë po relaksohesh”.

Frika nga një fillim i ri

Përvojat e mëparshme, ndoshta negative, nuk duhet të ndikojnë te personi i sapopunësuar, i cili duhet të ketë guximin për të filluar përsëri me entuziazëm: “Shumë punonjës kanë frikë se kolegët e tyre do të kenë të njëjtin mendim për punën e tyre të re si bashkëpunëtorët e tyre të mëparshëm, – deklaron Amanda Augustine, – por gjithkush ka fuqinë për të ndërtuar një imazh të ri”.

Të hash drekë vetëm

Sipas Amanda Augustine, një nga gabimet më të mëdha të bëra nga punonjësit e rinj është të drekojnë çdo ditë vetëm. Në vend të kësaj, duhet të marrim menjëherë iniciativën për t’u shoqëruar me kolegë të rinj. Ekspertja sugjeron pyetjen se cgarë vendesh janë të bukura në lagje dhe nëse dikush është i disponueshëm për disa eksperienca jashtë punës: “Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të njohur njerëzit në ndërmarrjen tuaj dhe për të kuptuar më mirë mjedisin”.

Të jesh i bezdisshëm

Është e drejtë që duhet të përpiqeni të bëni miq, por pa e ekzagjeruar dhe pa bezdisur të tjerët: “Shmangni prezantimin e vetes tek kolegët tuaj në korridor ose në banjë, – deklaron Lynn Taylor. – Sigurohuni që janë në dispozicion para se t’i shqetësoni ato. Ju mund të ndaleni në tryezën e tyre për t’i përshëndetur, ju mund t’u bashkoheni gjatë pushimit të drekës… keni disa opsione”.

Të tregosh detajet personale të jetës suaj

Është e drejtë të përpiqesh të bëhesh miq, por nuk duhet të tregojmë menjëherë detajet e jetës sonë private. Kolegët nuk ju njohin dhe mund të merrni ide të gabuara. Për të shmangur gabimet, gjatë ngrënies apo mbrëmjeve së bashku, është gjithmonë më mirë të mos pini alkool ose në shumicën e rasteve të zgjidhni vetëm një gotë.

Të jesh shumë elegante

“Ne nuk duhet gjithmonë të vishemi si në një intervistë pune, – shpjegon Biznes Insider. – Tani jemi tashmë të punësuar”. Në fund është e mjaftueshme që të përputheni me stilin e korporatave dhe nëse punonjësit preferojnë stilin e rastësishëm, më mirë të veshin një t-shirt dhe xhinse: “Duhet të përpiqeni të jeni në një mendje me kompaninë, – shpjegon Amanda Augustine. Vishuni si ju pëlqen, por përpiquni të përshtateni me ekipin tuaj të ri”.

Flisni për punën tuaj të vjetër

Sipas Amanda Augustine, “një kurth në të cilin bien shumë punonjës të rinj është të flasin gjithmonë për punët e tyre të vjetra”. Ashtu si kur nisni një marrëdhënie romantike, është më mirë të mos flisni shumë për ish-in tuaj dhe për ata punë që keni pasur më parë.

Mos kini frikë të tregoni të gjitha aftësitë tuaja

Gjatë intervistës për punë është e vështirë të përcillni të gjitha aftësitë tuaja. Por në javën e parë, është e drejtë që menaxheri i zyrës t’i njohë aftësitë që posedoni: “Në këtë mënyrë, ai do të mendojë për ty kur duhet t’u besojë detyrave të reja”, përfundon Lynn Taylor.

Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *