Home

Lajme

Energji dhe emocion, Jonida Maliqi ‘ndez’ skenën në Eurovizion

No Comments Aktualitet Lajme

Jonida Maliqi ndez skenën e Eurovision, performanca e mbushur me energji dhe emocion.
Featured image of article: Energji dhe emocion, Jonida Maliqi ‘ndez’ skenën në Eurovizion Jonida Maliqi performon në Eurovizion. 16 Maj, 2019 22:39
IZRAEL-Jonida Maliqi ka përfunduar performancën e saj dhe interpretimin dinjitoz në Tel Aviv. “Ktheju tokës”, kënga përfaqësuese e Shqipërisë, ka shpërthyer me gjuhën shqipe, muzikën e gjallë dhe plot emocion.

Performanca ishte e mbushur plot intensitet e energji dhe duke qenë se çdo gjë ishte live emocioni ka qenë më i madh për këngëtaren dhe gjithë publikun.

Sapo artistja shqiptare ka mbyllur interpretimin, rrjeti ka postuar çaste nga interpretimi në skenë. Faqja zyrtare e Eurovisionit e ka cilësuar një zë mahnitës zërin e saj dhe të shkëlqyer interpretimin.

L.K/Dosja.al

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *