Në Festivalin e filmit në Kanë për 10 ditë do të prezantohen disa nga produksionet e filmave më të vlerësuara në gjithë globin. Rita Ora mori pjesë për herë të parë.
Për herë të parë në Festivalin e Kanës, Rita Ora shkëlqeu me fustanin e bardhë(Foto) Rita Ora. 16 Maj, 2019 18:10
FRANCË- Pak ditë më parë Rita Ora u shfaq në tapetin e kuq Met Gala në Nju Jork javën e kaluar, përpara se të kthehej në Paris, ku do të merrte pjesë për herë të parë në Festivalin e Filmit në Kanë.
Në edicionin e 72-të të Festivalit, Rita u shfaq rrezëllitëse dhe shumë dhe mori vëmendjen e të gjithëve.
Sensuale dhe sharmante, e veshur me një fustan të bardhë të çarë dhe të hapur në pjesën e dekoltesë. Stilimi i flokëve gjysmë të mbledhura dhe gjysmë të lëshuara e bënin atë të dukej tërësisht natyrale dhe e ëmbël.
Mes shumë emra të njohur, këngëtarë dhe aktorë të njohur të Hollywood, por jo vetëm, të pranishëm janë personazhet e njohur italianë, francezë, turq etj.
Rita Ora merrte pjesë për herë të parë në festivalin e përvitshëm, ku bëhet përzgjedhja e filmave më të mirë të vitit, duke u dekoruar me çmimin ‘Palma e Artë’.
L.K/Dosja.al