Një 31-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një pelë (kalë) shtatzënë në një qendër shpëtimi për kafshët është burgosur, pasi fytyra e tij rezultoi të dilte në kamerat e sigurisë ÇTV.
Michael Jemison, u kap nga pronari i kafshës duke kryer aktin e rëndë në Jackson, Tennessee, në SHBA.
Ai ndaloi dhe e përdhunoi pelën më 29 prill 2018 para se të kthehej gjashtë ditë më vonë në qendrën e shpëtimit.
Sipas policisë, Jemison u pa duke shkuar në hambar para se të “përdhunonte” sërish kafshën.
Një veteriner mori tamponët nga kafsha dhe provat e ADN-së të cilat iu dorëzuan policisë.
Jemison u identifikua pasi u kthye pas një jave sërish në skenë. Ai u largua nga hambari në një fushë pasi pronari i paidentifikuar i qendrës ngriti alarmin.
Policët gjetën pastaj një makinë të parkuar në një fushë përballë, që i përket Jamison. Licenca e tij e shoferit ishte brenda dhe fotografia përputhet me të dyshuarin në të dy videot.
Jemison u arrestua në shtëpinë e tij në Jackson. Ai u burgos pesë vjet pasi u deklarua fajtor për tre akuza për mizori ndaj kafshëve dhe dy për vjedhje në prill dhe maj të vitit të kaluar.
gazeta-shqip.com