Home

Lajme

Zuckerberg më afër se kurrë, feston 7-vjetorin e martesës në tempullin e Perëndive (Foto)

No Comments Argëtim Kuriozitet

Personin që na ka bërë të gjithëve të varur pas telefonave smart dhe rrjetit social Facebook, më konkretisht krijuesin e rrjetit social më të përdorur në botë, ne shqiptarët e kemi pasur sot më afër seç mund ta mendonim.

Themeluesi i Facebook-ut, Marc Zuckerberg e ka festuar 7 vjetorin e martesës së tij me bashkëshorten, Prischilla Chan rreth 600 km larg Tiranës, në Athinë dhe join ë një vend dosido.

Por, në tempullin e Perëndive të Greqisë së lashtë, në tempullin e Parthenonit.

Çifti Zuckerberg ka zgjedhur Greqinë duke shprehur adhurimin për këtë vend edhe me një foto të postuar po në Facebook.

Zuckerberg nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për bashkëshorten më të cilën ka edhe dy fëmijë.

“Duke festuar 7 vjetorin e një martese të lumtur në tempullin e perëndëshës së dijes”, shkruan ai.

gazeta-shqip.com

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *