Home

Lajme

Del tabela, zhgënjejnë shqiptarët: Sa pikë i dhanë në total Jonida Maliqit

No Comments Aktualitet Lajme

Organizatorët e Eurovisionit këtë vit kanë ndryshuar mënyrën e prezantimit të pikëve të marra nga publiku duke filluar nga fundit.

Nisur nga ky votim mësohet se Shqipëria ka marrë në total 47 pikë nga publiku dhe 43 pikë nga juritë duke arritur një total prej 90 pikësh.

Pas shpalljes së votave të publikut fitues rezultoi Holanda me këngëtarin Duncan Laurence, i cili mori 492 pikë duke kënduar “Arcade” kurse Shqipëria u rendit në vendin e 17.

Dështon keq Shqipëria, mbetet nën Serbinë në Eurovision

Shqipëria nuk ka arritur të marrë edhe aq shumë pikë në Eurovisionin e këtij viti.

Jonida Maliqi ka arritur vetëm 43 pikë nga juritë, ndërkohë nga publiku mori vetëm 47.

Kështu, ajo në total ka vetëm 90 pikë, duke u radhitur nën Serbinë, e cila ka grumbulluar 92 pikë.

Ndërkohë, një rezultat që vlen të theksohet ishte vota e jurisë së Rusisë, e cila dha 3 pikë për Shqipërinë dhe asnjë për Serbinë./Reporteri.net


Dështon keq Shqipëria, mbetet nën Serbinë në Eurovision


Shqipëria nuk ka arritur të marrë edhe aq shumë pikë në Eurovisionin e këtij viti.

Jonida Maliqi ka arritur vetëm 43 pikë nga juritë, ndërkohë nga publiku mori vetëm 47.

Kështu, ajo në total ka vetëm 90 pikë, duke u radhitur nën Serbinë, e cila ka grumbulluar 92 pikë.

Ndërkohë, një rezultat që vlen të theksohet ishte vota e jurisë së Rusisë, e cila dha 3 pikë për Shqipërinë dhe asnjë për Serbinë./Reporteri.net

reporteri.net

Holanda është fituese e Eurovisionit

No Comments Aktualitet Lajme

Holandezët kanë arritur të dalinë të parët në garën më të madhe evropiane të muzikës.

Ata arritën të mposhtin Suedinë, Maqedoninë e Italinë, të cilat deri në fund u radhitën me mjaft shumë pikë, transmeton Repoteri.net.

Ky cmim i holandezëve e con në 5 numrin e Eurocisioneve të fituara nga ky vend, duke bërë kështu që edhe për herën e pestë do të organizohet në këtë vend gara e ardhshme.

Ndërkohë, Maqedonia Veriore humbi një shans mjaft të mirë për të fituar këtë garë, ndonëse kishtre marrë shumë pikë nga juritë profesionale.

Shqipëria, ndërkaq, u radhit e 18-ta në këtë Eurovizion, duke mbetur edhe pas Serbisë e cila ka marrë vendin e 17./Reporteri.net

Eurovizioni/ Art? Kitç? Kult apo politikë?

No Comments Lajme Opinion

U mbyll skena e Eurovizionit 2019. Si gjithmonë kritikat ndaj garës më të madhe të popit në botë Festivalit Europian të Këngës nuk mungojnë. Por shumica dëshiron thjesht dëfrim me një festival të ngritur tashmë në kult.

Figura farfuritëse që këndojnë, Eurovizioni – Eurovision Song Contest (ESC) u zhvillua për herë të tretë në Izrael. Garën e fitoi Holanda, ndërsa mijëra vetë në Tel Aviv e festuan këtë festë të këngës disa ditë me radhë. 180 milionë vetë e ndjekin atë në televizion. Në të njëjtën kohë, qeveria e Izraelit mban Rripin e Gazës të bllokuar dhe Jordanin Perëndimor të pushtuar, Lartësitë Golan të aneksuara. Po a ka të bëjë kjo me muzikën?

Organizatorët e eurovizionit thonë Jo, dhe i ikin debatit publik me këtë. Artistëve të muzikës iu ndalohet të shprehen për konfliktin në Lindjen e Afërt në skenë të hapur. As ikona e popit, Madona. Vetëm një grup muzikor nga Islanda nuk iu përmbajt kësaj duke poetizuar para shfaqjes së tyre për „shtetin e aparteidit Izrael” që diskriminon palestinezët. Ata edhe gjatë votimeve treguan flamurin palestinez, qV u shoqërua me fishkëllima të publikut.

Politikë mes tingujve
Edhe palestinezët e përdorin për qëllimet e tyre vëmendje botërore të festivalit të njohur. Breshëritë me raketa palestineze ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës para dhjetë ditësh donin të transmentonin edhe mesazhin, se në një shtet „shtypës” – siç e quajnë kritikët Izraelin, – është në vendin e gabuar një garë muzikore dëfryese. Izraeli vetë e interpreton garën kulmore të muzikës europiane si provë se sa tolerante dhe e hapur ndaj botës është demokracia e vetme e Lindjes së afërt.

Eurovision Song Contest logjikisht – një ngjarje politike: kështu ka qenë gjithmonë. Në fillim si një simbol i bashkimit të Europës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, pas rrëzimit të Murit të Berlinit një instrument për lidhjen mes Lindjes dhe Perëndimit të Europës. Një festival gjithmonë para kohës, sepse eurovizioni ka pasur gjithmonë më shumë anëtare se Bashkësia Europiane, ai përfshiu edhe Jugosllavinë komuniste shumë kohë para fundit të Luftës së Ftohtë. Edhe Izraeli ka 40 vjet që paraqitet në këtë festival.

Anëtarë të “European Broadcasting Union” që e organizojnë festivalin janë edhe vendet afrikanoveriore dhe ato arabe, por veç Marokut nuk kanë marrë pjesë për shkak të refuzimit të një anëtari tjetër, Izraelit. Që në vitet 60-të në eurovizion ka pasur protesta, atëherë kundër diktaturës ushtarake në Spanjë. Konfliktet e Rusisë me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, tensionet mes Armenisë dhe Azerbajdxhanit – të gjitha këto konflikte e kanë politizuar rregullisht eurovizionin naiv me fasadën e shumëngjyrshme e plot drita.

Pa efekt

Këtë vit thirrjet për bojkotim të eurovizionit 2019 për shkak të Izraelit nuk gjetën jehonë. Të 41 artistet dhe artistët u shfaqën në Tel Aviv për të prezantuar vendin e tyre. Në fakt erdhën më pak turistë dhe fansa se sa ishte parashikuar, por kjo nuk lidhet aq me politikën apo gjendjen e sigurisë, se sa me çmimet e majme, deri diku absurde për biletat, qëndrimin në hotele apo kostot e transportit.

Në Izrael nuk ka asgjë që nuk është edhe politike. Gjithçka dhe çdo gjë lidhet me konfliktin me Palestinën apo akuzat për antisemitizmin. Në një pikë groteskte kulmoi një debat i fushatës bojkotuese propalestineze, „BDS” (Bojkot, Mosinvestim, Sanksione). Organizatorët pretendojnë, se qeveria izraelite e mbështjell politikën e saj „antiligjore” me ngjyrat e ylberit për homoseksualët dhe transseksualët apo interseksualët, që kanë dobësi për eurovizionin. Komuniteti LGBTQI, që po ashtu e përdor festivalin për vete, lejon të përdoret nga qeveria e Netanjahut me „pink washing”, lyerjen me ngjyrë rozë të politikës së ngulimeve.

Vërtet homoseksualët mund të jetojnë në Izrael pa ndonjë problem. Në të vërtetë në Tel Aviv festojnë edhe homoseksualë palestinezë. Në shoqëronë tolerante izraelite mund të martohen çiftet e së njëjtës gjini dhe të adoptojnë fëmijë. Në Rripin e Gazës dhe Jordanin Perëndimor homoseksualiteti në shoqëritë represive është një mëkat i rëndë. Aktivistët e bojkotimit vetë argumentojnë në mënyrë homofobe, kur ata e hedhin në një kazan politikën e Izraelit ndaj palestinezëve me të drejtat për barazinë e komunitetit e LGBTQI.

Të mos këndosh nuk është zgjidhje

Transformimet antisemitiste të aktivistëve propalestinezë, BDS duhen refuzuar me përbuzje. Në një logo të protestës së tyre ato tregojnë në formatin e shkrimit të eurovizionit një zemër të thyer që bie në dy runa të SS-ve nazistë. Me këtë ata duan të vendosin paralele mes terrorit nazist dhe garës muzikore në shtetin hebre. Në këtë kontekst Bundestagu gjerman ka bërë gjënë e duhur që ishte parlamenti i parë në Europë që i pa me sy kritik aktivistët e fushatës bojkotuese dhe do t’ua heqë mbështetjen.

Natyrisht mund ta kritikosh politikën e qeverisë izraelite. Por ajo nuk duhet të rrëshqasë në propagandë kundër hebrenjve. Nëse do të përdorësh matësin e kritikëve të eurovizionit 2019, atëherë as në vitin 2012 nuk duhej të zhvillohej eurovizioni në Azerbajdxhan, as në vitin 2009 në Rusi. Nëse nuk mund të këndosh në Tel Aviv, atëherë nuk duhet luajtur futboll as në Katar në Kampionatin Botëror dhe as në Kinë Lojërat Olimpike në vitin 2022. Edhe për këto vende ka të paktën po aq kritika sa ndaj Izraelit.

Bojkotim dhe përjashtim? Jo. Diskutim dhe kritikë? Po. Kjo mund të jetë fryma politike e një eurovizioni. Por nuk duhet pritur shumë. Sepse në radhë të parë eurovizioni është një party me përmasa të mëdha./DW

Top Channel

Zuckerberg më afër se kurrë, feston 7-vjetorin e martesës në tempullin e Perëndive (Foto)

No Comments Argëtim Kuriozitet

Personin që na ka bërë të gjithëve të varur pas telefonave smart dhe rrjetit social Facebook, më konkretisht krijuesin e rrjetit social më të përdorur në botë, ne shqiptarët e kemi pasur sot më afër seç mund ta mendonim.

Themeluesi i Facebook-ut, Marc Zuckerberg e ka festuar 7 vjetorin e martesës së tij me bashkëshorten, Prischilla Chan rreth 600 km larg Tiranës, në Athinë dhe join ë një vend dosido.

Por, në tempullin e Perëndive të Greqisë së lashtë, në tempullin e Parthenonit.

Çifti Zuckerberg ka zgjedhur Greqinë duke shprehur adhurimin për këtë vend edhe me një foto të postuar po në Facebook.

Zuckerberg nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për bashkëshorten më të cilën ka edhe dy fëmijë.

“Duke festuar 7 vjetorin e një martese të lumtur në tempullin e perëndëshës së dijes”, shkruan ai.

gazeta-shqip.com

Përdhunoi disa herë pelën shtatzënë, dënim shembullor për 31-vjeçarin (Foto)

No Comments Argëtim Thashetheme

Një 31-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një pelë (kalë) shtatzënë në një qendër shpëtimi për kafshët është burgosur, pasi fytyra e tij rezultoi të dilte në kamerat e sigurisë ÇTV.

Michael Jemison, u kap nga pronari i kafshës duke kryer aktin e rëndë në Jackson, Tennessee, në SHBA.

Ai ndaloi dhe e përdhunoi pelën më 29 prill 2018 para se të kthehej gjashtë ditë më vonë në qendrën e shpëtimit.

Sipas policisë, Jemison u pa duke shkuar në hambar para se të “përdhunonte” sërish kafshën.

Një veteriner mori tamponët nga kafsha dhe provat e ADN-së të cilat iu dorëzuan policisë.

Jemison u identifikua pasi u kthye pas një jave sërish në skenë. Ai u largua nga hambari në një fushë pasi pronari i paidentifikuar i qendrës ngriti alarmin.

Policët gjetën pastaj një makinë të parkuar në një fushë përballë, që i përket Jamison. Licenca e tij e shoferit ishte brenda dhe fotografia përputhet me të dyshuarin në të dy videot.

Jemison u arrestua në shtëpinë e tij në Jackson. Ai u burgos pesë vjet pasi u deklarua fajtor për tre akuza për mizori ndaj kafshëve dhe dy për vjedhje në prill dhe maj të vitit të kaluar.

gazeta-shqip.com

Jonida Maliqi vendos rekord në Eurovision, më e votuara nga publiku

No Comments Aktualitet Lajme

Jonida Maliqi me “Ktheju tokës” ia ka dalë që të kalojë në finalen e Eurovison, duke u kualifikuar pas performancës së shkëlqyer në mbrëmjen e dytë të Eurovision.

Jonida Maliqi këndoi në shqip këngën përfaqësuese për Shqipërinë para miliona njerëzve. Faqja zyrtare e Eurosong e cilësoi zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer

Këngëtarja shqiptare mbrëmjen e sotme në natën finale do të këndojë e dyta duke mbajtur kështu kodin me numër 2. Të gjithë shqiptarët ngado që ndodhen mbrëmjen e sotme do të kryqëzojnë gishtat për Jonida Maliqin.

Deri në këto momente këngëtarja shqiptare është pëlqyer shumë. Duke parë votimin online në faqen zyrtare në eurovizionit vote.esctoday.com/ Jonida Maliqi është më e votuara nga publiku.

Pas përfundit të performacave të 26 këngëve në natën finale do të jetë dhe votimi i jurive profesioniste. Më pas do të mblidhet votimi i publikut me atë profesioniste për të vendosur kush do të shpallet kënga fituese për vitin 2019.

gazeta-shqip.com

Humanizmi tek femijet !

No Comments Argëtim Histori

Nje monedhe qe eshte ardhe ne redaksin tone para 2 vite nga Roni nga Prishtina, per t’u solidarizuar me Erkalin nga Tetova i cili vuante nga semdundja e kancerit, fale zotit dhe ndihmes se degjuesve te radio projektit, Erkali u sherru dhe eshte mire me shendet, ne si redaksi e ruajm kete monedhen dhe kur te ta takojme Ekalin do te ja derzojme..

Përfaqëson Australinë në ‘Miss World’, njihuni më shqiptaren që rrëmbeu zemrat e të huajve me fizikun e saj

No Comments Aktualitet Lajme

Klea Memaj është shqiptarja e zgjedhur nga kontinenti australian për t’i përfaqësuar në ‘Miss World’.
Përfaqëson Australinë në ‘Miss World’, njihuni më shqiptaren që rrëmbeu zemrat e të huajve me fizikun e saj Klea Memaj, shqiptarja e përzjedhur në Australi për t’i përfaqësuar në Miss World. 16 Maj, 2019 14:18
AUSTRALI– Një patriote e zjarrtë, që nuk harron kurrë traditat, zakonet dhe gjuhën shqipe, Klea Memaj është vajza shqiptare me origjinë nga Malësia që është zgjedhur nga juria australiane për kompeticionin e madh “Miss World”.

Ajo jeton prej vitesh në Australi dhe ka marrë pjesë në kompeticionin e bukurisë duke u përzgjedhur mes shumë konkurentesh. Lajmin e ka ndarë në rrjete sociale bloggeri i njohur, Olti Curri ku ka publikuar foton e bukuroshes, mbi të cilën shkruan:

“Kjo është Klea, vajza shqiptare që do të përfaqësojë Australinë në Miss World”.

Po t’i hedhim një sy të shpejtë profilit në Instagram të vajzës bukuroshe me origjinë shqiptare, Kleas vëmë re se sa të pranishme e ka origjinën, ku çdo këngë që dëgjon apo shkrim që bën është në gjuhën shqipe.

Featured image of article: Përfaqëson Australinë në ‘Miss World’, njihuni më shqiptaren që rrëmbeu zemrat e të huajve me fizikun e saj




(R.L/Dosja.al)

Energji dhe emocion, Jonida Maliqi ‘ndez’ skenën në Eurovizion

No Comments Aktualitet Lajme

Jonida Maliqi ndez skenën e Eurovision, performanca e mbushur me energji dhe emocion.
Featured image of article: Energji dhe emocion, Jonida Maliqi ‘ndez’ skenën në Eurovizion Jonida Maliqi performon në Eurovizion. 16 Maj, 2019 22:39
IZRAEL-Jonida Maliqi ka përfunduar performancën e saj dhe interpretimin dinjitoz në Tel Aviv. “Ktheju tokës”, kënga përfaqësuese e Shqipërisë, ka shpërthyer me gjuhën shqipe, muzikën e gjallë dhe plot emocion.

Performanca ishte e mbushur plot intensitet e energji dhe duke qenë se çdo gjë ishte live emocioni ka qenë më i madh për këngëtaren dhe gjithë publikun.

Sapo artistja shqiptare ka mbyllur interpretimin, rrjeti ka postuar çaste nga interpretimi në skenë. Faqja zyrtare e Eurovisionit e ka cilësuar një zë mahnitës zërin e saj dhe të shkëlqyer interpretimin.

L.K/Dosja.al

Për herë të parë në Festivalin e Kanës, Rita Ora shkëlqeu me fustanin e bardhë

No Comments Lajme Opinion

Në Festivalin e filmit në Kanë për 10 ditë do të prezantohen disa nga produksionet e filmave më të vlerësuara në gjithë globin. Rita Ora mori pjesë për herë të parë.
Për herë të parë në Festivalin e Kanës, Rita Ora shkëlqeu me fustanin e bardhë(Foto) Rita Ora. 16 Maj, 2019 18:10
FRANCË- Pak ditë më parë Rita Ora u shfaq në tapetin e kuq Met Gala në Nju Jork javën e kaluar, përpara se të kthehej në Paris, ku do të merrte pjesë për herë të parë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Në edicionin e 72-të të Festivalit, Rita u shfaq rrezëllitëse dhe shumë dhe mori vëmendjen e të gjithëve.

Sensuale dhe sharmante, e veshur me një fustan të bardhë të çarë dhe të hapur në pjesën e dekoltesë. Stilimi i flokëve gjysmë të mbledhura dhe gjysmë të lëshuara e bënin atë të dukej tërësisht natyrale dhe e ëmbël.

Mes shumë emra të njohur, këngëtarë dhe aktorë të njohur të Hollywood, por jo vetëm, të pranishëm janë personazhet e njohur italianë, francezë, turq etj.

Rita Ora merrte pjesë për herë të parë në festivalin e përvitshëm, ku bëhet përzgjedhja e filmave më të mirë të vitit, duke u dekoruar me çmimin ‘Palma e Artë’.

L.K/Dosja.al