Home

Lajme

Vdes në gjumë mësuesja 24-vjeçare, nxënësit të pikëlluar: Të prisnim për festën e abetares!

No Comments Aktualitet Lajme

Duhet të ishte një ditë normale mësimi për shkollën “Fazli Greiçevci” në Mitrovicë kjo e hënë, por fati i keq e deshi që mësimi të pezullohej pasi që në orët e para të mëngjesit u përhap lajmi se një nga mësueset kishte ndërruar jetë.

Lajmi shumë shpejt u kthye në tragjedi, kur u mësua se mësuesja e ndjerë ishte 24-vjeçarja Lindita Preteni, e cila kishte sipas një postimi të vëllai të saj në Facebook ka ndërruar jetë teksa ishte në gjumë.

“Miq ju njoftoj se në orët e hershme të këtij mëngjesi, papritur ndërroi jetë motra ime Lindita Preteni. Për kohën e varrimi do iu njoftojmë ndërkohë. Lamtumirë mësuesja jonë me shpirt të bukur”, ka shkruar vëllai i saj Bashkimi në Facebook.

E reja ishte mësuese e shkollës fillore, më konkretisht e klasës së parë. Kolegët e saj e kujtojnë atë me fjalët më të mira, ndërsa në shkollën ku ajo jepte mësim të gjithë janë të pikëlluar për këtë humbje.

Sipas mediave kosovare që citojnë kolgeë të saj, mësuesja 24-vjeçare arriti t’ia mësonte nxënësve të saj të gjitha shkronjat e alfabetit, e i përgatiti për festën e abetares, por u largua tragjikisht nga jetë.

Shkolla në të cilën punonte 24-vjeçarja Lindita ka postuar në Facebook një lajmërim prekës për vdekjen e saj, duke thënë se Lindita Preteni me padurim po e priste festën e abetares.

“Ajo ishte një engjëll, me virtyte te larta ku beri për vete te gjithë stafin dhe komunitetin. Ende s’po e besojmë…LINDA do mbetesh e paharrueshme për ne! Për nxënësit e tu, qe me padurim prisnit Festen e Abetares…”, shkruhet në njoftimin e shkollës.


Gazeta Shqip

Fëmijët shqiptarë i bëjnë grekë, ndërsa prindërit e tyre i dëbojnë

No Comments Lajme Opinion

Mënyrat e dëbimit te prindërve janë nga më të ndryshme…

Kohët e fundit me të madhe po reklamojnë se mundësia e vetme për te qendruar ne Greqi është të marrësh nenshtetësinë dhe të behesh grek, duke anashkaluar që nga ana tjetër mundësia për të jetuar është edhe leja e përhershme me anën e “statusit te emigrantit” që persupozon legalizim të përhershëm, ashtu siç veprohet ne vendet e tjera te BE-së.

Ligjet e ndryshuara te njëpasnjëshme po nxjerrin të paligjshëm nga viti në vit brezin e parë të shqiptarve të ardhur në Greqi, shqiptarë mbi moshën 65-70 vjeç, që tashmë hidhen në rrugë dhe nuk kanë të drejtë te qendrojnë të ligjshëm, të shkojnë në vendin e tyre dhe të kthehen përsëri në Greqi. Jo pak herë e kemi theksuar se janë të pakten 30 mijë të tillë që sot janë me te vertetë “robër”.

Me te madhe u bëhet reklamë o burra vraponi te merrni pasaporten greke dhe mos kërkoni atë që ju takon“statusin e emigrantit”. Askush nga ata ekspertë që flasin dhe na tregojnë metodat dhe lehtësitë për marrjen e pasaportave te na thone se sa shqiptarë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë nënshtetsin greke në krahasim me ate të fëmijeve ?

Me entusiazëm të madh flasim se kaq adhe aq morrën pasaportën por jo në detaje, në një kohë që vendi po plaket me shpejtësi të madhe, ku dikur ishim nje nga vendet me popullsi më rinore.

Shumë zyra shqiptare reklamojne me pyetje se deshironi te merrni pasaporte greke? Besoj se nuk mund te gjemë një vend tjetër te Evropës te bej thirrje te tilla…

Le të kërkojmë atë që na takon “satusin e emigrantit” që hap rrugë legalizimit të përhershëm pa qenë nevoja për marrë pasaportën greke, te kerkojmë arsyen përse mbahen robër te moshuarit shqiptar, te kerkojmë kontributet tona per njohjen e pensioneve etj.

Besoj se nuk është e drejtë që shqiptarët e brezit te parë të dëbohen duke u marrë lejet e mëparshme dhe fëmijëve të tyre tu jepet pasaportë greke…/ Shpëtim Zinxhira

tiranatoday.al

Në 40-vjetorin e lindjes, mësoni 40 gjërat që nuk i keni ditur për Bleona Qeretin

No Comments Argëtim Thashetheme

Sado të kalojnë vitet, Bleona Qereti mbetet diva!

Gjithmonë kur përmendet emri i saj, jo vetëm ka lajme, por ajo është si një tërmet për mediat. Edhe pse e shohim shpesh në ekran, ajo gjithmonë ka diçka për të thënë ndryshe nga të tjerat. Sot diva e skenës shqiptare, ajo që ka thyer shumë tabu, kur të tjerat nuk guxonin as të këndonin, feston 40-vjetorin e lindjes. Vitet për të kanë ndalur, aq sa mosha për të është thjesht në numër. Bleona mbetet e njëjta si në fillimet e karrierës së saj!

Edhe pse ju me siguri e njihni shumë mirë Bleonën, sot në këtë artikull, në ditëlindjen e saj të 40-të kemi mbledhur 40 gjërat që mbase nuk i dinit për Bleonën.

1-Është natyrë shumë besnike dhe bën çdo gjë nisur nga marrëdhëniet njerëzore, dashuria, shoqëria deri tek moda dhe restorantet. Shkon në të njëjtat restorante në LA prej 7 vitesh dhe porosit të njëjtën pjatë.

2-Bleonës rrallë i pëlqen një gjë 100%.

3-Ka 3 restorante të preferuara në LA.

4-Ka 5 firma mode të preferuara.

5-Ka 1 njeri që e do, të tjerët nuk i interesojnë.

6-Ka 1 pasion.

7-Ka një vajzë që i bën thonjt në LA. Nëse ajo vdes, ajo nuk ka më thonj.

8-Është person shumë selektiv. Nuk harxhon kohë me gjëra kot dhe njerëz kot!

9-Nëse thonjtë, flokët dhe dhëmbët e saj nuk janë PERFEKT, përgatituni për Luftën e 3-të Botërore.

10-Ka shumë pak shokë të vërtetë.

11-Nëse do të jesh armiku i saj, zgjoje nga gjumi në mëngjes.

12-Kurrë mos e gënje Bleonën, pasi në këtë mënyrë nuk do ta kesh kurrë mirë me të.

13-Nëse i vë vetes një synim, bëj çdo gjë që kam në dorë për ta arritur deri në vetësakrifikim. (Motoja e saj)

14-Nëse e do jetën mos e sulmo familjen e Bleonës, njerëzit që ajo do dhe karrierën e saj. (Thënë në intervistën për revistën Who)

15-Këngëtarja e saj e preferuar shqiptare është Irma Libohova.

16-Mbiermi i saj nuk është Qerreti, por Qereti.

17-Bleona i ka ngrirë vezët, për t’i përdorur në një çast të caktuar, kur të vendosë të bëhet mama.

19- “Ti Nuk Di As Me Ma Lyp”, është një ndër këngët që Bleona ka thyer tabu në Shqipëri në vitin 2003.

20-Bleona është shpërngulur në Amerikë në vitin 2010.

21-Ajo ka gjithsej 8 albume.

22-Bleona dëshiron të ketë 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.

23-Kënga e saj më e arrirë, sipas Bleonës është “I don’t need your love.”

24- Kjo këngë është renditur e para në top listën e këngëve ritmike në gjigantin “Billboard”.

25-Ajo do të botojë një libër autobiografik.

26-Vendi më i bukur në botë për të jetuar, sipas Bleonës është Kalifornia.

27-Tre burrat më të rëndësishëm në jetën e saj janë: Babi, vëllai dhe gjysma tjetër që nuk ka ardhur ende.

28-Ndërsa 3 gratë më të rëndësishme janë: mami, gjyshja dhe e vetja e saj.

29-Bleona nuk e pëlqen alkoolin.

30-Nuk ka konsumuar asnjëherë drogë.

31-Gjërat pa të cilat nuk udhëton dot janë: Listerine, furçë dhëmbësh, fije dhëmbësh, krem sysh dhe fytyre.

32-Punon pothuajse gjatë gjithë ditës. Nuk ka pushim për Bleonën.

33-Personat e parë që sapo takon kur vjen në Shqipëri janë: Gjyshja e saj, Vera Grabocka dhe Blendi Fevziu.

34-Bleona ka një vëlla, emri i të cilit është Bledi.

35-Bleona ka bërë operacion plastik vetëm hundën.

36-Bleona preferon të bëjë plazh nudo.

37-Bleona jeton në Los Angeles me qenin e saj Jonny. Përballë shtëpisë së saj jetojnë edhe prindërit me të cilët Bleona ka një lidhje mjaft të ngushtë.

38-Bleona nuk e pëlqen gatimin.

39-Fustani rrjetë që ajo veshi në American Music Awards 2014, vazhdon të komentohet edhe sot.

40-Bleona sot mbush 40 vjeç! Edhe 100 DIVA!/Revista Class

Pas akuzave për mashtrimin e Loredanës, Mozzik ka një mesazh për kritikët

No Comments Argëtim Thashetheme

Shoqërimi i Loredanës nga policia zvicerane bëri bujë në rrjet, teksa ajo akuzohet për mashtrim, duke i marrë një shtetaseje zvicerane shumë marramendëse që shkon në 700 mijë franga.

Menjëherë pas lajmit, Mozzik bllokoi komentet në profilin e tij, ndërsa vetëm sot ka postuar një foto.

Madje ai ka shfrytëzuar publikimin e saj për të dhënë një mesazh për të gjithë opinionin publik, teksa nuk munguan kritikat e shumta sidomos ndaj këngëtares.

“I bërë vetë dhe real deri të vdes!”, ka qenë mbishkrimi i Mozzik.

Mozzik dhe Loredana disa ditë më parë mbajtën një konferencë për medie në Kosovë, në të cilën reperja tha se paratë nga ai çift u morën me vullnetin e plotë të tyre.

tiranatoday.al

Kodi Etik i gazetarit

No Comments Uncategorized

Kodi i Etikës është një instrument vetërregullues që synon të forcojë dhe përmirësojë cilësinë e gazetarisë dhe ndjenjën e përgjegjësisë së gazetarëve në Shqipëri.

Parimet e këtij Kodi janë në përputhje me vlerat etike universale të gazetarisë, të njohura dhe të pranuara gjerësisht nga mediat dhe organizatat e gazetarëve në vendet demokratike. Ato përbëjnë gurin e themelit të pluralizmit demokratik dhe po ashtu respektojnë frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Roli i Medias në Shoqëri

Liria e fjalës, liria e informimit dhe e kritikës, liria e shtypit,si dhe aksesi në dokumentet zyrtare përbëjnë elementët bazë të një shoqërie demokratike.

Mediat luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në shoqëri, duke ofruar lajme e informacione të besueshme dhe në kohë, në forma të ndryshme dhe nëpërmjet platformash të larmishme. Mediat shërbejnë si “watch dog” duke u kërkuar llogari qendrave të pushtetit dhe duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme autoritetet qeveritare dhe organizatat, institucionet dhe bizneset. Mediat luajnë një rol themelor në proceset demokratike dhe ofrojnë hapësira të gjera e një mjedis të sigurt që i lejon gazetarët të përmbushin detyrat e tyre në mënyrë të pavarur.

Mediat njohin rëndësinë e pluralizmit në shoqëri dhe respektojnë diversitetin e mendimeve, duke kundërshtuar çdo diskriminim mbi bazë gjinie, race, kombësie, gjuhe, ideologjie, kulture, klase apo bindjeje, ose për çdo shkak tjetër.

Media njeh dhe mbron si të drejtat, ashtu edhe detyrat e saj kundrejt publikut, duke ruajtur vazhdimisht balancën mes tyre.

Shtrirja e Kodit

Rregullat e mëposhtme në lidhje me sjelljen aplikohen ndaj të gjithë personave dhe organizatave të angazhuara në grumbullimin, redaktimin, përgatitjen dhe përhapjen e informacionit gazetaresk. Shtrirja e Kodit mbulon dhënien individuale dhe kolektive të informacionit në fushën e mediassë shkruar (tekst dhe fotografi) dhe të medias elektronike.

Parimet e këtij Kodi aplikohen në mënyrë të barabartë ndajtë gjitha platformave mediatike dhe gazetareske, offline dhe online, përfshi gazetarinë e shpërndarë nëpërmjet medias sociale dhe portaleve në internet.

Kodi i Etikës e merr si të mirëqenë faktin që të gjithë operatorët e medias dhe gazetarët njohin dhe pranojnë parimet vullnetare të përcaktuara në këtë Kod. Të gjithë ata që angazhohen në gazetari ftohen të njohin dhe pranojnë parimet e mëposhtme si të domosdoshme për ushtrimin e gazetarisë dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Gazetarët që shkelin në mënyrë të vetëdijshme parimet e këtij Kodi tradhtojnë besimin e publikut dhe nuk duhet të presin mbështetjen e solidaritetin e kolegëve të tyre, organizatave mediatike apo sindikatave të gazetarëve. Kundërshtitë që lindin prej shkeljeve të pretenduara të Kodit trajtohen nëpërmjet sistemesh transparente të vetë-rregullimit vullnetar zhvilluar nga gazetarët dhe organizatat e medias që mund të operojnë në nivel ndërmarrjeje dhe në platforma të ndryshme të industrisë së medias.

  1. Saktësia dhe Ndershmëria e Informacionit

Gazetarët kanë të drejtën të kërkojnë informacion dhe të drejtën të kenë akses në informacionin publik. Ata kanë të drejtën të botojnë dhe të kritikojnë.

Gazetarët dhe mediat gjatë gjithë kohës duhet të përpiqen të botojnë informacion që, në dijeninë e tyre, është i vërtetë, ibalancuar dhe i verifikuar.

Saktësia

Gazetari duhet të verifikojë informacionin përpara botimitme qëllim që të sigurohet që është i saktë, i bazuar në fakte dhe i besueshëm. Të gjitha të dhënat dhe informacionet i duhen nënshtruar shqyrtimit të kujdesshëm: qoftë kur është përftuar nga burime njerëzore, qoftë nga dokumentet.

Gazetarët duhet të bëjnë gjithmonë të qarta rastet kurinformacioni nuk është i konfirmuar.

Media nuk duhet të çorientojë publikun. Media duhet të bëjë të qarta rastet kur janë përdorur tekste, dokumente, imazhe dhe tinguj të manipuluar.

Media nuk duhet të botojë asnjë foto, imazh, material audio apo vizual të përpunuar që shtrembëron idetë apo faktet e burimit, me përjashtim të karikaturave, kartonave apo pjesëve komike.

Gazetaria e Paanshme

Gazetarët duhet të bëjnë çmos për të ofruar raportim të paanshëm dhe të balancuar. Gazetarët gjithmonë duhet t’u referohen burimeve në dispozicion dhe palëve të interesuara që mund të ofrojnë informacion të dobishëm dhe të rëndësishëm për çështjen.

Gjatë raportimit të një teme të debatueshme, gazetarët duhet të jenë përfshirës dhe të synojnë të sigurohen që të gjitha palët e interesuara të kenë mundësinë për të sqaruar pozicionin e tyre.

Palët e kritikuara duhet të kenë të drejtën t’u përgjigjen akuzave, mundësisht në të njëjtin organ. Gazetarët duhet të bëjnë çdo përpjekje për t’i kontaktuar të gjitha palët dhe për të mbledhur të gjitha opinionet relevante. Por, dëgjimi i të dy palëve nuk e “çliron” gazetarin nga detyrimi për të raportuar në mënyrë sa më të vërtetë që të jetë e mundur.

Parimi i “paraqitjes së të gjitha palëve” mund të mos jetë i aplikueshëm në botime që përfaqësojnë opinione personale(editoriale, komente) si dhe raportime të një natyre faktike,të tilla si raportimi mbi takimet apo ngjarjet publike.

  1. Dallimi i Faktit nga Opinioni

Media duhet të bëjë qartë dallimin midis opinionit dhe raportimit mbi bazë faktesh. Opinionistët, karikaturistët dhe kritikët janë të lirë të shprehin opinionet e tyre për ngjarje dhe persona.

Lajmi lidhet me informacionin e mbështetur nga fakte dhe të dhëna, ndërsa opinioni përmban dhe shpreh ide, gjykime dhe vlerësime të gazetarëve, redaktorëve dhe botuesve.

  1. Korrektimi dhe Replika

Media duhet të jetë e hapur për t’u angazhuar me audiencën dhe për t’u marrë me komentet dhe ankesat legjitime.

Media duhet të publikojë një korrigjim të qartë dhe përshtashmërisht të dukshëm kur demonstrohet se ka botuar një informacion të pasaktë dhe të shtrembëruar. Media duhet të kërkojë ndjesë dhe të ofrojë dëmshpërblim të përshtatshëm kur është e nevojshme.

Pala e kritikuar gjithmonë duhet të ketë të drejtën për t’u përgjigjur.

Nëse replika nuk është e përshtatshme për botim në formën që ka, ndryshimet duhet të diskutohen me autorin. Nëse ai/ ajo nuk mund të kontaktohet brenda një kohe të arsyeshme, përgjigja mund të publikohet në formë të ndryshuar. Megjithatë, asnjëherë nuk duhet ndryshuar thelbi i saj.

  1. Marrëdhëniet me Burimet

Gazetarët duhet të bëjnë çdo përpjekje për të mbledhur informacion nga të gjitha burimet e mundshme me qëllim që të ofrojnë informacion të saktë, të plotë dhe të paanshëm.

Gazetarët duhet të jenë transparentë në punën e tyre dhe të përdorin metoda të mbledhjes se informacionit që janë etike dhe të ligjshme.

Një person që intervistohet ka të drejtë të dijë në cilën media dhe në çfarë konteksti do të përdoren prononcimet e tij.

Gazetarët duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e burimeve dhe duhet të ndërtojnë marrëdhënie të qarta pune me ta për t’u siguruar se informacioni që marrin është korrekt.

Media duhet të ushtrojë kujdes të posaçëm kur merret me burime që janë anëtarë të grupeve vulnerabël, të tillë si fëmijë dhe të rinj, viktima të dhunës apo pakica.

Media duhet të mos shtrembërojë dhe as keqpërdorëpohime të bëra në një kontekst specifik. Veçanërisht, kujdesi duhet kushtuar personave nga të cilët nuk pritet të jenë të ndërgjegjshëm për efektin që mund të kenë pohimet e tyre.

Gazetarët nuk duhet të bëjnë publik emrin e një personi që kadhënë informacion mbi baza konfidenciale, veç rasteve kur personi në fjalë ka dhënë pëlqimin shprehimisht.

E drejta e anonimitetit mund të shkelet vetëm:

a) Nëse ka dyshime se burimi ka shtrembëruar nëmënyrë të ndërgjegjshme të vërtetën ose rreket tëmanipulojë median për përfitim personal;

b) Nëse referenca ndaj emrit të burimit është e vetmjamënyrë për të shmangur një dëm të rëndë dhe tëpashmangshëm ndaj të tjerëve;

c) Nëse informacioni përkatës lidhet me planifikimine një akti të rëndë kriminal ose përbën shqetësim madhor për mirëqenien publike.

Nëse gazetarit i mohohet padrejtësisht aksesi në informacionin e kërkuar, ai/ajo ka të drejtën të informojë publikun për këtë.

  1. Pavarësia editoriale

Media duhet të shmangë konfliktet e papra-nueshme të interesit dhe duhet të mos lejojë kurrfarë influence që buron nga bindjet personale, nxitjet politike ose financiare për tëndikuar ne raportimin e saktë dhe të paanshëm të gazetarëve dhe në punën e redaksive.

Gazetarët, botuesit dhe pronarët e mediave duhet t’u rezistojnë kërcënimeve, provokimeve apo nxitjeve për të ndikuar, shtrembëruar apo fshehur informacion. Ata nuk duhet të përdorin asnjë informacion apo të dhënë të mbledhurgjatë punës së tyre për përfitim personal.

Përmbajtja editoriale duhet të dallohet qartë nga marketingu, reklama, materialet e përgatitura nga parti apo institucione/ organizata të tjera, apo nga përmbajtja e sponsorizuar. Përmbajtja e sponsorizuar duhet të tregojë qartë identitetin e sponsorit.

Reklamat komerciale dhe politike, si dhe përmbajtja e sponsorizuar – përfshi artikuj dhe suplemente – duhen etiketuar qartësisht për t’u siguruar që audienca e medias t’i dallojë nga përmbajtja editoriale.

  1. Marrëveshja para Publikimit

Gazetarët që bien dakord të mos botojnë një informacion apo material për një periudhë të caktuar duhet ta respektojnëkëtë marrëveshje. Një marrëveshje e tillë (embargo) duhettë konsiderohet e pavlefshme nëse informacioni publikohet nga një palë tjetër ose kur personi që ka kërkuar embargo i shkel në ndonjë mënyrë kushtet e marrëveshjes së arritur midis palëve.

Në interes të të qenit të drejtë dhe të saktë, gazetarët mund t’ua tregojnë artikujt e tyre të lajmeve palëve të interesuara përpara publikimit, por nuk duhet të japin veton mbi të drejtën e botimit, dhe duhet të jenë të lirë të vendosin vetë se cilat sugjerime mund të marrin në konsideratë.

  1. Përgjegjësia pas Publikimit

Botuesi dhe redaktori janë përgjegjës për botimin e lajmeve dhe artikujve, ashtu edhe të letrave për redaktorin, komenteve apo përgjigjeve në faqen e internetit të medias, përfshi rastet ku emri i autorit është hequr apo është nënshkruar me një pseudonim.

Media dhe stafi editorial duhet të bien dakord dhe tëpublikojnë kushte të përcaktuara qartë për përzgjedhjen dhe publikimin e komenteve nga publiku. Media duhet t’i monitorojë dhe shqyrtojë këto komente dhe të ndërmarrë hapa për t’u siguruar që kushtet e publikimit të respektohen.

Mediat kanë të drejtën të shtojnë një “shënim” tek komentet dhe përgjigjet, apo edhe të vendosin të mos i publikojnë fare ato, me përjashtim të rasteve kur ka premtuar më parë ta bëjë një gjë të tillë. Redaksia rezervon të drejtën të redaktojë apo shkurtojë letrat për redaktorin, apo komentet, me kusht që redaktimi të mos ndryshojë kuptimin e tyre. Nëse organi mediatik do të vendoste të publikonte një letër për redaktorin apo një koment, duhet ta bëjë këtë brenda një kohe të arsyeshme ndërmjet paraqitjes së tyre për botim dhe kohës së botimit.

Përpara publikimit të një komenti, apo një letre për redaktorin, që përmban akuza të rënda kundër një pale të tretë, redaksia apo redaktori duhet të investigojë nëse ka baza për këto akuza. Po ashtu, palës së akuzuar i duhet dhënë mundësia për t’u përgjigjur.

Nuk do të ishte realiste të pritet që të gjitha komentet të lexohen, redaktohen apo refuzohen përpara publikimit. Megjithatë, redaksia apo redaktorët mund të fshijnë apo heqin komente të papranueshme nga botimi kur ato janë abuzive, me gjuhë urrejtjeje, apo gjykohet se përmbajnë pretendime keqdashëse dhe të pabazuara. Në rastet kur ka ankesë se një koment përmban akuza apo fyerje të rënda drejtuar një pale të tretë, redaksia dhe redaktorët duhet të investigojnë nëse ka ndonjë bazë për akuza të tilla dhe, nëse jo, komenti duhet hequr nga botimi.

  1. Gjuha e Urrejtjes

Media duhet të mos botojë materiale që nxisin urrejtje apo dhunë ndaj individëve mbi bazën e racës, fesë, kombësisë, ngjyrës, origjinës etnike, anëtarësisë, gjinisë, orientimit seksual, statusit civil, paaftësisë, sëmundjes apo moshës.

Çdo botim duhet të mos specifikojë origjinën, etnicitetin, kombësinë, racën, fenë apo orientimin seksual të një grupi apo individi, përveç rasteve kur gjykohet e rëndësishme dhe e nevojshme për të kuptuar më mirë faktet dhe opinionet e paraqitura në publikim.

  1. Ndërhyrja në jetën private

Media dhe gazetarët duhet të respektojnë nderin dhe reputacionin e individëve që bëhen objekte të interesit të tyre profesional.

Çdo informacion i pasaktë apo i rremë që dëmton, qëllimisht ose joqëllimisht, imazhin dhe reputacionin e një personi tjetër përbën cenim të dinjitetit njerëzor.

Gazetari duhet të respektojë të drejtën e individit për privatësi.Vetëm mbrojtja e interesit publik mund të justifikonteinvestigimet gazetareske që ndërhyjnë në aspektet private të jetës së individëve. Gazetarët duhet t’i referohen vetëm aspekteve personale apo private të jetës së personave kur ato janë relevante për lajmin.

Gazetarët duhet të përdorin metoda të ndershme për të mbledhur informacion. Ata përdorin rrengje, kamera të fshehta, mikrofonë dhe pajisje të tjera të posaçme, ose fshehin identitetin e tyre profesional, vetëm në ato rrethana ku:

a) Nuk ka mjete të tjera për të siguruar informacioninqë kërkohet

b) Informacioni përbën shqetësim urgjent dhe seriozpër publikun.

Gazetarët duhet të tregojnë kur metoda të tilla janë përdorur në shkrimin/programin e tyre ose të ofrojnë informacion për to kur e lejojnë rrethanat.

Përdorimi “i papritur” i kamerave në publik apo në institucione duhet të respektojë dëshirën dhe ndjeshmërinë e personave të pranishëm.

Figurat publike gëzojnë më pak të drejtë për privatësi se sa individët e tjerë. Megjithatë, informacioni për jetën e tyre private dhe informacioni që lidhet me familjet dhe të njohurit

e tyre duhet bërë publik vetëm kur i shërben interesit publik.Zyrtarët publikë po ashtu justifikohen të mos bëjnë publikejetën e tyre private, përveç rasteve kur jeta e tyre private mund të ndikojë në veprimtarinë e tyre publike.

  1. Konflikti i Interesit

Gazetarët, redaktorët dhe botuesit nuk duhet të kërkojnëpërfitim personal nga informacioni dhe të dhënat egrumbulluara nga organi i tyre mediatik. Organet mediatike duhet të sigurohen që të ketë marrëveshje të brendshme përdeklarimin e konflikteve të mundshme të interesit në të gjithanivelet e pronësisë, menaxhimit dhe veprimtarisë editoriale.

Pronarët, redaktorët e mediave dhe gazetarët nuk kanë të drejtën të përdorin informacionin profesional që grumbullojnë gjatë kryerjes së punës së tyre për ndonjë qëllim tjetër përveçse për të informuar publikun.

Gazetarët duhet të shmangin mbulimin e lajmeve ku kanë një interes personal të drejtpërdrejtë.

Gazetari duhet ta konsiderojë shkelje të rëndë të etikës profesionale pranimin e ryshfetit të çfarëdo lloj forme për të ndikuar në publikimin apo mospublikimin e një informacioni.

  1. Nxitja e Krimit dhe Dhunës

Propagandimi i luftës, dhunës, zemëratës apo informacionit keqdashës që synon të lëndojë ndjenjat e të gjithë publikut apo pjesëve të tij është joetik dhe i papranueshëm në çfarëdo produkti mediatik.

Dhuna dhe brutaliteti nuk duhen sensacionalizuar. Raportimi duhet të marrë parasysh nevojën për të mbrojtur minorenët dhe grupet vulnerabël të shoqërisë.

Gazetarët dhe media duhet të mos glorifikojnë krimetdhe terrorizmin apo ndonjë veprimtari tjetër mizore apo çnjerëzore.

Media duhet të raportojë me kujdes dhe ndjeshmëri çështjete krimit dhe dhunës dhe të trajtojë me maturi identifikimin eviktimave dhe dëshmitarëve të krimit. Në rastet kur ka të bëjëme sulme seksuale, media nuk duhet të identifikojë viktimatpërveç rasteve kur japin pëlqimin me vullnetin e tyre.

  1. Raportimi i aksidenteve dhe fatkeqësive

Gazetarët duhet të respektojnë dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre dhe duhet të lejojnë njerëzit të mbajnë zi privatisht duke i raportuar tema të tilla me simpati dhe vetëpërmbajtje.

Në raste aksidentesh dhe fatkeqësish, media duhet të mbajë parasysh që operacionet e shpëtimit për viktimat dhe personat në rrezik kanë përparësi kundrejt të drejtës së publikut për t’u informuar.

Media duhet të mos sensacionalizojë raportimin me foto eksplicite të katastrofave, aksidenteve apo dhunës që mund të fyejnë ndjenjat e të afërmve të të prekurve si dhe ndjeshmërinë e publikut.

Viktimat apo personat e zhdukur nuk duhen identifikuarnëse të afërmit e tyre nuk janë informuar më parë.

  1. Raportimi i Procedurave Gjyqësore dhe Prezumimi i Pafajësisë

Raportimi nga gjykata (përfshi publikimin dhe transmetimine imazheve), duhet të jetë i saktë, i drejtë, joparagjykues, dhetë respektojë plotësisht të drejtën për një gjykim të drejtë.

Gazetarët duhet të respektojnë gjithmonë prezumimin e pafajësisë dhe duhet të rezistojnë ta përshkruajnë dikë si kriminel përpara vendimit përfundimtar nga gjykata.

Gjatë raportimit të krimeve të minorenëve dhe procedurave të gjykatave të minorenëve, media duhet të ushtrojë vetëpërmbajtje për hir të konsideratës për të ardhmen e tërinjve në fjalë.

Ky rekomandim aplikohet edhe për raportimet mbi viktimate migrimit dhe trafikimit të jashtëligjshëm njerëzor.

Media duhet të shqyrtojë me kujdes nëse është me vend të botojë fakte mbi skandalet familjare, apo të kujtojë krimin e vjetër të kryer nga një individ që e ka shlyer dënimin e tij.

  1. Mbrojtja e Fëmijëve dhe Personave me Aftësi të Kufizuara

Gazetari duhet të respektojë të gjitha parimet e konfirmuaranë Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve dhe legjislacionin shqiptar mbi të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëvedhe të personave me aftësi të kufizuara.

Gazetari duhet të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin e fëmijëvedhe personave me aftësi të kufizuara, përfshi të drejtën e tyrepër t’u dëgjuar.

Si rregull i përgjithshëm, nuk ka kundërshtim për publikimin e fotove dhe emrave të personave të rinj të zhdukur, por këto duhet të publikohen vetëm me marrëveshjen e autoriteteve përkatëse dhe të rriturve përgjegjës.

Gazetarët nuk duhet të shfrytëzojnë pafajësinë dhe besimin e fëmijëve dhe mund të publikojnë informacion ose imazhe mbi jetën private të një fëmije vetëm nëse ka një interes publik mbizotërues.

Gazetarët normalisht nuk duhet të intervistojnë fëmijë nën 18 vjeç për çështje personale në mungesë të prindërve apo personave përgjegjës për ta.

  1. Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale

Gazetari duhet të respektojë të drejtat e autorit, dhe do të nxisë kolegët të respektojnë të drejtën e autorit të të tjerëve në çfarëdo fushe krijimtarie. Duhet t’ia atribuojnë informacionin që përdorin burimit origjinal. Plagjiatura është e papranueshme.

Media dhe gazetarët janë në shkelje të të drejtës së autorit

nëse:

a) Botojnë ose përpiqen të botojnë punën e të tjerëve si të jetë e tyre (plagjiatura);

b) Citojnë punën e të tjerëve në mënyrë të tillë që shtrembërojnë kuptimin fillestar të tekstit, dukebotuar shtrembërimin si realitet, ose duke treguarnjë person tjetër si autor;

c) Botojnë si të tyren një temë të konsideruar siorigjinale – të hulumtuar dhe të publikuar nga dikushtjetër – pa iu referuar origjinës;

d) Dorëzojnë punën e tyre për publikim dy a më shumëbotuesve në të njëjtën kohë – pa e bërë të ditur këtë fakt – apo dorëzojnë një punim të publikuar më parëdhe nuk ia bëjnë të ditur këtë fakt botuesit të dytë;

e) Botojnë një punë pa pëlqimin e autorit, osendryshojnë materialin pa leje, ose e vendosin nërrethana te papërshtatshme (montim fotografish),apo në rrethana të ndryshme nga ç’është rënë dakord, pa pëlqimin e autorit.

  1. Marrëdhëniet mes Gazetarëve

Në marrëdhëniet e tyre të biznesit, media dhe gazetarët duhet të njohin rëndësinë e konkurrencës së drejtë dhe solidaritetit profesional dhe të ruajnë balancën e duhur mes të dyjave.

Gazetari/-ja nuk duhet të pengojë kolegët të grumbullojnë informacion, t’i çorientojë qëllimisht, apo t’i raportojë tek autoritetet.

As gazetarët individualisht, apo redaksitë nuk duhet të përdorin median për rivalitete dhe mosmarrëveshje personale e profesionale.

Gazetarët duhet të respektojnë konfidencialitetin e vendittë punës kur kjo nuk përbën shkelje të ligjit dhe të Kodit të Etikës.

Media duhet të respektojë të drejtën e gazetarëve individualisht për të vepruar sipas ndërgjegjes së tyre dhe të drejtën e tyre për të refuzuar detyra që iu caktohen, apo përtë mos u identifikuar si autor publikimesh, të cilat besojnë sejanë në shkelje të germës dhe frymës së këtij Kodi.

  1. Interesi Publik

Termat e këtij Kodi ofrojnë udhëzime thelbësore dhe të nevojshme për ushtrimin e gazetarisë etike dhe mund të injorohen vetëm në rrethana të jashtëzakonshme me qëllim që t’i shërbejnë interesit publik.

Interesi publik përkufizohet në këto rrethana si më poshtë:

• Çështje që përbëjnë shqetësim urgjent dhe tëmenjëhershëm për shëndetin dhe sigurinë publike;

• Gjetja, parandalimi dhe të bërit publik e krimeve të rënda, skandaleve dhe abuzimeve të pushtetit;

• Veprimet për të mbrojtur publikun nga rreziku içorientimit të rëndë.

Interesi publik legjitim nuk justifikon sensacionalizmindhe në frymën e këtij Kodi, nuk duhet ngatërruar kurrë me informacionin që është “interesant për publikun.”

  1. Gjuha Shqipe

Gazetarët duhet të respektojnë dhe t’u përmbahen me kujdesrregullave të gjuhës shqipe. Përdorimi i fjalëve të huaja duhetshmangur, përveçse për qartësi kuptimi apo kur është i përshtatshëm në raportimin e drejtpërdrejtë.

Kodi i Etikës së Gazetarit u hartua nga një grup ekspertësh i përbërë nga: Lutfi Dervishi, gazetar; Mark Marku, shef i Katedrës së Gazetarisë, Universiteti i Tiranës; Remzi Lani, drejtor i Institutit Shqiptar të Medias; Konsulent ndërkombëtar: Aidan White, Drejtor, Iniciativa për Gazetari Etike.

Parimet e këtij Kodi Etik, janë edhe ato që zbatohen nga ShkodraWeb aty ku është e mundur si dhe nga të gjthë personat që duan të bashkëpunojnë me ne.

Studim – Kanuni i Lekë Dukagjinit

No Comments Argëtim Histori

Luigj Shkodrani
Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës
së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe. Kanuni është Bibla Shqiptare
Ligji Amerikan e dënon me vdekje njeriun, kur ja merr jetën tjetrit…
Pra, vetë Klintoni ka deklaruar se Kanuni i Lek Dukagjinit ka një themel të ngjashëm me
kushtetutën Amerikane në lidhje me mbrojtjen e jetës së njeriut, me respektimin e
trinomit “Për Zot, e Fe e Atdhe”!
Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së
Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet
edhe sot e kësaj dite, është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një
“vepër monumentale” (A.Buda), “kontribut në thesarin e kulturës botërore” (Schëerin) dhe
autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar “një personalitet imponues” (Durham) e “Hero
Kombëtar” (Hahn) i popullit të vet.
Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve.
Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: “Kanunin e lekëve” –
Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; “Kanunin e gegëve”

Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore.
Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare.
Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë
Dukagjinit.
Kanuni nuk kishte vlerë pa kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, pa dheun që mblidhej
për të ndarë të drejtën. “Canon et convente”, kanun e kuvend (marrëveshje), ky është
thelbi i së drejtës zakonore shqiptare. Vetë fjala “kanun” është huazuar nga greqishtja
“canon”, që do të thotë rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala “kuvend”, që do të thotë
“parlament”, është huazuar nga një rrënjë neolatine “convente”, marrëveshje.
Eshtë mirë që nëse shkruhet për këtë kanun,duhet që më parë të tregohet,ajo e vërtetë e
këtij kanuni, që emri “Shqiptar” e ka zanafillën tek ky kanun, sepse dihet nga pjesa
dërmuese se në vendin tonë kanë kaluar ushtri të shumta, ndër ta dhe ushtria osmane
dhe osmanllinjtë, kudo ku kanë shkelur kanë detyruar popullsinë vendase që të ndërrojnë
fenë e tyre duke e kthyer nga feja katolike në fenë islame.Kanuni ka lindur në atë pjesë,
ku janë malësorë, sepse atje ushtria osmane e ka patur të pamundur që ta pushtojë,
kështu që ajo zonë ka qenë komplet e izoluar dhe kështu ka lindur nevoja e mbijetesës ,
duke marrë mendime nga njerëz të moshuar, por dhe të ditur duke grumbulluar dhe
krijuar në gojdhanë kanunin e më vonë ky kanun u mblodh dhe u botua nga at Shtjefën
Gjeçovi.
Për të kuptuar rëndësinë e kanunit, At Gjergj Fishta e ka cilësuar si, Palca e kombit,
pra që do të thotë rëndësinë e madhe që kishte ky kanun,por dhe që dhe qeveritë e
mëvonshme janë bazuar në të dhënat e këtij kanuni dhe ky kanun ka marrë një përhapje
të gjerë dhe shqiptarët kudo në botë krenohen për kanunin e tyre.Në universitete të
ndryshme botërore , merret në stydim ky kanun si një vepër unike e kombit shqiptar.
Kanuni i Maleve të Shqipërisë ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë një forcë të
jashtëzakonshme tërheqëse për gjithë ata njerëz të letrave apo studimeve që bien në
kontakt me të. Nuk besoj se ka temë tjetër të historisë a etnografisë sonë që të jetë rrahur
kaq shumë nga udhëtarë të huaj, konsuj, etnografë, poetë, romancierë, diplomantë e
doktorantë qe te mos jene interesuar per kete kanun dhe vlerat e tij. Valter Paincip vjen
në Shqipëri për të studiuar kanunin e maleve shqiptare në kohën e Luftës së Dytë
Botërore, kur vendi ynë ishte i pushtuar.
Paincip ishte një jurist, një studiues austriak me interesa shkencore, që e kishte
ndarë mendjen ta studionte një ditë kanunin tonë, kjo jo vetëm se i pëlqente të hynte në
këtë botë dokesh që nuk gjendej tjetërkund, së cilës i ishin qasur me kohë shumë dijetarë
evropianë, por, siç e thotë vetë ai në parathënie, kishte dhe një detyrim ndaj profesorit të
tij të fakultetit të drejtësisë në Vjenë për ta çuar deri në fund veprën e lënë përgjysmë, nga
Teedor Ipeni, konsulli i përgjithshëm austriak para Luftës së Parë Botërore. Rasti e solli
që ai të vinte si përkthyes me trupat gjermane gjatë Luftës, po që me ikjen e tyre, nuk do
të thotë se iku dhe ai. Jo, Paincip qëndron mes malësoreve shqiptarë si mik i nderuar i
tyre, pasi ua kishte bërë të qartë qëllimin e tij. Kështu ata e mbajnë fshehur qeverisë deri
në vitin 1947, nëpër kullat e tyre, kreshtave të malësive shqiptare të Veriut, duke i
treguar kanunin e tyre, sic kishin bërë me plot dijetarë të huaj. Ëalter Peinsipp, kur thotë
se” tek e drejta tradicionale e malësorit shqiptar janë ruajtur mirë arketipet e rendit
shoqëror e zakonor të kulturave të lashta”, rikonfirmon dhe njëherë si vëzhgues dhe
hulumtues i drejtpërdrejtë atë që kanë pohuar më parë të tjerë dijetarë europianë në zë.
Merita e tij është se ai mundet ta shohë të pashprishur këtë arketip dhe në mesin e
shekullit XX, në fillim në Shqipëri, gjatë luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1947 dhe
pastaj në Kosovë, kur shërbeu si diplomat i vendit të tij në Beograd.
Janë të rrallë popujt në Evropë, kontinentin më të lashtë, që janë popuj moshatar
apo më të vjetër se ne shqiptarët. Andaj, edhe rregullimin shoqëror e kanunor ne
shqiptaret e kemi nder popujt e parë. Rrallë apo fare ,përveç kinezëve që kanë rregulluar
jetën dhe veprimtarinë jetësore me kode. Shqiptarët kishin Kanunin e Lek Dukagjinit, jo
siç thuhet kanun i maleve, apo edhe kanun i Skënderbeut. Një kanun kishim ne
shqiptarët, e ai ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit e asnjë tjetër. Ky kanun ka në përmbajtje
të përfshirë gjith veprimtarinë njerëzore shqiptare, që nga lindja e deri në vdekje. kanuni
ka përfshirë në trajtimin e vet përmbajtjen e jetës dhe formën në rrethana adekuate
dalluese nga vendet dhe popujt e tjerë për rreth e më larg. Ashpërsia e relievit, rrethanave
klimatike dhe raportet shoqërore nëpër fazat e të cilës kanë kaluar populli shqiptar, kanë
krijuar edhe ashpërsinë e thelluar vrazhdësinë në relacionet njerëzore, si në marrëdhënie
të punës ashtu edhe me pronat dhe raportet ndërnjerëzore. Kanunin në shumë raste e
kohëra e gjykojmë pak sa më ashpër se sa e meriton.
Nuk kemi vlersuar gjithmonë esëll, kur kemi folur për kanunin. Nuk kemi llogaritur
gjithmonë se kanuni ishte në kohëra e raporte shumë më të ashpra se koha dhe rrethanat
kur kemi shkruar e vlerësuar. Kanuni është bazë e fort për ligjislativin e pastajmë, si
tashti edhe në të ardhmen e afërt. Kanuni pas një studumi analitik të thellë, mund të
shërbejë për kodet e tashme të cilave Kanuni mund t’ju shërbejë për themel e ligjësi të
shëndëtshme. Sidoqoftë, Kanuni i Lekës, jo i malësisë e as i Skënderbeut, ishte, është dhe
duhet të shërbejë dokument i lashtësisë dëshmuese shqiptare. Kur ne kishim kanun, nuk
kishte thuajse askush, apo pak kush qeverisej me kanun. Kjo është dëshmi e lashtësisë
dhe traditës sonë civilizuese e qytetëruese. Shkenca e drejtësisë shqiptare ende nuk e ka
thënë fjalën e fundit për Kanunin e Lekë Dukagjinit, shkenca jonë e ardhme duhet të
angazhohet gjatë e të hyjë thellë analizës dhe studimit të etikës së drejtësisë njerëzore
duke u mbështetur në Kanun.
Kanuni është rregulli që kërkohet, ligji që duhet të zbatohet, kur ligjet nuk veprojnë,
apo janë bërë qëllimisht të buta për të toleruar kriminelët.,atëhere vepron Kanuni
automatikisht ku mbron individin, familjen, shoqërinë e kombin… Kanuni ka qenë dhe
është shpëtimtari i kombit shqiptar në periudhat e pushtimeve të huaja…
Prof. Kazuhiko Yamamoto nga Japonia në një takim në Nju Jork, tha se: “Struktura
etike e Kanunit, është forma më origjinale e etikës në shoqërinë njerëzore. Kanuni i Lekë
Dukagjinit, sipas tij ishte një mekanizëm i nevojëshëm i kohës. Ai është një vështrim
përqasës mes strukturës etike e shoqërisë homerike dhe asaj kanunore shqiptare. Për
këtë ai pohoj se ka bërë edhe disa studime që titullohen: “Struktura Etike e Shoqërisë
Homerike”, “Shoqëria pa ndonjë autoritet shtetëror e shndërron dhunën e hakmarrjes në
një forcë të shenjtë”.
Rëndësia e kanunit ka vlera të veçanta që duhet të studiohen mirë nga të gjithë ne .
Në Kanun nuk thuhet se vriten fëmijtë as gratë për gjak! Nuk thuhet se izolohen gratë as
fëmijët për gjak! Nuk thuhet se njeriu duhet ta vrasë njeriun për fjalë goje.
Nuk thuhet që kur ndodh një vrasje duhet me ba vrasje tjetër… Por thuhet askush nuk
ka të drejtë të ja marr jetën tjetrit, përveç ai Zot që ja ka fal jetën njeriut!
Ai që ja derdh gjakun dikujt duke ja marrun jetën i ka borxh jetën e vet, gjykimit të
pleqve, të fisit, të shoqnisë, të njërzisë…(këto fjalë i ke dhe në Bibël e Kuran).
Vrasja e njeriut të qet në gjak!
Gjaku falet prej fisnikëve, prej njerëzve me njerëzi! Trimi din me fal!
Por falja ndodh vetëm atëhere kur vrasësi me një përvujtësi pendimi të thellë para botës,
njerëzisë, shoqnisë dhe fisit të viktimës, para pleqve që e pleqnojnë atë vrasje, din me u
përul me rrespekt pendimi dhe kërkon falje burrnisht! Atëhere falet gjaku!
E pra këto njerëz që gjoja vrasin në emër të kanunit pa ditur qoftë dhe një rrjesht, nuk
duhet që gazetarët tja motivojnë kanunit. Të vrasësh femrën nuk e thotë kanuni, e pra
pse këto gazetarë dalin në shkrimet e tyre dhe përmendin, se gjoja u vra një femër për
hakmarrje sipas kanunit.
Vrasjet në Shqipëri për vepra nga më banalet po i veshin Kanunit me pa të
drejtë, ndaj duhen të ndahen veprat nga Kanunore nga ato, për arsye të ndryshme
që nuk kanë të bëjnë fare me Kanunin.
Do të ishte mirë që ky Kanun të studiohej edhe në shkollat tona. Në fund të
fundit për të përparuar ne duhet të kuptojmë se nga e kemi prejardhjen dhe Kanuni
është pjesë e prejardhjes tonë.
Kanuni është quajtur Kushtetuta e parë shqiptare. Kanuni është një
monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve dhe i tillë do të
mbetet për të gjithë jetën.

8 gabimet që nuk duhet të bëni kur ndërroni punë

No Comments Argëtim Kuriozitet

Kujdes nga Gjykimet e nxituara: kushdo që fillon një punë të re, gjithmonë përpiqet të mos bëjë gabime. Më mirë, të paktën në javën e parë, mos e teproni dhe mos bëni gabime që mund të dëmtojnë imazhin tuaj. Kjo del nga versioni francez i ‘Business Insider’, i cili thekson se si punonjësi i ri “nuk duhet së pari të bëhet superhero, por të jetë i hapur dhe të shikojë gjithçka që mundet”.

E para është e thjeshtë dhe intuitive: shmangni gjykimet e nxituara, pasi do të duhet kohë për të kuptuar se çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në lidhje me punën tuaj të re.

Për Amanda Agustin, një specialiste e menaxhimit të karrierës, duhen 90 ditë që të kuptojmë me të vërtetë dinamikën e një kompanie: “Të gjykosh punën në bazë të asaj që ndodh në javët e para është e padobishme – paralajmëron ajo – dhe zakonisht, përfundoni duke ndryshuar mendje.

Të palodhur…

Konsulentja Lynn Taylor shpjegon se shpesh punonjësi i ri fillimisht dëshiron të dëshmojë se e meriton punën e re dhe bie në grackën e dëshirës për t’i bërë përshtypje shefit dhe kolegëve të tjerë: “Arrin para të tjerëve në zyrë, – shpjegon Taylor – dhe e braktis tavolinën i fundit pasi të gjithë të tjerët kanë ikur”. Por, sipas ekspertes, stakhanovismi në debutim nuk funksionon: “Puna shumë gjatë do t’ju ezaurojë shpejt dhe do të krijojë një reputacion të keq. Për shembull, nëse filloni të arrini më vonë pasi jeni hiper-të pranishëm në fillim të javës së parë, kolegët do të mendojnë se tashmë po relaksohesh”.

Frika nga një fillim i ri

Përvojat e mëparshme, ndoshta negative, nuk duhet të ndikojnë te personi i sapopunësuar, i cili duhet të ketë guximin për të filluar përsëri me entuziazëm: “Shumë punonjës kanë frikë se kolegët e tyre do të kenë të njëjtin mendim për punën e tyre të re si bashkëpunëtorët e tyre të mëparshëm, – deklaron Amanda Augustine, – por gjithkush ka fuqinë për të ndërtuar një imazh të ri”.

Të hash drekë vetëm

Sipas Amanda Augustine, një nga gabimet më të mëdha të bëra nga punonjësit e rinj është të drekojnë çdo ditë vetëm. Në vend të kësaj, duhet të marrim menjëherë iniciativën për t’u shoqëruar me kolegë të rinj. Ekspertja sugjeron pyetjen se cgarë vendesh janë të bukura në lagje dhe nëse dikush është i disponueshëm për disa eksperienca jashtë punës: “Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të njohur njerëzit në ndërmarrjen tuaj dhe për të kuptuar më mirë mjedisin”.

Të jesh i bezdisshëm

Është e drejtë që duhet të përpiqeni të bëni miq, por pa e ekzagjeruar dhe pa bezdisur të tjerët: “Shmangni prezantimin e vetes tek kolegët tuaj në korridor ose në banjë, – deklaron Lynn Taylor. – Sigurohuni që janë në dispozicion para se t’i shqetësoni ato. Ju mund të ndaleni në tryezën e tyre për t’i përshëndetur, ju mund t’u bashkoheni gjatë pushimit të drekës… keni disa opsione”.

Të tregosh detajet personale të jetës suaj

Është e drejtë të përpiqesh të bëhesh miq, por nuk duhet të tregojmë menjëherë detajet e jetës sonë private. Kolegët nuk ju njohin dhe mund të merrni ide të gabuara. Për të shmangur gabimet, gjatë ngrënies apo mbrëmjeve së bashku, është gjithmonë më mirë të mos pini alkool ose në shumicën e rasteve të zgjidhni vetëm një gotë.

Të jesh shumë elegante

“Ne nuk duhet gjithmonë të vishemi si në një intervistë pune, – shpjegon Biznes Insider. – Tani jemi tashmë të punësuar”. Në fund është e mjaftueshme që të përputheni me stilin e korporatave dhe nëse punonjësit preferojnë stilin e rastësishëm, më mirë të veshin një t-shirt dhe xhinse: “Duhet të përpiqeni të jeni në një mendje me kompaninë, – shpjegon Amanda Augustine. Vishuni si ju pëlqen, por përpiquni të përshtateni me ekipin tuaj të ri”.

Flisni për punën tuaj të vjetër

Sipas Amanda Augustine, “një kurth në të cilin bien shumë punonjës të rinj është të flasin gjithmonë për punët e tyre të vjetra”. Ashtu si kur nisni një marrëdhënie romantike, është më mirë të mos flisni shumë për ish-in tuaj dhe për ata punë që keni pasur më parë.

Mos kini frikë të tregoni të gjitha aftësitë tuaja

Gjatë intervistës për punë është e vështirë të përcillni të gjitha aftësitë tuaja. Por në javën e parë, është e drejtë që menaxheri i zyrës t’i njohë aftësitë që posedoni: “Në këtë mënyrë, ai do të mendojë për ty kur duhet t’u besojë detyrave të reja”, përfundon Lynn Taylor.

Gazeta Shqip

Njëqind arsye për të pasur një mace!

No Comments Argëtim Kuriozitet

Ka të paktën njëqind arsye për të vendosur për të marrë një mace dhe Alberto Mattioli i rendit të gjithë ata në “Praktikuesit e maceve. Ushtrimet e përkushtimit të familjes së maces”, një vëllim i botuar nga Garzanti që shpjegon pasionin e autorit, gazetarit të shtypit, për macet midis zbavitjes.

Macja nuk pi drogë, nuk leh, nuk është vegjetariane, nuk komenton lëvizjen e ngadaltë, – listoi Mattioli – dhe nuk shkruan libra.

Nga ana tjetër, macja është e pastër, ndihmon në reflektim dhe pëlqen njerëzit që e pëlqejnë atë. Si dëshmi, autori – i cili gjithashtu është një ekspert i operas dhe në të vërtetë i ka quajtur macet e tij të dashura, Violetta dhe Isolde – tregon për pasionin për macet e Richelieut, që përfshin në mesin e koteleve të tij Soumise ose ndryshimet alternative të Micetto, mace e Papa i Leo XII, trashëguar nga Chateaubriand. Duke mos llogaritur macet moderne si Larry, e cila jeton në rrugën 10 Doëning dhe ka një profil Twitter me 189,000 ndjekës, deri në idhujt e rrjetit.

Nga ana tjetër, në hyrje është vetë autori që shpjegon se libri i tij nuk është për macet, por për ata që i duan ata, pra një vëllim për “praktikuesit e maceve”.

Macja ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e artit që nga koha e egjiptianëve dhe është përshkruar në një seri kryeveprash të rëndësishme të të gjitha epokave: luan me një kavanoz mbushur me verë në Dasma në Cana nga Paolo Veronese, është protagonist i Katz und Vogel (ose Cat dhe zog) nga Paul Klee, të cilit i kanë dedikuar shkrimet Baudelaire dhe Apollinaire, muzikë Offenbach dhe Stravinsky dhe kanë trajtuar gjithashtu çmimin Nobel për letërsinë TS Eliot dhe pastaj Andreë Lloyd Ëebber, të cilit i detyrohemi ‘Cats’ muzikore.

Por tani macja ose më mirë kotelja, ka gjetur një fazë të re: është në të vërtetë edhe mbreti absolut i klikimeve në rrjet, një fenomen mbi të cilin disa ekspertë kanë vënë pikëpyetje.

Por edhe në mediat sociale, shpjegon Mattioli, superioriteti i maceve mbi njerëzit është konfirmuar, sepse ato kanë mbetur vetëvetja dhe nuk kanë e kanë humbur kontrollin. Në ‘Dhjetë arsye për të anuluar llogaritë në rrjetet sociale”, Jaron Lanier, kujton Mattioli, vë në dukje se “nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar se një meme e errët, rezultat i algoritmeve dhe i financuar nga një oligark i neveritshëm që shkruan në hije, ka marrë kontrollin e maceve tuaja. Askush nuk e ka marrë kontrollin e maces tuaj, as ju as askush tjetër”.

Gazeta Shqip

Rrëfehet deputetja: Jam besimtare e devotshme, kam agjëruar edhe shtatzënë

No Comments Argëtim Thashetheme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth përkushtimit të saj ndaj agjërimit dhe besimit islam.

Ajo tregoi se ka nisur të agjërojë që në moshën 7 vjeçare dhe prej asaj kohe ka mbajtur Ramazan çdo vit, madje edhe gjatë shtatzënisë.

“Kam qenë shtatzënë në vajzën dhe kam pasur një shtatzëni shumë normale, pa komplikim, pa kurrë gjë. Unë kam ndjerë se mund ta bëja dhe e kam bërë”, tha ndër të tjera Duda.

Gjithashtu, nëna e tre fëmijëve, tregoi se nuk ka konsumuar asnjëherë alkool për të respektuar deri në fund fenë.

Burimi/Gazeta Shqip