Home

Lajme

PËR SHUME MOT FESTËN E FITËR BAJRAMIT

No Comments Aktualitet Lajme

E mbarë bota islame feston festën e Fitër Bajramit , ndaj dhe stafi i Radio Projektit 21 i uron gjithë dëgjuesve dhe miqve të kësaj radio, por dhe mbarë shqiptarve të besimit islam festën e Fiter Bajramit ! Paqja, harmonia, lumturia, gëzimi , mbretërofshin në familjet tuaja ! Bajrami, ditë e paqes
Përcjellim muajin e Ramazanit me shpresë te Zoti i Lavdëruar se ia kemi mbërritur mirësive që përmenden në hadithin kudsi: “Agjërimi është për Mua dhe Unë do ta shpërblej vetë agjëruesin.”
Kjo festë, që me të drejtë është “Kurora e muajit të madhëruar të Ramazanit” përcakton arritjet e besimtarit musliman në shërbim të Zotit.
Kjo festë e gëzueshme islame i kalon kufijtë dhe bëhet shumëdimensionale në jetën njerëzore, sepse besimtarët i luten Zotit dhe kujtojnë të mirat dhe dhuntitë e Tij të shumta.
Bajrami është festë e fitoreve, sepse muslimani ndien sukses në sigurimin e të drejtave e të zhvillimit shpirtëror. Ai dëshmon se dëshirat i mban në një komandë të fortë duke bërë një jetë të disiplinuar. Të gjitha këto janë fitoret e tij të mëdha.
Grumbullimi i besimtarëve për t’u falur e festuar bashkarisht në këtë ditë feste, tregon se duke u lutur për falje e fuqi besimi, Zoti u siguron sinqeritet, mëshirë e falje. Fryma e kësaj mbledhje të lartësuar e të përkushtuar e mëson muslimanin që të falë të tjerët, që edhe ata të falin dhe ky virtyt i faljes së mëshiruesve do të ushtrohet nga Zoti dhe gjerësisht shkëmbehet edhe mes besimtarëve. Kur muslimani në festën e Bajramit vendos fuqinë e zemrës së tij, duke iu nënshtruar ligjit të Zotit dhe duke bërë një jetë të disiplinuar, ai lidh paqe me Zotin dhe vetë është në paqe me të gjithë njerëzinë.
Fitër Bajrami është festë e gëzimit që përsëritet kah mot.
Me rastin e kësaj dite, le t’i lutemi Zotit të Madhëruar, që të na drejtojë e të na forcojë besimin në Të, e të na ruajë nga të ligat!
Na udhëzo o Zot në rrugën e drejtë, e shtona dashuri e vëllazëri midis nesh, për të mirën e fesë e të kombit!

GËZUAR E PËR SHUMË MOT – STAFI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *