Home

Lajme

Ministri Cakaj sqaron vendimin e KE/ Jemi të fituar, sepse nuk na kanë vënë kushte të reja

No Comments Lajme Opinion

Ministri Gent Cakaj shpreson që në tetor negociatat do të hapen dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. “E kemi merituar hapjen e negociatave që vitin e shkuar” – tha ministri Cakaj, por çështjet teknike kanë qenë një prej arsyeve.

“Shqipëria nuk ka humbur asnjë moment në axhendën evropiane” – tha Cakaj, teksa shtoi se sot, veçanërisht në këtë përiudhë duhet të shtohen përpjekjet për vendimin e tetorit. Nuk është process momental, as interesat e pjesshme partiake, por vendimi i sotëm ka një vlerë të trefishtë” tha Ministri Cakaj, teksa renditi tri arsye për këtë.

Së pari, sipas tij konkluzionet që kanë dalë nga raporti teknik janë miratuar nga të gjitha vendet dhe Shqipëria suksesshëm ia ka dalë të jetë pjesë e axhendës evropiane – tha Cakaj.

Së dyti, sipas tij, rezultatet e reformave në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri janë gjykuar mbi meritat e veçantë të secilit prej vendeve dhe që të dy këto vende kanë pasur përparime të padiskutueshme.

Dhe e treta sipas Cakajt ka të bëjë me me faktin, që negociatat kanë tashmë një datë të prerë, që do të jenë në tetorin e këtij viti. Ministri në detyrë, Gent Cakaj bëri publik edhe faktin se rreziku është shmangur dhe askush nuk mund të vendosë kushte të reja, por bëri të ditur, se reformat duhet të vijojnë.

Sipas Cakajt, duhet mbajtur qetësia e brendshme, qëndrueshmëria e institucioneve, konsoliduar reformat dhe zgjedhjet vendore duhet të mbahen në 30 qershor.

Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *