Home

Lajme

Rrëfejza e dhimshme e Asip Demirit nga Melbourne, për fshatin e tij të lindjes, Ostrecin e Manastirit

No Comments Argëtim Histori

Asip Demiri jeton në Melbourne, Australi. Është me prejardhje nga Ostreci i Manastirit, Maqedoni. Si shumë shqiptarë të tjerë që i morën rrugët e mërgimit gjithandej në botë, Asipi fshatin e lindjese ka braktisur në moshën 11 vjecare.

Kjo është një rrëfejnz prekëse e njerëzve të mërguar që nuk pajtohen me humbjen,harresën,asimilimin. Asip Demiri (1962) ka lindur në Ostrec të Manastirit, në Maqedoni. Jeton në Melbourne të Australisë.

Asip Demiri me Nënen e vet

Në rrefejzën tek profili në fb, ai tregon për Ostrecin. Kjo eshte nje fotograi e rralle e Fshatit tim te lindjes, OSTREC,në qytetin e Alfabetit te Manastirit , qe nuk e kam vizituar nga mosha 11 vjecare, pra, gati qe 44 vjet!

Askush nuk pret që shumëcka të ketë ndryshuar, fshati është i harruar nga të gjithë!

I desertuar nga një numër i madh i njerzëve që i lindi dhe i rriti, gjeneratë pas gjenerate; i ushqeu, por edhe i edukoj, por kurrë nuk i harroj!

Tani në Ostrec më nuk kan mbetur as 20 Shtëpi-Familje!

Krejt morëm rrugët e botës , never to Return Again
Një numër i pa besushëm në Turqi, që tani arrijnë në mijëra Familje, disa qindra Familje ne Australi, dhe pothuajse, e njejta masë njerëzish edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Natyrisht, ata që u larguan i ka kapur Asimilimi i pa shmangshëm, dhe historinë e tyre shumë të dhimshme nuk e dokumetoj askush!

Në fund Asip Demiri e poston një poezi nostalgjike të Andon Zako Cajupit, ku poeti i mallit për AtMëmëdhe flet për dashurinë dhe mallëngjimin që njerëzit e kan për Mëmëdheun e vet.


Anton Zako Çajupi

Mëmëdheu

Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm’e atë,
ku më njeh dhe gur’ i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q’i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.

Burimi /revistadrini.info

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *