Home

Lajme

Rita Ora dhe nëna e saj takohen me princ Harry-n

No Comments Argëtim Thashetheme

Këngëtarja shqiptare Rita Ora dhe nëna e saj Vera Ora ditën e djeshme kanë qenë pjesëmarrëse në një koncert bamirësie në Pallatin e Gjykatës së Hampton në Angli.

Gjithçka ishte e organizuar më së miri nga Harry dhe tematika kryesore ishte ajo e mbledhjes së parave të nevojshme për të ndihmuar njerëzit që ndodhen në Afrikë.

Pothuajse të gjithë e dimë tanimë dashurinë e madhe që Harry ka për Afrikën dhe ai prej vitesh ka shprehur vendosmërinë e tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë të cilët fatkeqësisht çdo ditë e më shumë përballen me luftën për mbijetesë.

Në koncertin në fjalë ishte e ftuar edhe këngëtarja me famë botërore Rita Ora me nënën e saj, e cila ka mbetur e impresionuar nga sjellja e princit.

Ajo ka shpërndarë disa foto në llogarinë e saj në Instagram dhe krah tyre ka shprehur hapur përshtypjen pozitive që i ka lënë Harry.

“Ai ishte aq i përulur teksa në fjalimin e tij pohoi: Unë nuk do t’ju marr shumë kohë. E kuptoj që jeni këtu për të parë Rita Orën dhe jo mua”, ka shkruar Vera.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ylli i muzikës takohet me princ Harry-n. Në fakt ata kanë një miqësi të mirë me njëri-tjetrin dhe kjo dihet botërisht.

kohajone.com

Ledri Vula hap dyert e shtëpisë dhe të gjithë mbeten ‘gojëhapur’

No Comments Argëtim Thashetheme

Repri i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Ledri Vula në nëtor të 2018 bleu një vilë në zonën e Vip-ave me vlerë mbi 200 mijë euro në një nga zonat më të njohura të Kosovës, në Brezovicë.

Dhe vetëm pak muaj më vonë vijnë pamjet e para të arredimit nga vila luksoze e reperit dhe të gjithë mbetën gojëhapur.

Kamera e programit “My Living” përcjell pamjet e shtëpisë ku reperi jeton me familjen e tij.

Xheraldina, e ëma e Ledrit shoqëroi kamerën në ambientet e ndryshme të shtëpisë, me arredimin e së cilës është marrë vetë ajo.

Në përgjithësi mbizotërojnë ngjyrat e ndezura si bluja, portokallija apo e verdha dhe e kuqja.

Image
Image
Image
Image
Image


Image
Image

zeri.info

Nora tregon a është ndarë nga Roberti

No Comments Argëtim Thashetheme

Nora Istrefi ka folur lidhur me marrëdhënien me Robertin.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndër çiftet e estradës që kanë qenë të komentuar në media pothuajse gjithmonë.

Shpesh herë ka pasur lajme se dyshja i kanë dhënë fund edhe lidhjes së tyre, njësoj edhe së fundmi.

E lidhur me këtë çështje ka folur vetë Nora gjatë një interviste të fundit të dhënë për ‘Xing’.

“Mirë jemi, Roberti është mirë si fizikisht, profesionalisht dhe shpirtërisht me siguri. Unë i respektoj gazetarët që shkruajnë sepse kanë nevojë për lajme, por me thënë të drejtën, kur është një lidhje e gjatë si ajo e imja me Robertin ka uljet dhe ngritjet e veta, dhe kjo marrëdhënie nuk ka qenë imune ndaj lajmeve të tilla. Ne vazhdojmë të jemi prindër dhe bashkëshortër. Jetës nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë dhe ne të ardhmen nuk mund ta parashikojmë”, është shprehur Nora

zeri.info

GEZUAR DITELINDJEN RADIO PROJEKT 21

No Comments Argëtim Histori

SI SOT 18 VITE ME PARE RADIO PROJEKT 21 NE DANIMARKE , NE ORA 16.00 KA FILLUAR TRANSMETIMIN E PARE NE GJUHEN SHQIPE DHE NUK ESHTE NDALUR PER 18 VITE, DUKE SJELLE PROGRAME TE NDRYSHME ARTISTIKE , NJE NDER ME TE QELLUARIT KA QENE EMISIONI “FEMIJET NE ETER “, KU PER FAT TE KEQ SOT NUK SHKON, KJO JO NGA STAFI I RADIOS, POR NGA PRINDERIT E FEMIJVE QE NUK JANE TE INTERESUAR AQ SA DUHET.

DUHET DITE SE NGA KJO RADIO PER 15 VITE ME RADHE JANE BERE FESTIVALET E FEMIJVE , KU NE KRYE TE TYRE KA QENE ORGANIZATORI HAVZI SULEJMANI – XHAXHI DHE SHPETIM XHELADINI !

KJO RADIO KA FILLUAR TRASMETIMET NE INTERNET NDER TE PARAT RADIO SHQIPE. PO ASHTU ESHTE SHQUAR EDHE PER KONTRIBUTET E DHENA PER HUMANIZEM , QE SHUME RADIO TE TJERA I DRUHESHIN TI HYNIN KESAJ RRUGE ! KA NDIHMUAR , FAMILJE TE DESHMORVE, FEMIJE JETIM,PER OPERACIONE TE NDRYSHME DHE SHUME E SHUME AKSIONE TE TJERA HUMANITARE DERI TEK KARROCAT ELEKTRIKE .PUNA E KESAJ RADIO ESHTE KOLOSALE DHE MERITON NJE LEVDATE TE MADHE !

NEPERMJET KETYRE RRJESHTAVE PERSHENDESIM DREJTORET E KESAJ RADIO QE NGA NAIM JUNMIU, DREJTORI I PARE E RADIOS, HAVZI SULEJMANI – XHAXHI DHE SHPETIM XHELADINI – TIMI !

FALEMNDERIT PER DREJTIMIN TUIAJ , NE SAJE TUAJ RADIO VAZHDON DHE SOT TRASMETIMIN E PROGRAMEVE TE SAJ EDHE PSE ME PAK VESHTIRESI EKONOMIKE , POR QE DO TE ECE PA NDALIM ! FALENDEROJME TE GJITHE BASHKEPUNTORET QE KANE QENE TE SHUMTE QE I JANE BASHKUAR RRUGES !

NJE PERSHENDETJE TE VECANTE MERITON DHE ANALISTI YNE ABDYL TANUSHAJ QE ME SHUME PROFESIONALIZEM KA SJELLE NE VALET E RADIOS ANALIZAT POLITIKE TE ZHVILLIMEVE NE TROJET SHQIPTARE !

RESPEKT PA FUND PER GJETHE PUNEN E TIJ ! NJE FALENDERIM SHKON DHE PER ATA QE NA KANE MBESHTETUR NE RRUGEN TONE PER 18 VITE ME RADHE ! JU FALEMNDERIT DHE ZOTI JU A SHPERBLEFTE ! GEZUAR DITELINDJEN E 18-TE RADIO PROJEKT 21 , NE KOPENHAGE – DANIMARKE !

Rita Ora tregon sfidat e në fillim të karierës së saj

No Comments Argëtim Thashetheme

Rita Ora rrëfen vështirësitë që pati për të arritur këtu ku është sot.

Këngtarja ka dhënë së fundi një intervistë për “Cosmopolitan”.

Rita Ora në moshën 16 vjeçare ndihej sikur ishte në krye të botës, ajo kishte një marrëveshje rekord, që e bënte atë të besonte në atë kohë se ishte gjeni në muzikë, shkruan Cosmopolitan.

Por, për fat të keq kjo ndjenjë ishte e shkurtër, pasi kompania muzikore i thanë se ishte shumë e re për të bërë muzikë.

Ajo kujton se kjo gjë ishte sikur t’i thonin se nuk mund të këndonte asnjë këngë pop.

“Prapa skenave ka shumë probleme politike për të cilat nuk e dija se po ndodhnin dhe kjo e bëri shumë të vështirë për mua të jem vetja dhe të luftoj për muzikën time”, shtoi ajo.

Madje, ata kishin ndikim edhe në llojin e muzikës që Rita donte ta bënte, këngëtarja tregon se ka bërë shumë albume, të cilat nuk do t’i dëgjojnë fansat asnjëherë, ngase nuk ishte muzika që dëshironte të bënte, por ajo që iu imponua.

“Unë bëra gjithçka që mund të bëja për të qenë në fytyrat e të gjithëve në çdo kohë”, thotë Rita.

Dhe mundi ia vlejti, Rita lansoi albumin “Phoenix” në nëntor 2018, për të cilin shprehet shumë krenare.

“Isha shumë krenare për këtë. Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë më krenare për diçka, sepse e dija udhëtimi që u desh për të arritur atje”, përfundon Rita.

https://www.gazetaexpress.com

U kthyen bashkë për 18 muaj, Dua Lipa ndahet sërish nga i dashuri

No Comments Argëtim Thashetheme

Këngëtarja Dua Lipa është padyshim në një moment shumë të mirë të karrierës së saj, por mesa duket jo të jetës personale.

Sipas mediave të huaja këngëtarja me origjinë shqiptare dhe i dashuri i saj shefi i kuzhinës Issac Carew i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 18 mujash ribashkimi.

Çifti ishte ndarë dhe më herët, por u rikthyen së bashku me qasjen për t’u përpjekur që kjo marrëdhënie të funksionojë.

Por angazhimet e të dyve e bën të pamundur që kjo lidhje të vazhdonte pasi takoheshin shumë pak. Për herë të fundit ata janë parë bashkë për ditëlindjen e motrës së Duas, muajin e kaluar.

Ndonëse të dy i kanë ende fotot me njëri-tjetrin në rrjete sociale, Isaac nuk e ndjek më këngëtaren në Instagram.

Burime pranë tyre kanë thënë:

“Ajo është gati për të publikuar këngë të reja dhe praktikisht po performon në të gjithë botën këto 3 vitet e fundit. Kështu që ka qenë e vështirë. Ka qenë një vendim i vështirë, por ata nuk i bën dot gjërat të funksionojnë.”

Dua dhe Isaac qëndruan 4 vjet së bashku përpara ndarjes të vitit 2017, për tu ribashkuar sërish edhe 18 muaj të tjerë. Megjithatë asnjëri prej tyre ende nuk shprehur rreth vërtetësisë së ndarjes mes tyre.

gazeta55.net

Opozita fiton zgjedhjet në Danimarkë

No Comments Aktualitet Lajme

Kryeministri i Danimarkës Lars Lokke Rasmussen dha dorëheqhen sot (të enjten) pas fitores së fuqishme të opozitës Social Demokrate në zgjedhjet e së mërkurës. Premtimi i opozitës për rritjen e mirëqënies bindi votuesit e lodhur me masat shtrënguese ekonomike për të cilat druheshin se do të dëmtonin modelin e famshëm social të atij vendi. Mbrojta e mjedisit po ashtu ishte një çështje madhore për votuesit danez si edhe imigracioni. Siç na njeh materiali në vazhdim, të gjitha partitë kryesore premtuan masa më të rrepta për imigracionin.

Mette Frederiksen drejton të ashtuquajturin “blloku i kuq”, të përbërë nga pesë parti të qendrës së majtë. Pas hedhjes së votës të mërkurën, ajo tha se ishte gati të formonte qeverinë.

“Populli danez ka pritshmërinë se shumica e re do të sjellë politika të reja, dhe kjo është ajo që shpresoj të shoh.”

Kryeministri i dorëhequr, Lars Lokke Rasmussen i Partisë Liberale, tha se qeveria e udhëhequr nga Social Demokratët do të jetë shumë e varur nga partitë e majta.

“Do të thotë se politikat ekonomike do të jetë krejt ndryshe. Nuk do të jetë një politikë drejt begatisë dhe rritjes. Kjo do të çojë drejt një situatë ku Danimarka do të jetë më e varfër dhe jo më e pasur.”

Ndryshimet klimatike zunë një vend të rëndësishëm për votuesit, kryesisht tek të rinjtë.

“Të rinjtë dhe të gjithë kanë përgjegjësinë të votojnë për politikanët që janë të gatshëm të trajtojnë ndryshimet klimatike ashtu siç janë, një katastrofë klimatike ose një emergjencë klimatike”, thotë Oskar Charlie Dahlin që votoi për herë të parë.

Tjetër çëshjte e rendësishme ishte imigracioni. Shumë danez filluan të shohin fluksin e madh të emigratëve si një kërcënim për programet e tyre të mirëqënies sociale. Duke mbështetur një qëndrim më të ashpër ndaj imigracionit, Social Demokratët dobësuan mbështetjen për partitë e djathtat të vijës së ashpër, thotë analistin danez Kasper Moller Hanser.

“Gjatë tre viteve të fundit kanë ndryshuar më shumë se gjatë 30 viteve të mëparshme. Kemi parë që Social Demokratët janë bërë më të djathtë, më të ashpër ndaj emigracionit…dhe kjo i ndihmoi ata në marrjen e shumë votave nga të djathtët.”

Social Demokratët po ashtu tërhoqën më shumë votues me premtimet për rritjen e taksave për të pasurit dhe shpenzimeve për shërbimet publike. Trine Flensborg Madsen është profesore në Univeristetin Copenhagen.

“Kemi tre fëmijë dhe nuk mendoj se kujdesja për ta në çerdhe dhe kopështe është aq mira sa duhet. Nuk ka punonjës të mjaftueshëm. Kjo është e rendësishme për ne. Duhet të kujdesemi për fëmijët e vegjël, për të ardhmen.”

Partitë e qendrës së majtë kanë arritur fitore edhe në dy vende të tjera nordike, Finlandë dhe Suedi.

Zeri i Amerikes

Shqiponja me duar, simbol i viteve të fundit? Nuk do ta besoni dot sa e lashtë është!

No Comments Argëtim Histori

Shenja e shqiponjës e formuar me duart e kryqëzuara në gjoks, po bëhet përherë e më e përhapur si simbol shqiptarie.

Veçanërisht krenarë bëhemi kur kjo shenjë bëhet publikisht nga persona të njohur veçanërisht në botën e sportit dhe atë të artit.

Por cila është zanafilla e saj?

Në të kundërt të asaj që besohet, se ajo është krijuar vitet e fundit në lëvizje politike apo evenimente sportive, kjo shenjë, ose ky simbol ka ekzistuar që në kohët e lashta.

Kjo statujë e dëshmon këtë.

Statuja është zbuluar në Durrës dhe i përket shekullit të katërt përpara Krishtit.

Tregim në vetën e parë

No Comments Argëtim Histori

Jam lindur në Prishtinë me datën 23 korrik 1986.
Fëmijërinë time të hershme e kam kaluar në Skënderaj, sepse prindërit e mi Flora dhe Iliri banonin atje. Babai im punonte si farmacist në barnatoren e qytetit dhe drejtonte Ansamblin “Drenica” bashkë me heroin tonë kombëtar Hamëz Jashari, ndërsa nëna punonte në posten e Kombinatit Trepça në Mitrovicë.
Kur rrëgjimi i atëhershëm i dëboi nga puna shqiptarët, gjithashtu edhe prindërit e mi, ne u zhvendosem nga Skënderaji në Prishtinë në një banesë me qira. Nëna kujdesej për ne, ndërsa babai vazhdonte me aktivitetet e tij muzikore, që për kohën ishin tepër të nevojshme.
Mbaj mend se atë vit që erdhëm në Prishtinë ishte qershor dhe babai na dërgoi në shkollën e muzikës: Gojartin, mua dhe Drenasin. Që të tre e kaluam provimin dhe në shtator duhet të fillonim mësimet në shkollën e ultë të muzikës “Prenkë Jakova”, por asnjëri nga ne nuk shkuam atje, sepse na pëlqente shkolla “Naim Frashëri që e kishim pranë banesës ku banonim.
Vitin tjetër, i kërkova babait të më shoqëronte deri të shkolla e muzikës, që të regjistrohesha edhe njëherë. Babai më tha: Ti e din ku është shkolla e muzikës dhe duhet të shkosh vetë. Dhe kështu u bë. Shkova në provim, kalova dhe mësimet do t’i filloja në piano me profesorin Agron Shujaku.
Pas katër muajsh në shkollën e muzikës, babai solli në banesën tonë një pianino “Petrof” që e kishte blerë nga kompozitori Gjergj Kaqinari. U lumturova shumë! Babai e kishte kuptuar se tashmë do hyja në rrugën e muzikës. Ai kishte vetëm një kërkesë nga unë: që çdo mëngjes ta zgjoja me tingujt e pianos. Dhe kështu po ndodhte gjithmonë, sepse isha i pari që zgjohesha në familje. Gjyshja ime do të thoshte “kush zgjohet herët ka nafakë”, ka fat!
Atë kohë babai im incizonte shumë këngë dhe aty ku duhej zëri i fëmijëve isha unë. Mbaj mend se në vitin 1995, pushimet verore po i kalonim familjarisht në Strugë. Një pasdite babai me mori me vete me makinë, që të shkonim deri të kufiri në “Qafë Thanë”. Aty erdhi kompozitori Naim Gjoshi, me të cilin babai im kishte realizuar disa këngë të bukura si: Zëri i atdheut, Udhët e mia e Jam Evropë. Unë mbeta duke e pyetur babain tim: pse ka kufi në mes nesh dhe xhaxhit Naim? Naimi më mori në përqafim dhe u nisëm për në Strugë. Rrugës, ai krijoi këngën time të parë “Udhët e babit” që bazohej të kënga “Udhët e mia” dhe do ta këndonim bashkë me babain tim.
Vazhdova shkollën e mesme të muzikës dhe synimet e mia ishin të vazhdoja për kompozicion. Duke parë interesimin tim në këtë drejtim, babai ma kompletoi një studio incizimi. Mësimet e para për studio i mora nga kompozitori Xhevdet Gashi. Bëra disa krijime të reja dhe orkestrime këngësh për babain tim dhe këngëtarë të tjerë, pa u ndarë asnjëherë nga ligjëratat e pedagogëve në shkollë.
U bëra gati për provim në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë dhe dola me sukses. Pata fatin të jem në klasën e profesorit Haig Zaharian (kompozitor i shquar shqiptar, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë e muzikës artistike).
Mbaj mend se, në fillim të tetorit bashkë me babain tim shkuam në konviktin e studentëve në Tiranë. Babai kishte vendosur që unë ta provoja jetën studentore bashkë me ata të cilët nuk kishin para të mjaftueshme për të marr një shtëpi banimi me qira me kushte normale për jetesë. Një dhomë konvikti me katër shtretër, një tavolinë dhe dy karrige gati të dala boje. Të tjerat ishin gjëra të përbashkëta që mund t’i shfrytëzonin studentët. Nuk kisha ankesa, derisa erdhi dimri dhe nuk kishim ujë të ngrohët. Atëherë e mora në telefon babain dhe i thashë: E mësova jetën studentore në konvikt dhe dua të marr një banesë private me qira! Babai më tha: zgjidhe ku të duash se ta paguan baba. Atë vit takova mjeshtrin Shpëtim Saraqi, i cili me ftoi në studion e tij dhe më ofroi bashkëpunim. Shpejt po bëhesha i zoti i veti dhe shpenzimet për studime do t’i mbaja vetë.
Kisha krijuar disa këngë për vete dhe mendoja të shfaqesha edhe si këngëtarë. Por ende nuk isha i bindur se janë krijimet e duhura për mua, derisa krijova muzikën për këngën “Banesa e vogël”. Ia tregova babait dhe i kërkova të ma bëjë tekstin e këngës, me fabulën që e kisha menduar. – Fabula paska lidhje me jetën në konvikt, më tha duke qeshur! Orkestrimin e këngës ia besuam mjeshtrit Gashi dhe pas disa javësh në koncertin recital të babait tim në Sheshin 21, u shfaqa si këngëtar.
Gjatë studimeve kam krijuar disa vepra artistike të lavdërueshme nga profesorët e Akademisë së Arteve. Diplomova me notën maksimale dhe menjëherë regjistrova studimet pasuniversitare (në klasën e profesorit Aleksandër Peçi) të cilat i mbarova po ashtu me notën maksimale. Pata propozime që të filloja punë në Akademi, si asistent i profesorit Haig Zaharian, por mendoja se Prishtinës i duhem më shumë sesa Tiranës, prandaj u ktheva duke filluar mësimdhënie në Fakultetin e Muzikës në Prishtinë. Edhe vëllezërit e mi Gojati dhe Drenasi mbaruan studimet në Universitetin Amerikan, e shijuan nga një vit jetën studentore amerikane në White sity dhe North Caroline, por u kthyen në Kosovë për të punuar, duke i shërbyer familjes dhe vendit. Është edukata prindërore që na ka bërë të jemi shumë të lidhur me vendin. Ndoshta edhe këngët e babait, gjithsesi!
Një thënie që ma përsëriste shpesh “Mësimi nuk përfundon asnjëherë, lum kush plakët duke mësuar” më troket gjithmonë përbrenda.
Mora përsipër studimet e doktoratës në Universitetin “Kirili & Metodij” në Shkup në klasën e akademikut Stojkov. Veprat e krijuara gjatë këtyre studimeve presin të shfaqën para publikut shqiptarë edhe ndërkombëtarë, pse jo!

P.s. Faleminderit z.v. Drejtoreshës së shkollës fillore Naim Frashëri zn. Drita Qorolli (Arsimtares time të shkëlqyer në lëndën e Matematikës) në Prishtinë, për surprizen e mrekullueshme për ditën e shkollës!
Faleminderit Kujdestares time Nafije Sylejmani-Berisha, për kujtimet që i kaluam në ato pak minuta që po përgaditeshim për të dal në skenë!
Faleminderit mësueses time të parë në Prishtinë, zn. Melihate Sina për fjalët e ngrohta, ashtu siç dite gjithmonë t’na bësh për vete!
Faleminderit të gjithë stafit të shkollës Naim Frashëri për pritjen e ngrohtë si ish nxënës i kësaj shkolle, ku përfundova shkollimin e ulët në tetë vite!
Faleminderit nga zemra, i juaji,

Korab SHAQIRI

Burimi – Facebook i kengetarit Korab Shaqiri

PËR SHUME MOT FESTËN E FITËR BAJRAMIT

No Comments Aktualitet Lajme

E mbarë bota islame feston festën e Fitër Bajramit , ndaj dhe stafi i Radio Projektit 21 i uron gjithë dëgjuesve dhe miqve të kësaj radio, por dhe mbarë shqiptarve të besimit islam festën e Fiter Bajramit ! Paqja, harmonia, lumturia, gëzimi , mbretërofshin në familjet tuaja ! Bajrami, ditë e paqes
Përcjellim muajin e Ramazanit me shpresë te Zoti i Lavdëruar se ia kemi mbërritur mirësive që përmenden në hadithin kudsi: “Agjërimi është për Mua dhe Unë do ta shpërblej vetë agjëruesin.”
Kjo festë, që me të drejtë është “Kurora e muajit të madhëruar të Ramazanit” përcakton arritjet e besimtarit musliman në shërbim të Zotit.
Kjo festë e gëzueshme islame i kalon kufijtë dhe bëhet shumëdimensionale në jetën njerëzore, sepse besimtarët i luten Zotit dhe kujtojnë të mirat dhe dhuntitë e Tij të shumta.
Bajrami është festë e fitoreve, sepse muslimani ndien sukses në sigurimin e të drejtave e të zhvillimit shpirtëror. Ai dëshmon se dëshirat i mban në një komandë të fortë duke bërë një jetë të disiplinuar. Të gjitha këto janë fitoret e tij të mëdha.
Grumbullimi i besimtarëve për t’u falur e festuar bashkarisht në këtë ditë feste, tregon se duke u lutur për falje e fuqi besimi, Zoti u siguron sinqeritet, mëshirë e falje. Fryma e kësaj mbledhje të lartësuar e të përkushtuar e mëson muslimanin që të falë të tjerët, që edhe ata të falin dhe ky virtyt i faljes së mëshiruesve do të ushtrohet nga Zoti dhe gjerësisht shkëmbehet edhe mes besimtarëve. Kur muslimani në festën e Bajramit vendos fuqinë e zemrës së tij, duke iu nënshtruar ligjit të Zotit dhe duke bërë një jetë të disiplinuar, ai lidh paqe me Zotin dhe vetë është në paqe me të gjithë njerëzinë.
Fitër Bajrami është festë e gëzimit që përsëritet kah mot.
Me rastin e kësaj dite, le t’i lutemi Zotit të Madhëruar, që të na drejtojë e të na forcojë besimin në Të, e të na ruajë nga të ligat!
Na udhëzo o Zot në rrugën e drejtë, e shtona dashuri e vëllazëri midis nesh, për të mirën e fesë e të kombit!

GËZUAR E PËR SHUMË MOT – STAFI