Home

Lajme

Njihuni me Elvis Presley shqiptar, 53-vjeçarin që jeton si ylli i “rock&roll”-it

No Comments Argëtim Kuriozitet

Sot në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, u njohëm me Arjan Kumrian ose më mirë të themi “Elvis Presley-n shqiptar”.

53-vjeçari është fansi më i madh i mbretit të rock&roll në Shqipëri, aq shumë sa që ka ndryshuar tërësisht edhe stilin e tij të jetës.

Arjani tregoi se është frymëzuar nga Elvis Presley që në moshë të re, e tashmë prej vitesh këndon e kërcen gjithë pasion njësoj sikur ai.

I talentuar jo vetëm në këngë e kërcim, por edhe në imitim, ai e sheh taksinë e tij si skenën më të ngrohtë për të imituar yllin e rrokut.

Intervisën e sotme e nisi me një performancë që kënaqi publikun, duke sjellë këngën shqiptare “Do marr çiften” në një version krejtësisht ndryshe, me nota rroku e lëvizje karakteristike të Presley-t.

Teksa Bieta e pyeti nëse është ndjerë i paragjykuar në Shqipëri, 53-vjeçari theksoi se kjo gjë e bën të lumtur dhe se ndihet shumë mirë që ka mirëkuptimin dhe mbështetjen nga familja.

“Çdo njeri ka mendimin e vet, mund të gjykojë sipas mënyrës së vet. Thjesht unë ndihem mirë dhe kaq. Edhe me këtë që po bëj tani, thjesht dua të tregoj që jam një fans i çmendur i Elvisit”, përfundoi ai.

Top Channel

“FESTOJME BAJRAMIN”

No Comments Aktualitet Lajme

Me rastin e festes se madhe te Bajramit , ne adresen :

Hjulmagerporten 1 (nen Netto)
2650 Hvidovre
Numri kontaktues- 91550745

Organizohet feste e madhe , per gra dhe vajza ,me daten 7 qershor 2019 , duke filluar nga ora 20.00 , ndaj te gjitha grate e vajzat jeni te ftuara te marrin pjese ne kete feste per gjinine femrore , ku hyrja vetem 100 korona daneze . Do te jete nje mbremje qe do ta kujtoni gjate . Ju argetojne , Korab Shaqiri, Saranda Hasani , Sherif Hasani , Beqir Shaqiri .

Mos mungoni ne kete feste , eshte festa juaj, festa te tilla organizohen rralle ndaj bashkohuni me ne , te festojme se bashku .

Grupi organizator