Home

Lajme

Historia interesante e kishës-xhami në muzeun e Kalasë së Ulqinit

No Comments Argëtim Histori

Gjatë sundimit të Venedikasve,në Kala me 1510 u ndërtu kisha e Shën Mërisë, e cila menjëherë pas rënies së Ulqinit nën Perandorinë Osmane u shndërrua në xhamin e Sulltan Selimit të II-të, shkruan Gazeta Metro.

Ishte ajo e ashtuquajtur xhamia e mbretit, sepse nuk kishte vakëf nga sigurohej ekzistenca, por shërbyesit e saj paguheshin nga buxheti i shtetit. Haxhi Halil Skura me 1693 ndërtoi minaren prej guri të latuar, në pjesën e poshtme në një bazament kuadrati, që ngushtohet nga pjesa e epërme. Funksionin e vet fetar kjo xhami e ndërpret me 1878 gjegjësisht prej ardhjes së parë të malazezëve në Ulqin.

Në kuadër të këtij objekti fetar ka ekzistuar edhe mejtepi. Ku mblidheshin rejzit e Ulqinit, kur merrnin vendime të rëndësishme.

Ky objekt është përmendorja më e mirë e bashkëjetesës së perëndimit dhe lindjes në arkitekturën e Ulqinit. Në të gjendet muzeu i qytetit./gazetametro.net

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *