Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Thaçi në nëntë vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, tha se kjo ishte fitore shumë e madhe e Kosovës.
Ky vendim sipas tij i hapi rrugë forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe vulosi përjetësisht të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.
Postimi i plotë i Thaçit:
U bënë nëntë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konfirmoi të drejtën tonë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Republikës së Kosovës, e cila i hapi rrugë forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe vulosi përjetësisht të drejtën tonë për vetëvendosje. Ky vendim ka trasuar rrugën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB../gazetametro.net