Home

Lajme

Pesë arsye pse libri i Isuf Kalos është i mezipritur

No Comments Aktualitet Lajme

Shqipërisë së shekullit XX është e shënjuar thuajse një 50-vjeçar, sa gjysma e saj, nga diktatura komuniste. Vetë diktatura shënjohet në mënyrë të pandërprerë nga figura e diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha.

Është fat që mjeku personal i Enver Hoxhës, prof. dr. Isuf Kalo, diabetologu i njohur, është mes nesh, madje tepër aktiv në jetën publike. Ai është miku i të gjithëve, e mbi të gjitha, ka lënë një dëshmi historike me librin e tij “Blloku”.

Këto unicitete janë shumë të vështira të qëllojnë në një rast të vetëm. Prandaj, libri i tij “Blloku” ka së paku pesë arsye pse është i jashtëzakonshëm, pse ka rëndësi historike dhe pse është një kënaqësi e vërtetë intelektuale.

Përpara se të vijoj më tej, me këto pesë arsye, ia vlen të shpreh disa konsiderata për profesor Isuf Kalon, mjekun e famshëm shqiptar. Jo thjesht për mjekun e diktatorit, të cilin kam pasur kënaqësinë e madhe ta njoh nga afër 3–4 vitet e fundit gjatë bashkëpunimit për konceptimin dhe ndërtimin e projektit për drejtimin e Fakultetit të ri të Shkencave Shëndetësore, në Universitetin Europian të Tiranës, ku ai ka statusin e papërsëritshëm të “dekanit themelues”.

Është e pabesueshme se si te profesor Isuf Kalo kombinohen në një të tria tiparet: karakteri pozitiv, energjia pozitive për shumëçka, që e bën atë pa dyshim një mik shumë të mirë; profesionist i jashtëzakonshëm i fushës së vet dhe njohës i edukimit të lartë mjekësor. Këto tipare na kanë lidhur me profesor Isufin, gjatë ambicies sonë në fillim të dekadës së dytë të Universitetit Europian të Tiranës, për të ndërtuar Fakultetin e Mjekësisë në UET, një projekt i gjatë e ambicioz, për të cilin profesor Isufi ka qenë një gur themeli. Ai përfaqëson intelektualin suigeneris, nga ata të një race, fatkeqësisht në zhdukje, i cili në kapërcyell të dy shekujve shqiptarë, në vitet 1900 dhe 2000, ka dhënë një rol të dorës së parë, në interesa të dorës së parë dhe në diapazone të dorës së parë.

Të tria këto konsiderata, për profesor doktor Isuf Kalon, tani që i shkruaj, më duken të pamjaftueshme për të perifrazuar respektin tim personal për të dhe qasjen e tij pozitive ndaj gjithçkaje. Duke bashkëpunuar me profesor Isuf Kalon, në këtë fazë të jetës së tij, është më shumë një kënaqësi intelektuale sesa një punë. Prania e tij në UET është një nga majat e senjoralitetit, që UET e ka bërë tashmë zakon që ta respektojë. Por në planin miqësor, është një kënaqësi e jashtëzakonshme.

Por, cilat janë pesë arsyet pse ky libër është i pazakontë dhe ka një rëndësi të madhe.

Arsyeja e parë, pse ky libër është risi, është ky fakt: është shumë e rrallë, që 30 vjet pas rënies së diktaturës komuniste dhe gati 35 vjet pas vdekjes së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, ne të kemi një libër, i cili dekodon nëpërmjet dëshmive, pikëpamjeve, reflektimeve, një element të diktaturës shqiptare që është Blloku, në zemër të tij, familja e tij dhe vetë diktatori. Kush mund ta kishte një mundësi të dytë…?! Pothuajse askush…! Shumë nga anëtarë të ekipit mjekësor kanë qenë të përkohshëm, kanë lëvizur prej aty, disa nuk jetojnë më dhe disa të tjerë kanë pasur vetëm një pamje të pjesshme të asaj që ka ndodhur, të paktën që nga fillimi i viteve ’70, në dhomën e pacientit Enver Hoxha, pacientit-diktator, diktatorit-pacient. A nuk është kjo unike…?! Plotësisht unike…!

Edhe pse bibliografia e librave për diktatorët, për sëmundjet e diktatorëve është e gjerë dhe e gjatë, ky libër qëndron dinjitoz në kolanën ose bibliotekën e librave të këtyre të sëmurëve që na qeverisin. Sëmundja përcakton shumëçka nga veprimtaria e përditshme. Ajo e modelon karakterin, ajo krijon dinamika të caktuara të vendimeve e vendimmarrjeve dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me Enver Hoxhën. Lexojeni këtë libër për ta mësuar!

Arsyeja e dytë, pse libri i profesor Isufit është i jashtëzakonshëm, është se pse ai është shkruar në mënyrë shumë të këndshme. Ti mund të lexosh një histori, një rrëfim, por mund të marrësh edhe disa libra në një. Aty ke refleksione, ke data, ke kronikë, ke autenticitet, por ke gati edhe një pamje të gjallë, se çfarë ndodhte në atë mjedis, se si lëviznin ngjarjet e fenomenet dhe çfarë ndodhte në suazat e një formacioni sui generis, që në këtë rast quhej Blloku, por në universalet e pushtetit ai quhet “Pallati”, “Oborri”, “Kremlini” apo “Qyteti i ndaluar”. Përmasat ndryshojnë, rëndësia ndryshon, por fenomeni është i njëjtë nga pikëpamja cilësore. Kjo është rëndësia e dytë e këtij libri, duke mos e lënë Shqipërinë e vogël, pa një dëshmi kualitative të kësaj natyre, për atë se çfarë ndodhte në Bllok.

Arsyeja e tretë e rëndësisë së librit të profesor Isufit, është koncepti “panopticum” ose koncepti i Aleph-it, i cili në filozofi është pika nga ku mund të shihet e gjithë bota. Mjeku Isuf Kalo, nga pozitat rigorozisht të mjekut dhe të etikës profesionale, të betimit të Hipokratit, sheh gjithçka. Sheh marrëdhëniet njerëzore, marrëdhëniet politike, fazat, krimet, lëvizjet, luftën për pushtet dhe gjithçka tjetër. Mund të kishte qenë kuzhinier, mund të kishte qenë truproja, mund të kishte qenë shefi i sigurisë, mund të kishte qenë shefi i shërbimeve sekrete, mund të kishte qenë bahçevani…, nuk ka rëndësi, por pozita e mjekut është e jashtëzakonshme, është e patëdytë. Para mjekut ne jemi pothuajse si para vetvetes, sepse ankthi i shëndetit është një ankth i pakrahasueshëm me të gjitha elementet e tjera. Si i tillë, Isuf Kalo ka mundur, praktikisht, të shohë më shumë dhe më mirë se gjithkush tjetër nga kjo pikëpamje. Pikërisht, pozita e mjekut personal, nga i cili Isuf Kalo shkruan këtë libër rreth diktatorit, rreth Bllokut, rreth Shqipërisë, është një pikë unike dhe kjo e përmbush tërësisht parakushtin e rëndësisë së tretë.

Arsyeja e katërt është ajo intelektuale: Isuf Kalo ka interesa të gjera. Ai nuk është thjesht një mjek, por ai është një intelektual, është një qytetar, është një qenie sociale e shqetësuar, qenie sociale e impenjuar, e preokupuar për atë që ndodhi gjatë diktaturës, momentin e rënies së saj dhe pas rënies së diktaturës. Dalja e Isuf Kalos nga dhoma e pacientit dhe nga dhoma e mjekut, për “të shëtitur”, reflektivisht dhe në format e tjera në Shqipërinë e ndërrimit të shekujve, të paktën që nga vitet ’70, kur ai si mjek i ri përfshihet në ekipin e Enver Hoxhës, është shumë autentike dhe bën pjesë në pajimet e plejadës së intelektualëve shqiptarë, që pavarësisht nga pozicioni, e kanë parë Shqipërinë përtej profesionit. Fatkeqësisht kjo racë po zhduket, duke lënë në mes, ose duke zbrazur në mes hapësirën, ose profesionistë të lartë të çështjeve të ndryshme, ose specialistë të rëndësishëm të zhytur në botën e tyre të mëvetësishme profesionale. Si i tillë, ky libër është një privilegj.

Arsyeja e pestë dhe fundit, por jo më parëndësishmja, për këtë libër është të qenët pozitiv, konstruktiv, humanizmi. Isuf Kalo është një njeri që reflekton energji pozitive, kaq e rrallë dhe kaq e dobishme për jetën publike. Energjia e tij pozitive nuk është relativizuese, por as amnistuese. Aspak! Ky nuk është as qëllimi, as mjeti dhe as instrumenti i tij. Ai i shikon gjërat gjerë dhe me shqetësimin e vendosjes së njeriut në qendër, duke i mbijetuar lojës së egër të pushtetit dhe diktaturës, nga ku duhet theksuar se në historinë e ekipeve mjekësore të diktatorëve, shumë prej mjekëve e kanë pësuar e paguar me jetë praninë pranë diktatorit. Isuf Kalo nuk është mbushur me mllef, nuk është mbushur me negativitet. Ai është njerëzor, është human dhe nuk arriti asnjëherë si individ të ndotej, të çmoralizohej, ose të infektohej nga ideologjia, nga diktatura, duke qenë në zemër të saj. Betim më të mbajtur, në lidhje me parimet e Hipokratit, zor se mund të gjesh.

Si përfundim, libri i Isuf Kalos, të cilin kam pasur privilegjin ta lexoj në dorëshkrim, është krenari që bën pjesë në plejadën e autobiografive, refleksioneve, shënimeve, që njerëz të shquar kanë mbajtur dhe që UET Press i ka pjesë të një kolane të rëndësishme të saj, kolanë, e cila bëhet më e plotë me këtë rrëfim, e ku përfshihen dëshmi të rëndësishme të tranzicionit si një të tërë, si dëshmitë e Vera Bekteshit, Aleksandër Meksit, Spartak Ngjelës, Preç Zogajt, Kurt Kolës etj., etj., duke lënë shenja të qarta, të kuptueshme, të interpretueshme të një kohe, e cila është në kalim e sipër.

Gazeta Liberale

GOMARI S’ FLYTYRON… PO NE E BESOJMË!

No Comments Argëtim Humor

Faik Konica

Nofta kombi ynë do kish sot një faqe tjatër, fare të ndryshme nga e sotmja, po të qe populli pak më serios dhe t’i gërmonte punët pak më thellë e me më tepër gjykim. Mjerisht, ne Shqipëtarët jemi njerës superficialë, njërës që shohim vetëm cipën dhe nuk çajmë kokën të hyjmë në të thellat. Mjafton për ne që të na thonë se kemi qetësi, pa se vriten njërës dita me ditë (e në mes të ditës), se bëhen vjedhje, se grabitet mall e gjë toptan, se rrëmbehen gra e bëhen qindra turpe të tjera, aqë na bën. “Zyra e shtypit” nxjer një prokllamatë: “qetësia mbretëron kudo”; kjo është mjaft të na qetësojë dhe të na kandisë se me të vërtet populli gëzon qetësinë. Dhe me këtë ide në trutë tona habitemi e shkumbëzohemi, kur dëgjojmë një tjatër të na thotë se vrasjet e vjedhjet po e tepërojnë zullumin në Shqipëri, e themi: “Ç’thotë ky sharllatan? Nuk ka sy të shohë dhe tru të gjykojë?” Po kur nuk jemi gënjyer që të mos gënjehemi edhe sot? Kurdoherë, në çdo kohë e në çdo rast, Shqipëtari është gënjyer aq prej vëllezërve të tij sa edhe prej të huajve. Neve dhe arsya më e vogël na kandis e na mbush mendjen, dhe aqë, sa vetëm batërdia dhe prishja na ka sjellë nër vehte. Po kur na vijnë mëntë nuk i hanë as qentë! Pendohemi dhe i biem kokës, kur zogu ka shpëtuar nga duart tona. Po nuk është vetëm kjo e keqe që na prish ne Shqipëtarëve. Edhe kombet e tjerë janë gënjyer e gënjehen. Ajo që na shquan neve është se pësimet nuk na bëhen mësime. E harrojmë të shkuarën me një frazë të ndyrë “ç’i gris t’ëmën”, dhe biem prapë në grackat e para. Me këtë mentalitet do mos mundim kurrë të bëjmë një shtet serios. Sa kohë që ne besojmë edhe kur na thonë se flytyron gomari, le të mos presim ngritjen tonë sociale dhe politike. Se ç’pret prej një populli që sheh me syt’ e tij vrasje, vjedhje, grabitje e të këqia të tjera dhe duartroket qeverinë, kur i thotë ajo se ka qetësi të plotë! Ka keq edhe më keq dhe vendi ynë ka parë ditë më të errëta se të sotmet, po të paktën, le të mos mburremi; dhe le të mos qërtojmë e të shajmë ata që përpiqen për një qetësi të vërtetë, për një qetësi të dalë nga shpirti dhe dëshira dhe jo të shkakëtuar prej drurit dhe prej burgut. Na thonë, se qetësia mbretëron në Shqipëri; e besojmë. Na thonë, se për tre javë do ndodhet eksperti i financave në Shqipëri, gëzohemi. Na thonë, se qeveria do blejë dhjetë aeroplanë dhe japim me duart plot. Na thonë, se për pak kohë Shqipëria do të bëhet oksidentale, duartrokitim. Na thonë, se qeveria e shpëtoi shtetin nga një rrezik i madh, thërrasim me tërë fuqinë: “Rroftë qeveria kombëtare!” Na thonë se flytyroi gomari… ne e besojmë! GAZETA “DIELLI” (Boston Mass, e shtunë, 17 shkurt 1923)

Vajza që i futi në luftë princërit Lekë Dukagjini dhe Lekë Zaharia

No Comments Argëtim Histori

Jerina (Irena) Dushmani ishte një Princeshe shqiptare, e bija e princit shqiptar Lekë Dushmani.

Shpesh ajo është krahasuar me Helenën e Trojës në fakt bukuria e saj shkaktoi më 1444 konfliktin në mes Princave më të fuqishëm shqiptarë: Princit Lekë Dukagjini dhe Princit Lekë Zaharia.

Ajo preferoi Princin Lekë Zaharia, por kjo zgjedhje e saj nuk u pranua nga Princi Lekë Dukagjini, i cili me vonë e vrau Zaharinë (në dyluftimin mes dy princave shqiptarë me 1445, mbetën të vrarë njëqind e pesë vetë dhe shumë të plagosur.) Lekë Zaharia mbet i vrarë më vonë në një gjueti afër Lezhës, thuhet se ishte një kurth i organizuar nga Lek Dukagjini.

Pas vdekjes së princit Lekë Zaharia, Jerina e Dushmanëve nuk pranoi të martohet me Lekë Dukagjinin. Ajo jetoi e mbyllur si murgeshë në ishullin e Sardenjës në Itali; duke deklaruar vullnetin e saj të fundit, që eshtrat e saj të sillen në Danjë, pranë varrit të dashurisë së sajë të përjetshme, Princit Lekë Zaharia.

Gazeta Shqiptare

Ndahet nga jeta bashkëshorti i artistes së madhe shqiptare

No Comments Aktualitet Lajme

Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i këngëtares së madhe Vaçe Zela, është larguar nga jeta sot në orët e paradites në Tiranë. Lajmin e ka njoftuar për miqtë e saj në rrjetet sociale vajza e tyre Irma Rodiqi. Në këtë ditë të vrenjtur me sytë nga qielli, ajo e ka quajtur babain e saj nje yll që u shua. Ndërkohë., Një re në formë zemre është fotografia që shoqëron këtë lajmërim.

Këngëtarja e madhe Vaçe Zela ndërroi jetë 5 vjet më parë në Bazel të Zvicrës, ku ishte zhvendosur me familjen për t’u kuruar nga nje sëundje e rëndë. Pjetër Rodiqi është dashuruar me Vaçe Zelën qe në fillimet e karrierës së saj.

Ja çfarë shkruan në facebook Irma Rodiqi

‘Më ka tërhequr inteligjenca dhe shpirti i saj artistik. Flisnim për letërsinë dhe këto pasione na lidhën që në rininë tonë ‘ është shprehur në intervistat për Yllin e këngës shqiptare Pjetër Rodiqi. Vajza e dy artistëve Vaçe Zela e Pjetër Rodiqi e ka përcjell lajmin e dhimbshëm të largimit nga jeta të babait me këto fjalë…. ‘Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit.

Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.

Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.

Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai.

Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithshka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë.

Gazeta Shqip

Berati prej 11 vjetësh një nga thesaret e trashëgimisë kulturore botërore

No Comments Argëtim Histori

Data 8 korrik 2008 shënon një datë të veçantë për qytetin e Beratit dhe vlerave që ai përfaqëson.

11 vjet më parë në sesionin e 32 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të mbajtur në Kanada, Berati u regjistrua si sit i Trashëgimisë Botërore.

Hyrja në UNESCO shënoi maksimumin e vlerësimit të vlerave duke i konfirmuar ato jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar.

Bërja pjesë në pasuritë botërore i dha mundësinë qytetit të promovohej si sit ndërkombëtar dhe të bëhej pjesë e guidave të ndryshme duke bëre që Berati të kthehet në destinacion turistik botëror.

“Prej 11 vjetësh qyteti i një mbi një dritareve është një nga thesaret e trashëgimisë kulturore botërore.

Berati, në çdo rrugicë, një sekret..”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti. /atsh

Përfitimet që na vijnë nga hidet(Kimca)

No Comments Argëtim Kuriozitet

Këshillat e mjekëve, janë që cdo stinë, ne të konsumojmë frutat e stinës. Kështu që, duhet të konsumojmë hidet.

Ky frut interesant që kultivohet në të gjithë botën me më shumë se 400 varietete.

Në fjalorin e gjuhës shqipe ky frut quhet hide.

Në gjuhën e përditshme popullore i referohemi me ide, në jug të vendit xinxife kurse shkodranët dhe kryesisht pjesa e veriut e quan kimça.

Klima mesdhetare e Shqipërisë është e favorshme për kultivimin e këtij fruti, i cili ka potencialin për të qenë një biznes fitimprurës në sektorin bujqësor.

Por shumë pak e dinë, por hidet përmbajnë magnez, potas, kalcium, manganez, fosfor dhe hekur.

Ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume tjetër, që forcon sistemin imunitar dhe lufton infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit për shembull, për të qetësuar fytin.

Ekstraktet e ides janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë, dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli. Shkencëtarët kanë identifikuar tetë flavanole tek fruti i hides, të cilat kanë aftësi qetësuese.

Marjola Kacani, këngëtarja Vlonjate, por a e dini se për cfarë ka studiuar ajo

No Comments Lajme Opinion

Nuk ka njeri qe nuk e njeh kengen “Jam vlonjate”, te kengetares Marjola Kacani e cila eshte bere nje emer i njohur ne muziken popullore. Me nje ze te mrekullueshem ajo ka arritur te hyje ne zemrat e shqiptareve kudo qe ato ndodhen. Kete e tregon edhe fakti qe shpesh eshte e ftuar neper koncerte te ndryshme ne mbare boten, atje ku ka shqiptare. Pak njerez e dine se ajo ka mbaruar Akademine e Arteve per aktrim.

Më datë 29 Maj 2008, Mariola Kaçani publikon videoklipin “Aman Mike Aman Nure”.

Në vitin 2008, Mariola Kaçani publikon albumin “Mos Mi Vri Mos Mi Lendo”.

Në Maj 2010, Mariola Kaçani merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 9 me këngën “Jam Vlonjate”.

Më datë 5 Prill 2012, Mariola Kaçani & Jurgen Kacani publikojnë videoklipin “Ta Mbajme Gjalle Amanetin”.

Në Dhjetor 2012, Mariola Kaçani merr pjesë në Fest Nota e Artë 2012 me këngën “Dale Moj Bandille”.

Më datë 4 Maj 2013, Mariola Kacani & Jurgen Kacani publikojnë videoklipin “Do Te Marr Ta Kam Bere Ben”. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 29 Maj 2013, Mariola Kaçani & Jurgen Kacani publikojnë videoklipin “Kolazh”.

Më datë 9 Qershor 2013, Mariola Kaçani publikon videoklipin “Fukarai”.

Në Nëntor 2013, Mariola Kaçani & Jurgen Kacani marrin pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën “Valle Popullore”.

Më datë 22 Shkurt 2014, Mariola Kacani publikon videoklipin “Kenge Kurbeti”.

Më datë 22 Shkurt 2014, Mariola Kaçani publikon videoklipin “Vajta Ne Pazar”.

Më datë 25 Prill 2014, Mariola Kaçani & Jurgen Kaçani publikojnë videoklipin “Bijte E Shqipes”. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 10 Korrik 2014, Mariola Kaçani & Jurgen Kaçani publikojnë videoklipin “Djale Nga Jugu”.

Në vitin 2014, Mariola Kaçani publikon albumin “Djale Nga Jugu”.

Më datë 11 Qershor 2015, Mariola Kaçani publikon videoklipin “Labe E Bukur”.

Më datë 10 Shtator 2015, Mariola Kaçani & Jurgen Kaçani publikojnë videoklipin “Digjet Zjarr”.

Më datë 9 Janar 2016, Mariola Kaçani & Jurgen Kaçani publikojnë videoklipin “Pret Motra Vellan”.

Më datë 7 Maj 2016, Revolt Klan publikon videoklipin “Jemi, S’jemi”, në bashkëpunim me Mariola Kaçani. Muzika e këngës u punua nga Enis Mullaj, teksti u shkrua nga Rozana Radi, Febi Shkurti, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Mullaj. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 10 Shtator 2016, Mariola Kaçani & Jurgen Kaçani publikojnë videoklipin “Kolazh 2016”.

Më datë 23 Qershor 2017, Mariola Kaçani publikon videoklipin “Aman Aman”. Muzika e këngës u punua nga Sokol Marsi, teksti u shkrua nga Sokol Marsi.

Më datë 13 Korrik 2017, Mariola Kaçani publikon videoklipin “Dasma Jone”. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Armand Trebicka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.

Më datë 14 Gusht 2017, Revolt Klan publikon videoklipin “Xhane”, në bashkëpunim me Mariola Kacani. Muzika e këngës u punua nga Enis Mullaj, teksti u shkrua nga Revolt Klan, Mariola Kaçani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Mullaj. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 13 Korrik 2018, Mariola Kaçani & Jurgen Kaçani publikojnë videoklipin “Kolazh Me Kenge Dasme 2018”.

Më datë 27 Korrik 2018, Jurgen Kaçani & Mariola Kaçani publikojnë videoklipin “Fale”. Muzika e këngës u punua nga Valter Beqo, teksti u shkrua nga 2 Step, ndërsa për orkestrimin u kujdes Valter Beqo.

Më datë 23 Tetor 2018, Mariola Kaçani & Jurgen Kaçani publikojnë videoklipin “Shpirti Im Binjak”. Muzika e këngës u punua nga Valter Beqo, teksti u shkrua nga 2 Step, ndërsa për orkestrimin u kujdes Valter Beqo.

Turistja dënohet me 250 euro gjobë në Venecia, ja pse!

No Comments Argëtim Kuriozitet

Një turiste kanadeze është dënuar me një gjobë prej 250 eurove, pasi që po rrëzitej e veshur me bikini në Venecia.

23 vjeçarja ishte në Papadopoli Gardens në kohën kur policia iu afrua dhe e gjobiti.

“Është e ndaluar që të ecni në publik me kostume të notit apo me gjoks të zbuluar”, shkruante në gjobë.

Qyteti i njohur italian ka ndryshuar shumë ligje së fundi të cilat shumë turistë të padijshëm mund të i shkelin. Në to përfshihet edhe një gjobë kur personat hedhen në ujë nga urat afër lumit që përçon këtë qytet.

Gjithashtu ka gjoba për persona që rrinë ulur nëpër shkallët e qytetit të vjetër.

Autoritetet e Venecias kanë vënë edhe një taksë për turistë prej 3 euro në ditë.

Era dhe Nora tërheqin gjithë vëmendjen në koncertin në Greqi

No Comments Argëtim Thashetheme

Dy këngëtaret e njohura shqiptare, Era dhe Nora Istrefi kanë performuar sot në një koncert në Greqi. Motrat kanë tërhequr shumë vëmendjen me veshjet e tyre ekstravagante dhe të kombinuara me njëra-tjetrën.

Era u shfaq e veshur me pantallona të bardha me dizajn rozë, bluzë tyli dhe atlete ndërsa Nora me një fustan me të njëjtin dizajn si Era.

Këngëtaret u shoqëruan nga dy balerina të veshura me ngjyra fosforeshente.

“Athina faleminderit që na pritët”, ka shkruar Era në Instagram.

“Motër, ishte shumë qejf të jesh në një skenë me ty për herë të parë”, ka komentuar Nora.