Home

Lajme

Ja kush janë fëmijët “sekretë” të VIP-ave

No Comments Argëtim Kuriozitet

Egla Xhemali – Erion Veliaj është bërë baba para disa ditësh. E gjithë vëmendja e publikut, duke e ditur me siguri që nuk do publikojë një foto të djalit që sapo ka ardhur në jetë është që të mësojë emrin e bebit. Nisur nga kjo po rendisim më poshtë të gjithë bebet VIP, që deri më sot askush nuk ka arritur t’ua zbulojë imazhin.

Amarda Toska

Çifti i famshëm i skenës shqiptare, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska u bënë disa muaj më parë prindër të një vajze. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mamaqi ka njoftuar ardhjen në jetë të Sias. As ata nuk i shpëtuan tendencës së VIP-ave që nuk duan të shfaqin imazhin e fëmijës që sapo ka lindur. Më e kujdesshme natyrisht që ishte Ami. Ditë më vonë pasi çifti ndau me fansat lajmin e bukur, Ermali përsëri postoi foto me Amin që ishte pranë karrocës së të bijës. Edhe këtë herë ata e mbajtën larg botës virale vogëlushen e tyre.

Erjon Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është bërë për herë të parë baba. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ka sjellë në jetë disa ditë më parë një vogëlush, që rrëmbeu vëmendjen e gjithë mediave. Çifti nuk publikoi asnjë foto të bebes së sapolindur, duke i lënë njerëzit në kuriozitet për të zbuluar fytyrën e vogëlushit. Erion Veliaj ndau një detaj për median. Fëmija i tyre do të ketë emër shqiptarë. Pak muaj më parë kryebashkiaku shprehej me gjithë emocion për ditët e pritjes së të birit. “Më ka transformuar. Sot, kur po vija në punë, tek sheshi ‘Wilson’ ku po bëhen disa punime për uljen e trotuarit, po thosha me vete ‘karroca kalon këtu’? Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata me fëmijë. Kështu që, si Erion, besoj se fëmija do të më bëjë njeri më të mirë”.

Rudina Magjistari

Për të ka qenë momenti më i bukur në jetë kur lindi vajza e saj. Moderatorja e emisionit të pasdites në TV “Klan”, edhe pse i ndau momentet e para të ardhjes së vajzës në rrjetet sociale, u tregua mjaft e kujdesshme që asnjë foto e bebes të mos publikohej. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ajo përshkroi gjithë lumturinë e të qenurit nënë e re. Edhe Magjistari i qëndroi larg botës virale, pastaj u rikthye sërish në televizion. Mia tanimë është rritur, megjithatë mami i saj nuk ka aspak dëshirë të publikojë foto nga afër të së bijës.

Arbana Osmani

Prezantuesja më e dashur për publikun, Arbana Osmani është bërë nënë tri vite më parë. Ajo u mundua t’u qëndronte larg rrjeteve sociale duke u shkëputur për një kohë relativisht të gjatë prej tyre. Mirëpo, Osmani ditën e ardhjes në jetë të fëmijës publikoi gjininë e tij dhe emrin që kishte menduar së bashku me bashkëshortin. Njerëzit i patën sytë tek ajo se mos ndoshta do e shuante vetë moderatorja kureshtjen që kishin për pamjen e të voglit. Natyrisht që Arbana nuk ua plotësoi këtë dëshirë të gjithë atyre që mezi e prisnin foton e birit të saj, Jonit. Edhe sot që djali i saj është rritur, ajo preferon ta mbajë sa më larg ekspozimeve në rrjet.

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka përjetuar me shumë emocion ardhjen në jetë të djalit të vogël. Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rama bëri të ditur se bashkëshortja e tij, Linda, solli në jetë fëmijën e tyre të parë, Zahon. Kureshtja e njerëzve për të parë të birin e kryeministrit ishte e madhe. As ai nuk ra ‘pre’ e ndarjes së fotove të djalit në rrjetet sociale. Kemi parë që Rama është mjaft i lidhur me djalin e tij të vogël. Para disa kohësh ai ka postuar në “Instagram” një foto, në të cilën ishte duke luajtur me të me top. Ndërkaq, ende nuk janë shfaqur imazhe nga afër të djalit të kryeministrit.

Gazeta Shqiptare

“Pse me u nda, kur t’du hala”, paralajmërimi i Nora Istrefit

No Comments Argëtim Thashetheme

Ndarja e Robert Berishës me Nora Istrefin tronditi të gjitha faqet rozë. Ishte vetë këngëtari që njoftoi me anë të një postimi në Instagram se martesës së tyre i ka ardhur fundi.

Askush nuk e vuri re, por kënga e fundit e Norës i tregoi të gjitha.

“Jena n’da” titullohet bashkëpunimi i saj me Irkenc Hykën, i cili doli në treg me 27 korrik. Ndërsa Roberti e deklaroi ndarjen rreth një muaj më vonë, 25 gusht 2019.

Teksti i këngës, i punuar nga Irkenci flet për një histori dashurie, e cila mori fund për shkak të tradhtisë.

“Pse me u nda kur t’du hala”, thotë Nora në një pjesë të tekstit.

Nuk dihet nëse kjo lidhet me jetën e saj private, por në postimin e tij, të cilin e ka fshirë, Roberti tha se ndarja erdhi pasi nuk ndjenin më dashuri për njëri-tjetrin.

“Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk, por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nese nuk ka mo dashni mes nje çiftit, nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën. Bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet. Permes kti postimit Nora Istrefin e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee edhe shum kujtime te bukra prej 2006. Noriq, t’kom borxh tan jetën. I ëish you all the best”, shkroi ai.

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga këngëtarja.

Gazeta Shqiptare

Stresi ia thotë troç Keisit: Nuk ka shanse të kthehemi prapë

No Comments Argëtim Thashetheme

Edhe pse të ndarë, Stresi dhe Keisi vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në media dhe cdo veprim i tyre po tërheq vëmendjen e po shakakton thashetheme.

Pak ditë më parë Keisi i la të gjithë të aludonin se Stresi e kishte tradhtuar. Këtë detaj e la të kuptohej përpes postimit tënjë videoje ku7 në sfond ishin fjalët: “Po e tepron tepër, para meje bën gjeste me tjetër. Pse përlahesh e bërtet, kur të gjitha fajet i ke vetë. Jemi munduar të ishim perfektë”.

Pas këtij postimi, Stresi reagoi mbrëmjen e djeshme me po të njëjtën mënyrë. “Nuk ka shans të jemi prap”, dëgjohet të thotë Stresi teksa në sfond dëgjon këngën “Mike” të Elvana Gjatës dhe Ledri Vulës.

Gazeta Shqiptare

Ava Max: Ju tregoj këshillën që më dha babai para se të bëhesha e famshme

No Comments Argëtim Thashetheme

Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max po arrin sukses të madh në tregun muzikor ndërkombëtar.

Këngët e saj janë kthyer në hite dhe duket se ylli në ngjitje i popit ka fituar zemrën e fansave kudo.

Dhe këngëtarja ka rrëfyer këshillën e babait të saj për tu ngjitur në karrierë.

“Babai im gjithmonë më thotë se mënyra e vetme për të njohur të ardhmen, është të punosh për të. Asgjë nuk ishte e lehtë për mua por është në rregull, sepse më ka bërë të fortë,”-shkroi Ava Max.

Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi këngën e saj të fundit “Torn”. Të martën pritet të nxjerrë edhe videoklipin e këngës.

Burimi/.tpz.al/

Shpëtimi i mushkërisë së planetit, Leonardo DiCaprio dhuron pesë milionë dollarë për Amazonën

No Comments Lajme Teknologji

Organizata mjedisore, “Amazon Forest”, e drejtuar nga Leonardo DiCaprio ka vënë në dispozicion pesë milion dollarë per t’i ardhur në ndihmë Amazonës për shuarjen e zjarrit.

Sipas BBC aktori i njohur, DiCaprio ka depozituar 5 milionë dollarë në një fond emergjent të Amazon Forest, të nisur nga Earth Alliance, një organizatë mjedisore që ai vetë e themeloi.

“Amazon Forest Fund” po kërkon fonde për të mbrojtur biodiversitetin e jetës së Amazon ndërsa zjarret kanë përfshirë të gjithë rajonin.

Amazona ka shumë nevojë për burime për të luftuar zjarret që kanë përfshirë pyjet masive tropikale.

Jo vetëm që Amazona është një burim kritik për komunitetet autoktonë që jetojnë brenda dhe përreth tij, por është edhe një nga ekosistemet më të mëdhenj në planet, i cili luan një rol të madh në stabilizimin e klimës globale.

Burimi/.tpz.al/

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë me 6 tetor

No Comments Aktualitet Lajme

Ne rrjetin social , ne profilin e tij, Presidenti i Kosoves z. Hashim Thaci , shpall daten e zgjedhjeve te parakohshme per qeverine e Kosoves . Nder te tjera ai shkruan ” – Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses. HTH “

Ky ishte mesazhi i plote i presidentit Hashim Thaci ne Facebook .

Roberti e konfirmoi ndarjen me Norën, ka një mesazh për të

No Comments Argëtim Thashetheme

Këngëtari Robert Berisha e ka konfirmuar ndarjen me këngëtaren Nora Istrefi.

Përmes një postimi në Instagram ai ka konfirmuar ndarjen me Norën, teksa e falënderon atë për kujtimet që i kanë pasur së bashku që nga viti 2006 dhe për lindjen e fëmijës, transmeton Koha.net.

“Unë dhe Nora nuk jemi më bashkë, por tanë jetën do të jemi babi dhe mami i Renees, loçkës tonë dhe shokë të mirë deri në vdekje”, ka shkruar Roberti.

Ai tutje ka shtuar se gjithmonë do të ketë respekt për Norën.

“Nëse nuk ka më shumë dashni mes një çifti nuk dmth me bo armik e me ja kthy shpinën, bëhuni pozitiv e keshni sa më shumë dhe respektojeni edhe qato s’ju do të mirën se sen s’bohet. Përmes këtij postimi e falënderoj Nora Istrefin shumë që më ka pru në jetë një fëmijë si Renee dhe shumë kujtime të bukura prej 2006. Noriq – t’kam borxh tanë jetën, të dëshiroj të gjitha të mirat”, ka shkruar ai.

Burimi/portalb.mk

Vjosa Osmani, femra e parë si kandidate për kryeministre, e diplomuar në SHBA

No Comments Opinion

Kosova mund të jap shembullin e parë në historinë shqiptare ku një femër të jetë kryeministre. Kandidatja Vjosa Osmani mbetet kandidatura më e fortë ndër radhët e LDK në Kosovë.

Ajo është deputetja më e votuar në Kosovë si dhe është diplomuar në Universitetin e Pitsburgut në SHBA. Është nga Mitrovica dhe militante e fortë për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Flet shkëlqyer gjuhë të huaja si anglisht, turqisht, spanjisht dhe serbisht

Kosova po shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të gjitha partitë janë fokusuar të fushata, te koalicionet parazgjedhore dhe natyrisht te emri për kandidat për kryeministër që do të nxjerrin para votuesve kosovarë. Deri tani, sipas sondazheve, duket se LDK do jetë favorite e fitores së pushtetit, por edhe për një fakt tjetër. LDK do të propozojë për kandidate për kryeministre një femër. Ajo quhet Vjosa Osmani.

Ja CV e kandidates për kryeministre në Kosovë. Nëse ndodh kjo atëhere Kosova do të jetë në hapësirën shqiptare e para që do të jap shembullin se si një femër mund të jetë kryeministre.

Dhe zakonisht femrat kryeministre janë më të drejta dhe bashkëpunuese se burrat. Krahasimi përherë çalon, porse mjafton të shikojmë Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë.

Po kusht është pra kandidatja për kryeministre e Kosovës?

Është deputete e Kuvendit të Kosovës tash e tri mandate. Dy palë zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë e nxorën Vjosën si gruan deputete më të votuar në historinë e Kuvendit të Kosovës. Ajo është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, në R.I.T Kosovo dhe në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA.

Vjosa Osmani – Sadriu u lind më 17 maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës, Kosovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti, në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

Aktualisht është kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Më herët ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë.

Në foto: Vjosa Osmani

Veprimtaria

Karriera politike e Vjosës filloi qysh në adoleshencë, kur edhe ishte aktiviste e LDK-së, për t’u ngritur më pas ndër vite. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëherëshëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Tash e tri mandate, Osmani është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, me ç’rast në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë.

Ndonëse në moshë të re, ajo njihet për kontributin e saj të dhënë për pavarësimin e Kosovës, saktësisht njihet kontributi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë. Në këtë proces jetik për pavarësimin e vendit, Vjosa ka shërbyer si përfaqësuese e Kosovës.

Në foto: Vjosa Osmani me familjen

Çmimet dhe shpërblimet

Vjosa i përfundoi studimet e nivelit bachelor në Kosovë me bursë, e cila iu nda nga Ministria e Arsimit, duke u vlerësuar nga e njëjta si studentja më e mirë e Fakultetit Juridik në Kosovë. Njëherësh, ajo u zgjodh edhe një ndër pesë studentët më të mirë të vendit nga të gjitha fakultetet. Në vitin 2004, ajo ishte përfituese e bursës për përfundim të studimeve të nivelit master në Universitetin e Pitsburg-ut në SHBA. Në vitin 2005 është shpërblyer dy herë me Çmimin “Excellence For The Future Aëard”, nga Universiteti i Pitsburgut. Në vitin 2009, falë suksesit të treguar, kishte fituar përsëri bursë të plotë studimi, për përfundim të studimeve të doktoraturës në të njëjtin universitet, ku u fokusua përsëri në fushën e Juridikut, konkretisht në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare. Po ashtu, për kontributin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, ajo u vlerësua me Çmimin “Sheth International Achievement Award”, nga Universiteti i Pitsburgut.

Fokusi politik i Vjosës është në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për sigurimin e një juridiksioni të pavarur. Po ashtu, ajo është e fokusuar edhe në politikën e jashtme, veçanërisht në procesin e integrimit Euro-Atlantik të Kosovës dhe në ruajtjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Përveç gjuhës amtare, flet edhe anglishten, turqishten, spanjishten dhe serbishten.

Pra kjo është kandidatja për kryeministre e Kosovës. Theksojmë më e votuara në Kosovë, por të mos harrojmë diplomuar në SHBA.

Eshte e martuar dhe ka dy vajza binjake.

S.P.

Burimi/Kohajone.com

Mallkuar ai që mban dy gra, ose ai që martohet me kunatën: Del dokumenti i kishës me 21 mallkimet

No Comments Histori

Në fondin e dokumenteve të krijuara prej Arqipeshkvisë së Shkodrës, bie në sy një tekst ku radhiten 21 mallkime për përditshmërinë e njerëzve.

Ai mban titullin dygjuhësh “I scomunnicati nel Giovedi Santo” përkthyer në shqip si: “Mallëkimet qi lëshon ipeshkëpi t’Eiten e Madhe”.

Dokumenti u publikua sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ku numërohen 21 mallkime që Kisha Katolike i adresonte ndaj atyre që binin në mëkat.

Postimi i Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave

Sikundër gjuhët e tjera të botës, edhe gjuha shqipe zotëron një potencial të larmishëm mallkimesh. Mallkimet mund të tingëllojnë të frikshme dhe gjëmëndjellëse, por mund të bartin edhe humor, kur i lexojmë a i dëgjojmë pa u përfshirë emocionalisht në gjendjen që evokojnë.

Situata ndryshon krejt kur mallkimet i artikulojnë institucionet fetare, si, për shembull, Kisha Katolike. Në fondin e dokumenteve të krijuara prej Arqipeshkvisë së Shkodrës, në njësinë e ruajtjes me numër 1 të vitit 1744 ruhet një regjistër që përmban materiale të ndryshme: shënime historike, një përshkrim të shkurtër të gjendjes së Shkodrës dhe famullive të saj, dekrete ipeshkvnore, vendime, qarkore, etj. Mes tyre, në fl. 7r-8v gjendet teksti i kopjuar i 21 mallkimeve shkruar në italisht dhe shqip, nën titullin dygjuhësh “I scomunnicati nel Giovedi Santo” përkthyer në shqip si: “Mallëkimet qi lëshon ipeshkëpi t’Eiten e Madhe”. Mes këtyre mallkimeve lexojmë (në transkriptim të përshtatur me shqipen e sotshme): “1.

Kiofshin mallëkuem ata qi diegën shtëpin, e qietër ngja të huejn, edhe ata qi të dhein për inat shtëpin e huej” (italisht: “Gli Incendiarii),

  1. “Kioft mallëkuem ai qi të mbaan dyy graa” (“Quello, che nello stesso tempo tiene due done”), apo
  2. Kioft mallëkuem ai qi të marrën për grue të kunatën o t’emptën, o qietër grue qi e ieep ligja jon” (“Chi pigliasse, o tenesse la cognata, zia, etc.”).

Në këtë rast këto mallkime nuk kanë qëllim të mirëfilltë evokimin e një të keqeje mbi njerëzit, por shërbejnë si paralajmërime për veprat që i ndalojnë besimtarët nga pjesëmarrja në sakramentin e kungimit.

Ndërkohë, interes të përveçëm përbën dhe përkthimi (apo perifrazimi) i tekstit origjinal në gjuhën shqipe. (AQSH i RSH, Fondi: 132/A, Viti 1744, Dosja 1, fl. 7r – 8v.)

elbasaninews.al

Dasma si dhelpra me rrushtë!

No Comments Opinion

Edhe unë nuk i kam dashur dasmat, por… Kishte një periudhë të jetës sime kur thoja që nuk do martohesha kurrë sepse ato para do t’i harxhoja në një udhëtim. Ishte e njëjta periudhë kur thoja se nuk doja të kisha shumë fëmijë. Një do ishte mjaft.

Gjërat ndryshuan. Unë u rrita. Nisa të punoja në një produksion fantastik, ku dasmat konkurronin me njëra – tjetrën. Unë isha skenari, historia e bukur e dashurisë së dy personave. Sido të ishin ata, të shëmtuar, të shkurtër, me tule, me zë aspak televiziv, kishte edhe nga ata që u ngecte fjala sa kamera regjistronte fill pas fjalës aksion. Por, atë kohë jam mbushur me emocione, më shumë se kurrë më parë. Dëgjoja rëfim pas rrëfimi, të njëjtën dashuri të treguar në dy versione. Unë duhet të ndërtoja një. Isha vetëm ajo që shkruante, por u futa brenda çdo rrëfimi.

Me ”Luftën e nuseve”, unë ”luftova” Unin brenda meje, atë egoisten që kishte menduar vetëm për vete, vetëm të udhëtonte, që nuk donte fustan të bardhë dhe as nusërim, asnjë vallëzim adhe as shumë fëmijë pas kësaj. Atë periudhë mësova se nata e parë e martesës në shumicën e herëve është nata e numërimit të parave, por mësova se familjet shqiptare e bëjnë dasmën edhe me borxhe, në emër të disa emocioneve që nuk do t’i harrojnë kurrë. Sepse një dashuri duhet festuar.

Sepse një vallëzim me babain nuk blihet as me miliona, kur ai të mos jetë më. Një puthje e nënës në ballë, me lotët në sy, është emocioni që nuk e blen dot. Sepse vëllezërit që të dorëzojnë tek ai që ke zgjedhur nuk do të përsëritet kurrë, e sidomos kur vëllezërit i ke larg. Unë që dikur nuk i urreja dasmat, por e thoja këtë në pamundësi për të pasur para edhe për udhëtime, edhe për dasmën, sot kujtoj sa pa fjalë mbeta kur shkruaja këto histori.

Kam parë babain që kish humbur një djalë, që në një dasmë të fitonte një motiv më shumë për ta vazhduar jetën më i qetë sepse biri tjetër kish hapur dyert e një gëzimi. Kam ndier gëzimin e fëmijëve teksa shihnin prindërit të rimartoheshin pas 20 viteve. Më së fundi një dasmë më ka ngrirë fjalën, kur një vajzë pa prindër, që do të donte të kishte babain ta shoqëronte drejt altarit, mendonte se s’kish askënd në krah, por me një dasmë kuptonte se i përkiste një familjeje dhe se kishte më shumë njerëz se sa mendonte.

Dasma shqiptare mund të ketë ‘’trupin në Janinë e kokën në Stamboll’’, ka pafund para të shpenzuara edhe më kot, por ka emocionet që nuk blihen dot. unë nuk e humba egoizmin, apo dashurinë për veten, duke ndryshuar mendje, thjesht kuptova se dashuria është gjë e madhe. Egozëm është të mendosh të bësh pushime me ato para, por e do më shumë veten kur mendon se fustani i bardhë në lëkurën tëndë sado e shëmtuar të jesh është velloja që i fal lumturi babit teksa të sheh, nënës që e mbush zemrën vetëm me urata, vëllezërve që janë gati të gjejnë edhe qindrakat që do të hedhin mbi kokë kur të të marrin.

Dasma është celebrimi i një dashurie përtej dy njerëzve, është ndarja e lumturisë me ato që do më shumë. Tani unë jam dhelpra që nuk kap dot rrushtë, por që them atë që besoj, rrushi ka qenë, është dhe do të mbetet I mirë. Jam prapë unë, ajo që mendoja se të bësh fëmijë është egoizëm sepse ne njerëzit bëjmë fëmijë se duam të përmbushemi. Por ky është rrugëtimi ynë. Të gjithë duam më shumë, të gjithë duam edhe diçka më shumë.

Dhe unë i dua dasmat sepse ato janë dashuri. Le të bërtasin, le të zgjasë një javë, le të jehojë lodra e malësorit, le të tundet gjoksi, le të sillet vallja nga saranda në delvinë, le të vishen teminat, ato janë jehona e një gëzimi. Mjaft të kemi ca më shumë, se vdekjet i kemi të prenotuara. Kuja është më e keqe, por respekti më i madh. Ndërsa lëçitemi të respektojmë kujën në vaje, le ta durojmë edhe gëzimin e të tjerëve.

Dasmat le të jehojnë, ato janë dashuri.

©Luela Myftari

elbasaninews.al/