Home

Lajme

Shkolla gjobit prindërit pasi…

No Comments Aktualitet Lajme

Britani- Një çift që u gjobit pse morën djalin e tyre nga shkolla për varrosjen e gjyshes së tij, thonë se po penalizohen pa të drejtë.

Carol Follows dhe burri i saj David kanë marrë gjobë 120 Paund sepse sipas shkollës verore së Stoke-on-Trent nuk morën autorizim për djalin.

Prindërit pretendojnë se ata i thanë shkollës se duhej ta largonin Logan për 12 ditë për varrosjen e gjyshes së tij në Afrikën e Jugut, raportojnë mediat britanike.

Gjoba e çiftit do të përgjysmohet në 60 Paund nëse paguhet deri më 6 Shtator. Nëse nuk e paguajnë shumën e dënimit ajo mund të shkojë deri në 1000 Paund.

Carol tha: “Logan kurrë nuk ka tejkaluar mungesat dhe është mbi mesataren në raportet e shkollës së tij, kështu që unë nuk e kuptoj pse po ndëshkohemi për vdekjen e mamasë time”.

“Sikur të kisha shkuar me pushime, atëherë do ta kisha paguar gjobën, por unë po merrja djalin tim për të varrosur gjyshen e tij dhe nuk mund ta lija vetëm në shtëpi”, është shprehur babai i tij.

Shkolla u ka dërguar prindërve një letër ku i njofton për gjobën që ata duhet të paguajnë. Dënimi u dha në 14 Gusht dhe shkolla hapet në 3 Shtator. /tvklan.al

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *