Home

Lajme

Ja kush janë fëmijët “sekretë” të VIP-ave

No Comments Argëtim Kuriozitet

Egla Xhemali – Erion Veliaj është bërë baba para disa ditësh. E gjithë vëmendja e publikut, duke e ditur me siguri që nuk do publikojë një foto të djalit që sapo ka ardhur në jetë është që të mësojë emrin e bebit. Nisur nga kjo po rendisim më poshtë të gjithë bebet VIP, që deri më sot askush nuk ka arritur t’ua zbulojë imazhin.

Amarda Toska

Çifti i famshëm i skenës shqiptare, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska u bënë disa muaj më parë prindër të një vajze. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mamaqi ka njoftuar ardhjen në jetë të Sias. As ata nuk i shpëtuan tendencës së VIP-ave që nuk duan të shfaqin imazhin e fëmijës që sapo ka lindur. Më e kujdesshme natyrisht që ishte Ami. Ditë më vonë pasi çifti ndau me fansat lajmin e bukur, Ermali përsëri postoi foto me Amin që ishte pranë karrocës së të bijës. Edhe këtë herë ata e mbajtën larg botës virale vogëlushen e tyre.

Erjon Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është bërë për herë të parë baba. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ka sjellë në jetë disa ditë më parë një vogëlush, që rrëmbeu vëmendjen e gjithë mediave. Çifti nuk publikoi asnjë foto të bebes së sapolindur, duke i lënë njerëzit në kuriozitet për të zbuluar fytyrën e vogëlushit. Erion Veliaj ndau një detaj për median. Fëmija i tyre do të ketë emër shqiptarë. Pak muaj më parë kryebashkiaku shprehej me gjithë emocion për ditët e pritjes së të birit. “Më ka transformuar. Sot, kur po vija në punë, tek sheshi ‘Wilson’ ku po bëhen disa punime për uljen e trotuarit, po thosha me vete ‘karroca kalon këtu’? Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata me fëmijë. Kështu që, si Erion, besoj se fëmija do të më bëjë njeri më të mirë”.

Rudina Magjistari

Për të ka qenë momenti më i bukur në jetë kur lindi vajza e saj. Moderatorja e emisionit të pasdites në TV “Klan”, edhe pse i ndau momentet e para të ardhjes së vajzës në rrjetet sociale, u tregua mjaft e kujdesshme që asnjë foto e bebes të mos publikohej. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ajo përshkroi gjithë lumturinë e të qenurit nënë e re. Edhe Magjistari i qëndroi larg botës virale, pastaj u rikthye sërish në televizion. Mia tanimë është rritur, megjithatë mami i saj nuk ka aspak dëshirë të publikojë foto nga afër të së bijës.

Arbana Osmani

Prezantuesja më e dashur për publikun, Arbana Osmani është bërë nënë tri vite më parë. Ajo u mundua t’u qëndronte larg rrjeteve sociale duke u shkëputur për një kohë relativisht të gjatë prej tyre. Mirëpo, Osmani ditën e ardhjes në jetë të fëmijës publikoi gjininë e tij dhe emrin që kishte menduar së bashku me bashkëshortin. Njerëzit i patën sytë tek ajo se mos ndoshta do e shuante vetë moderatorja kureshtjen që kishin për pamjen e të voglit. Natyrisht që Arbana nuk ua plotësoi këtë dëshirë të gjithë atyre që mezi e prisnin foton e birit të saj, Jonit. Edhe sot që djali i saj është rritur, ajo preferon ta mbajë sa më larg ekspozimeve në rrjet.

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka përjetuar me shumë emocion ardhjen në jetë të djalit të vogël. Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rama bëri të ditur se bashkëshortja e tij, Linda, solli në jetë fëmijën e tyre të parë, Zahon. Kureshtja e njerëzve për të parë të birin e kryeministrit ishte e madhe. As ai nuk ra ‘pre’ e ndarjes së fotove të djalit në rrjetet sociale. Kemi parë që Rama është mjaft i lidhur me djalin e tij të vogël. Para disa kohësh ai ka postuar në “Instagram” një foto, në të cilën ishte duke luajtur me të me top. Ndërkaq, ende nuk janë shfaqur imazhe nga afër të djalit të kryeministrit.

Gazeta Shqiptare

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *