Home

Lajme

E ulur në shkallë, Ilda Bejleri gati për të zbuluar gjithçka

No Comments Argëtim Thashetheme

Y Ramadani
Është emri i saj i cili lakohet shumë në mediat rozë për mënyrën e paraqitjes së saj në rrjetet sociale, Instagram, shkruan GazetaBlic.Fjala është për Ilda Bejlerin, e cila shpeshherë shfaqet provokuese në ekranet televizive, duke bërë kështu të fitoj një numër të madhë të fansave.Së fundi bukuroshja ka publikuar disa foto nga pushimet, ku duket tejet joshëse.

Ndryshe, bukuroshja duket në top formë, ku gjithmonë i vë në pah linjat e saj bombastike duke arritur të mbledhë një numër të madhë të ndjeksve në rrjetin social, Instagram.

gazetablic.com

Yllka Kuqi me një fjalë, i godet rëndë koleget e saj

No Comments Argëtim Thashetheme

Y Ramadani
Bukuroshja nga Gjakova, Yllka Kuçi, tash e sa kohë e kultivon më shumë muzikën popullore, e cila si shumë të tjerë paraqitjen e saj e ka të jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic.Ajo përkujdeset që çdo paraqitje e saj, të duket perfekte.Në kohën kur po flitet për përdorimin e tepërt të fotoshop-it, Yllka me një fjalë ka goditur koleget e veta, teksa ka postuar një foto me një mbishkrim tejet bombastik.

“Nuk u msova kurr me përdorë photoshop-in, na falni a” ka shkruar Kuçi.

gazetablic.com

Afrona Dika si një ‘pulëbardhë’, shndërrit në foton e fundit

No Comments Argëtim Thashetheme

Çifti i njohur i mediave rozë, Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë bërë pjesë e revistës ‘Class’, shkruan GazetaBlic.Lajmi se çifti do të martohet më 21 shtator, në Shëngjin tek Rana e Hedhun, e kanë bërë të ditur vet Blero dhe Afrona. Madje tashmë është bërë e ditur edhe si do të duket ftesa e dasmës së tyre.
Çifti së fundi kanë publikuar një foto ku Afrona shihet me fustan të bardhë, ndërsa Blero me këmishë të zezë.Mirëpo nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve të tyre duke i uruar ata me fjalët më të mira./GazetaBlic/.

Leonora Jakupi mendon të kyçet në politikë, ky detaj e vërteton!

No Comments Argëtim Thashetheme

Y Ramadani
Pas aderimit të aktorëve e këngëtarëve në parti të ndryshme, edhe Leonora Jakupi është ajo që ka pyetur fansat e saj se a më shihni në politikë, shkruan GazetaBlic.Siç duket edhe këngëtarës i ka shkuar në mendje ta bëjë një gjest të tillë.Mirëpo, përmes postimit të saj në rrjetin social, Instagram, ajo ka dhënë përgjigjen e prerë.
Përgjigja e Leonorës është ‘Jo’, përgjigje kjo e shumëpritur nga fansat e saj.Ndryshe, ajo tash e sa kohë është e përkushtuar në muzik, dhe siç duket kështu edhe do të vazhdojë.
/GazetaBlic/.

Dëmet e mëdha të rrjeteve sociale

No Comments Lajme Teknologji

Dëmet nga përdorimi i rrjeteve sociale janë të shumta. Sipas studimit të fundit që mbërrin nga institucionet londineze, janë një sërë simptomash që lidhen me shëndetin mendor, ndër të cilat renditen ankth, pagjumësi, stres kronik, inferioriteti ndaj vetës, mungesë e aktivitetit sportiv dhe depresion. Dhe kjo është më e dukshme dhe ndikuese tek adoleshentët që i përdorin në mënyrë konstante rrjetet sociale.

Në kërkimin studimor janë analizuar 10 mijë adoleshentë të moshave nga 13-16 vjeç dhe sjelljet e tyre në lidhje me to. Rezulton se janë vajzat ato që vuajnë më tepër këto simptoma dhe 60% e tyre kanë një impakt psikologjik negativ që mbërrin nga niveli i lartë i ekspozimit, me pasojë bullizmin dhe mungesën e aktiviteteve të shëndetshme.

Ndërsa në radhët e djemve, vetëm 12% e tyre ngarkohen negativisht në anën psikologjike si pasojë e përdorimit të rrjeteve sociale.

Klan Plus

Shkolla gjobit prindërit pasi…

No Comments Aktualitet Lajme

Britani- Një çift që u gjobit pse morën djalin e tyre nga shkolla për varrosjen e gjyshes së tij, thonë se po penalizohen pa të drejtë.

Carol Follows dhe burri i saj David kanë marrë gjobë 120 Paund sepse sipas shkollës verore së Stoke-on-Trent nuk morën autorizim për djalin.

Prindërit pretendojnë se ata i thanë shkollës se duhej ta largonin Logan për 12 ditë për varrosjen e gjyshes së tij në Afrikën e Jugut, raportojnë mediat britanike.

Gjoba e çiftit do të përgjysmohet në 60 Paund nëse paguhet deri më 6 Shtator. Nëse nuk e paguajnë shumën e dënimit ajo mund të shkojë deri në 1000 Paund.

Carol tha: “Logan kurrë nuk ka tejkaluar mungesat dhe është mbi mesataren në raportet e shkollës së tij, kështu që unë nuk e kuptoj pse po ndëshkohemi për vdekjen e mamasë time”.

“Sikur të kisha shkuar me pushime, atëherë do ta kisha paguar gjobën, por unë po merrja djalin tim për të varrosur gjyshen e tij dhe nuk mund ta lija vetëm në shtëpi”, është shprehur babai i tij.

Shkolla u ka dërguar prindërve një letër ku i njofton për gjobën që ata duhet të paguajnë. Dënimi u dha në 14 Gusht dhe shkolla hapet në 3 Shtator. /tvklan.al

Trump premton një Groenlandë pa kulla

No Comments Lajme Opinion

Investim strategjik për Shtetet e Bashkuara

Një kullë Trump prej ari në Groenlandë. Është ky fotomontazhi që ka pushtuar rrjetet sociale ditët e fundit, pas publikimit të lajmit se shefi i Shtëpisë së Bardhë synon të blejë Groenlandën. Foton e ka publikuar edhe vetë Donald Trump në rrjetin social Twitter me komentin se nuk ka ndërmend t’ia bëjë një gjë të tillë vendit ishullor.

Trump megjithatë nuk e mohon atë që mediat e hodhën si dyshim, por nuk e ka ndër prioritetet e presidencës së tij.

Donald Trump, president i SHBA: Danimarka po dëmtohet shumë keq, sepse humb 700 milionë Dollarë në vit prej shpenzimeve për Groenlandën. Ndërsa për Shtetet e Bashkuara, ky ishull do të ishte diçka e mirë nga aspekti strategjik.

Qeveria daneze refuzon shitjen, ndërsa Tramp nuk ka ofruar një shumë të caktuar për blerjen e ishullit me një sipërfaqe mbi 2 milionë kilometër katrorë.

Washingtoni ka pasur në plan blerjen e Groenlandës që në 1946-ën kur ish-presidenti Truman ofroi 100 milionë Dollarë, 1.3 miliardë me vlerën e sotme. Pjesa më e madhe e ishullit është e mbuluar nga akulli, por ngrohja globale i bën resurset nëntokësore më të aksesueshme si ari, diamantët e nafta. E mbi të gjitha legjitimon Shtetet e Bashkuara në garën me Rusinë për dominimin e polit të veriut.

Tv Klan

Pamje nga sulmi në Konsullatën e Kosovës në Danimarkë nga serbët

No Comments Aktualitet Lajme

Në mëngjesin e sotëm, Konsullata e Kosovë në Danimarkë është sulmuar nga disa serb.
Huliganët që kanë kryer këtë akt kishin dëmtuar stemën e shtetit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Përveç kësaj, ata kishin vendosur edhe simbole serbe tek stema. Në njërën nga simbolet thuhej “UEFA MBËSHTET TERRORISTËT”.
Po ashtu ishin vendosur edhe disa figura të popullit serb.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se po punon me autoritet daneze që të sjellin para drejtësisë atë që e kanë kryer këtë akt qyqar.

fakteplus.net

Intervista sonte ora 21.00 në Radio Projekt Kopenhagën e Përfaqësuesit Politik të Emigracionit Shqiptar Zotit KOSTAQ PAPA Deputet i Parlamentit Shqiptar.

No Comments Aktualitet Lajme

Intervista sonte, ora 21.00 në Radio Projekt Kopenhagën e Përfaqësuesit Politik të Emigracionit Shqiptar Zotit KOSTAQ PAPA Deputet i Parlamentit Shqiptar.
Një intervistë shpërthyese për :
1.Kaosin politik shqiptar.
2.Klasën e kalbur politike tradhëtare e interesave kombëtare
3.Humbjen e shpresës dhe vazhdimësia e eksodit dhe kërkesave për azil.
4.Shteti ka ikur në drejtim të paditur!…
5.Opozita me korigjime obsionesh po pa rikonicion kthimi te pushteti.
6.Emigracioni dhe Diaspora me interesa e inisiativa konkrete.
7.Bashkpunim e bashkim të lëvizjeve të Emigracionit e Diasporës dhe jo përçarje e mbimbulime.
8.Emigracioni&Diaspora burim i pashtershëm interesimi e zhvillimi për Atdheun dhe Shqiptarizmën.
9.Asnjë pëllëmbë tokë nga e Kosovës nuk duhet të lëshohet.
10.Maqedonia e Veriut e ka të domosdoshëm Federalizimin.
11.Çështja Çame duhet të jet gjithmon pjesë e axhendës diplomatike dhe jo marrveshjet grabitjare e koruptive e antishqiptare të qeveritarëve të shitur dje e sot.
12.Demokracia në Shqipëri ka dështuar. Palët politike përpiqen të mashtrojnë ndërkombëtarët. 30 vjet zhgënjim dhe tradhëti interesadh kombëtare.
13.Veting në të gjithë sektorët se partitë shtetbërëse po na shesin Atdheun për të përfituar pjesë nga tepsia.
14.Sekuestrim të pronave të korupsionit dhe tradhëtisë.

  1. Ringritja e elitave të reja dhe në politikë për garantimin ardhmërisë së brezave.
    16.Atdheu ka nevojë për të gjithë e kontributin e secilit për prosperitet dhe integrim, vëllazëri e mirkuptim.
    17.Etj.etj.

Drejtoria Juridike dhe Informacionit e PESH