Home

Lajme

Kolesteroli vret/ Gjithçka që duhet të dini për këtë sëmundje dhe si ta parandaloni

No Comments Kuriozitet

Kolesteroli stimulohet nga ushqimet të yndyrshme të cilat janë të dëmshme për organizmin. Duhet të dimë se kjo substancë prodhohet 75% nga mëlçia jonë dhe vetëm 25% merret nëpërmjet ushqimit. Kolesteroli luan rol jetik për funksione fiziologjike të trupit të njeriut pasi prodhon hormone steroide, gjithashtu formimin e membranave te qelizave. Një pjesë e mirë e popullatës adulte e ka kolesterolin mbi nivelin e nevojshme. Së fundmi ky fenomen po vërehet në rritje, diçka e pazakonte më parë.

Disa prej simtomave prej të cilave duhet pasur kujdes

Kolesteroli i lartë nuk shkakton simptoma. Ai dëmton në heshtje enët e gjakut, dhe në këtë mënyrë muret e arterieve ngushtohen gradualisht. Kjo situate nxit sëmundje dhe episode kardiake që kërcënojnë jetën e njeriut.

-Nevojë për tu identifikuar si i prekur nga kjo sëmundje.

-Mbi moshën 20 vjeçare duhet të kontrollohet kolesteroli në gjak.

-Analiza e kolesterolit rekomandohet edhe për fëmijë mbipeshë.

Kolesteroli në ushqime

Ushqime të pasura me kolesterol si vezët, karkalecat dhe arragosta nuk janë më të ndaluara. Studimet tregojnë se ushqimet që ne konsumojmë kanë një ndikim minimal në kolsterolin në gjak. Vetëm një përqindje e vogël e njerëzve kane njëfarë sensitiviteti ndaj kolesterolit dhe nivelet e tij rriten pas një ushqimi të pasur në të.

Për sa i përket gjinisë femrat kanë më pak problem se sa meshkujt, si arsye e estrogjenit: Këto hormone femërore e rrisin nivelin e HDL-së. Rrezikshmëria dhe rreziku i personave të prekur nga kjo sëmundje janë:

Mosha e thyer, ka gjasa me tepër.

-Mbipesha

-Dieta

-Trashëgimia familjare

Kujdes/ Ushqimet që dëmtojnë kolesterolin

Disa nga ushqimet që s’duhet të hahen për të evituar kolesterolin janë: Gjalpi, mishi i pjekur, mishi i grirë, të brendshmet të tilla si mëlçi, zemër dhe veshka. Gjithashtu duhet të minimizohen prodhimet e qumështit që kanë më shumë se 1% yndyrë qumështi, gjithashtu fast-foods. Mund të përdoresh margarina të lehta, ose vaj ulliri, mishin zëvendësoje me pulë ose peshk por që kanë lëkurë të hollë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *