Home

Lajme

U martua pak ditë më parë, Erik Lloshi rrëfen njohjen me partneren: Dy javë për ta puthur!

No Comments Intervista

“Më është dashur dy javë që ta puth, ka qenë shumë e vështirë Romina”, kështu u shpreh këngëtari Erik Lloshi teksa rrëfente se si u njoh me partneren, Romina, që sot është bashkëshortja e tij. Këngëtari dhe bashkëshortja e tij ishin të ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Gjatë emisionit Romina u shpreh se që në takimet e para me Erikun kishte kuptuar që do kishte diçka serioze me të.

Eriku dhe Romina janë njohur nëpërmjet motrës së tij, pasi të dyja punojnë në bankë. Pothuajse pas një viti lidhje, ata vendosën të ndërmarrin një hap tjetër duke e kurorëzuar lidhjen e tyre në fejesë, e më pas në dasmë.

“Unë kam mbaruar Ekonomikun dhe punoj në bankë. Që në takimet e para me Erikun kuptova që do kisha diçka serioze me të. Më bënte të ndihesha e lirshme sikur kisha kohë që e njihja. E kam kuptuar shumë shpejt që do jetë mashkulli i jetës time”, tregoi Romina.

“Romina punon në bankë bashkë me motrën time dhe e kam parë rastësisht Rominën në kafe me motrën. Motra ka qenë shkak i njohjes sonë. Ka pak më shumë se dy vite që jemi bashkë. Fillimisht mora informacion tek motra për Rominën. I shkruajta vetë Rominës, fillimisht i çova një buzëqeshje. Filluam të flisnim dhe më pas u takuam. Më është dashur dy javë që ta puth. Nga takimet me të kuptova që të impononte respekt dhe duhej të mateshe mirë përpara se t’i flisje. Ka qenë shumë e vështirë Romina. 6 muaj pas njohjes u fejuam”, tha këngëtari.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *