Home

Lajme

Bisede ne studio , me aktivistin Fexhri Asipi Abrashi, per zgjedhjen ne Kosove dhe situata ne trojet tona dhe prezantimi i Kandidatit per Deputet z.Nexhmi Muciqi .

No Comments Intervista Lajme

Mbreme ne ora 21 ne radio Projektin 21 , nen drejtimin e Moderatorit Luigj Shkodrani u zhvillua nje teme – Per zgjedhjet ne Kosove. I ftuar ne studio ishte aktivisti i njohur ne Danimarke , ushtar i tre luftrave z. Fexhri Asipi Abrashi . Me te u bisedua per aktivitetin e tij gjate luftrave te zhvilluara ne trojet arbnore , per aktivitetin e tij ne komunitetin e Danimarkes, per aktivizimin e tij ne shoqaten “Cameria” me qender ne Kosove , ku deget e saja i ka edhe ne Mergate . Me pas ne ne ora 21. 30 bisedes tone ju bashkua edhe ish kryetari i shoqates “Cameria” me qender ne Kosove , kandidati per debutet nen siglen e PDK z. Nexhmi Muciqi. Me te u bisedua per aktivitetin e tij ne sherbim te ceshtjes kombetare, per aktivitetet e tij me shoqaten “Cameria” dhe degjuesi u njoh me platformen e tij ne keto zgjedhje te dates 6 tetor ne Kosove . Shume degjues derguan mesazhet e tyre ne perkraje te kandidatit dhe premtuan se voten e tyre do ti a japin z. Nexhmi ne keto zgjedhje, sepse eshte zgjedhje me e mire e bere . Ato u shprehen ne mesazhet e tyre qe Ai do ti perfaqesoje gjeresisht . Me pas u vazhdua biseda me te ftuarin ne studion nr. 2 te radio Projektit 21 , z. Fexhri Asipi Abrashi. Kishte shume vete qe donin te dinin edhe per situaten e shqiptarve ne Maqedonin e Veriut , ku Mysafiri ju pergjigj pyetje te degjuesve dhe komenteve te tyre te vazhdueshme . Ishte nje bisede e gjate, por meqe ishte edhe kurioziteti i degjuesve u vazhdua biseda . Pati raste qe u kalua ne ofeza per figurat politike dhe drejtuese te shtetit te Kosoves dhe te Shqiperise, kuptohet nga deshira e mergimtarve per ta pare tokat Arbenore te ecin me me ritem, sepse largimi i rinise , si ne Kosove dhe ne Shqiperi e Iliride i brengose shume mergimtaret dhe i ben nganjehere te dalin edhe jashte vetvetes , duke pare se cfare po heqin edhe ata duke punuar ne mergim , ne tre nderrime, si e si per te mbajtur dhe familjet e tyre ne vendelindje. Kuptohet se stresi rritet pastaj. Radio Projekti 21 dhe i gjithe stafi eshte i hapur dhe i mirepret te gjithe ata qe u del emri, apo ndjehen te ofenduare , te kerkojne dhe te percjellin opinionet e tyre, apo te bejne reagimet , ashtu se si duhet bere, por duke i paraqitur ato me fakte konkrete dhe te detajuara ato. Gjithsesi ne stafi i radios, kerkojme edhe falje per ndonje leshim , ndoshta me teper se duhet, por dhe nje gje duhet te jete e qarte, ne nuk bejme programe te rregjistruara me perpara, por ato percillen ne kohe reale dhe drejt per drejt nga biseda ne studio. Cdo gje eshte LIVE. Ndaj kur je Live , ka edhe ndonje lapsus, pa vetdije, apo nga shpejtesia . Urojme qe shqiptaret te dine te debatojne dhe , kur debatojne te paraqesin fakte reale dhe jo me hamendje , te flasin keq per nje politikan, apo per nje qeveritar. Valle a do ishte me mire, qe nese mergimtaret tane kane ide dhe projekte ti paraqesin ne vendelindje dhe te behen pale me ta , duke kontribuar direkt ne baze !

Sektori i shtypit prane Radio Projektit 21

Kopenhage – Danimarke , 23 shtator 2019

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *