Home

Lajme

Del promo e re e emisioni të shumë pritur të Marina Vjollcës

No Comments Aktualitet Lajme

Shumë shpejt, producenti Turjan Hysko do të sjellë në ekran emisionin e tij të ri, i cili do të titullohet ‘Klanifornia Show’.

Emisioni do të bashkojë personazhet më të njohur të ekranit, emrat e të cilëve tashmë janë bërë të ditur për publikun.

Përveç humorit si në ‘Duplex’, në Klanifornia s’do të mungojnë as intervistat e shumta me VIP-at, kënga, argëtimi e gjithçka tjetër për një show të vërtetë.
Pak më parë, Turi ka ndarë në profilin e tij në Instagram spotin e emisionit të ri, i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Personazhet shfaqen si deputetë, të cilët intervistohen teksa futen në Parlament, ndërsa Turi shprehet para kamerave:

Tashmë gjithçka është gati dhe mbetet vetëm të presim për të mësuar datën në të cilën emisioni do të nisë transmetimin.

Burimi/gazetametro.net

A është ndarë nga e dashura Edon Zhegrova? Përgjigjet e dashura e tij

No Comments Argëtim Thashetheme

Edon Zhegrova vazhdon të përflitet më shumë për jetën e tij private se sa për lojën e tij në fushën e blertë E ka disa muaj që për Edonin thuhet se është në lodhje me një modele që quhet Elsa.

E derisa Edoni nuk ka postuar foto bashkë me të dashurën e tij, kjo e fundit e bën vazhdimisht.

Elsa është ajo që vazhdimisht poston foto me momente intime me Edonin. E derisa në InstaStory ajo luajti lojën pyetje dhe përgjigje, një fansa i bëri asaj një pyetje pikërisht për Edonin.“A je nda prej Edonit se që sa të kam pyet, kurrë nuk mu ke përgjigj?”, është pyetja e një fansi të Elsas.
“Jooo be se shum keni qef”, është përgjigjur ajo.

Burimi/gazetametro.net

Krimi makabër/ Kthehet nga puna, shqiptari gjen gruan të masakruar në dhomë

No Comments Aktualitet Lajme

Çifti jetonte në një shtëpi në Adoma, në rrethin Neudorf, afër Strasburgut, një vend ku strehohen kryesisht të huajt.

Ndërsa po kthehej nga puna, një shqiptar zbuloi gruan e tij në dhomën e tyre të shtrirë në shtrat, të martën vonë në mëngjes. Ajo ishte masakruar me thikë për vdekje.

“Trupi ishte goditur shumë herë thika dhe kishte shumë gjak, por është autopsia që do të përcaktojë nëse vdekja erdhi për shkak të goditjes me thikë…”, tha policia paraprakisht.

Viktima e moshës 56 vjeç është me origjinë kosovare. Burri do të merret në intervistë pasi të përmirësohet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa do të pyeten edhe fqinjët. Si në çdo studim të këtij lloji, kamerat e sigurisë janë duke u analizuar.

Policia gjyqësore është përgjegjëse për hetimin. Do të duhet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së kësaj gruaje, e lindur në vitin 1961. Në orët e vona të pasdites, policia kriminale ishte ende e mobilizuar në terren.

Asnjë motiv për ngjarjen nuk dihet aktualisht. Policia gjyqësore ka hapur dosjen hetimore për rastin, ndërsa po zhvillohen hetime intensive. /Panorama

Organizuan dasmën më të çuditshme që kishim parë ndonjëherë, Jonida Vokshi dhe Besniku dalin jashtë parashikimeve 24 orë pas martesës/ Shihni çfarë bënë (FOTO)

No Comments Aktualitet Lajme

Dasma madhështore e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit vazhdon të komentohet dhe çifti është në qendër të vëmendjes së mediave.

Teksa prisnim që pas dasmës, Jonida dhe Besniku të niseshin për muaj mjalti, ata na kanë habitur me veprimin e tyre.

Si nusja, edhe dhëndri 24 orë pas dasmës kanë festuar larg njëri-tjetrit. Jonida ka qenë duke festuar me mikeshat në një restorant e këtë e ka zbuluar Olta Gixhari duke postuar një video teksa vajzat trokasin gotat.

Ndërsa Besniku është nisur për udhëtim me miqtë e tij.




/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Ndahen Tuna dhe Patrisi? Veprimi i këngëtares sqaron gjithçka

No Comments Kuriozitet

una dhe Patrisi ishin krye teme e mediave rozë këtë javë, portalet po shkruanin për një tjetër ndarje në familjen Berisha

Këto spekulime morën një hov më të madh kur këngëtarja shkoi për pushime pa Patrisin prej nga po ndante edhe imazhe me fjalime provokuese.

Por këto ishin vetëm fjalë të kota pasi me veprimin e fundit Tuna i dha fund këtyre spekulimeve.

Ajo së fundmi ka ndryshuar emrin në biografinë e saj në rrjete sociale duke shtuar mbiemrin e bashkëshortit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Vjosa Osmani zotohet përsëri: LDK-ja kurrë më me PDK-në

No Comments Lajme Opinion

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka mbajtur një takim me qytetarët në lagjen “Dardania” në Prishtinë ku dikur ka jetuar edhe vet.

“Është ndjesi e jashtëzakonshme që të vi në lagjen ku edhe ashtu e kaloj çdo vikend sepse prindërit e mi jetojnë në “Dardani”, por nuk ka ndoshta vite që lënë përshtypje më të mirë në jetën e njeriut dhe që e formësojnë atë sesa vitet studentore”.

“Pikërisht në ato 10-15 vjet kur edhe isha studente edhe punova, “Dardania” dhe njerëzit e Dardanisë janë atë që më kanë ndihmuar ta ndërtoj personalitetin tim, besimin dhe solidaritetin mes njëri-tjetrit”.

Osmani nga “Dardania” e ka ripërsëritur se rinia e Kosovës është arsyeja pse i ka hyrë kësaj gare.

“Ne e kemi si Kosovë, por në veçanti si Prishtinë, si popull i këtij shteti, por në veçanti rinia jonë e ka një sfidë tepër të madhe para vetes – sfida e zrbrasjes së Kosovës”.

“Arsyeja pse i kam hyrë kësaj gare me përkushtim të madh është rinia e Kosovës. Rinia e Kosovës është arsyeja pse i kemi hyrë kësaj sfide. Rinia e Kosovës janë arsyeja pse do të fitojmë”.

“‘Dardania’ është një shembull që ka hequr shumë nga keqqeverisja, nga ata që i kishim në nivel qendror që kurrë nuk u kujdesen për prishtinasit. Pavarësisht që Prishtina e mbushë arkën e shtetit me më shumë se gjysmën e buxhetit kujdesi nuk ishte kurrë në përkushtimin që Prishtina e meriton. Tash këto vjet nga keqqeverisja e atyre që po dëshmohen se janë në shërbim të të korruptuarve”.

“Ka ardhë kohë që t’u themi të gjithëve lamtumirë – atyre që keqqeverisën në nivel qendror dhe atyre që nuk bënë dhe nuk po bëjnë asgjë për Prishtinën në nivel lokal”.

“Mënyra më e mirë për këtë është duke e bërë ndryshimin historik më 6 tetor. Vetëm duke ua dhënë secilit prej jush kujdesin që e meriton do ta shohim ndryshim pozitiv në jetën e secilit prej jush”.

Osmani ka thënë se LDK e ka dëgjuar zërin e qytetarëve, prandaj tash është koha që Kosova ta bëjë ndryshimin, njofton Klan Kosova.

“Në këtë sfidë, nuk jam vetëm. Për shmë vite me radhë, qytetarët kanë kërkuar edhe nga LDK-ja që të bëjë hapa pozitivë. LDK-ja e ka bërë ndryshimin e saj dhe e ka dëgjuar zërin tuaj – e ka dëgjuar secilin prej jush dhe tani është koha që Kosova ta bëjë ndryshimin. Është koha që ai ndryshim të mos jetë retorikë dhe fjalime në fushatë”.

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja para qytetarëve në lagjen “Dardania” është zotuar se LDK-ja nuk shkon më kurrë me PDK-në. Por, është zotuar edhe se nuk do ta keqpërdorë besimin e qytetarëve.

“Dua ta përsëris edhe njëherë sot, sepse më shumë se çdokënd ju kamë pasë dëshmitar që kurrë nuk e kam keqpërdorur besimin tuaj dhe nuk e kam dërguar aty ku nuk duhet”.

“Dua të zotohem edhe njëherë para kësaj lagje që e kam shkel për 15 vjet, LDK-ja kurrë më me PDK-në, LDK-ja kurrë më me të korruptuarit”.

“Ju e dini që këtë besim që sonte po e marrim nga ju dhe në çdo cep të Kosovës nuk do ta keqpërdori. Këtë besim e kemi ndërmend ta kthejmë në punë dhe plane konkrete për familjet kosovare”.

“Nuk ka për mua asgjë më të shenjtë sesa besimi juaj, besimi i njerëzve me të cilët jemi rritur bashkë dhe besimi i këtij ekipi me të cilët do të rrugëtojmë bashkë dhe nuk do të ndahemi asnjëherë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova”.

Ajo në fund ka pasë edhe një apel për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Apeli im është besoni. Besoni sikur atëherë kur besuat edhe pse ju rrezikohej jeta, edhe atëherë kur shumë familje as nuk guxonin të tregojnë se do të votojnë për LDK-në sepse rrezikoheshin, besoni sikur atëherë kur Besian Mustafa e humbi babanë, por kurrë nuk u mposhtën dhe nuk e humbën besimin e tyre për LDK-në”.

“Është koha që bashkë më ju ta ndërtojmë një të ardhme me të cilën do të krenoheni të gjithë. Plaka, pleq, gra, burra dhe të rinj bashkohuni në rrugëtimin tonë sepse ky është referendum për shtetin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”

Burimi/portalb.mk

Agim Nesho: Diaspora është një urë lidhëse për fuqizimin dhe rritjen e autoritetit të Shqipërisë

No Comments Lajme Opinion

Në episodin e radhës të “Diaspora”, sonte në orën 20:00, në kanalin e YouTube, i ftuar është diplomati Agim Nesho, ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë për diasporën shqiptare në Amerikë.

Në intervistën e tij, ai thekson fuqizimin e Diasporës në ndihmë të ekonomisë së vendit, si dhe të drejtën e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë.

Si është ndalur në një periudhë shumë delikate, në vitin 1999, në misionin e tij gjatë krizës në Kosovë dhe negociatat me Këshillin e Sigurimit, për t’i dhënë legjitimitet forcave të NATO-s, për të ndaluar dhunën dhe gjenocidin e ushtruar nga regjimi i Millosheviçit.

Përballja në Këshillin e Sigurimit me Sergey Lavrov, dhe deklarata e tij që tejkaloi dhimbjen në Këshillin e Sigurimit.

“Shqiptarët e dinë që ka një çmim, dhe ky është çmimi i lirisë. Shqiptarët do të luftojnë deri në fund. Ky është një mision që çliron dhe jep prespektivë në të ardhmen,” deklaron Nesho.

Top Channel

Frederik Ndoci: “28 vite jashtë atdheut” mall, kujtime, sakrifica, emocion…

No Comments Aktualitet Lajme

Në episodin e ditës së shtunë në emisionin “Diaspora” në orën 20:00 në kanalin e Youtube, i ftuar është Frederik Ndoci një ndër zërat më të bukur e më të rrallë të muzikës shqiptare.

Artisti me talentin, zërin, shpirtin e tij të fuqishëm, bindës, pasionant dhe të ndjeshëm njëkohëshisht. Zëri unik i papërsëritshëm që nuk ngjason me askënd.

Frederik Ndoci një është një multiartist i vlerësuar për të gjithë krijimtarinè që ai ka sjellë ndër vite, por që vijon edhe sot. Në vitin 1991 transferohet në Itali, dhe më pas ai emigroi drejt Amerikës.

Për Frederik Ndocin nuk ka qenë e lehtë të shprehej në periudhën e regjimit komunist, natyra e tij kontraverse, poezitë e tij, liria e te shprehurit i kanë krijuar probleme shpesh here.

Top Channel

Shitet në ankand telefoni personal i Hitlerit

No Comments Kuriozitet

Telefoni personal i Hitlerit dikur është shitur për 199,000 $ në ankand.

Telefoni në ngjyrë të kuqe u shit nga Bunker, Berlin, me brigade Sir Ralph Rayner në maj të vitit 1945.

Pritej të merrte deri në 494,000 $, por shkoi për 199,000.

Ky telefon ka po ashtu të gdhendur edhe një shqiponjë në të dhe emrin e Hitlerit në të.

Personi që zotëronte prej vitesh këtë telefon dhe është vendosur që ky telefon të shitet.

Një zëdhënës i Ankandeve Historike të Aleksandrit tha: “Ky nuk ishte një telefon zyre i përdorur për të kërkuar kontribute për partinë, ose për t’iu përgjigjur thirrjeve të sjellshme në Berghof. Kjo ishte pajisja lëvizëse e Hitlerit, e përdorur në automjete dhe trena.’

Do të ishte e pamundur të gjesh një relikt më të rëndësishëm se mjeti kryesor që përdoret nga njeriu më i lig në histori për të asgjësuar të pafajshëm të panumërt.

Marrë nga: catersnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net