Home

Lajme

Njoftim per program special per kolegun e ndjere Avdyl Tanushaj !

No Comments Aktualitet Lajme

Diten e shtune te dates , 19 Tetor 2019 , stafi i radio Projektit 21 , vendosi qe ne kete dite te shtune , duke filluar nga ora 20.00 deri ne ora 24 .00 , do te jete nje program special , kushtuar kolegut , tashme te ndjere Avdyl Tanushaj , ku do te rivokojme kujtime e biseda te ndryshme me kolegun tone Avdylin.

Ndaj stafi i radio Projektit , ju fton ju te gjithe degjues te radios tone, por dhe familjare e njerez te aferm te familjes qe ti bashkohen ketyre kujtimeve per te ndjerin Avdylin., sepse Ai ishte i te gjithve dhe mendojme se shume duan te flasin per njeriun e mire , analistin e perkushtuar, por dhe te pregatitur, ku jipte me shume detaje cdo gje , duke sjelle nje informacion te besueshem per gjithe degjuesit , ndaj kjo nate eshte nata e Tij , ndaj jeni te ftuar te gjithe pa dallim te na bashkangjiteni .

Programi do te drejtohet nga Drejtori i radio Projektit 21 , Shpetim Xheladini – Timi dhe Luigj Shkodrani !

Me shume mirenjohje

Stafi drejtues i Radio Projektit

Kopenhagen – Danimarke , me 18 Tetor 2019

Njoftim Mortor

No Comments Aktualitet Lajme

Ju vene ne dijeni se trupi i Avdyl Tanushaj , tashme i ndjere , u percoll dje nga njerzez te familjes se ngushte drejt Kosoves , ku do te pushoje trupi i te ndjerit ! Qe diten e djeshme familja e tij ne Kosove ,ka hapur dyert , ku pret shoke e miq dhe kush don ti percjelle ngushllimet familjles Tanushaj, me rastin e humbjes se njeriut te tyre te dashur Avdyl Tanushaj !

Varrimi i tij do te behet diten e diele te dates 20 Tetor 2019 ,( Ora nuk na eshte percjellur ,ne njoftimit qe na vjen nga njerez te aferm te familjes Tanushaj )

Varrimi behet ne fshatin Xerxe te komunes se Rahovecit ne Kosove !

V:O (Njoftimin e kemi marre´nga z.Besnik Dautaj) .

Stafi i radio Projektit 21

Kopenhage – Danimarke me 18 Tetor 2019

Njoftimi për ndërrimin jetë të kolegut tonë Abdyl Tanushaj !

No Comments Aktualitet Lajme

Ju bëjmë me dije se sot me datën 16 tetor 2019, pasdreke pas orës 16.00 , ka ndërruar jetë , bashkëpunëtori dhe kolegu yne i radio Projektit 21 , Abdyl Tanushaj i moshës 48 vjec ! Ai ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë për një kohë te gjatë, por që nuk mundi që ta mposhtë atë, ku dhe i mori jetën në moshë të re , duke lënë pas Bashkëshorten dhe tre djem .
Ai ishte për shumë vite me radhë bashkëpunëtorë i radio Projektit , por edhe Koleg i emisioneve të ditëve të shtune, ku mbanin programe direkte , pothuaj cdo të shtunë, së bashku me Timin . Ishte një person mjaft i pregatitur , si në analizat politike , po ashtu edhe ato sportive.

Humja e tij na ka lodhur të gjithve ne miqve dhe kolegëve të tij. Bashkëshortja humbi njeriun e jetës , një bashkëshort shembullor .Fëmijët humben Babain e tyre , njeriun që ju përkushtua fëmijve të tij , duke u bërë , jo vetëm Baba, por dhe një shok i mirë ! Ne të gjithë humbëm njeriun e mirë, kolegun e dashur !

Abdyli la shumë kujtime te bukura pas, për cdo njeri që e njohu dhe u takua me të, por dhe cdo dëgjues i radios ka patur shumë respekt për të. Dëgjohej me vëmendjen më të madhe, kur ai fliste për ceshtjet më të nxehta të politikës , por dhe ato të sportit . Ai ndiqte situatën politike rregullisht dhe ishte në gjendje të riprodhonte të gjitha ngjarjet e ditës nga trevat shqiptare. Ishte njeri i rralë. Njerëz si Abdyli i vinë rrallë radios tonë ! Ai ishte nderi dhe krenaria jonë ! Ai nuk është më me ne, por jeton cdo kujtim i bukur për të , që ai na la gjatë bisedave dhe debateve për temat që ne bënim darkave , por dhe në bisedat tona të lira ! Ishte një njeri që dinte të sillej me sejcilin , ishte shumë tolerant, shumë njeri i edukuar, shumë korrekt dhe shumë i sinqertë ! Largimi i tij do të na lëjë një boshllek të madh. Sa here që ne do të bëjme tema, do të na paraqitet zëri i tij , sepse ai na la shumë për ta kujtuar gjatë !
Ndaj ne si staf i radio Projektit 21 në Danimarkë i përcjellim ngushellimet tona të sinqerta të gjithë familjes Tanusha ! Familjarë të nderuar te kolegut tonë u gjindemi pranë , në këto momente të vështira që ju po kaloni , me humjen e njeriut tuaj më të dashur e më të shtrejtë ! Abdyli pushoftë i qetë në bahcen me lule të xhehnetit !

Me shumë hidhrim

Stafi i radio Projektit 21

Kopenhagën – Danimarkë me 16 tetor 2019

Nuk ju keshillohet te konsumoni domate nese vuani nga keto probleme

No Comments Argëtim Kuriozitet

Domatja është një ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese që nuk mungon kurrë në tryezën tonë, pavarësisht periudhës së vitit në të cilën e hani. Nëse e konsumoni atë në formë të papërpunuar kryesisht, do të përfitoni shumë vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë. Por, domatja ka edhe anën e saj të errët, e cila shkakton efekte anësore në shëndet. Ja cilët janë efektet negative më të mëdha të saj nëse konsumohet në një masë të madhe:

Rënie imuniteti: Elementi kryesor që gjendet në domate të freskët të papërpunuar është likopeni, një ‘pigment karotenoid’. Është një përbërje kimike që supozohet të mbajë larg shfaqjen e kancerit të gjirit. Por, konsumimi i tepërt i këtij komponenti mund të ndërhyjë në aktivitetet e rregullta të sistemit tonë imunitar dhe ta ngadalësojë atë. Si rezultat, trupi ynë humbet aftësinë e tij për të mbrojtur veten nga disa sëmundje të zakonshme mikrobiale (bakteriale, fungale dhe virale). Në të njëjtën kohë ai gjithashtu bëhet e paaftë për të riparuar dëmet ekzistuese fizike.

Shqetësime gastrointestinale: Domatja është plot me acide. Pra, konsumi i tepërt i domates shkakton çrregullime të ndryshme gastrointestinale. Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD) është një çrregullim i zakonshëm i zorrëve. Kjo sëmundje ngre nivelin e acidit të tretjes në stomak, i cili fillon të rrjedhë jashtë. Gradualisht, acidet arrijnë në murin e ezofagut tonë dhe shkaktojnë një ndjesi djegieje në të. Acidet nga domatet mund ta bëjnë këtë gjendje më keq dhe mund t’ju japin edhe urth. Pra, nëse tashmë jeni diagnostikuar me probleme të tretjes, kufizoni konsumimin e domate menjëherë.

Çrregullime të zorrëve: Përmbajtja e likopene në domate mund të shfaqë disa probleme serioze në zorrë, të tilla si sindromi i zorrës së irrituar. Ai karakterizohet nga dhimbje akute dhe nga një bezdisje e madhe. Përveç këtyre, gjithashtu mund të përjetoni disa shqetësime të tjera të vogla si gazra, fryrje barku,etj. Nëse konsumoni më shumë se 30 mg likopen në ditë, kjo mund të shkaktojë simptoma të tilla si vjellje, diarre etj.

Gurët në veshka: Domatet, sidomos farat e tyre janë të pasura me kalcium dhe oksalat. Nëse vuani nga probleme të vogla në veshka, trupi juaj do ta ketë shumë të vështirë t’jua tresë këto komponentë. Në një rast të tillë, konsumimi i sasive të mëdha të domates do të jetë e dëmshme për ju, pasi kalciumi dhe oksalatet do të grumbullohen në veshkat dhe do të formojnë gurë të vegjël e të mëdhenj.

Nxit shfaqjen e kancerit të prostatës dhe e përkqëson gjendjen nëse jeni prekur prej tij: Studimet kanë treguar se likopenet e pranishme në farat e domateve mund të shkaktojë anomali në gjëndrën e prostatës mashkullore. Ndikimi në sistemin riprodhues është i madh, pasi kjo anomali shkakton dhimbje të forta, vështirësi në urinim etj. Ndonjëherë mund të çojë në kancer të prostatës.

Shkakton reaksione alergjike: Likopeni i tepërt mund të na japë edhe reaksione alergjike. Disa nga simptomat e alergjisë së likopenit përfshijnë kruajtje, skuqje, shtrëngim gjoks, buzë të fryra, ndjesi djegieje në sy, etj.

Burimi/lajmifundit.al

Ajola dhe Erioni nuk e fshehin fytyren e Kajan

No Comments Aktualitet Lajme

Disa ditë më parë Kajan, djali i Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxës festoi ditëlindjen e tij të parë. Me xhaketë lëkure, xhinse dhe atlete të zeza, ai shkoi në festën e ditëlindjes si një rockstar i vogël.

Edhe mami e babi ishin veshur në të njëjtin stil. Madje edhe tematika e dekorit ishte rock, me yje që shkëlqenin në qiellin e errët, një motor diku aty dhe shumë detaje të tjer të këtij stili.

Sot Ajola ka zbuluar një foto tjetër nga festa, ku ka zbuluar pak më shumë nga vogëlushi. Pas një viti plot kureshtje dhe privatësi, erdhi koha që të njihemi më mirë me Kajan.

Në foton që ka postuar Ajola në Insgagram shohim profilin e të voglit i cili qëndron ‘hopa’ tek babi dhe të dy janë kthyer drejt Ajolës./LIVING

Burimi/lajmifundit.al

Luana e ndalon mbesen e saj te beje buzët

No Comments Aktualitet Lajme

Filtri i fundit i Instagram-it, ku dukesh me buzë të fryra sikur ke bërë ndërhyrje në fytyrë, duket se i ka fiksuar të gjithë.

As mbesa e Luanës, Jori Paloka, s’ka mundur dot t’i rezistojë këtij “trendi”.

Ajo ka filmuar veten me një filtër të tillë dhe videon e ka publikuar në Instagram, ku pyet ndjekësit nëse i shkojnë apo jo.

Mirëpo, Jori ka marrë menjëherë një mesazh nga tezja e saj, Luana Vjollca, e cila i ka treguar se është kundër këtij veprimi.

“Mos luj mendsh me i bo”- i shkruan moderatorja, ndërsa Jori e qetëson duke i thënë se s’ka ndërmend t’i bëjë.

“Nëse tezja thotë jo, është jo.”- thotë ajo në bisedën me Luanën

Burimi/lajmifundit.al

Tri arsye pse vajzat e mira bien në dashuri me djem të prapë!

No Comments Argëtim Kuriozitet

Ndodh shpesh që vajza më e mirë që njihni bie në dashuri me një djalë që nuk e meriton fare. Ajo ka kaq shumë potencial dhe zgjedh një çunak, që s’është në nivelin e asaj. Shoqet, motrat, vajza të tjera ndodh të bëjnë të njëjtin gabim, duke zgjedhur çunin e keq.
Medoemos duhet të ketë një arsye pas gjithë kësaj sindrome, që shoqëron vajzat.

Ja disa arsye se çfarë e bën një një vajzë të bukur, të kulturuar, me të ardhme të sigurt, të bjerë në dashuri me një çunak që s’ka bërë gjë në jetë e që ka gjasa ta trajtojë keq:

Goca e mirë vdes për adrenalinë

Çunat e këqinj janë aventurierë dhe të paparashikueshëm, të bëjnë të ndihesh në eufori, e lirë dhe thuajse e droguar. Kur ai të thotë “të dua” për herë të parë, s’ka ndjesi më të bukur. Por hera e parë nuk përsëritet. Vetëm nëse ai të zhyt në errësirë, të bën të ndihesh si mos më keq, të zhvlerëson totalisht dhe më pas të ngre prapë sipër me dy fjalë të mira. Me pak fjalë, adrenalinë emocionale.

Çun i keq me zemër të mirë

Ose e thënë ndryshe, është çun i keq, ka karizëm, por duket zemërflori. Justifikimi: “Është çun i keq me zemër të mirë.” Ti beson se mund ta bësh njeri më të mirë, se ai do të ndryshojë për ty, se deri më tani, s’kishte njohur askënd të hajrit. Por bën mirë të pranosh. Ai s’ka për të ndryshuar kurrë as për ty, as për askënd. Nëse do të bëhet njeri më i mirë një ditë, do ta bëjë për vete.

Kush të lëndon, të do

Përgjatë jetës, nga dikush keni mësuar se dashuria është e dhimbshme, se s’mund të jesh e lumtur pa vuajtur po nga e njëjta lumturi. Ai që të do më shumë nga të gjithë, ka fuqinë të të lëndojë më shumë nga të gjithë. Ideja e një partneri shpërfytyrohet dhe vajzat e mira besojnë se dhimbja e madhe që po përjetojnë krah këtij njeriu do të shpërblehet me dashuri po kaq të madhe.

lajmifundit.al

Zbulohet fjalimi i fituesit të çmimit “Nobel” në varrimin e Millosheviçit

No Comments Lajme Opinion

“Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka mbi Jugosllavinë dhe Serbinë. Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviçin. E ashtuquajtura botë di gjithçka mbi të vërtetën…Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Dëgjoj. Ndjej. Më kujtohet. Prandaj jam sot këtu, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit”, pati thënë fituesi i Nobelit të sivjetshëm të letërsisë, Peter Handke në varrimin e Milloshevicit.

Filip David, një prej shkrimtarëve më të famshëm të Beogradit, ka mbetur thellësisht i zhgënjyer nga kolegu austriak. Ai thotë se është e pamundur ta ndash punën e Handke nga angazhimi i tij politik. “Handke e përkrahte politikën e Milloshevicit, në një kohë kur mjaft prej nesh këtu ishin asaj linje. Për mua, kjo ishte një politikë nacionaliste tejet e dëmshme për Serbinë.

Handke pati shkruar një pamflet, “ Drejtësi për Serbinë”, i cili ishte shembull i mënyrës së njëanshme dhe të kuptuarit shumë të keq që ai i kishte bërë politikës serbe të kohës”, ka thënë David, i cituar nga mediat serbe. Për mendimin tim, shtoi ai, kishte dhjetëra shkrimtarë të tjerë që e meritonin çmimin përpara Handkes. Disa zëra të tjerë në Serbi thonë se Handke është treguar naiv e nuk ka qenë shumë i informuar mbi atë që po ndodhte realisht.

Gazeta SHQIP

Priti 4 vjet në të njëjtin vend, pronarët gjejnë qenushin e humbur

No Comments Argëtim Kuriozitet

Një qenush i quajtur “Bonbon” është spikatur nga banorët vendas të një qyteze të Tajlandës veriore, pasi ai çdo ditë shkonte dhe rrinte në të njëjtin vend. Qenushi për 4 vite rresht, shpenzonte kohën më të madhe të ditës së tij, i ulur në cepin e së njëjtës rrugë .

Ajo rrugë ishtë vendi ku ai kishte parë për herë të fundit pronarët e tij. Përpara 4 viteve, qeni ishte hedhur nga kamionçina e pronarëve të tij, dhe më pas si kishte parë më kurrë ata. Banorët vendas të cilët e shikonin qenin çdo ditë, vendosën ta quajnë atë Leo, dhe u kujdesën për të duke e ushqyer përditë.

Pas 4 vitesh të gjata pritjeje, qenushi filloi të lehte dhe të tundte bishtin kur pa se në rrugën që ai priste, po kalonte pronari i tij. Por pavarsisht pritjes dhe dashurisë për pronarin, qeni në fillim e kishte shumë të vështirë të shkëputej nga cepi i rrugës ku rrinte gjithmonë, dhe nga banorët vendas të cilët kujdeseshin për të.

Sidoqoftë, tani ai jeton së bashku me pronarët e tij dhe nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, çdo gjë duket se po shkon mjaft mirë për qenushin.

Burimi/Gazeta Shqip

Botohet pas 70 vitesh ditari i adoleshentes hebreje të vrarë nga nazistët

No Comments Argëtim Histori

Për gati 70 vjet, ditari i fshehtë i një adoleshenteje hebraike polake Renia Spiegel, u mbyll në një kasafortë banke në New York. Tani ditari i Renias, “A Young Girl’s Life in the Shadow of the Holocaust” më në fund do të botohet nga familja e saj. Ditari u përshkrua nga botuesi, Penguin Books, si: “Një testament i jashtëzakonshëm për tmerret e luftës dhe për jetën që mund të ekzistojë edhe në kohërat më të errëta”. Ditari do të dalë në treg më 19 shtator.

Vajza jetonte në Przemysl, në jug-lindje të Polonisë , që ishte nën pushtimin Sovjetik derisa nazistët pushtuan Bashkimin Sovjetik në 1941. Ditari, gati 700 faqe, fillon në janar 1939 kur Renia ishte 15 vjeçe, rrëfen shpëtimin e saj nga sulmet me bomba në qytetin e saj të lindjes, zhdukja e familjeve të tjera hebreje dhe krijimi i getos. Renia dhe motra e saj Elizabeth u ndanë nga nëna e tyre, e cila ishte në anën gjermane gjatë luftës.

Si një poete aspiruese, Renia gjithashtu e mbushi ditarin e saj me dhjetëra kompozime, si dhe rrëfime për dashurinë e saj të parë, një djalë i quajtur Zygmunt Schwarzer. Ata shkëmbyen puthjen e tyre të parë disa orë para se nazistët të arrinin në Przemysl. Renia u vra në korrik 1942 në moshën 18-vjeçare, kur nazistët e gjetën të fshehur në një papafingo.

Ajo ia la ditarin të dashurit dhe në rreshtat e fundit të tij shkroi : “Tre të shtëna! Tre jetë të humbura! Gjithçka që unë mund të dëgjoj janë të shtëna, të shtëna.”

Schwarzer ia dha ditarin një personi tjetër për ta ruajtur ndërsa vetë u dëbua në Aushvic. Ai arriti të mbijetonte dhe u zhvendos në SHBA. Në vitin 1950 arriti që t’ja jepte ditarin motrës së Renias, Elizabetës dhe nënës së saj, Rozës që jetonin në New York. Elizabeta nuk mundi që ta lexonte vetë, kështu që vendosi ta linte në një kasafortë bankare. Kjo ndodhi deri në vitin 2012, kur vajza e saj Alexandra Bellak përktheu ditarin në anglisht, në mënyrë që njerëzit nga e gjithë bota ta lexonin.

“Isha kurioze për të kaluarën, trashëgiminë time dhe për këtë grua të mrekullueshme, emrin e të cilës mbaj. Emri i mesëm është Renata. Mami im nuk mund ta lexonte ditarin, ishte shumë e dhimbshme për të,”– tha Alexandra për CNN.

Pjesë nga ditari:

7 qershor 1942

Kudo ku shikoj, ka gjakderdhje. Masakra të tilla të tmerrshme. Ka vrasje, vrasje.

Zot, për të disatën herë përulem para jush, na ndihmo, na ruaj!

Zot, na lër të jetojmë, të lutem, dua të jetoj! Kam përjetuar kaq pak në jetë.

Unë nuk dua të vdes. Kam frikë nga vdekja. Gjithçka është kaq budallallëk, aq e imët, aq e parëndësishme, aq e vogël.

Sot jam e shqetësuar se jam e shëmtuar, nesër mund të mos mendoj më përgjithmonë.

15 korrik 1942

Mos e harro këtë ditë, mbaje mend mirë.

Do t’ua thuash brezave që do të vijnë.

Që nga ora 8 ne jemi mbyllur në geto. Jetoj këtu tani.

Bota është e ndarë nga unë dhe unë jam e ndarë nga bota.

Burimi/lapsi.al