Home

Lajme

Zbulohet fjalimi i fituesit të çmimit “Nobel” në varrimin e Millosheviçit

No Comments Lajme Opinion

“Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka mbi Jugosllavinë dhe Serbinë. Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviçin. E ashtuquajtura botë di gjithçka mbi të vërtetën…Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Dëgjoj. Ndjej. Më kujtohet. Prandaj jam sot këtu, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit”, pati thënë fituesi i Nobelit të sivjetshëm të letërsisë, Peter Handke në varrimin e Milloshevicit.

Filip David, një prej shkrimtarëve më të famshëm të Beogradit, ka mbetur thellësisht i zhgënjyer nga kolegu austriak. Ai thotë se është e pamundur ta ndash punën e Handke nga angazhimi i tij politik. “Handke e përkrahte politikën e Milloshevicit, në një kohë kur mjaft prej nesh këtu ishin asaj linje. Për mua, kjo ishte një politikë nacionaliste tejet e dëmshme për Serbinë.

Handke pati shkruar një pamflet, “ Drejtësi për Serbinë”, i cili ishte shembull i mënyrës së njëanshme dhe të kuptuarit shumë të keq që ai i kishte bërë politikës serbe të kohës”, ka thënë David, i cituar nga mediat serbe. Për mendimin tim, shtoi ai, kishte dhjetëra shkrimtarë të tjerë që e meritonin çmimin përpara Handkes. Disa zëra të tjerë në Serbi thonë se Handke është treguar naiv e nuk ka qenë shumë i informuar mbi atë që po ndodhte realisht.

Gazeta SHQIP

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *